Saturday, August 7, 2010

Sarkozi, skenë xhelozie për Karlën në setin e regjisorit Allen


Presidenti francez disa ditë më parë ka ndjekur gjithë ditën setin e regjisorit Woody Allen, ku bashkëshortja e tij Karla Bruni po merrej me xhirimet e një skene me aktorin amerikan Owen Wilson. Dhe tentoi ta merrte me vete në shtëpi. Këtë lajm e ka bërë publik e përjavshmja "Vsd". Ajo e ka qetësuar dhe e ka bindur të qëndronte, por ky episod duket se nuk i ka pëlqyer regjisorit.


Paris - Mund të ketë qenë vapa, mund të ketë qenë stresi për shkak të mbledhjeve të gjata të punës dhe konsensuseve që sa vinë e pakësohen, por më thjesht akoma ka qenë një sulm i pastër xhelozie. Fakt është që presidenti Francës, Nikolas Sarkozi, shkoi të martën e kaluar papritur gjatë xhirimit të setit parisian në filmit të ri të Woody Allen, "Midnight in Paris" (Mesnatë në Paris), dhe nuk ka ditur të përmbajë inatin, por ka shpërthyer me të bërtitura dhe sharje. Ajo çka ka provokuar këtë gjendje me sa duket, ka qenë pamja e gruas së tij të bukur, Karla, e cila kishte në krah aktorin amerikan Owen Wilson, kolegu i saj në film".

Ajo që ka bërë publike ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 2 gushtit ka qenë e përjavshmja franceze "Vsd", e cila ka publikuar disa foto të ngjarjes me Sarkozinë që është hakërryer paparacëve dhe madje ka kërkuar të marrë dhe Karlën dhe të ndalonte regjistrimin e filmit. Me sa duket, ajo që ka tentuar të zbuste inatin ka qenë vetë Karla, pasi presidenti nuk ka arritur të qetësohet nga fjalët e askujt tjetër.

Një vizitë e papritur. Gjithçka nisi në mbrëmje. Shefi i Elizeut, i rrethuar nga roje, ka shkuar gjatë regjistrimeve të Allen, në këmbët e Panteonit. Një vizitë jo e këndshme, sidomos për regjisorin, i nervozuar nga prania e pavend e presidentit.

Tensioni i akumuluar. Nervozizmi duket se i ka rrënjët në shumë pika, edhe pse presidenti po jeton një periudhë të komplikuar: sondazhet mbi popullaritetin janë në minimum, ndërsa në qeveri po ndodhin skandale. Dy nënsekretarëve u është dashur të japin dorëheqjen për skandale të lidhura me cigare kubane dhe me xheste private. Ministri i Punëve, Eric Woerth, dyshohet se ka marrë një shumë të mirë parash nga e moshuara, pronare e kompanisë L'Oreal, Liliane Bettencourt, për fushatën presidenciale të 2007, e cila çoi Sarkozinë në pallatin Elize.

Sulmi ndaj paparacëve. Menjëherë sapo ka zbritur nga makina në vendin ku Karla po xhironte një skenë me aktorin amerikan, duket se presidenti francez është kundërvënë si fillim ndaj fotografëve: "Gjeni mënyrën për t'i përzënë menjëherë", i ka urdhëruar ai rojet, i acaruar së tepërmi nga numri i shumtë i objektivëve që shkrepeshin për të.


Tentativa për ta çuar Karlën në shtëpi. Por, nervozizmi nuk ka përfunduar vetëm me të bërtitura. Gjithnjë sipas "Vsd", Sarkozi ka tentuar të çonte Karlën në shtëpi. Vetëm pas një shkëmbimi batutash dhe pasi e ka shtrënguar mes krahëve zonja e parë, me cigare që i pinte njëra pas tjetrës, Karla ka arritur ta bindë të qëndrojë deri në përfundim të xhirimeve.

Pallati Elize: "Nuk ka ndodhur asgjë". Kanë qetësuar situatën burime nga pallati Elize: "Është e vërtetë që mund të ketë pasur një shkëmbim të vogël batutash, por asgjë shqetësuese", thonë. Por me sa duket, Allen nuk e ka vlerësuar "shpërthimin" e Sarkos, i cili ka shpërqendruar aktorët. Ndërkohë, Bruni i ka përfunduar xhirimet për pjesën e saj shumë të shkurtër dhe është nisur për pushime verore me burrin në rezidencën e Cap Negres, në jug të Francës. Allen, ndërkohë, është spostuar në një tjetër zonë për të vazhduar xhirimet.

No comments: