Te jemi a te mos jemi ne Evrope?!... Dilema i ka dyert te mbyllura ne njeren ane, por ne anen tjeter shfaqet e gjithepushtetshme. Ne njeren ane te dhenat tregojne se shqiptaret jane pro- Evropes me shume se 95 per qind e tyre, ne anen tjeter thuajse gjysma jane kunder Evropes. Shumica absolute dihet, por gjysma kunder manifestohet ne nje perfaqesim politik rreth Partise Socialiste (ish-Komuniste) qe nuk dihet sa e vertete eshte. Vitin 1949 kur u krijuan instrumentet e pare politik te Evropes se Bashkuar shenon kufirin e fundit kur asgje nuk dihej sa ishin me Perendimin dhe sa ishin kunder. Atehere askush nuk mund te kundershtonte Partine Komuniste (sot Socialiste) qe kishte shpallur armiqesi te larte kunder Perendimit; dhe kjo linte hijen se te gjithe ishin kunder Evropes. Por nderkohe, rralle kush e kishte me zemer armiqesine ndaj perendimit, dhe kjo linte hijen sikur shpejt do t’i bashkoheshin te gjithe Perendimit. Pas gjashtedhjete e nje vjetesh, koha erdhi perseri per “lirine e konfuzionit”. Ne qofte se anetaret e partise Socialiste (ish-komuniste) e konsiderojne veten sa gjysma e popullsise, atehere del qe gjysma e shqiptareve jane kunder Evropes. Qendrimet politike te lidereve te Partise Socialiste kane nje perafersi dhelparake me qendrimet e Partise Komuniste ne vitin 1949. Partia Socialiste, njesoj si Partia Komuniste, nuk pranon Organizaten per Sigurine dhe Bashkepunimin Evropian (OSBE). Partia Komuniste nuk e pranoi dhe qendroi jashte, Paria Socialiste nuk mund te mos e pranoje me fjale por nuk njeh vendimet e saj. Vendimi per zgjedhjet e 28 Qershorit 2009 eshte marre ne OSBE. Rezoluta e fundit e parlamentit Evropian nuk u pranua nga Partia Socialiste. Rezoluta per Shqiperine ka ne thelb liberalizimin e vizave per shqiptaret dhe vleresimin politik per zgjedhjet e vitit 2009. Socialistet kishin shpallur devizen “me mire vize Shqiperise”, ndersa pas rezolutes kerkojne te kthehen ne “epoken” para saj... Evropa dhe Amerika kane njohur publikisht qeverine e Shqiperise si qeveri legjitime, Partia Socialiste nuk e njeh- nje perpjekje kjo per thyerjen e principit perendimor demokratik mbi nderrimin e pushtetit me vote... Ne treqind fjale qe thote lidershipi i Partise Socialiste, dyqind e nentedhjete veshin idene e kundershtimit te principit evropian. Vete anetaresimi i mundshem i Shqiperise paralajmerohet si nje lajm shume i keq alias komunist. Para pak muajsh, ne Asamblene parlamentare te Keshillit te Evropes u bene perpjekje maksimale per ta nxjerre Shqiperine nga ky organizem. “Te perjashtohet Shqiperia!”, therriten delegatet socialiste ne mes te Brukselit. Te gjitha mediat e “gjysmes” shkruan te lumtura se “ia arritem, Shqiperia ngriu!”. Deri mengjesin tjeter, “gjysma” shfaqej si plaka Nurihan e noveles se Kadarese. Personazhi i famshem i letersise se Luftes se Dyte, hidhte letra e perziente te tjerat duke mermeritur: “He, fituam... Jo, dreq”. Megjithate Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes deklaroi se i pranon kredencialet e Shqiperise si anetare me te drejte vote, me gjithe perpjekjet kunder te Partise Socialiste dhe opozites, e vetekonsideruar si “gjysma e Shqiperise”. Partia Socialiste ka kundershtuar te marre pjese ne Parlament pas zgjedhjeve te 28 Qershorit 2009, duke formuluar nje bojkot. Edhe dje kryetari i Partise Socialiste deklaroi se “do te shkepusim cdo lidhje me qeverine”, d.m.th., rinis jeta guerrilase. Edhe kryetari i grupit parlamentar ka deklaruar se “ne shtator nisin protestat e rruges”, dhe se “nuk do te kete me ligje”. Bojkoti i Partise Socialiste (ish komuniste) eshte vleresuar si nje akt kunder demokracise dhe vlerave perendimore, jo vetem nga brenda, por sidomos nga institucionet demokratike te Evropes. Po te numerohen gjithe zyrat, postet dhe institucionet e Perendimit, te krijuara qe pas Luftes se Dyte, nuk mund te gjendet asnje prej tyre qe nuk eshte “lutur” para PS-se per te shkuar ne Parlament. Cudi, Lufta e Dyte shfaqet si nje hije ne te gjithe aktin e trishte te bojkotit ne vend dhe te perjashtimit nga Evropa. Partia Komuniste (tani socialiste), e angazhuar fuqimisht kunder Perendimit, jo vetem per shkak te traktatit te Jaltes, mban barren e rende te pergjegjesise per ngrirjen e gjate te lidhjeve me Perendimin. Mban edhe barren e rende te izolimit, te luftes se klasave dhe te shkeljeve tragjike te lirive te njeriut. Ne vitin 1991-92 ra pushteti makaber komunist, por edhe Partia Socialiste (e alternuar nga komunistet) u duk se mori fryme lirisht duke hequr nga shpatullat pelerinen e Pilatit. Nuk mund te mendohej aq lehte, se vetem pas dy dekadash, Partia Socialiste do te kthehej ne pozitat izolacioniste ndaj principeve dhe institucioneve evropiane. Guximi ne demokraci e dergoi ne sensin e kundert te levizjes qytetare e politike; Partia Socialiste ra ne pozitat e vjetra. Kjo eshte ceshtja. Perseri Lufta e Dyte. Keshilli i Evropes u krijua me 5 Maj 1949, si nje pilar i bashkimit te Evropes ne institucione te perbashketa. Qe me 19 shtator 1946, Sir Winston Churchill mbajti fjalimin e famshem ne Universitetin e Zyrihut ne Svicer, ku beri thirrje per Bashkimin e shteteve te Evropes ne nje organizem te perbashket. Ne baze te krijeses se re qendron Traktati i Londres, ku moren pjese dhjete shtete te Evropes: Belgjike, Danimarke, France, Irlande, Itali, Luksemburg, Hollande, Norvegji, Suedi dhe Mbreteria e Bashkuar. Ndersa Perendimi bente te gjitha perpjekjet per te sheruar jeten ne gjendje germadhe pas Luftes, ketu ne Shqiperi ndodhte e kunderta. Ne Gusht te vitit 1949, ne kufi me Greqine nisi lufta e armatosur. Komunistet greke kishin organizuar revolucionin e majte ne atdheun e tyre, por duke deshtuar moren rrugen qe te strehoheshin ne Shqiperi. Partia Komuniste e Shqiperise, ngjarjen e rende e quajti “provokacione greke”, ndersa ne anen tjeter te kufirit “provokacione shqiptare”. Shqiperi e Greqi ndanin Ballkanin ne dy hemisfera politike; ndersa Tirana radhitej drejt Moskes, Athina mbetej me orientim perendimor. Jo vetem ne Shqiperi, por kudo ne vendet e Lindjes komuniste, kerkohej pretekst per te reaguar luftarakisht kunder institucioneve te reja qe po ndertonte Evropa Perendimore. Ne propaganden e KQ te PPSH, ngjarja e gushtit 1949 eshte pershkruar si nje akt sfidat kunder Keshillit te Evropes si “plan djallezor i Perendimit”. Tani, Keshilli i Evropes ka 47 shtete anetare qe perfaqesojne 800 milione qytetare, mes te cileve edhe 3.5 milione qytetare te Shqiperise. Eshte institucioni me i vjeter nderkombetar qe punon per integrimin evropian. Ne vitin 1990, me shembjen e “murit komunist” ne Lindje, ne Keshillin e Evropes u pranuan shtetet e Evropes Qendrore e Lindore, si edhe Shqiperia. Vetem Kazakistani e Bjellorusia nuk jane anetare te Keshillit te Evropes nga kjo ane e botes. Po te mos krijohej impakti pozitiv i KE, duke kundershtuar kembenguljen e Partise Socialiste (ish-komuniste) per perjashtimin e Shqiperise, Shqiperia mund te radhitej e treta, me Kazakistanin dhe Bjellorusine. Por nuk ndodhi; as PS nuk mund te behet “gjysma e Shqiperise” kunder Perendimit. Keshtu ndodh me gjysmat...
No comments:
Post a Comment