Si dielli ra në drejtim të horizontit mbi lumin Hudson, nusja me fustan të bardhë Chelsea Clinton, 30 vjeçe, dhe burri i saj Marc Mezvinsky, 32 vjeç, shkëmbyen dhe shprehen ato fjalët besnike të lidhjes së dashurisë,që dalin nga zëmra e zjarrtë e çiftit të ri, në një ceremoni ndërfetare. Dasma u mbajt në çifligun e fshatit të quajtur Astor Court , rreth 150 kilometra nga Nju Jorku dhe rreth 75 kilometra, nga shtëpia e Presidentit Klinton në Chapaqua, një pasuri e patundshme e tyre në Nju Jork, duke i dhënë fund kështu më shumë se javë spekulimeve dhe thashethemeve rreth çdo hollësie të vogël të dasmës e cila dasmë u emëruar "Dasma e Shekullit".
Bill e Hillari, prindër të gëzuar dhe krenar
Gazetarët kanë vejtur se me aq sa u fol para dasmës, për çështjet e sigurimit, "masat e sigurimit të aplikuara në ditën e dasmës, nuk mund të ketë qenë aq të forta, në të dy drejtimet e thëna se "në atë të hapësirës ajrore dhe atë afër të mbylljes së të gjitha rrugëve që të çonin për në fshatin që hyri në histori me këtë dasmë lokalitetin Rhinebeck Luginën Hudson në New York" nuk ishin ashtu siç u folën para dasmës. Dhe shkak për gjithë këtë "zhurmë" jashtëzakonisht të madhe, u bë "qëndrimi tepër konseravator" i dy prindërve "mjaft liberal" dhe me "moral të cenuar", disa herë në medien amerikane, dhe mbi të gjitha se prindërit e nuses janë, e ëma e saj Sekretarja e Shtetit Hillary Rodham Clinton(ish Zonja e Parë Amerikane) dhe babai i vajzës Presidenti i 42-të i SHBA-ës, William Jefferson Clinton (Bill Klinton). Fjala e parë zyrtare që çifti deklaroi me gojën e tyre se" ata nuk do t'a tradhtojnë njëri tjetrin dhe do e duan në zëmër,dhe do të mbajnë njërit tjetrin deri në vdekje" erdhi nga njoftimi për shtyp, pak para orës 07:30, të mbrëmjes, kur dasmorët po prisnin të trokisnin gotat me shampanjë dhe të thërrisnin gjithë me gëzim "(përkthimi shqip - ata janë të martuar) - (anglisht They're married. Yes they are) në gjuhën hebraike Mazel Tov! . Dy të zotët e dasmës e ëma e nuses Sekretarja e Shtetit Hillary Rodham Clinton(ish Zonja e Parë Amerikane) dhe babai i vajzës, Presidenti i 42-të i SHBA-ës, William Jefferson Clinton (Bill Klinton),lëshuan deklaratën zyrtare për shtyp në të gjithë Shtete e Bashkuara, duke njoftuar se "Sot, ne mund të themi se jemi prindërit më të gëzuar, prindërit me krenari të madhe dhe emocione dërrmuese, sepse vajza jonë Chelsea dhe Marc,po martohen në një ceremoni kaq të bukur në çifligun Astor Court, të rrethuar nga familja dhe miqtë e tanë, më të ngushtë". Nëna Hillary dhe babi Bill Klinton vazhdojnë në deklaratë se" Ne nuk mund të kemi kërkuar për një ditë më të bukur dhe më të përsosur sesa kjo e martesë së vajzës sonë të vetme dhe të dashur Chelsa, për të festuar një fillim të jetës së tyre së bashku, si një çift i ri i sapomartuar dhe i jemi shumë të lumtur për të mirëpritur si "djalin" tonë, edhe dhëndrin e burrin e vajzës tonë Marcun, në familjen tonë. Në emër të porsamartuarve,nuses - vajzës tonë dhe burrit të saj Marc, ne duam të japim falënderimet më të veçanta me këtë rast edhe për popullin e lokalitetit Rhinebeck, që dolën në rrugë, për të na përshëndetur dhe për të gjithë mysafirët,dasmorët, për t'ua kthyer të gjithëve në të mira, plotësim në dëshirat e tyre familjare, në këtë ditë të veçantë". Ish presidenti Bill Klinton, i vuri krahun bijës së tij veshur me fustanin e nusërisë në "shëtitjen" ose siç e quajmë ne shqiptarët në daljen nuse të vajzës së tij, Chelsea, nëpër pjesën e 500 dasmorëve në ceremoninë e dasmës së saj të shtunën në lokalin madhështor në Rhinebeck, të Nju Jorkut. Bruno Marie Klinton, një kushëri i presidentit, me një lidhje me Chelsean që kur ishin 10-vjeçar u paraqitur si një shoqërues i nuses në dasmën e saj. Atë ditë, Chelsea qe veshur me një fustan rozë të zbehtë me ruffles mbi supet e saj dhe të mbushur me stol, karpetin plot me petale lulesh ishte buqeta e nusërisë. Chelsea Clinton u martua me Marc Mezvinsky në një ceremoni ndërfetare në çifligun Astor Court në lumin Hudson rreth dy orë në veri të qytetit të Nju Jorkut.Të dyja familjet pranuan në ceremoni të veçanta ceremonitë fetare në përputhje me përkatësinë e tyre fetare, atë të krishterë, në përputhje me besimin e Chelsey-it, dhe atë hebraike në përputhje me fenë hebre të dhëndrit Marc Mezvinsky.
Dasma dhe ceremonia ndërfetare
Rabi James Ponet, kapelan çifutë në Universitetin Yale (për palën e dhëndrit) dhe prifti William Shillady i Kishës Park Avenue të Nju Jorkut, (për palën e nuses), kryhen ceremonitë ndërfetare. Si huamarrje nga dasma tradicionale hebraike, miqtë dhe të afërmit lexonin "Shtatë Bekimin" pasi dy të porsamartuarit shkëmbyen premtimet me fjalët e dashurisë dhe i vendosën njeri tjetrit unazat në praninë e dëshmitarëve.
Metodisti Clint Vinskys,lexoi me zë të lartë një poemë të shkurtër dashurie"Jeta që unë kam", shkruar nga Leo Shënon, një poemë e vjetër britanike .
Megjithëse, gjatë gjithë jetës së tyre bashkëshortore, dhe për më shumë në këtë dekadën e fundit, çifiti Bill dhe Hillari Klinton, janë përpjekur që ta mbrojnë vajzën e tyre, Chelsea, nga sytë e publikut, për shumicën e jetës së saj në disa raste nuk ia kanë dalë.
Dhe nuk ia dolën do të as në ditën e dasmës e saj të shtunën, madje edhe kur dinastia më e fuqishme në Amerikë, Klinton, kërkoi nga sigurimi i tyre që me gjithë "qejf mbetjet" ngjarja të mbahej në fshehtësi. Sot, banorët lokalë me gjithë "barririerat" e vendosura, ata shkuan për të festuar së bashku me ta, të ftuar apo jo. Të paktën të qëndrojnë disa orë duke parë,në të dy anët e rrugës ku mbahej dasma. Mbasi edhe dihej fare mirë se "Ashtu si në vitet e fëmijërisë, kur prindërit e saj Hillary dhe Bill Klinton e mbronin me fanatizëm jetën private të vajzës së tyre edhe në vitet e mëparshme, Chelsa ka vazhduar të tregohet shumë e rezervuar në daljet në publik dhe dasma e saj, dihej që do të mbetej ende një mister. Pra, pavarësisht marrëveshjeve të konfidencialitetit, ndalimin të -fluturimit në hapësirën ajrore të dasmës,bllokimin e rrugëve në zonën e mbajtjes sekret të detajeve të dasmës, pra për t'a " ndrydhur" nga jeta normale për një ditë e natë, lokalitetin, qe e pa mundur . Njerëz duke kërkuar autografe nga karvanët e mysafirëve u "sulmuan nga gazetarët që kanë pritur me orë të tëra me një stilolaps, me një fotoaparat dhe një kamerë në dorë në rrugën që të çon në ndërtesën e martesës, ndërsa vetëm përtej në darkë në orën 19:23 sipas matjes së kohës në Nju Jork erdhi një njoftim me E - Mail nga familja Klinton se: bija e tyre Chelsa Klinton u martuar tani për Marc Mezvinsky-n.
No comments:
Post a Comment