Tashmë që KQZ ka dhënë vendimin për Bashkinë e Tiranës duke shpallur si fitues kandidatin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, beteja ligjore ka kaluar në Kolegjin Zgjedhor në Gjykatën e Apelit. Të gjithë sytë janë drejtuar te togat e teza të Kolegjit Zgjedhor. Por cilët janë 8 anëtarët e përzgjedhur të Kolegjit Zgjedhor?
Dhurata Haveri, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, Tiranë, Tom Ndreca, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë , Astrit Kalaja, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër, Entela Prifti, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Korçë, Meriban Mullai, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Korçë, Sashenka Jonuzi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë, Petraq Dhimitri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës dhe Marie Qirjazi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Gjirokastër janë togat e zeza që me vendim të Ministrisë së Brendshme do të ruhen nga një badigard i repartit të sigurisë, RESI, deri në përfundimin e seancave gjyqësore në Kolegjin Zgjedhorë. Badigardi si dhe një automjet do të shoqërojnë gjyqtarët për arsye sigurie, deri në përfundim të shqyrtimit të çështjeve. Kështu pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe të numërimit të votave, dita e enjte do të startojë edhe maratonën e seancave gjyqësore nga ku me të goditurën e çekicit nga dora e gjyqtarit, do të dalë edhe fituesi për Bashkinë e Tiranës.
No comments:
Post a Comment