Tomori mbetet në vendin e dytë me 53 pikë, por tani ka vetëm dy pikë më shumë se Kamza e vendit të tretë që mundi Gramozin 2-0. Kryeqytetasit e mbyllën ndeshjen që në pjesën e parë duke shënuar dy herë; autorë të golave Ngjela në minutën e 16-të dhe Ardian Beqiri në të 45-ën. Kamzalinjtë humbën edhe një penallti në pjesën e parë, kur rezultati ishte 1-0. Nuk humbasin aspak terren Apolonia dhe Besëlidhja, që morën gjithashtu fitore, duke i qëndruar ngjitur Kamzës dhe Tomorit.
Apolonia fitoi 2-1 në Lushnjë në derbin myzeqar, falë golave të Da Silvës dhe Metos, ndërsa Besëlidhjes i mjaftoi një gol i Stojkoviçit në pjesën e parë për të mundur Bilisht Sportin në transfertë.
Ndërkaq, Pogradeci kryesues regjistroi një tjetër goleadë. Këtë herë vitkima e liqenorëve ka qenë Vlora, që ka pësuar plot 5 gola. Gjithsesi, vlonjatët kanë arritur të shënojnë golin e nderit në pjesën e dytë. Tashmë, Pogradeci ka 62 pikë, 9 më shumë se ndjekësi më i afërt, Tomori.
Luftëtari mundi Tërbunin minimalisht në një takim mjaft të tensionuar, ku u dhanë edhe tre kartonë të kuq. Pukjanët e mbyllën takimin me 9 lojtarë, kurse vendasit me 10. Goli i vetëm u shënua nga Braho në minutën e 79-të. Edhe Gramshi mori tri pikë shumë të rëndësishme, pasi mundi Mamurrasin 2-0, duke qëndruar në lojë për mbijetesën. Ndërsa, Partizani koleksionoi humbjen e radhës, teksa u thye nga Burreli 1-0 në takimin e luajtur në kompleksin stërvitor të Kamzës.
Kategoria e Parë - Java e 26-të
Pogradeci - Vlora 5-1
Shënues: Pengu 17’, Rraboshta 24’, 59’ Elmazi 27’, Çipi 72’ / Plepi 69’
Luftëtari – Tërbuni 1-0
Shënues: Braho 79’
Bilisht. S. – Besëlidhja 0-1
Shënues: Stojkoviç 20’
Lushnja – Apolonia 1-2
Shënues: Çutra 24’/Da Silva 18’, Meto 55’
Kamza – Gramozi 2-0
Shënues: Ngjela 16’, Ardian Beqiri 45’
Ada – Tomori 5-4
Shënues: Nika 12’, 38’, 60’, Hajdari 26’, Idrizi 85’/ Çaushaj 18’, 35’, 58’, 88’
Partizani – Burreli 0-1
Shënues: Pjetrani 20’
Gramshi – Mamurrasi 2-0
Shënues: Trashi 14’, Ziambo 85’
No comments:
Post a Comment