Zbulimi vjen nga një studim në Loyola University Health System (SHBA), drejtuar nga John Callan dhe botuar në "Alcohol and Alcoholism".
Siç thonë ekspertët, gjenet që përcaktojnë fuqinë e sistemit skeletor veprojë nëpërmjet ARN-ë s, dërguesit të ADN- së që siguron formimin e kockave (dhe indet e tjera).
Por alkooli, në qoftë se pihet në sasi të mëdha, shkakton dëmtime pothuajse të përhershme të kockave.
Për të provuar këtë, dijetarët kanë punuar me minj të rinj laboratori të ndarë në 3 grupe. Grupi i parë (konsumatorë kronikë) merrte alkool në gjak për tre javë me radhë. Grupi i dytë (konsumatorë jo të rregullt) iu nënshtrua të njëjtit trajtim, për 3 ditë me radhë. Grupi i tretë dhe grupi i fundit (grupi i kontrollit) iu nënshtruan injeksionit të solucionit biologjik.
Vëzhgimi tregoi se "konsumatorët kronikë të alkoolit" kishin 300 gjene të çaktivizuar që lidhen me formimin e kockave. Në të kundërtën, "konsumatorët jo të rregullt të alkoolit" dhe grupit të kontrollit humbën vetëm 180 gjene.
Kjo ndodh , edhe për njerëzit. "Dëmtimi i shkaktuar nga jetesa e gabuar që ndikon në skelet gjatë moshën së rritur, mund të ketë pasoja për dekada të tëra. Ndoshta bëhen të dukshme pas disa vitesh për të favorizuar osteoporozën”, thonë studiuesit.
“Dhe, nuk mjaftojnë tre vjet të mospërdorimit absolut të alkoolit për të rikthyer aktivitetin e gjeneve”, përfundojnë ekspertët.
No comments:
Post a Comment