Saturday, August 7, 2010

DioGurdi zhvillon fushatë në zonën rurale të Nju Jorkut

BEQIR SINA, New York
DioGuardi, shpalos slloganin e fushatës së tij :"Çfarë është një shtet i madh si Nju Jork-u!?" për njujorkezët......
ROCHESTER - NEW YORK STATE : "Çfarë është një shtet i madh si Nju Jork-u!?, i ka deklaruar shtypit njujorkas gjatë një tuneu , kandidati republikan për në senat , ish kongresmeni i Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi. Zyra e fushatës së tij thotë se"DioGuardi, këtë javë, ka udhëtuar në një turne - fushatë elektorale në të gjithë shtetin e Nju Jorkut, me slloganin e tij "Çfarë është një shtet i madh si Nju Jork-u!?," duke mos lënë "pëllëmbë" tokë, të këtij shteti, nga njëri cep në tjetrin, pa e vizituar dhe pa u takur me njujorkezët "derë më derë".
DioGuardi, i cili thotë se ka ardhur duke i përforcuar pozitat e tij në këtë fushatë, tregonë për gazetarët se " Kam shkuar nëpër shtëpia, stacione atobusi, e treni, spitale, shkolla e biznese, në studiot e artit, fabrikat dhe kantinat e verës, takime me fermerët të tjerë, punëtorë të fabrikës, punonjësit dhe studentët e shtetit të Nju Jorkut."
Pothuajse! me të gjithë njujorkezët që pata rastin flas gjatë këtij "turneu", është për t'u shënuar sesa i shqetësuar është çdo taksapagues njujorkas, për një gjë thotë ai: "me çdo gjë që ka të bëjë me çështjet të buxhetit."
DioGuardi, fletë në mënyrë të detajuar, për këtë turne! Ai thotë se në fillim të javës që po e lëmë pasë, unë isha i pranishëm në skajin më veriorë të Nju Jorkut, në zonën ku ndodhen fermat më të mëdha të këtij shteti. Shkova të vizitojë New York Farm Bureau, në prefekturën Tully.
"Këtu, kanë ardhur emigrantët e parë, pra, paraardhësit e atyre që mbushën xhepat e këtyre fermerëve ' ata që e mësuan se si krijohen fitimet e larta kapitale, si mundet të vënë pasurinë dhe të paguajnë taksat e tjera, duke shtuar gjithnjë e më shumë energji ekonomike, dhe mbështetjen e strukturave të paparashikueshme të çmimeve."
Ata ishin që krijuan atë Bujqësi, e cila, ka kontribuar me vite të tëra, në miliarda dollarë përfitime në ekonominë e shtetit tonë(Nju Jorkut dhe SHBA) për çdo vit". "Por,që sot, për hirë të vërtetës tha DioGuardi - për këta fermer as që kujdeset dikush dhe as që ka vënë dorë dikush nga lartë".
Dhe në se unë zgjidhem senatorë, si përfaqësuesi i tyre ligjistativë i një nga shtetet e SHBA, Nju Jorkut , pra Senatorë, unë do të avokojë për këta banorë, për taksa më të ulta, për të gjetur mënyrat e stimulimit të biznesit të vogël e të mesmë, dhe me nismat që do të sjellë parimet e zhvillimit të biznesit të tyre, duke i futur ata përsëri në treg të sukseshëm."
Më tej vijon DioGuardi, "Të hënën, kam pasur mundësi të bëjë një turne në "dy biznese të lulëzuar", të Nju Jorkut, bizneset - Mack Studios dhe çifligjet e Vreshtave "Vensota", në krahinën e Redstart në Gjenevë - si edhe jamë ndalur për të drekuar për drekë në restorantin me ushqime "fshatare", Lewis në lokalitetin Auburn, për të biseduar me pronarët sesi po u shkonte biznesi .
Mbasi dihet mirë që në këto lokalitete të Nju Jorkut, "Këto biznese janë vërtetë motorët e ekonomisë së shtetit tonë Nju Jorkut". Andaj na bie si detyrë që "Ne, si politikëbërësit dhe konsumatorët e këtyre anëve, duhet për të bërë atë që na bie për të i ndihmuar këto biznese, për të ndihmuar ata biznesmen që këto biznese të zgjerohen dhe të rriten të ardhurat e fitimet e tyre."
Të martën, unë vizitova një park të madh Industrial në veri të Nju Jorkut, - dhe atje u takova dhe bisedova me punëtorët dhe biznesment e disa kompanive në Rochester, kompani që merren me përpunimin e mbeturinave, fola me të gjithë duke i dëgjuar çdo njerin prej tyre se çfarë shqetësismesh kishin ata, tha ai.
Siç e thashë, qysh në fillim " Nju Jorku, është një shtet i madh, por peytja është se "Çfarë është të jesh një shtet i madhë!?", shtet që për fat të keq, ka dy vjetë që ka pritur mbështetjen e senatores së caktuar Gillibrand dhe ajo nuk ka bërë asgjë për këtë shtet të madh.
Shtet, ky që ende është duke paguar pasojat e faturave të shpenzimeve të mëdha, të tilla si TARP, ato që po pësojnë prej reformës shëndetësore, dhe reformës rregullimi financiar, të gjith këto kanë dëmtuar në fund të fundit, dhe vijën ekonomike financiare të shtetit të Nju Jorkut dhe SHBA", u deklaroi kandidati i mundëshëm republikanë Joseph J DioGuardi, duke ju bërë thirrje votuesve njujorkas, për të kontribuar me 1000, 500, 250 apo edhe 25 dollarë, për fushatën e tij elektorale, "DioGuardi for Senate".
Mbasi, ai është i bindur dhe thotë se do të fitojë dhe ju mund të ndihmoni që ish kongressmeni i dëshmuar njujorkas DioGuardi, do të bëhet zgjedhjet e ardhëshme senatori, "që do të zëvendësojë demokraten Gillibrand, me një karakter të shtyrë, senatoria që është përgjegjëse për politikat fiskale në SHBA" sipas tij.

No comments: