Akuzat për ryshfete e krim të organizuar, nga Franca, Italia e deri në Tajvan e Izrael
Nga Angola në Uzbekistan, Haiti e Zimbabve, në shumë vende të botës pra, korrupsioni nuk kalon pa u ndëshkuar e kjo është normative. Por, ndërkohë që ne e lidhim korrupsionin me vendet e pazhvilluara, liderët e disa prej vendeve më të zhvilluara dhe demokratike po hetohen së fundmi për akuza kriminale.
I pari është presidenti francez, Sarkozy. Prokurorët francezë kanë hetuar së fundmi pretendimet se Sarkozy ka marrë ilegalisht para me zarfa pa emër nga Lilianë Bettencourt, gruaja më e pasur franceze, kur ishte kandidat presidencial në vitin 2007. Sipas ish-llogaritarit të Bettencourt, këshilltari financiar i trashëgimtares së L’Oreal i ka dhënë 150 mijë Euro thesarit të fushatës së Sarkozy, një akuzë kjo e mohuar nga të dyja palët. “L’affaire Bettencourt” është skandali i fundit që ka goditur administratën e Sarkozy, duke përfshirë dhe dorëheqjen e dy ministrave, të cilët kanë shpenzuar mijëra dollarë në cigare dhe pushime në Karaibe dhe një skandal korrupsioni që përfshin një prej miqve të ngushtë të Sarkozy dhe aleatin më të afërt, i cili u implikua në një skenë miliona dollarëshe në vitin 2007. Më 12 korrik Sarkozy ndërmori hapin e tij të zakonshëm dhe u shfaq në televizionin kombëtar për të mohuar akuzat. Para disa kohësh nën hetim ishte Domeniquie de Villepin, një tjetër zyrtar francez. Skandali që rrethoi Villepenin, nis që në vitin 2004, kur ministrit të jashtëm iu dha një listë me emra të dyshuar që kishin marrë para nën dorë nga miku i tij dhe ish-zv-presidenti i Mbrojtjes Ajrore Europiane dhe Space Company, Jean-Louis Gergorin. Lista implikonte biznesmenë dhe politikanë francezë, duke përfshirë presidentin aktual Nicolas Sarkozy, pasi kishin përfituar 1.2 miliard dollarë nga shitja e anijeve të luftës në vitin 1991, Tajvanit. Lista më pas u provua se ishte false. Ndërkohë që listën duhet t’ia kishte dorëzuar autoriteteve menjeherë, Villepin e kishte studiuar vetë dhe deklaroi se kishte vepruar sipas kontrollit. Atëherë, Villepin dhe Sarkozy ishin rivalë të egër të partisë konservatore, që të dy kandidatë të mundshëm për të zëvendësuar presidentin Jacques Chirac. Sarkozy deklaroi se Villepin e njihte listën dhe ka vënë dorë kur ia dërgoi një gjykatësi investigativ, në tentativën për të shkatërruar shanset e tij në presidencë. Villepin që ka qënë në detyrë nga maji i 2007, e konteston këtë afirmim. Procesi filloi në 21 shtator dhe duhet të zgjasë deri në 21 tetor. Nëse dënohet Villepin mund të përballojë pesë vjet burg dhe një gjobë prej 65 mijë dollarësh. Në një skandal korrupsioni është përfshirë dhe kryeministri italian. Berlusconi pretendon me krenari se ai është “njeriu më i persekutuar ligjërisht i të gjitha kohërave”. Më shumë se 109 çështje janë ngritur kundër tij, duke variuar nga mospagimi i taksave e deri tek llogaritë false, ryshfetet e prostitucioni. Ai ka qenë në më shumë se 2500 seanca gjyqësore. Por, pavarësisht përpjekjeve të prokurorëve dhe kundërshtarëve politikë, 73-vjeçari duket se nuk ka në planë të të përshëndetet me qelinë e burgut apo të detyrohet të largohet nga politika. Kryeministri ia ka arritur t’ia hedhë ligjit katër herë duke i dhënë vetes imunitet nga gjykimi. Berlusconi ka akuzuar sistemin juridik italian se ka paragjykime të majta. Skandali më i fundit ligjor që përfshin Berluscon-in ka të bëjë me mikun e tij të vjetër dhe partnerin e biznesit e aleatin politik, Marcello Dell’ Utri, i cili është dënuar për lidhjen mes mafias dhe elitës politike të Italisë. Koreja e Jugut ka pushtuar titujt e mediave botërore për akuzat ndaj presidentit aktual. Problemet e korrupsionit në Korenë e Jugut kanë tërhequr vëmendjen e mbarë botës në një mënyrë dramatike, kur ish presidenti, Roh Moo-hyun, i cili ishte nën hetim për marrje ryshfetesh kreu vetëvrasje duke u hedhur nga një shkëmb pranë shtëpisë së tij në maj 2009. Hetimi mbi korrupsionin u ndal pas vdekjes së Roh, por pasardhësi i tij përballet me probleme ligjore. Prokurorët bastisën zyrat e hetuesve të etikës së qeverisë javën e kaluar pas akuzave se ata kishin monitoruar një biznesmen të shquar. Këto hetues u ngarkuan vetëm me monitorimin e korrupsionit qeveritar, por gjithashtu kishin nisur një hetim pasi biznesmeni kishte postuar një video në internet, ku kritikonte presidentin Lee. Kryeministri ka foruar dorëheqjen teksa qeveria e Lee merret me këtë çështje dhe është përfshirë në skandal.
FRANCË
Në qendër të skandalit: Presidenti Nicolas Sarkozy
Krimi i pretenduar: Pagesa ilegale parash
Hetimi: Prokurorët francezë kanë hetuar së fundmi pretendimet se Sarkozy ka marrë ilegalisht para me zarfa pa emër nga Lilianë Bettencourt, gruaja më e pasur franceze, kur ishte kandidat presidencial në vitin 2007. Sipas ish-llogaritarit të Bettencourt, këshilltari financiar i trashëgimtares së L’Oreal i ka dhënë 150 mijë Euro thesarit të fushatës së Sarkozy, një akuzë kjo e mohuar nga të dyja palët. “L’affaire Bettencourt” është skandali i fundit që ka goditur administratën e Sarkozy, duke përfshirë dhe dorëheqjen e dy ministrave, të cilët kanë shpenzuar mijëra dollarë në cigare dhe pushime në Karaibe dhe një skandal korrupsioni që përfshin një prej miqve të ngushtë të Sarkozy dhe aleatin më të afërt, i cili u implikua në një skenë miliona dollarëshe në vitin 2007. Më 12 korrik Sarkozy ndërmori hapin e tij të zakonshëm dhe u shfaq në televizionin kombëtar për të mohuar akuzat.
ITALI
Në qendër të skandalit: Silvio Berlusconi
Krimi i pretenduar: Korrupsion, krim i organizuar
Hetimi: Berlusconi pretendon me krenari se ai është “njeriu më i persekutuar ligjërisht i të gjitha kohërave”. Më shumë se 109 çështje janë ngritur kundër tij, duke variuar nga mospagimi i taksave e deri tek llogaritë false, ryshfetet e prostitucioni. Ai ka qenë në më shumë se 2500 seanca gjyqësore. Por, pavarësisht përpjekjeve të prokurorëve dhe kundërshtarëve politikë, 73-vjeçari duket se nuk ka në planë të të përshëndetet me qelinë e burgut apo të detyrohet të largohet nga politika. Kryeministri ia ka arritur t’ia hedhë ligjit katër herë duke i dhënë vetes imunitet nga gjykimi. Berlusconi ka akuzuar sistemin juridik italian se ka paragjykime të majta. Skandali më i fundit ligjor që përfshin Berluscon-in ka të bëjë me mikun e tij të vjetër dhe partnerin e biznesit e aleatin politik, Marcello Dell’ Utri, i cili është dënuar për lidhjen mes mafias dhe elitës politike të Italisë.
Koreja e Jugut
Në qendër të skandalit: Presidenti Lee Myung-bak
Krimi i pretenduar: Vëzhgimi i paligjshëm
Hetimi: Problemet e korrupsionit në Korenë e Jugut kanë tërhequr vëmendjen e mbarë botës në një mënyrë dramatike, kur ish presidenti, Roh Moo-hyun, i cili ishte nën hetim për marrje ryshfetesh kreu vetëvrasje duke u hedhur nga një shkëmb pranë shtëpisë së tij në maj 2009. Hetimi mbi korrupsionin u ndal pas vdekjes së Roh, por pasardhësi i tij përballet me probleme ligjore. Prokurorët bastisën zyrat e hetuesve të etikës së qeverisë javën e kaluar pas akuzave se ata kishin monitoruar një biznesmen të shquar. Këto hetues u ngarkuan vetëm me monitorimin e korrupsionit qeveritar, por gjithashtu kishin nisur një hetim pasi biznesmeni kishte postuar një video në internet, ku kritikonte presidentin Lee. Kryeministri ka forcuar dorëheqjen teksa qeveria e Lee merret me këtë çështje dhe është përfshirë në skandal.
IZRAELI
Shënjestra e skandalit: Ish-kryeministri, Ehud Olmer
Krimi i pretenduar: Marrja e rryshveteve
Hetimi: Me sulmet ofensive të vitit 2008 në Gaza dhe bombardimin e një flote pro-palestineze në fillim të këtij viti, Izraelit sigurisht që s’i mungojnë hetimet e rangut të lartë. Vendi është përfshirë nga hetimet për korrupsion të ish-kryeministrit Ehud Olmert, i cili është prekur nga akuzat për korrupsion për gjithë mandatit të tij, kur ishte në qeveri. Biznesmeni nga Nju Jorku, Morris Talansky pretendon se ai i ka dhënë Olmert më shumë se 150 mijë dollarë në fushatën e tij për kryebashkiak i Jeruzalemit në vitin 1997, por paratë ishin shpenzuar në hotele, cigare dhe ora. Mbi të gjitha, Olmert është akuzar se ka “gjobitur” dhe organizatat jofitimprurëse për të mbledhur fonde për fushatën. Olmert dha dorëheqjen në vitin 2008 dhe u akuzua për mashtrim nj vit më vonë.
TAJVANI
Shënjestra e skandalit: Ish-presidenti Chen Shui-bian
Krimi i pretenduar: Korrupsioni
Hetimi: Chen u emërua i dyshuar pas një çështjeje prej 450 mijë dollarësh, shumë pak kohë pasi u emërua president i Tajvanit në vitin 2008 dhe u dënua me burgim të përjetshëm një vit më pas. Pasi u rizgjodh pas denoncimeve në 2004, akuzat për korrupsion ndaj Chen dhe familjes së tij nisën të ngriheshin. Në korrik të 2006, i biri i tij u arrestua për insider trading. Pastaj në nëntor të të njëjtit vit, gruaja e tij u akuzua për korrupsion dhe falsifikim dokumentash dhe i biri dhe e bija e tij për riciklim parash. Imuniteti presidencial e mbajti Chen larg nga inkriminimi në zyrë, por një hetim mbi akuzat e korrupsionit vetëm një orë më vonë pasi ai kishte dhënë dorëheqjen në maj të vitit 2008. Në fillim të këtij viti Chen dhe gruaja e tij u dënuan me burgim të përjetshëm. Djali dhe vajza e tij morën një sentencë më të shkurtër. Familja ka marrë të paktën 9 milion dollarë në rryshfete për një marrëveshje toke, duke përdorur llogaritë bankare në Zvicër për të mbuluar gjurmët. Ato janë të bindur se janë dënuar për shpërdorim të miliona dollarëve nga fondi presidencial.
No comments:
Post a Comment