Në zbulim të plazheve më të bukura në botë, nga mrekullitë e Seychelles në Australi, nga Spanja deri në ishujt Hawaii, një turne fotografik nga parajsat më prestigjioze, aty ku detet kristalizohen.
Barbados/ Karaibe
Pushime në Barbados, një zhytje në parajsën spektakolare të Karaibeve, një ishull tropikal që i përket Antileve të Vogla, ekskluziv dhe tepër origjinal, i pasur me gjire të vegjël, limane, plazhe ekzotike të rrethuar me palma, të shkëlqyera për praktikimin e zhytjeve.
Seychelles/ Australi
Janë 115 perla të vogla dhe të çmueshme për t`u eksploruar në Seychelles, smeralde të vërtetë të ngulitur në Oqeanin Indian, të ndarë në 42 ishuj graniti dhe 73 ishuj koralor. Seychelles janë një parajsë për t`u eksploruar nga deti, për të admiruar nga afër bukurinë e sfondeve të mahnitshme, shumë të preferuara për zhytesit.
Oahu/ Hawai
Waimea Bay është një nga plazhet më të njohura të bregdetit legjendar të Oahu, në Hawaii, një destinacion tërheqës edhe në dimër, kur valët e tij të larta transformohen në parajsë për surfistët. Ashtu si dhe në sezonin e verës, kur ujërat e qetë përcjellin tek pushuesit qetësi, duke u paraqitur si pishina natyrore spektakolare.
Martinica/ KaraibeDikur të njohura me emrin Madinina, “Ishulli i luleve”, Martinica është një ishull me origjinë vullkanike , i vendosur në zemër të Karaibeve, në Antilet e Vogla. Ishulli të mahnit dhe të impresionon me diversitetin e peizazheve, duke filluar nga prodhimi i bananeve, kallami i sheqerit dhe pyjet tropikale, fshatrat e peshkimit dhe plazhet magjepsëse.
Guadalupe/ Kaliforni
Quajtur “Flutura e Karaibeve” për formën e saj, Guadalupa, në zemër të Antileve të Vogla, në ishujt Sopravento (nga fryn era), është parajsa e zbuluar nga Kristofor Kolombo në 1943. Lagen nga Oqeani Atlantik dhe Deti i Karaibeve, këto smeralde që shoqërojnë arkipelagun Guadalupe janë shtatë ishuj kryesorë, përveç një numër ishujsh të tjerë për që mbeten për t`u zbuluar.
Bahamas/ Atlantik
Arkipelagu Bahamas, vendosur në Oqeanin Atlantik, karakterizohet nga 700 ishuj koralor, ku shikimi përhumbet në bukurinë e jashtëzakonshme të rrezeve të lehta të dritës dhe ngjyrave të natyrës, në plazhet mahnitëse, ujit të kristaltë, sfondet spektakolare të shkëmbinjve koralor nënujorë, më të mëdhatë në botë, që gjithmonë ngjallin ndjenja magjepsëse.
Formentera/ Spanjë
Janë ujërat e qartë si kristali dhe plazhet me rërë të bardhë, që e bëjnë Formenteran një destinacion të veçantë për europianët e magjepsur nga aroma e Karaibeve. Çdo cep i plazhit mund t`ju bëj të ëndërroni dhe të jetoni emocione të paimagjinueshme të parajsës tropikale, pa lënë Europën. Magjepsës në ngjyra të pastra dhe të ngrohta tamam si një kartolinë.
Polinesi/ Bora-Bora
Padiskutim një parajsë e vërtetë tropikale, Polinesia franceze është një koleksion i pesë arkipelagëve të mahnitshëm të 118 ishujve të Bora Bora-s. Perla e Paqësorit, e njohur për peizazhet e saj, për natyrën e paprekur dhe lagunën e mrekullueshme, ku kufijt e realitetit nuk perceptohen. Një parajsë e pasur me ishuj dhe peshq shumëngjyrësh.
Maya Beach/ Tailandë
I pavdekshëm për bukuri në filma të shumtë, Maya Beach është një nga plazhet më të bukura të arkipelagut Phi Phi Island, në Tailandë, një parajsë tropikale që, pas tsunamit të 2004, u rikthye në shkëlqimin origjinal, një ylber plot ngjyra, një vend i pacenuar dhe larg turizmit masiv.
Quintana Roo/ Meksik
Vendosur në Detin e Karaibeve, shteti i Quintana Roo, është një pasuri natyrale e gadishullit lindor Jukatan, në Meksikë, një zonë e cila ofron mundësi për të jetuar një eksperiencë të paharrueshme në kontakt me rrënojat Maya, midis plazheve me rërë të artë dhe pamjes madhështore të vendeve si Kankun, Playa del Carmen dhe Isla Mujeres.
No comments:
Post a Comment