Këtë javë, Presidenti i Republikës, z.Bamir Topi ka pritur në takime lamtumire dy prej ambasadorëve të vendeve më të rëndësishme - John Withers, përfaqësuesi diplomatik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bernd Borchardt, përfaqësues i Republikës Federale të Gjermanisë.
Përveçse në Shqipëri ka 3 vjet që emrat e tyre dy personaliteteve dhe shumë të tjerëve transformohen dhe shqipërohen në mënyrë të ndryshme, edhe vetë ambasadorët kanë ngatërruar shpesh herë arsyen për të cilën ndodhen në Shqipëri.
Ambasadori nuk ishte i pranishëm, por prania e tij nuk ka munguar, ka cituar këshilltari special i Presidentit të SHBA-së, John Kennedy, Theodore Sorensen C.
Në këtë prizëm, ambasadori duhet të jetë gati i padukshëm në ndërtimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe i dukshëm sa i takon inspektimit të financimeve të shtetit të tij në vendin ku është akredituar.
Një thënie e cila duhet tu vijë në ndihmë të akredituarve si ambasadorë në Shqipëri.
Maryse DAVIET është ambasadore e Francës në Shqipëri, e cila ndryshe nga shumë ambasadorë të tjerë ka punuar si diplomate dhe jo si këshilltare. Ai që luan rolin e këshilltarit nuk është më ambasador është shprehur Pierre Corneille, dramaturg francez.
Në fakt problemi nuk është i gjithi tek ambasadorët por edhe tek vetë kombi ku ai kryen detyrën. Në intervista dhe dalje publike, ambasadorët nuk pyeten asnjëherë se sa do të jetë ndihma e SHBA apo Gjermanisë vitin e ardhshëm, por pyetet lidhur me zgjedhjet apo marrëdhëniet maxhorancë-opozitë. Kjo nuk është pjesë e misionit të tyre.
Shumë kush mendon po pse ambasadorët në largim nuk u takuan me Kryeministrin apo Ministrin e Jashtëm por vetëm me Presidentin? Edhe në këtë drejtim disa përfituan të thurin teori “krize” apo “mërie” mes përfaqësuesve të qeverisë dhe ambasadorëve.
Në procedurat diplomatike ambasadori i emëruar paraqet letrat kredenciale tek Presidenti i Republikës dhe takimi i fundit në këtë kuadër mund të realizohet vetëm me këtë personalitet apo autoritet.
Përdorimi i ambasadorëve u bë një strategji politike në Itali gjatë viteve 1400. Ndryshimet politike në Itali ndryshuan rolin e ambasadorëve në çështjet diplomatike.
Përdorimi dhe krijimi i ambasadorëve gjatë 1400 në Itali ka pasur efekte afatgjata në Evropë dhe nga ana e tij ecurinë diplomatike dhe politike të botës. Evropa ende përdor me kushte të njëjta të të drejtave të ambasadorit si ata që i kishin krijuar në vitet 1500, lidhur me të drejtat e ambasadorëve në vendet pritëse, si dhe procedurat e duhura diplomatike. Ambasadori është përdorur si një përfaqësues i shtetit, për të cilin ai është negociator dhe shpërndan informacion në mënyrë që të mbajë lidhje apo të vendosë marrëdhënie me shtetin ku ushtron detyrën.
Në një term më të thjeshtë ambasadorët mund të cilësohen “avokat” i shtetit për të cilin kryen këtë funksion. Pra mbron dhe përfaqëson interesat e vendit të tij pa cenuar ato të vendit në të cilin është akredituar./Agon
No comments:
Post a Comment