Wednesday, July 14, 2010

Carlos Puyol terhiqet nga kombetarja spanjolle

Një përmbyllje më të bukur nuk mund ta paramendoj asnjë futbollist. Pas triumfit për titull Bote 2010, reprezentuesi kombëtar i Spanjës, Carlos Puyol tërhiqet nga kombëtarja spanjolle.

Kampioni Botëror 2010, futbollisti i Barcelonës dhe i reprezentacionit spanjoll, Carlos Puyol , paralajmërimin e tij e ka realizuar dhe kështu është tërhequr nga kombëtarja spanjolle. Qysh para disa muajve Puyol, i cili me golin e tij ne gjysmëfinale kundër Gjermanisë, e dërgoj Spanjën ne finale, kishte paralajmëruar se do te tërhiqet nga kombëtarja e Spanjës.

Edhe përpjekjet e Federatës spanjolle për ta bindur kapitenin e Barcelonës qe te vazhdoj aktivitetin edhe te kombëtarja, kane dështuar. Puyol ne karrierën e tij te kombëtarja e Spanjës ka zhvilluar 90 ndeshje dhe ka shënuar tre gola.

Përveç kësaj është bere e ditur se qendërmbrojtësi spanjoll pas triumfit ne botërorin 2010 është dashtë që të mbrohet nga tentimet e bashkëlojtarëve nga kombëtarja qe t’ia shkurtojnë flokët e gjata.

Disa nga bashkëlojtarët e kombëtares spanjolle gjatë festës për titull, kanë tentuar që Puyolit t’i shkurtojnë flokët fare dhe ta shëndrrojnë atë ne një qel.

E.E.

No comments: