Tuesday, August 3, 2010

Kiflet e Vesës





Këngëtarja Vesa Luma, e cila sapo ka realizuar një këngë të re, për adhuruesit e saj përgatit krofne për fundjavë. Ajo flet edhe për ushqimin që hanë jashtë dhe në shtëpi.

Nga Express më 26.04.2010 në ora 13:13
Vesa Luma, nuk është e zonja vetëm në këngë. Ajo është edhe njëra prej atyre këngëtarëve të cilave ua ka ëndja ushqimin që e përgatisin vet.

Megjithatë, për këtë ajo thotë se ka shumë pak kohë, pasi që angazhimet e saja bëjnë që ajo të ha më shumë jashtë sesa në shtëpi.

Vesa thotë: “Kohëve të fundit, duke qenë se kam më shumë angazhime jashtë shtëpisë, fatkeqësisht më bie të konsumoj ushqim të shpejtë apo ‘'fast food’. Them, fatkeqësisht sepse nuk është se me pëlqen shumë, por është shume efektive për dikë si unë që kaloj më pak kohë në shtëpi”.

“E preferoj shumë ushqimin e shtëpisë dhe jam adhuruese e ushqimit që gatuan nëna ime, ashtu sikurse shumica e njerëzve, prandaj shpesh edhe më vjen keq që nuk mund të mbërrij në orarin e duhur kur shtrohet dreka apo darka në shtëpi. Mëngjesin rrallëherë e ha, por edhe nuk e preferoj aq shumë..”, thotë Vesa.

Vesa, madje thotë se edhe kur hanë jashtë preferon, sidomos kur është në ndonjë drekë apo darkë me zyrtarë, pëlqen që të ha ushqime tradicionale, pra ushqimet që i ha në shtëpi.

“Nuk eksperimentoj shumë me ushqim jashtë shtëpisë..”.

Ndërkaq, sa i përket dietës, Vesa thotë se i shtrohet atyre vetëm kur ka për të xhiruar ndonjë klip apo ka për të marrë pjesë në ndonjë koncert të rëndësishëm. “Nuk është se kam mbajtur ndonjë dietë të posaçme por iu kam nënshtruar njëlloj regjimi ku përveç fitnesit, normalisht, duke mos e tepruar shumë me brumëra edhe lëngje të gazuara. Në mbrëmje pas orës shtatë, kam evituar ushqimin dhe kaq... Jam nga ato që mendoj se dietat strikte kanë efekt për kohë shumë të shkurtë dhe kur kalon ai efekt, shton në kilogramë më shumë se që ke pasur, prandaj nuk i preferoj”, thotë Vesa për kuzhinën Rozë.

Receta e Vesës – “Kiflet trandofile”

“1. 3 të kuqtë e vezës dhe një vezë e tërë me gjysmë litre qumësht; 1 lugë e mesme tharm të bukës; Gjysmë luge të vogël kripë dhe gjysmë luge të vogël sheqer. Me të gjitha këto e gatuajmë brumin, të cilin e lëmë të vijë (të fryhet) - më së shumti një orë. Pasi të fryhet brumi, merret përsëri për gatim dhe ndahet në pesë deri në tetë pjesë. Derisa brumi rri, margarinën duhet ta vëmë në frigorifer në mënyrë që kur ta përdorim të jetë i ngrirë. Pastaj e hapim pjesën e parë të brumit dhe me thikë të dhëmbëzuar i presim pjesët shumë të holla të margarinës dhe e shpërndajmë mbi pjesë të parë, pastaj vihet pjesa e dytë dhe përsëri e shpërndajmë margarinën në të njëjtën formë dhe kështu për të gjitha pjesët e ndara. Pastaj e hapim brumin në madhësi të enës (tepsisë) ku do të piqet, e mbasi të hapim brumin e mbështjellim në forme rollata dhe rollatën e formuar të tërën e ndajmë në pjesë vertikale në gjerësi prej 1/2 deri ne 2 centimetra. Pjesët e ndara i vëmë tani në formë horizontale të cilat duken si trëndafila ...radhiten të gjitha në tepsi dhe e lëmë brumin të pushojë për gjysmë ore. Paralel më të e ndezim furrën në 200 gradë Celsius dhe në momentin kur brumi ka filluar të fryhet e lyejmë me të kuqtë e vesë përmbi - sipas mundësisë edhe pak susam mbi çdo pjesë dhe pastaj e vëmë të piqet. Shpresoj të ju pëlqej dreka. Ju bëftë mirë, nga Vesa”!

No comments: