| Pak histori; si lindën dhe ranë 6 grupet kriminale të Tiranës |
Monday, July 12, 2010
Lavdia dhe fundi i tyre:Historia e “djemve të fortë” të Tiranës
Lavdia dhe fundi i tyre:Historia e “djemve të fortë” të Tiranës
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Kanë histori që mbeten që në startin e tyre e deri në përfundimin fatal të fatit të atyre që merrnin inat, të rivalëve dhe më pas të vetes së tyre. Nga djem që u gropuan pa e ditur ç`po bënin dhe ç`donin, te krerë grupesh që më pas u kthyen në kriminalë dhe që çoroditën Tiranën, shtetin, ekspertë hetimesh dhe krimesh dhe deri edhe qeveri shumëllojesh. Gjithçka që lindi si grupim dhe që më vonë u quajtën “Banda”, që morën emra rrugësh dhe zonash nga ku vinin të fortët, regjistruan vetëm vrasje, eliminime e deri edhe shfarosje familjesh. Policia e të gjitha kohërave thuajse gati ka qenë e paaftë të saktësojë në të vërtetë se çka ishin këto banda, por që pas çdo vrasjeje do të vinte edhe përcaktimi policor: Larje hesapesh. Ky përfundim vazhdoi gjatë, ndërsa djemtë e Tiranës vriteshin njëri pas tjetrit, banda rivale shfarosnin grupet përkatëse, binin një nga një emra dhe pse jo edhe mite, për sa i ëprket llojit të tyre, ndërsa policia dhe shteti dukeshin shumë të paaftë edhe për të qenë, jo më për të vepruar.
No comments:
Post a Comment