Wednesday, July 14, 2010

Libri i parë serioz për Malësinë e Madhe ndryshe Një libër plot mall

(Duke shfletuar librin”Malësia dhe fiset e saj”:të Prof.Lulash Nikë Palushaj)

“Malësia dhe fiset e saj”, libri i kohëve të fundit i Profesor Lulash Nikë Palushaj,emigrant në SHBA,të cilin pata rastin ta lexoja me andje, ndërsa po kaloja disa ditë pushimesh dimërore në Itali, një monografi e munguar për trevën e Malësisë së Madhe. Një libër i shkruar jo thjesht me penë,por me aq dashuri dhe respekt për trevën tone, për njerëzit. Ky është libri i parë serioz ,hulumtues të cilin duhet ta ketë çdo malësor, larg preferencave farefisnore apo mediokritetit provincial, me referenca po kaq serioze për Malësinë e Madhe,..Një libër plot mall dhe dashuri për vendlindjen e vet.

Ndryshe një libër qё jo,thjesht,do tё inkurajojё hulumtime serioze pёr tё patur nё tё ardhmen njё histori sa mё tё plotё pёr trevёn tonё,por si i shkruar me aq shpirt, ku duket se shumë faqe janë mbytur nga lotë malli,libri dëshmon vlerësimin deri në detaje ndaj traditave të trevës sonë në kontekstin sa historik,sa civil: Kontributi i malësorëve aq i njohur nga Lidhja e Prizrenit 10 qershor 1878,Ngritja e Flamurit,si një akt patriotik shembullor, më 6 Prill 1911, si prolog i Pavarësisë së Shqipërisë të shpallur më 28.Nëntor .1912 nga Plaku i Vlorës,diplomati i shquar Ismail Qemali,do të pasohej në ditët tona me sakrificën sublime njerëzore në radhët e batalionit “Atlantiku”, në mbështetje të UÇK÷ës, në emër të 17 Shkurtit 2OO8,Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës .”

“Deri sot,-,nënvizon me të drejtë autori-,asnji popull s’ka falë ndaj të tjerëve,në dam të vet kombëtar : rme besë të lidhura,me miqësi,me vëllami-probatimim,me kumbari:Mijëra viktima,keqpërdorime,dhunime e zhdukje fizike, falë nga vet populli shqiptar: me të vetmin qellim sa fisnik,sa civil: Të ndryshojë për mirë marrëdhëniet dhe botëkuptimet e fqinjve të vet ,edhe pse s’ka rast që këta fqinj të mos kenë qenë drejtpërdrejt apo indirekt shkaktarë të tragjedisë sonë si komb,pa kujtuar sa udhëheqës ilirë,sot krenaria e civilizimeve të tyre, qenë në perandoritë: romake,greke,serbe,maqedone dhe turke”.(“Malësia dhe fiset e saj”-Pjesa II,fq.18)

Sikur shekuj të tërë nën kornizën kanunore, në mungesën e shtetit ligjor ,në familjen malësore kryefamiljari respektonte “drejtësinë” ndaj anëtarëve të familjes,edhe pse fjala e tij ishte vendim,ai kurrë nuk vendoste në dëm të pjesëtarëve të.saj..Kështu vepronte edhe Zonja e Shtëpisë ndaj gjinisë së vet në familje, thekson autori. Sikur merrej parasysh edhe fjala e asaj femre që,si kishte hequr dorë nga martesa,vishej si burrë duke fituar të drejtën e fjalës në kuvend me burra dhe të mbajtjes së armës si vajzë e pa vëlla,krejt ndryshe nga kanunet tjera të vendit, një rast tjetër krejt unik,kur kujtojmë Tringë Smajlin e Grudës,Tonen e Hotit etj..

Duket,jo rastësisht, Doktor Milan Shuflaj kishte të drejtë kur shprehej: ”Gruaja e Malësisë së Madhe është më e civilizuar se ajo e Shkodrës, apo ajo e Malit të Zi ”. Nga ana tjetër mes malësorëve me njëri-tjetrin çdo gjë zgjidhej sipas një kodi komunikimi të vendosur,usulluar,në kuvend dhe kurrësesi në frymë “rruge”..

Në libër autori jep një vlerësim të gjuhës shqipe si kushrina e latinishtes në grupin e njohur të gjuhëve indoevropiane. Ēshtë interesant në këtë sens vizioni aktual për shqipen nga studiues të huaj dhe shqiptarë..Studiuesja e njohur shqiptare Elena.Kocaqi thekson: “Evropa e Bronzit ka folur,një gjuhë ilire,shqipen e vjetër nga e cila lindën gjuhët tjera,pasi greqishtja dhe latinishtja antike qenē gjuhë të krijuara, si gjuhë e administrstës,e kishës apo e shkollës në rastin e greqishtes,sikur latinishtja e krijuar nga një kastë e pasur shfrytëzuesish bujqësor duke dëbuar fisin pellazgo-ilir etrusk nga Roma dhe shmangur kēshtu pellazgjishten që flitnin popullsitë e tyre parahelene dhe pararomake

Shumë interesant është fakti kur studiues si M.Aref etj.pohojnë se vlerat e shqipes si nënë e gjuhëve të tjera i ruajtën mbi të gjitha Malësitë.

Me tepër të drejtë, Profesor Palushaj në këtë libër shtron pyetjen aq të guximshme e tejet të goditur :“Kujt ia lëshon zemra me të barazue me nacionalitetin e vet”?(“Malësia dhe Fiset e saj “Pjesa II,fq.158) që presupozon zgjidhjen civile, dinjitoze brenda vehtes sonë të dilemës finale për fatit tonë si komb..Në pasurim të këtij vizioni krejt postmodern dua të theksoj se kur flitet për kombin apo nacionalitetin shqiptar,. mjerisht ,(siç jam shprehur publikisht sa në librat e botuara, sa në mediat e shkruara apo elektronike) ,ne shqiptarët sikur kemi një keqkuptim sa politik,sa psiko-filozofik me vetvehten nën trysninë e euforisë postmoderne mjerane :

Vërtet diaspora shqiptare ,sidomos ajo në SHBA,”si ar e visar i cilësisë dhe i virtytit të naltë kombëtar”siç shprehet autori në këtë libër , mban flamurin e kontributit për Çështjen tonë Kombëtare, çka na detyron t’ju jemi mirënjohës përjetë sa Asaj,sa mikut të madh të shqiptarëve,SHBA.,por ama ju atje dhe ne shqiptarëve të tjerë kudo jemi: Në Shqipëri,Kosovë,,Maqedoni apo në Mal të Zi nuk na lejohet, në një konjukturë globale kaq të favorshme për ne, të dehemi nga entuziazmi modern...

. .Gabohet cilido që nën ekstazën e kultit të doktrinës postmoderne ndjehet i kompleksuar para një pretendimi kaq dinjitoz nga ana juaj ,çka personalisht e vlerësoj si një zë kurajoz, i njeriut të lirë, në epokën e postkulteve, postekuilibreve e postskemave. Një vizion sa fisnik,sa civil,sa modern,sa postmodern. kur dihet se cilado krijesë në këtë botë ka si limit, krejt të natyrshëm, kuptohet, realizimin e vetes brenda vetvehtes.Madje, sipas psikologëve, çdo gjë nis nga vetvetja.”Duajeni vetveten - Plotësojeni jetën tuaj”,-shprehet psikologia aq e mirënjohur amerikane Luiza Hej(Louise Hay).”Ka kombe të ndarë në dy apo më shumë shtete,si dikur ishte bie fjala Italia etj.,por jo kombe me dy identitete”, nënvizon shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare(“Koha jonë”,28.03.2008)

Mjafton të kujtojmë se Franca,sa kryeqendra kulturore e Evropë së Re, sa sëbashku me Gjermaninë poli i fuqishëm i politikës sa evropiane,sa globale, ka një dikaster i cili thirret Ministria e Edukimit Kombëtar Nacional.d.m.th nuk e tremb aspak termi komb, apo nacionalitet, siç tremb ndonjë “intelektual” nga Kosova, aq “origjinal”në llojin e vet,sa gjetjen tonë(të kosovarëve) brenda vetvehtes e konsideron,madje në“Vizion Plus”drejtpërdrejt nga Prishtina,si Vetëkolonializim!?!?!.

Ndryshe,sipas filozofisë së tij prej skllavi ndaj kultdoktrinës, në”Zonë e Ndaluar”me Andi Bushatin ,kohët e fundit, kosovarët(shqiptarët) nuk paska kuptim të pretendojnë të gjejnë vetvehten në “Tiranë”,por vetëm në “Bruksel”.duke konfonduar sjelljen politike,doktrinën filozofike,”skemën”,standartet,,formën me përmbajtjen, thelbin, genin e tij, identitetin, ndryshe me të të qenit shqiptar.

Sipas zotit M.K, i dehuri nga entuziazmi modern,emrin e të cilit s’ia vlen ta artkulojmë, gjermanët lindorë qenkanë vetëkolonializuar duke u bashkuar me vëllezërit e tyre perëndimorë!?!?!Profesor, besoj jemi të një mendimi, se nuk ka djalë nëne normal në këtë botë që të dëshirojë ta shoh nënën e vet të copëtuar tërë jetën, siç e kemi ne,Shqipërinë tonë Natyrore,Nënën tonë të Përbashkët!

.Këtu nuk presupozohet si zgjidhje gjuha idiote,folklorike,anakronike e kobures,por ndjenja e përgjegjësisë kombëtare,si thelbi i të gjitha lëvizjeve tona si shoqëri civile: Intelektualë,studiues,gazetarë larg të të bërit politikë nga të gjithë si deri dje.

Ndryshe do të injorojmë vetvehten në Epokën e Integrimit, sikur aq më pak mund të kemi nesër një Shqipëri të Bashkuar në Evropën e Bashkuar si aspirata më normale,më dinjitoze,më civile e çdo shqiptari vërtet evropian,çka nuk do të arrihet kurrë, në se shqiptarët në Tiranë nuk do të shpëtojnë nga fobia e Shqipërisë së Madhe,apo ata në Prishtinë nuk do të çlirohen nga kompleksi idiot i identitetit kosovar. si identiteti i shqiptarëve,mjerisht, të deformuar në thelbin e tyre.

Asnjë e drejtë kombëtare nuk mund të konkretizohet nga fryma e shenjtë,nga dogmat e sjelljes folklorike sa shqiptare,sa ballkanike,si ajo e entuziazmit modern,aq më pak nga “origjinaliteti”sa tragjik,sa komik i sjelljes sonë me vetvehten, por pikërisht, në rrugën që ofrohet në këtë libër,duke evidentuar para Evropës së Re vlerat tona, me bindjen kategorike se,kush nuk do vetvehten, nuk mund të jetë as djalë nëne, as poltikan,as intelektual.Madje po kaq mjerisht as i pranuar për Evropën e Re,e cila nuk konsiderohet si ” Atdheu- Evropa e Majmunëve”,por nënvizohet saktë,prerë e qartazi : “Atdheu-Evropa e Kombeve” të vetëdijshëm për identuitetin e tyre .

.Prandaj,Profesor, pa harruar edhe ndonjё mangёsi si strukturё dhe si vizion,sikur pa pretenduar se në çdo aspekt libri juaj ka rrokur përsosjen,çka e ndjen edhe libri më serioz i një këndvështrimi të tillë historik, ju lumtë për librin”Malësia dhe fiset e Saj” që sjell mesazhin më kuptimplotë,aq jetik për ne shqiptarët, të kryqëzuar aktualisht, mes kozmopolitanizmit dhe provincializmit:

Duaje sinqerisht,larg çdo kompleksi,vetvehten,ndryshe nuk mund të meritosh as dashurinë e të tjerëve”

,Itali,Varese,më 15.01.2O1O Kadri Ujkaj,kritik letrar

Rushi:Tё fala dhe shendet ju dhe Profesor L. Palushajt,urime dhe seriozitet maksimal nё vlerat tuaja ,si vlera qё na gёzojnё tё gjithёve.Tё gatshёm dhe nё pritje tё bashkёpunimeve tё reja uroj nga ana jonё :Suksese dhe respekt tё veçantё edhe si mik dhe si bashkёpatriot i juaj

No comments: