Saturday, July 17, 2010

Studimi: femrat me të ndenjurat të mëdha kanë më pak memorie

studimi noa
SHBA, 15 korrik, NOA - Sipas një studimi amerikan, në Northwestern University dhe botuar në Journal of the American Geriatrics Society, format e trupit (e veçanërisht, të ndenjurat) te një grua kanë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me aftësitë e tyre njohëse dhe kujtesën në veçanti.
Nga studimi, ku u morën në shqytim 8,745 gra doli se femrat me të ndenjurat si "mollë" paraqisnin rezultate më të mira në kapacitetin njohës se sa ato me të pasme si një “dardhë".

Shpjegimi, sipas studiuesve, është se sasia e tepërt e yndyrës që grumbullohet rreth vitheve ka efekte negative në kapacitetin e trurit të femrave, sidomos me kalimin e viteve (hulumtimit ka përfshirë femra të moshës 65-79 vjeçe).

Por yndyra e tepërt, thonë shkencëtarët, ka edhe efekte të tjera anësore të njohura si rritja e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe disa lloje sëmundjesh tumorale.

a.e./NOA











No comments: