Saturday, August 7, 2010

Rezoluta 1244 të shpallet e pavlefshme

BEQIR SINA, New York
Hyseni theksoi se vendimi i GJND-së nuk ka lënë vend për paqartësi dhe se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.

UNITED NATIONS NY : Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, ka thënë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk ka lënë vend për paqartësi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare. Këshillit i Sigurimit i OKB-së u mblosh për të diskutuar të ardhmen e Kosovës, pas mendimit pozitiv për Kosovën të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Takimi urgjent u kërkua nga Rusia, aleate e hershme e Serbisë, që refuzon njohjen e pavarësisë së shtetit më të ri.

Ora: 21:55- Hyseni: Të ndryshohet rezoluta 1244

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hyseni ka kërkuar, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të sigurimit, zëvendësimin e rezolutës 1244 të KS të OKB-së dhe ka shpjeguar se kjo kërkesë mbështetet në ndryshimin rrënjësor të rrethanave pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Hyseni theksoi se vendimi i GJND-së nuk ka lënë vend për paqartësi dhe se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.

Kryediplomati i kosovës ka theksuar se tani është çasti që Kosova dhe Serbia të nisin bashkëpunimin si shtete të barabarta për çështje me interes të përbashkët.

“Edhe një herë dua të theksoj gatishmërinë e Republikës së Kosovës për bashkëpunim me Serbinë. Ky bashkëpunim duhet të bëhet vetëm në nivel të barabartë, si dy shtete sovrane”, u shpreh Hyseni.

Ora: 21:49- Jeremiq: Nuk do njohim kurrë pavarësinë

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç u shpreh se ndarja e Kosovës nga Serbia është në kundërshtim me KS ndërsa deklaroi se Beogradi nuk do të njohë kurrë pavarësinë njëanshme të Kosovës.

“Nuk do të njohim kurrë pavarësinë, do kundërshtojmë me të gjitha mekanizmat” theksoi kreu i diplomacisë serbe.

Jeremiq ka përsëritur “shifrat” serbe se në Kosovë vazhdojnë të jenë të zhvendosur më shumë se 200 mijë serbë. Gjithashtu ka folur për disa manastire dhe kisha, që sipas tij, janë shkatërruar gjatë trazirave të marsit 2004 dhe nuk janë ndërtuar ende.

Sipas Jeremiqit, situata në veri të Kosovës mbetet e ndjeshme, për shkak të “veprimeve të njëanshme” nga Qeveria e Kosovës, e cila sipas tij ka provokuar serbët duke hapur një zyrë për regjistrim civil.

Pavarësisht vendimit të GJND-së, Jeremiqi ka përsëritur se Serbia do të vazhdojë me çdo mjet diplomatik të mbrojë “sovranitetin” e saj. Ai ka përshëndetur shtetet që vazhdojnë të jenë “parimore” dhe mos ta njohin Kosovën e pavarur.

Sipas zyrtarit të Beogradit, Gjykata e Hagës ka dhënë një vendim “teknik”, ndërsa ka dështuar të dënojë ndarjen e Kosovës. GJND-ja ka thënë se shpallja e pavarësisë nuk e ka thyer rezolutën 1244. Kjo ka lënë keqkuptime dhe i ka nxitur shqiptarët të “vazhdojë përpjekjet për secesion”, është shprehur Jeremiqi.

Ora: 21:40- Zannier: GJND hapi fazë të re për bisedime Prishtinë-Beograd

Lamberto Zannier, shef i UNMIK-ut, ka paraqitur raportin lidhur me aktivitetin e UNMIK-ut, në tremujorin e fundit. Ai e ka cilësuar "relativisht të qëndrueshme" gjendjen e sigurisë ne Kosovë.

Zannier ka thënë se vendimi i GJND-së ka hapur një fazë të re, për nisjen e bisedave ndërmjet Prishtinës e Beogradit për çështje praktike. Sipas tij OKB-ja duhet të bashkërendojë veprimet me Bashkimin Evropian për të ndihmuar këto bisedime.

Ora 21:31- OKB nis diskutimin për Kosovën, ne gare 2 pr/rezoluta

Këshillit i Sigurimit i OKB-së eshte mbledhur për të diskutuar të ardhmen e Kosovës, pas mendimit pozitiv për Kosovën të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Takimi urgjent u kërkua nga Rusia, aleate e hershme e Serbisë, që refuzon njohjen e pavarësisë së shtetit më të ri.

No comments: