Sunday, April 10, 2011

Artiste sterile

Frrok Cupi


Po degjoj disa artiste qe thone se "nuk kemi lidhje me politiken dhe me zgjedhjet". Me duket se po thone se nuk kane lidhje me realitetin. para dy a tre ditesh u mblodh nje keshill i intelektualeve ne Iniciativa per Tiranen ku u ftuan kryetari qe po shkon dhe kryetari qe po vjen i Bashkise se Tiranes. Disa nga keta "artiste" nuk moren pjese ne bisedim se pse "jemi te pavarur". Desh thane se jane sterile. Te mos marresh pjese ne punet e shoqerise njerezore ku jeton, atehere tregome te lutem cfare artisti je! Eshte krijuar nje ide sikur artisti rron me ajer dhe ne ajer. Jane ca mes nesh qe lene mjeker, rrine pa rruar, rrine pa lare, veshin lekure, bejne ca poza si te marre dhe thone se jane artiste... Por me popullin dhe me zgjedhjet nuk kane pune. Nuk e di sa sterile jane, por manifestohen si artiste sterile.

C'jane keta artiste qe nuk kane lidhje me politiken dhe me zgjedhjet? Qe nga Homeri deri te Dan Brown dhe Anjelin Joly liden me politiken dhe me njeriun; sepse politike do te thote njeri dhe qytet. Keta ketu thone "jo". Keta thone se jane "intelektuale"

Sipas fjalorit te vete sterileve, disa i quajne artistet "intelektuale". Nuk ka fjale me te shemtuar, sidomos kur perdoret ne kete kontekst, ose ne kontekstin me te gjere, ku perfshihen jo vetem artistet, por edhe te tjere qe mund te thuhet se bejne pjese ne nje elite... Pse, ore, te tjeret nuk kane intelekt, qe te quhen intelektuale vetem keta? Madje eshte nje zvogelim djallezor i kapacitetit te njeriut special kur e quajne vetem "intelektual". Megjithate, perdite zhargoni i politikes apo i rruges, i therret artistet me fjalen e shemtuar. Politikanet, per shkak se per vete nuk kane qejf te quhen "te kultures", sepse iu duket vetja hicgje, sjellin neper dhembe gjithe diten "intelektualet". Disa prej ketyre bejne edhe bilance, si p.sh, "ne Partine tone kemi kaq qindra intelektuale". Intelektualet e fshatrave, kohet e fundit, jane bere sundues, sidomos permes prurjeve te "politikes se re".

Valle, ku jane artistet? Kjo eshte ceshtja.

Artistet, edhe jane, edhe nuk jane; edhe kerkohen, edhe nuk i duan. Ky eshte fati i keq. Ne popull, sa here behen marrezira shume te medha, kerkohen artistet. (Per fat te keq, edhe populli iu thote "intelektuale"). "Ku jane intelektualet, ore, pse i lejojne keto gjera?", thone njerezit ne rruge a ne shtepi. Edhe politika qe i ben marrezirat, po keshtu thote. Artistet jane ulur ne shkalle dhe nuk kane "voce in capitolo". Nuk funksionojne organizatat e artisteve, edhe sikur te thone nje gje, kush i degjon? Pastaj cfare detyrimi kane. Kamy ka thene se artisti nuk ka angazhim vullnetar, por nje "detyrim ushtarak" te detyruar. Artistet vete, shikojne me perulje andej nga shteti. Shoqeria ka pranuar absurdin administrativ se "akademiket e moshuar nuk vlejne". Politika "e re" i ka thene vetes qe t'i shfarose te gjithe njerezit me kontribute, d.m.th., se pari artistet. Artistet e deshtuar jane ngjitur ne karrige politike dhe luftojne me sa mundin kunder species qe lane pas, pa mundur ta arrijne. Fjalori i gjuhes shqipe, edhe pse i se njejtes gjuhe qe flasin te dy palet, nuk kuptohet me njesoj prej te dyjave; politika flet me gjuhe vulgare. Atje jashte ne rruge, njerezit thone "ku jane intelektualet?", por nuk kane ku te jene. Ata jane ne shkalle dhe "luajne" per veten e tyre. Prej nje kohe shume te gjate, teatri, opera, e filmi, ishin shpallur te huaj (si i Huaji i Kamyse). Edhe sot e kesaj dite, ne sallen e Teatrit Kombetar dhe ne Teatrin e Operas, mund te vdesesh nga te ftohtet ne dimer dhe e nxehti ne vere. Ne teatrin e shoqerise, pa pushim, qendrojne viktima dhe luani; viktima jane artistet.

Betejen e pare, artisti e ka me veten dhe me llojin e tij. Artistet kane mbetur ne radhen e fundit te shoqerise, sepse e duan veten sterile; shpesh here thone se ua ka fajin liria. Por artistet nuk guxojne te krijojne ne menyre te rrezikshme; ky eshte faji vdekjeprures. Nje arkitekt qe ka qene ne burgjet komuniste, tani shpreh admirim per muzeun e Enver Hoxhes, sepse ka frike te jete kunder kryetarit te PS qe eshte edhe kryetar i Bashkise. Ky kryetar ushqen artistin dhe arkitektin. Shpesh here me duket se artistet e shikojne veten krijues ne kolltuk, por ajo epoke ka ikur. Ky shekull nuk fal asgje. Ne kete shekull biblioteka roze dhe romani i zi kane spostuar Luften dhe Paqen e Tolstoit dhe Manastirin e Parmes. Dje, nje artist nisi te flase se "zgjedhjet e kaluara ishin te manipuluara", edhe pse tha se "nuk merret me politike". Ka shume te dhena se artistet vazhdojne te jene "ndihmes te Partise", si ne periudhen e komunizmit.

Perballe artisteve tani ndodhet rreziku me i madh, turmat Shoqeria e turmes i heq kapelen vrasesit dhe nepunesit medioker, por jo artistit. Nje artist qe ekspozon pikturen ne muret e qytetit, quhet "jo i forte". Po te mos zbulohet forca te vepra e artit, valle si mund te qendroje kjo te artisti? Turma nuk mund te shikoje kaq thelle. Ka mundesi qe vete artisti te jete thyer, ose te jete duke u thyer para rrezikut qe vjen nga turma. Nje dite, edhe artisti mund t'i bindet kesaj fuqie te verber e shkaterrimtare. Ka ndodhur kjo nje here me Rasinin, ne vitin 1957. Rasini u leshua dhe kerkoi falje pse po shkruante Berenisen e tij te famshme, dhe nuk po luftonte per mbrojtjen e Urdhereses se Nantes(!)

Ka rrezik qe nje dite te dalim te perulemi para xhahileve dhe te kerkojme ndjese pse lexojme libra dhe pse dime shkrim e kendim.

No comments: