Në Kili janë shprehur të fyer, për shkak se Klaus ishte arsyetuar duke thënë se e mori një stilolaps të thjeshtë, i cili edhe ashtu ishte dedikuar si dhuratë.
“Stilolapsi protokollar ishte vepër unike nga punëtoria e mjeshtërve kilianë. Stilolapsi i gravuar ishte punuar nga guri gjysmë i çmuar lapis lazuli”, ka thënë për të përditshmen çeke “Pravo” Paola Elbjet, nga Zyra e presidentit kilian, cituar sot nga Rel.
Pyetjen e gazetarit se çfarë bëhet me ato stilolapsa pas nënshkrimit të marrëveshjeve dhe a thua ato jepen si dhurata, zëdhënësja e presidentit kilian e ka injoruar me heshtje të gjatë.
Më shumë se 1.5 milion njerëz e kanë parë videon në faqen YouTube, në të cilën shihet presidenti çek në konferencën për shtyp me presidentin Sebastian Piniera, se si e hap kutinë, e merr stilolapsin, i vë duart nën tavolinë dhe pastaj stilolapsi përfundon në xhepin e tij.
Zëdhënësi i Klausit, Radim Ohvat, ka reaguar menjëherë duke sqaruar se stilolapsi do t’i jepej Klausit si dhuratë.
Pas kthimit në Pragë, kur gazetarët çekë e pyetën Klausin për “videon kleptomane”, ai u përgjigj se ishte vetëm një stilolaps i thjeshtë.
No comments:
Post a Comment