Feti Zeneli
"Une nuk i jam referuar kurre politikes si arene e moralit. Ajo eshte arene e interesave", thote Xhon P. Rosh. Mbase ky pohim filozofik, i bere edhe me gojen e zedheneses se shtypit te kreut te shtetit, znj. Mimoza Kociu, ne mbremjen e dates 20 maj, do te kishte qene, ne kushtet e realitetit shqiptar, nje justifikim me i pranueshem dhe me i degjueshem per veshet e miliona bashkeqytetareve tane se sa togfjaleshi: "Presidenti i Republikes, Bamir Topi, hedh poshte me neveri spekulimet politike dhe mediatike lidhur me voten e tij te fshehte te dhene ne 8 maj per organet e qeverisjes vendore...". Por ajo cka e beri me te neveritshme dhe me te papranueshme kete deklarate ishte tendenca per t'u hedhur hi syve te njerezve, te cilet kishin pare ne "...forme publike e vizive aktin e votimit te Presidentit...", i cili fleten e votimit, me shirit te verdhe anash, per kryetar bashkie te Tiranes e hodhi ne kutine "me ngjyre kafe", te caktuar per kryetar minibashkie te njesise "9". Pastaj gjithcka tjeter ka qene, ashtu sic thote zedhenesja Kociu, nje "...votim i rregullt, ligjor e korrekt". Padyshim qe po, pasi sikunder u pa edhe nga transmetimi ne televizion i mbledhjes se KQZ-se ne rolin e KZAZ-se Tirane per numerimin e fleteve te hedhura ne "kutite e gabuara", te pakten fleta e votimit per kryetar bashkie te kryeqytetit, e plotesuar nga Presidenti Topi, nuk kishte asgje te parregullt, antiligjore dhe jo korrekte. Ajo, nga pikepamja ligjore, ishte nje flete votimi plotesisht e vlefshme per kandidatin e Partise Socialiste, z. Edvin Rama. Megjithate, ajo c'ka duhet te analizojme me tej ne kete shkrim nuk lidhet dhe aq me fatin, qe ne kete rast s'ka qene aspak me z. Topi, per te mos e diskredituar ate ne syte e te gjithe demokrateve shqiptare dhe bashkepunetoreve te tij ne Partine Demokratike, te cilet, jo pa sakrifica e ngriten mbi supet e tyre drejt postit te kreut te shtetit, por me faktin e zhvleftesimit moral te figures se tij si President i Republikes ne syte e gjithe qytetareve shqiptare. Nese deri para ketij momenti shumekush nga opozita mendonte qe Presidenti Topi, duke qene nje figure e rendesishme e Partise Demokratike per vite me radhe, deri ne veren e vitit 2007 kur u emerua ne kete detyre, ishte nje institucion "i kapur nga Berisha"; vota e tij e "fshehte" pro Rames ne 8 maj e identifikon ate si "te kapur" nga kreu i opozites. Ne keto kushte qytetaret e thjeshte do te fillojne te rishikojne nen driten e fakteve te reja, gjithcka kane degjuar "larte e poshte" per Presidentin e tyre, duke filluar me rolin e tij ne "grushtin e shtetit" te 21 janarit 2011 kunder kryeministrit Berisha e duke perfunduar tek korrupsioni ne fushen e drejtesise e te pronesise. Mund te kete shume gjera te paverteta ne kete drejtim, por "incidenti" i Presidentit me voten e sakte per kryetar bashkie ne "kutine e gabuar" duket se e ka ulur se tepermi "imunitetin" mbrojtes te tij perballe opinionit qytetare. Sidoqofte, nuk e kemi fjalen tek mbyllja e gojes se njerezve, por tek lenia e tyre me "goje hapur", teksa perballen me veprime te atilla te kreut te shtetit, te cilat jane te paimagjinueshme e te papranueshme edhe per nje njeri te zakonshem. Nuk mund te kete asnje justifikim ngaterrimi i kutise se votimit nga z. Topi, pasi nivele te tilla pavemendshmerie hedhin dyshime te medha per kryerjen me korrektesi te detyres nga nje personalitet i larte publik, sic eshte ne kete rast Presidenti i Republikes. Nga ana tjeter, ndersa qytetaret presin ta shohin ate mbi palet, si garant i ligjit dhe Kushtetutes; nuk e gjejne as tek ajo pale, te ciles i detyrohet si cdo njeri i zakonshem me minimumin e ndjenjes se mirenjohjes, por me votimin e tij pro Edvin Rames, ai u shfaqet, padashur, i strehuar ne gjirin e nje force tjeter politike, qe per 2 vite me radhe, qysh pas zgjedhjeve te pergjithshme te 29 qershorit 2009, ka nje histori te pasur qendrimesh rebele e konfrontuese kunder interesave demokratiko-integruese te Shqiperise. Nje pozicion i tille e bene mjaft te diskutueshme figuren e Presidentit, qofte edhe ne syte e "popullit te majte", te cilet me shume se sa kontributin e tij personal per "nje te dhjeten" e fitores se Rames, cmojne "demin" qe i shkaktohet forces se tyre politike nga dekonspirimi dhe humbja e vigjilences revolucionare ne perdorimin e votes si "plumb per armikun" nga kushdo qe e perqafon kete teori marksiste-leniniste. Ndersa per pjesen tjeter te qytetareve, te rreshtuar djathtas, zhgenjimi eshte edhe me i pamate, sepse ata, befas, u ndjene te tradhtuar ne bindjen dhe aspiratat e tyre politike, jo nga Presidenti por nga "demokrati" Bamir Topi. Natyrisht, po te mos ishte bere numerimi i votave te hedhura ne "kutite e gabuara", te dy palet, nuk do te kishin patur mundesi ta njihnin realisht Presidentin e tyre, dhe do te vazhdonin ta respektonin per ate qe ai nuk ishte ne te vertete apo do ta perflisnin me te "pa te drejte", sikunder kishin vepruar deri tani... Shkencat politiko-shoqerore nuk kane ndonje instrument per te zhbiruar keto te verteta te hidhura, por te pakundershtueshme ne syte e qytetareve, te cilat ne rastin e mesiperm u bene te munduara vetem ne saj te "syrit vigjilent" te te "Madhit Zot"!. Nuk e kisha menduar kurre se "Zoti eshte kaq i Madh" edhe ne politike, ashtu sic eshte i tille ne jeten njerezore, per t'na ofruar zgjidhje apo drejtesi atehere kur i kemi humbur perfundimisht shpresat tek vetvetja. Dikur nga filozofia e materializmit dialektik kam mesuar se "rastesia eshte mbret i domosdoshmerise", por shtjellimi i kesaj teorie behej, atehere, ne kuadrin e ateizmit. Por nje rastesi e tille filozofike mund te kerkonte disa breza njerezor kohe per te ardhur, nderkohe qe lutja per ndihmen e Zotit mund te konsumohet menjehere sapo te jete mbushur kupa e durimit. Togfjaleshi; "marrte hak Zoti!", nuk eshte mallkim kunder hipokrizise por "ftese per bashkepunim" qiellor ne vendosjen e drejtesise. Fjala vjen, ne rastin konkret asgje nuk ka ndodhur pa u shqyrtuar me pare "mekati" dhe pa u cilesuar ai si i tille nga "i Madhi Zot". Mungesen e sinqeritetit njerezor nuk ka ligj apo institucion ne toke qe mund ta beje bartesin e tij te paguaj, pervec Atij qe eshte atje lart ne qiell. Jo shume kohe me pare eshte regjistruar edhe nje ngjarje tjeter politike e kesaj natyre ne Shqiperi, ku deputeti dhe politikani Dritan Prifti ne tentativen e tij per te sajuar prova korrupsioni ndaj kolegut dhe bashkepunetorit te tij, kreut te LSI-se, z. Ilir Meta filmoi edhe veten duke marre ryshfet(!?). Edhe ne kete rast zbulimi i zullumit, me shume se sa nga mekanizma tekniko-ligjor, u realizua nga ato "mbinjerezore". Me te vertete Anerbah thote qe; "kush hakmerret, ai, bashke me te tjeret, merr me qafe dhe veten", por rasti i kurthit filmik te Priftit ndaj Metes me shume se sa me "hakmarrjen" ka te beje me "krahmarrjen". Njerezit me probleme te karakterit moral; pra me vese, nuk kane bese e burreri, sado mire e ne menyre korrekte te sillesh me ta. Vecanerisht te rrezikshem jane ata individe, te cileve u mungon "virtyti me i vogel" i mirenjohjes, sic thote nje mendimtar i shquar, kur artikulon sentencen filozofike: "Mosmirenjohja eshte vesi me i madh dhe mirenjohja eshte virtyti me i vogel". Te dy rastet e siperpermendur i karakterizon "mungesa e mirenjohjes" dhe aleanca e perbashket me nje mosmirenjohes tipik, sic eshte Edvin Rama. Ta gjithe e kemi parasysh se sa poshtersisht u soll ai me politikanin e njohur Fatos Nano, i cili e mori me "thonje te paprere" nga Parisi dhe e futi ne rrugen e karrieres politike, duke ia mbyllur liderit historik te se majtes te gjitha dyert e militimit ne Partine Socialiste, te cilen ai e krijoi dhe e udhehoqi ne menyre te suksesshme pergjate 14-15 viteve tranzicion. Ketu ne "stanin e mosmirenjohesve" eshte ofruar edhe nje "demokrat" tjeter, i cili ne 2003-shin kandidonte perballe Rames per kreun e bashkise Tirane dhe qe c'nuk ka thene per rivalin e tij ne ate kohe. Te gjithe keta persona publik, te njejtin nivel "hasmerie" kane patur me Ramen, por xhesti i pajtimit ka ardhur gjithnje nepermjet vesit te shpelare te mosmirenjohjes, ne momentin qe rreth tyre jane mbledhur disa mjeran miop, te cilet edhe po t'i quash "popull i majte", prape se prape nuk mund t'u kthesh shikimin "kritik", qofte edhe ne masen qe e kane patur ne kohen e monizmit. Nuk e di se si mund te degjohen ligjerata moralo-politike nga keta individe, qe per realitetin e nje shteti tjeter, qofte edhe pa kaluar kufijte e rajonit te Ballkanit, veprimi me dinjitoz do te ishte doreheqja nga politika, pasi per keta, me shume per kedo tjeter ne kete fushe, ajo eshte teresisht "...arene e interesave", sic thote Xhon P. Rosh.
No comments:
Post a Comment