Reprezentuesit gjerman nuk do ta harrojnë lehtë ketë kampionat botërorë. Botërori pati një rrjedhë shumë të mirë sportive, por tani ai shpaguhet mirë edhe financiarisht për secilin pjesëmarrës.
Për pozitën e tretë në Kampionatin Botërorë “Afrika e Jugut 2010”, Federata e Futbollit Gjerman (DFB) kishte ndarë 100 000 euro premi për secilin futbollistë. Kështu kishin premtuar paraprakisht udhëheqësit e DFB-së.
Ndërsa gazeta Bild ka raportuar se çdo futbollistë ka inkasuar nga 360 000 euro ne total.
Si ka ardhë deri te kjo shumë ?
Të ardhurat tjera për secilin futbollistë (plus 260 000) janë nga të hyrat e marketingut gjatë Kampionatit Botërorë. Aty llogaritet spot – reklama për birrën Bitburger, pastaj fotot e futbollistëve në produktet e Ferrero-së, kampanja “Ylli i katërtë “ për Mercedesin, si dhe libri i modës “Strenesse”.
Nga e gjithë kjo kampanjë e marketingut për secilin pjesëmarrës shtohen edhe nga 260 000 euro.
Fitimet e futbollistëve nga marketingu kanë qenë të njohura edhe më parë, por është kjo hera e parë që publikohen me suma ekzakte.
Ndërsa futbollistët e “pa fat” si Michael Ballack dhe Rene Adler që për shkak të lëndimeve nuk kanë mundur të marrin pjesë në botërorë, negociojnë suma tjera me DFB-në.
No comments:
Post a Comment