Friday, April 15, 2011

Bruksel: Topalli "kryqëzon" Boshtinarun, PS i del avokate

Rozeta Rapushi
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shfrytezoi dje konferencen per Ballkanin per t'u perballur me eurodeputetin Viktor Boshtinaru, i njohur per qendrimin e tij kunder liberalizimit te vizave per Shqiperine, me vendet e Bashkimit Evropian, duke e akuzuar ate per politike antishqiptare. Nderkohe qe Partia Socialiste, ka shperndare mbreme vone, letren e Boshtinarut, ne forme trakti ne te gjitha adresat e mundshme, leter qe thellonte permbajtjen antishqiptare. Duke bere keshtu avokatine per te gjitha deklaratat antishqiptare te eurodeputetit te majte rumun. Duke replikuar me te, Topalli tha se Boshtinaru propozoi per t'i bllokuar shqiptaret pa asnje arsye per te levizur lirisht dhe t'u imponoje atyre serish "Murin e Berlinit". "Ne te vertete une jam plotesisht dakord me zotin Boshtinaru kur thote se jane krejtesisht te padobishme te gjitha ato qe tha ai. Ketu nuk kemi te bejme me nje incident Topalli-Boshtinaru. Por ka nje propozim te Boshtinarut per t'i bllokuar shqiptaret, pa asnje arsye, qe te perfitojne nga levizja e lire, per t'ju imponuar atyre serish 'Murin e Berlinit'. Dhe ne mes te 3.2 milione shqiptareve, jam une, Jozefina Topalli, qe e konsiderova per te ardhur keq kete propozim antishqiptar, racist, te ulet dhe te motivuar nga interesa te uleta", reagoi Topalli. Sipas saj, propozime te tilla jane 'alla Caushesku', qartesisht te sponsorizuar nga qarqet antishqiptare. "Une nenvizoj se nje propozim i tille, 'alla Caushesku', eshte qartesisht i sponsorizuar nga qarqet antishqiptare. Ky eshte realiteti. Nese cdokush ofendohet nga realiteti, atehere falsiteti nuk i perket as realitetit, as 3.2 milione shqiptareve dhe aq me pak Jozefina Topallit", theksoi ajo. Reagim ky, qe erdhi pas qendrimit ne fjalen e tij te zevendeskryetarit te delegacionit per Ballkanin ne Parlamentin Evropian, Boshtinaru, i cili tha se Topalli ka qene ajo qe e ka quajtur si racist dhe antishqiptar. Madje edhe si te korruptuar. "Deklarata e znj. Topalli eshte e pabazuar ne fakte, prandaj dhe eshte e rende dhe e papranueshme. Dhe nuk me ofendon vetem mua e dinjitetin tim por edhe institucionet, vete Parlamentin Evropian. Une nuk dua qe ta kthejme kete teme ne nje debat, pasi do te ishte e padobishme meqe jemi te fokusuar ne nje ceshtje shume te rendesishme per Bashkimin Evropian, e per kontinentin tone ne teresi. Por desha vetem te theksoja kete gje, ne nje takim te nje niveli kaq te rendesishem", u shpreh ai. Por pavaresisht ketyre diskutimeve, kryetarja Jozefina Topalli pas replikes, foli edhe per faktin se Shqiperia beri reforma te rendesishme per t'u anetaresuar ne NATO dhe se rritja ekonomike ka qene e larte dhe borxhi eshte ulur. Po keshtu, ajo permendi se vendi yne duhet te jete modeli per bashkejetesen e kater komuniteteve fetare. Kryetarja e Kuvendit mori pjese ne kete konference vetem diten e dyte, ku ishin ne axhende edhe debatet me kreret e tre institucioneve me te rendesishme ne Bruksel. Ne salle, ishin te pranishem kreret me te larte te institucioneve evropiane, si dhe parlamentare nga vende anetare te BE-se dhe Ballkanit, pervec serbeve, boshnjakeve dhe atyre nga Maqedonia.

Boshtinaru

"Deklarata e znj.Topalli eshte e pabazuar ne fakte, prandaj eshte e rende dhe e papranueshme. Dhe nuk me ofendon vetem mua e dinjitetin tim por edhe institucionet, vete Parlamentin Evropian. Une nuk dua qe ta kthejme kete teme ne nje debat, pasi do te ishte e padobishme meqe jemi te fokusuar ne nje ceshtje shume te rendesishme per Bashkimin Evropian, e per kontinentin tone ne teresi. Por desha vetem te theksoja kete gje, ne nje takim te nje niveli kaq te rendesishem", u shpreh Boshtinaru.

No comments: