Wednesday, April 13, 2011

Rama prezanton projektin për travajin e Tiranës


Kreu i bashkisë së Tiranës Edi Rama ka prezantuar sot projektin për ndërtimin e një tranvaji në kryeqytet.

Në fjalën e tij Rama theksoi se ky shërbim jo vetëm do të përmirësojë transportin në kryeqytet por edhe në rritjen e mirëqënies ekonomike dhe sociale për qytetarët.

“Ka një dallim radikal mes nesh dhe Saliut. Ne nisemi nga ëndërra, mbështetemi tek vetja, çfarë kemi bërë dhe tek të tjerët, çfarë kanë bërë para nesh. Tendenca e zhvillimit në Tiranë ku ëndrrën e projektojmë hap pas hapi përmes programesh të mirëdetajuara, ku shprehet tendenca e fundit përtej kufirit. I yni është një zhvillim i qendrueshëm me një koncept të mirorganizuar urbanistik në Tiranë. Është një zhvilim që rrit bashkëjetesën komunitare dhe rrit vlerën materialeve të aleatëve publike dhe private”, tha Rama.

Ndërkohë projekti i tramvajit “Tram Tirana”, do të shtrihet në kryeqytet në 5 linja kryesore: Universiteti Politeknik – Kombinat; Universiteti Politeknik - Kampusi i ri universitar i Tufinës; Universiteti Politeknik – Universiteti Bujqësor i Kamzës; Universiteti Politeknik - Parku i ri i Paskuqanit dhe Tiranë - Aeroporti i Rinasit.

No comments: