Duket se Lady Gaga do të dominojë në ceremoninë e radhës së MTV Video Music Awards (VMA), pasi që sensacioni i muzikës pop ka thyer rekord duke siguruar 13 nominime.
Hitbërësja e këngës “Poker Face” ka marrë më shumë nominime në histori të VMA se cilido artist brenda një viti.
Mes tjerash, ajo është nominuar në kategoritë: për klipin më të mirë pop, klipin më të mirë të muzikës ‘dance’, klipin më të mirë në kategorinë e femrave, koreografinë më të mirë, bashkëpunimi më i mirë, klipi më i mirë i vitit etj. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment