Nuk dihet se në ç’fusha është shtrirë bashkëpunimi mes dy qeverive dhe trajnimi i diplomatëve shqiptarë, por ambasadori Gjoka ka deklaruar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të qëndrueshme. Në të njëjtin takim Gjoka lëshoi deklaratën “bombë” se Shqipëria dhe Rusia bashkëpunojnë në fushën e shërbimeve sekrete. Ambasadori pohoi madje se ka patur edhe veprime operacionale të përbashkëta, por pa e specifikuar se cilat ishin këto operacione. “Një nga drejtimet e bashkëpunimit aktiv ndërkombëtar të Shqipërisë, dhe me Federatën Ruse, përfshin kooperimin e shërbimeve inteligjente, shkëmbimin e informacionit dhe veprimet operative konkrete”, deklaroi ai para studentëve dhe zyrtarëve të MPJ-së ruse. Dihet që kjo deklaratë shkaktoi një furtunë në Tiranë, por jo vetëm. Qëndrimi i ambasadorit u publikua në momentin kur në qarqet politike flitet se diplomatë të caktuar i kanë shitur informacione sekrete të NATO-s, vendeve jo anëtare të organizatës. 24 orë pas publikimit të deklaratave të Gjokës, ambasadori shqiptar pranë NATO-s në Bruksel, Artur Kuko, ka telefonuar menjëherë në qeveri, pikërisht në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Burime nga DSIK pohojnë për “GSH” se ambasadori shqiptar ka kërkuar informacione të qarta, të kërkuara prej tij nga partnerët e NATO-s, nëse vërtet pohimi i ambasadorit shqiptar në Rusi për operacione të përbashkëta dhe veprime konkrete mes dy shërbimeve informative, kanë qenë ose jo të vërteta. Menjëherë pas kësaj, nga DSIK është nisur një shkresë urgjente në zyrat e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHIK). Brenda 24 orëve të ardhshme Shërbimi Informativ Shtetëror i ktheu përgjigje DSIK-së se vperime të përbashkëta me Rusinë ka patur, por asnjë institucion nuk ka deklaruar se dyshon për rrjedhje informacioni sekret. Letra, me firmën dhe vulën e SHISH-it, është përcjellë me vula dhe firma të tjera të DSIK-së, në zyrat shqiptare të NATO-s në Bruksel, për t’u informuar më pas partnerët e NATO-s. Ajo që tashmë dihet me siguri, është se deklarata e ambasadorit shqiptar në Rusi, Sokol Gjoka, ka zgjuar edhe njëherë vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë.
Sunday, August 1, 2010
Deklarata e diplomatit: "Ambasadoret shqiptare trajnohen nga Moska"

Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment