Prerja e dritave në Nju Jork
Më 13 korrik të vitit 1977, banorët e qytetit të Nju Jorkut i mundonte temperatura e lartë, zagushia dhe ajri i ndotur. Në një ditë me temperaturë të lartë, pjesa më e madhe e zonës më të populluar urbane në Shtetet e Bashkuara, u ndodh përballë mungesës së energjisë elektrike.
Prerja e dritave preku katër lagje të Nju Jorkut si dhe zona në në Uestçester. Përdorimi intensiv i ajrit të kondicionuar nëpër shtëpi dhe biznese u bë shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike. Në të njejtën kohë vetëtimat gjatë stuhive këputën një kabllo në pjesën veriore të shtetit të New Yorkut.
Centrali elektrik u nxorr jashtë pune dhe i gjithë rrjeti i furnizimit me energji të rajonit u ndërpre nën-stacion pas nën-stacioni. Kështu banorët e qytetit që deri atëhere krenoheshin për një rrjet të fuqishëm shpërndarës energjie mbetën pa drita për 25 orë.
"Shko drejt perëndimit djalosh!"
Më 13 korrik 1865, një artikull redaksional i gazetës "New York Tribune" përmbante këshillën që shumë shpejt u bë një thirrje e famshme amerikane. Horac Grilei, themelues dhe redaktor i gazetës shkruante: “Shko drejt perëndimit djalosh. Shko dhe rritu së bashku me vendin!”
Komentet e Grileit u drejtoheshin punonjësve të qeverisë federale të cilët ankoheshin për rrogat e ulta dhe koston e lartë të jetesës në Uashington D.C. Por kjo shprehje u bë një moto mjaft popullore për të rinjtë në përgjithësi në shtetet lindore, që synonin të kishin pavarësi dhe kushte më të mira jetese që mendonin se ekzisonin në territoret perëndimore amerikane, që më pas u bënë shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
No comments:
Post a Comment