Thursday, July 15, 2010
“Gruaja Merimange”, vret burra dhe dashnore
PATRA, GREQI - Nje histori sa e frikshme aq dhe e pabesueshme. E denje per skenar filmash, pasi derime tani, Hollivudit i mungon. Eva Zhonga, nje 54-vjecare nga Saranda, me origjine minoritare, eshte shnderruar ne femren me te frikshme te Greqise. Per vite me radhe, “i ka ngrene” burrat, ca duke u marre pasurite ne fund te jetes, sigurisht te zgjedhur sa me pleq te mundej dhe ca duke i vrare, nga padurimi per te marre milionat. Eva, ose Evangjeli Zhonga, sic eshte identiteti i saj i plote, lindur ne Sarande dhe banuese prej shume vitesh ne Greqi, nuk do te arrestohej, madje do te perlante dhe plakun e radhes me te cilin u gjet diten e djeshme kur iu vune prangat, nese nuk do te zbardhej vdekja dhe percudnimi i kufomes se biznesmenit grek, zbuluar pak dite me pare. Zbardhet ne kete menyre vrasja makabre dhe fshehja e kufomes se biznesmenit grek Tasos Tcagaropulos, 40-vjecarit nga ishulli Xakinthos i cili jetonte prej vitesh ne Athine dhe nje vit me pare u shpall i zhdukur dhe familja kerkoi ndihme nga emisioni televiziv “Fos sto tunel” (Drite ne tunel” per te gjetur te afermin e tyre. Paraditen e djeshme ne oren 10.30, 54-vjecarja Zhonga eshte paraqitur prane gjykates se Patres dhe ne prani te prokurorit ka pohuar se ishte ajo vrasesja e biznesmenit grek. Por me heret, naten e se shtunes, kur u arrestua, gruaja refuzoi te pranoje se ishte ajo autore e krimit. Madje akuzoi te dashurin e saj, nje takist 38-vjecar shqiptar duke thene se ishte ai vrases i biznesmenit. Por policia greke thote se 38-vjecari shqiptar, dyshohet se vendosi kufomen poshte pllakave te dushit, kurse vrasja eshte bere prej 54-vjecares, dhe sipas deshmive te saj, e ndihmuar nga i shoqi plak por qe edhe ai ka vdekur. *** Ne deshmine e djeshme, Eva Zhonga pranoi se ishte pjesemarrese ne vrasje, raporton korrespondenti i agjencise NOA. Ajo tha sot se vrasjen e kishte bere bashkeshorti i saj i tretem nje 65-vjecar, pikerisht ne muajin prill te vitit te kaluar, pak pasi u shpall i zhdukur biznesmeni. Por bashkeshorti i trete i 54-vjecares, ka vdekur veren e kaluar, sipas te dhenave mjekesore, i semure, pak pasi ishte groposur biznesmeni grek i shpallur si i humbur. Policia konfirmoi se po heton edhe kete vdekje nen dyshimet se edhe ky 65-vjecar eshte vrare nga gruaja “merimange”. Policia e Patres duke folur per hetimin e ngjarjes se zbuluar ne fshatin Dhiakofto, tha se ka marre ne pyetje pronarin e shtepise perdhese njekateshe. Ai ka treguar se kishte dhene me qera deri para disa muajsh banesen tek gruaja shqiptare e cila paguante rregullisht ne dore por u zhduk befas dhe ai ia leshoi shtepine nje cifti grek. Kurse theksoi: “Nuk kam asnje lidhje me vrasjen. Une thjesht dhashe banesen me qera dhe nuk di asgje tjeter se cka ndodhur aty brenda”. Policia tha se ka ngritur akuze ndaj pronarit te shtepise per fshehje taksash per qeradhenie. Nderkaq, policia e Patres ka marre ne pyetje ne cilesine e deshmitarit dhe nje mashkull shqiptar i cili ka telefonuar ne emisionin e te humburve ne TV duke treguar te dhena mbi zhdukjen e biznesmenit grek. Keto te dhena dhe ato qe dha fqinja ne banesen e 54-vjecares qeraxheshe, cuan policine ne zbulimin e frikshem te pllakes se dushit qe nen te mbante trupin e masakruar te biznesmenit te zhdukur. Policia ka zbardhur detaje nga deshmia e te riut shqiptar. Ai ka thene se ishte thirrur ne telefon per te shkaterruar dushin e vendosur te banjo e shtepise me qera. “Me kerkuan qe te shkaterroja dushin por une nuk pranova sepse per ta bere kete duhet te me jepte leje vetem pronari i shtepise dhe jo qeramarresja”, - ka deshmuar emigranti shqiptar. Rrefimi: Si e vrava biznesmenin grek “Gruaja merimange” ka rrefyer si vdiq Tasos Tcagaropulos: “Kur erdhi ne shtepi, i dhashe nje kafe, por aty kisha futur brenda ilac gjumi. Kur filloi te zalisej, ishte im shoq qe e goditi me sqepar kater here ne koke. Kurse une e godita me thike, duke i futur thiken tre here ne fyt”, - ka deshmuar 54-vjecarja. Me pas ka vazhduar: “Qe te dy, e morem kufomen dhe e futem poshte ne bodrum. Aty hapem nje grope poshte pllakes se dushit dhe e varrosem. Pastaj u vendos siper nje pllake e re dushi. Duke folur per masakren e ndodhur ne shtepine qe ajo kishte me qera, Eva ka deklaruar se kishte lidhje intime me biznesmenin grek Tasos Tcagaropulos. “Gruaja merimange”, tha se kishte mosmarreveshje ekonomike me Tcagaropulos. 54-vjecarja tha se biznesmeni e shfrytezonte prej disa vitesh kundrejt seksit me para. Ajo shkonte me burra pleq dhe parate qe nxirrte i merrte greku qe kishte si dashnor dhe si tutor. Ne keto rrethana, 40-vjecari duke qene se e dinte qe gruaja kerkohej per mori akuzash nisi ta kercenoje se do te tregonte ku fshihej dhe ketu, precipitoi vendimi per ta vrare. Gruaja rezulton person ne kerkim nga Policia shqiptare dhe Interpol Tirana. Pasi vrau te shoqin ne Sarande dhe iku ne Greqi, ajo ia mbathi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku peshkoi nje burre te pasur me te cilin dhe u martua duke fituar boll para nga kjo martese. E bindi te shoqin e radhes qe te kthehen ne Greqi. Por atje e braktisi, pasi e la ne nje azil pleqsh ku edhe ai nderroi jete pak kohe me vone. Njekohesisht mbi te dyshuaren Zhonga kane vershuar denoncime per rrembim pasurie nga familjare te 13 burrave pleq ne Krete, Volos, Selanik dhe Peloponez, kryesisht ne zona rurale. Kush eshte Gruaja “merimange”, Gruaja “merimange”, sic identifikohet emigrantja shqiptare nga shtypi grek, ka identitetin Evangjeli Zhonga, (e therrasin Evi ose Eva), 54 vjece lindur ne Dhiver te Sarandes ne Shqiperi por ajo ka nderruar emer sepse me pare ka pasur emrin Panago Zhonga. Gruaja “merimange” eshte arrestuar mbremjen e se shtunes ne Luca te Athines. Ishte nje telefonate ne emisionin televiziv qe tregoi se aty prane jetonte nje grua e ngjashme me ate qe ishte pare te kishte lidhje me biznesmenin e zhdukur. Ne te njejten kohe gjate emisionit, vajza e plakut kishte pare foton e te kerkuares ne transmetim dhe beri thirrje per ndihme: ‘Shpetoni tim ate nga duart e kesaj vraseseje”, - ishte apeli qe coi policine ne banesen e te atit. Policia shkoi ne Luca dhe arrestoi te dyshuaren e cila prej dy muajsh jetonte ne shoqerine e nje tjeter plaku te cilit i kishte hedhur karremat per te qene ai viktima i radhes se gruas qe “han” burrat. “Gruaja merimange” pohon se eshte martuar tre here dhe ka kater femije nga keto martesa. “Lume” akuzash shqiptaro-greke Policia zbardhi se 54-vjecarja kerkohej per dhjete akuza te ndryshme, mes te cilave dy per vrasje te kryera ne Shqiperi si dhe nje per grabitje. Shtrirja e krimeve te 54-vjecares verehet ne disa zona te Greqise, per vete metoden e jeteses se perkohshme ne lokalitete te ndryshme qe zgjidhte e dyshuara te bente. Vrasja ne Shqiperi Nje prej femijeve, vajza, eshte vetevrare ne Sarande, pak pasi e ema i mori jeten ne menyre makabre te atit duke e copetuar trupin e tij, ngjarje e ndodhur ne vendbanimin e tyre disa vite me pare kur edhe e dyshuara u arratis ne Greqi. Ajo qe kishte ndodhur ishte vertet makabre. Gruaja e kishte vrare te shoqin ne sy te femijeve dhe me pas e kishte copetuar. Per ta zhdukur trupin, cdo mbremje, per disa dite me radhe, hidhte ne kazanin e plehrave copa te trupit te te ndjerit. Ngjarja atehere u zbulua por gruaja “merimange” beri vetem dy vjet burg, pohon Policia e Patres, referuar te dhenave qe ka marre nga Interpol Tirana.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment