Kur mendoni për disa prej emrave të mëdhenj në letërsi ju ndoshta mendoni për autorë si: Aristoteli, Charles Dickens, James Joyce, William Shakespeare, Leo Tolstoy dhe kështu me radhë. Të gjithë ata janë rastësisht burra. Për një kohë të gjatë kjo ndodhi sepse thuhej se gratë madje as nuk mund të shkruanin sepse ishin të frikësuara se diçka do të ndodhte me to nëse botonin, kështu që shkruanin nën pseudonime. Megjithatë, gjurmët që shumë prej këtyre grave lanë në letërsi janë vërtet për t’u çmuar. Më poshtë janë 10 nga shkrimtaret amerikane, të cilat guxuan të thyejnë tabunë dhe të shfaqen në skenën e letrave si gra. Janë 10 shkrimtare, të cilat kanë lënë shumë gjurmë në historinë e letërsisë edhe përtej Amerikës…
1. Harriet Beecher Stowe
Stowe ka jetuar në mes të viteve 1800 dhe pa të gjitha padrejtësitë me të cilat skllevërit u desh të përballeshin në Amerikë. Ajo është më e famshme për romanin e saj që ngjalli debate “Uncle Tom’s Cabin” (Kabina e xhaxha Tomit), i cili u shkrua ndërmjet vitit 1851 dhe 1852 dhe ngrinte pyetje për institucionin e skllavërisë dhe ekzistencën e tij në Amerikë. Kur Abraham Lincoln e takoi shkrimtaren tha: “Pra, kjo është zonja e vogël, e cila ka shkruar librin që e bëri këtë luftë të madhe”.
2. Emily Dickinson
Kur shumë njerëz mendojnë për poetë nga të shekulli i nëntëmbëdhjetë, ata mendojnë për këtë grua. Dickinson lindi dhe jetoi në Massachusetts ku shkroi poezitë e saj. Një pjesë e veprave të saj u botuan në revista, ndërsa ajo ishte gjallë, por pjesa më e madhe e veprës së saj u botua pas vdekjes. Ajo është e njohur për shkrimin e poezive që thyen formën e poezisë tradicionale angleze, duke luajtur me shenjat e pikësimit dhe stilin më shumë se shkrimtarët e tjerë të kohës së saj.
3. Kate Chopin
Chopin ishte një nga shkrimtaret e para feministe që ngriti pyetje mbi feminitetin dhe të gjitha gjërat që lidhen me të. Ndërsa ishte gjallë u konsiderua si një nga shkrimtaret më të rëndësishme të kohës së saj. Një nga novelat e saj më të famshme, “The Awakening” (Zgjimi) ka si personazh kryesor, Edna Pontellier, të mbërthyer me pikëpamjet e saj joortodokse për mëmësinë dhe të qenit grua.
4. Edith Wharton
Një nga shkrimtaret më të famshme në histori, Edith Wharton, është e njohur për shkrimin e letërsisë që sfidoi normat sociale për gratë. Një nga romanet e saj më të famshëm që ilustron këtë është “The House of Mirth” (Shtëpi e gëzimit). Botuar në vitin 1905, ajo u pasua nga Lily Bart dhe jeta e saj në harresë. Ajo e donte stilin e saj të shtrenjtë të jetesës, por nuk donte të martohej për para. Përkundrazi, ajo dëshiron të martohet për respekt dhe, më e rëndësishmja, për dashuri.
5. Willa Cather
Willa Cather ishte një romancierë në fillim të shekullit të njëzetë, që u rrit në Nebraska. Ajo ishte e mirënjohur për përshkrimin e gjërave të vogla të mrekullueshme (“Great Plains”) në letërsinë e saj. Si një shkrimtare, ajo nënshkroi në modernizëm dhe romani i saj “My Antonia” (Antonia ime), tregon stilin interesant të Cather. Këtu, ajo ndjek jetën e Jim Burden nga adoleshenca në moshën e rritur. Rrëfimi është interesant, edhe pse Jim tregon historinë e tij, ai është gjithashtu duke treguar edhe historinë e Antonia-s dhe një sërë karakteresh të tjerë kryesorë dhe tregimet e tyre janë po aq të gjatë sa i tij.
6. Edna St Vincent Millay
Millay kishte një nga jetët personale më të diskutueshme kur është fjala për këtë listë të autorëve. Ajo ishte e njohur për stilin e jetës së saj bohem dhe të lidhjeve të shumta dashurore gjatë gjithë jetës së saj. Ajo ishte gjithashtu edhe gruaja e parë që fitoi çmimin Pulitzer për Poezi. Ajo është më e njohur për poezinë e saj, por gjatë jetës së saj u mor edhe me forma të tjera të letërsisë. Një nga librat e saj më të mirë poetikë është “A Few Figs From Thistles” (Ca fiq nga gjembaçi).
7. Eudora Welty
Jetoi përgjatë shekullit të njëzetë dhe ishte një shkrimtare e historive të shkurtra dhe novelave. Një nga shkrimtaret më të nderuara femra, ajo mori trembëdhjetë çmime gjatë jetës së saj, duke përfshirë çmimin Pulitzer dhe Medaljen Presidenciale të Lirisë. Ajo ishte gjithashtu një nga fotografet më të nderuara gjatë Depresionit të Madh. Romani i saj, “Bija Optimiste” fitoi çmimin Pulitzer në 1972. Historia bën fjalë për një grua të quajtur Laurel, e cila shkon në shtëpi në Misisipi për të ndihmuar të atin e saj, pas një operacioni.
8. Sylvia Plath
Plath ishte e njohur kryesisht për poezinë e saj, por puna e saj më e famshme është “The Bell Jar”. Historia është shumë me ndikim dhe e diskutueshme, për atë çfarë e ndjek protagonistin në rrëpirën e një sëmundjeje mendore, që dëshmon të jetë gjysmë-autobiografike. Plath u lind në 1932 dhe është po aq e famshme për vdekjen e saj siç është edhe për punën që la -ajo bëri vetëvrasje duke vënë kokën e saj në një furrë me mikrovalë, ndërsa fëmijët e saj ishin duke fjetur. Para se të bënte këtë ajo “iu përmbajt” instinktit të saj prej nëne duke vendosur peshqirë të lagur nën dyert e fëmijëve të saj për të parandaluar futjen e tymit në dhomat e tyre dhe më pas iu la atyre gati ushqimin për mëngjes.
9. Betty Friedan
Ndoshta shkrimtarja më me ndikim për lëvizjen e të drejtës së votimit, Betty Friedan shkroi për çështjet e grave në një kohë kur burrat sillnin në shtëpi “mishin e derrit” dhe gratë pastronin shtëpinë, ndërsa vishnin funde me rreth zhuponi dhe ishin në kërkim të një pamjeje pa të meta. Puna më popullore dhe me më ndikim e Friedan është “Mistika feministe”. Botuar në vitin 1963, ajo sfidon idenë se gratë janë të mira vetëm për të qenë bashkëshorte dhe nëna, dhe tregon pakënaqësinë e grave në rrethinat e pas Luftës së Dytë Botërore.
10. Megan McCafferty
McCafferty mund të konsiderohet si një romanciere- “zogth i dehur” nga fundi i shekullit të njëzetë dhe fillimi i shekullit XXI dhe është e vetmja shkrimtare në këtë listë ende e gjallë. Është lindur, rritur dhe vazhdon të jetojë aktualisht në New Jersey. McCafferty u rrit me mendime të ndryshme nga ato të Gjeneratës X. Ajo kurrë nuk e ndjeu se mund të përshtatej shumë me kohën dhe ajo e transferoi këtë emocion në një sërë librash. Seritë e “The Jessica Darling” (që përmban pesë libra, shumica e të cilëve kanë qenë në listën e librave më të shitur të “New York Times”), kronikojnë jetën e Jess Darling nga shkolla e mesme, kolegji, shkolla e lartë dhe në fillim të karrierës së saj. Heroina e McCafferty i jep lexuesve të saj një ndjenjë të përkatësisë dhe të të kuptuarit.
Përgatiti: Blerina Goce
No comments:
Post a Comment