"Përdorimi i kondicionerit duhet të bëhet me kujdesin më të madh dhe zgjuarsi- shpjegon eksperti- mbi të gjitha duhet pasur parasysh mirëmbajtja optimale e filtrave dhe kontrolli konstant i ujit për të parandaluar zhvillimin dhe përhapjen e bakterit legionela”.
Ndaj, - thekson dr Lefoche, - distanca nga kondicioneri nuk duhet të jetë më pak se dy metra, si dhe temperatura nga mjedisi i jashtëm nuk duhet ti kalojë më shumë se tre gradë.”
Sipas Lefoche, një përdorim i zgjuar i kondicionerit mund të realizojë dëshirën për freskim, pa shkaktuar asnjë shqetësim për shëndetin.
"Është e rëndësishme mirëmbajtja e filtrit dhe monitorimi i ujit, sepse kondicioneri është një vend ideal për bakterin legionela, i cili nga mirëmbajtja e ulët dhe uji i ndenjur përhapet në ambient", përfundon eksperti.
a.e./NOA
No comments:
Post a Comment