Duke u mbështetur në parimin e rotacionit sipas alfabetit, ambasadori i Rusisë në Këshillin e Sigurimit, Vitaly Churkin, në funksionin e kryesuesit do ta zëvendësojë ambasadorin e Nigerisë, Joy Ogvu.
Nesër, Churkin do të zhvillojë takime bilaterale me kolegët e tij në Këshillin e Sigurimit, për të arritur pajtimin për planin e punës gjatë muajit gusht.
Shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit zyrtarisht do ta mbështesin planin pas konsultimeve, të cilat do të zhvillohen të martën.
Në agjendën e Këshillit gjatë muajit gusht do të jenë misionet paqeruajtëse në Irak dhe Liban, e Këshilli do të diskutojë edhe për situatën në Kosovë.
Në gusht, anëtarët e Këshillit do të dëgjojnë edhe raportin tradicional për situatën në Lindjen e Mesme.
Këshilli i Sigurimit përbëhet nga 15 anëtar, pesë prej të cilëve janë të përhershëm: Britania, Kina, Rusia, Franca dhe SHBA-ja.
No comments:
Post a Comment