Frrok Cupi
Doni ta shijoni ardhjen e humbjes se Rames ne zgjedhjet qe vijne?... Eshte e thjeshte: Uluni ne nje nga baret e Tiranes ku zinin vend perdite "partizanet" e kryetarit te PS dhe te Bashkise, ose kryetarit te te gjitheve- sic e kishte menduar veten. Humbja ndihet bashke me aromen e kendshme te kafese.
Po i shikoni?
Mbreme, dy miq te afert te Rames, anetare te koalicionit te majte (njeri i djathte dhe tjetri i majte qe ne fillim), u ulen ne barin ku vijne cdo pasdite. Asnjehere me pare nuk ishin ulur pa u ndiere; ose i hidhnin shpoti ndonje kamerieri, ose ngacmonin ndonje klient kundershtar te kryetarit te tyre. Por mbreme u ulen pa u ndiere. Thone se ka dy a tre net qe ulen ne kete menyre. Njeriu qe mban ane te djathte por eshte radhitur ne koalicion te majte, ka zakon qe sa here ndihet keq nxjerr nje shami dhe fshin ballin edhe po te mos kete djerse. Ndersa i majti thith cigare pa shikuar njeri rrotull. Tamam keshtu i pane mbreme. "I kishim thene te mos kandidonte... tani ta mbaje vete", nisen te flasin me miqte qe iu afroheshin... Edhe ne kafenete e Bllokut, sidomos ne kafenete ne rrugen pedonale "Ismail Qemali" qe dikur ka qene zemra e bllokut, ndihet aroma e humbjes. Ketu vinin ata qe ishin rritur ne Bllok dhe tani jane deputete te Partise Socialiste; por vinin me turrin e kalit cdo mengjes. Sapo hynin ne kafene, edhe keta binin ne sy per turin qe merrnin ose sic i thone ndryshe per arrogancen. Nuk kishte te tjere ne kafene vec ketyre. Tani keta jane ndryshe: ose nuk vijne me ne kafene, ose vijne dhe kapin qoshen. Duket se iu ka rene agresiviteti. Me pare e kishin bllokun te tyrin; uleshin aty afer xhamit dhe pergjonin kush kalonte. Kundershtaret iu vrisnin syte keqas dhe nisnin e shanin. Madje edhe ne debatet televizive, njeri qe ben here si Qemal Stafa e here si Koci Bako, iu permendte kundershtareve sa here kishin kaluar neper bllok. Njesoj si dikur ata qe pergjonin ciftet ne Parkun e Liqenit te Tiranes.
Ne librat e vjeter te realizmit socialist ose edhe te brezit neo-klasicizmit, aroma e kafese se mengjesit pershkruhet si ogur i dites. Si te jete kjo ndjesi, ashtu vjen dita. Ndersa ndryshimi i pushtetit eshte pershkruar gjithnje si nje ngjarje qe ze fill te thartimi i militanteve. Militantet e zjarrte te Rames tani kane rene squkat, ose jane mbyllur me nervozizem ne "letrat" e tyre si plaka Nurihan ne novelat e Kadarese. Por edhe jashte letersise, era e humbjes se Rames (kryetar i PS) ka ardhur deri te aroma politike e aleateve. Aleatet e nxehte ne mbrojtje te kryetarit te koalicionit, edhe pse te pabotuar ne popull, tani bejne me shenje se "nuk duam t'ia dime me". Disa prej tyre kane mbetur te pakenaqur me "torten" qe iu ka rene per pjese, por megjithate nuk eshte kjo arsyeja kryesore. Kryesore eshte se kane ndiere humbjen e "padronit"; por edhe se sado te etur per pushtet te pamerituar, njerezit jane edhe te arsyeshem dhe nuk mund ta ndjekin tjetrin deri ne ferr. Aleatet "e nxehte" tani edhe ne debatet televizive jane zbutur, e lene kundershtarin te thote cfare te doje per "shefin" e opozites; me pare nuk mund te ndodhte.
Humbja bie ere kafe, por bie edhe ere "tradhti". Ne "hemisferen" e majte te politikes, fjala "tradhti" eshte shume e afert, por kjo merr kuptim me te zakonshem kur tradhtohet per shkak te humbjes se merituar te tjetrit. Askush ne krahun e majte nuk ka "borxhe" ne humbjen e Rames. Veren e vitit qe kaloi, ndersa te gjithe te tjeret rrufisnin kafene e mengjesit ne karriget e shtruara ne ca trotuare te ngushte, por megjithate ndiheshin mire me veten, militantet e zjarrte te se majtes u mblodhen ne bulevardin "Deshmoret e Kombit" dhe u shtruan ne greve urie. Aroma e filxhanit te kafese qe vinte nga baret rrotull, shponte hundet e tyre, por nuk i ngrinte dot me kembe deri aty sa ta linin greven. Deshira per nje kupe kafê mbytej shume shpejt prej vullnetit dhe servilizmit per te sherbyer fitoren e kryetarit te Partise Socialiste. Keta qe sakrifikonin jeten m'u ne mes te rruges, sigurisht nuhasnin edhe ndonje shprese per vete, ndryshe pse do te vdisnin per kryetarin. Ky eshte ndryshimi qe solli epoka e re e demokracise edhe per socialistet apo cdo te majte qe ka ardhur ne epoke me idene e "rruges se vetme".
Dhe, ndryshimi kryesor eshte se ne epoken e shoqerise se hapur, humbja vjen edhe me aromen e kafes.
No comments:
Post a Comment