TIRANË-Lulzim Basha, kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, është shpallur dje zyrtarisht kryetar i Bashkisë së Tiranës. Me 4 vota pro dhe 3 kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me tagrin e KZAZ-së së përgjithshme të kryeqytetit, shpalli në orën 23:04, se Basha është fitues me 81 vota më shumë. Rama: Berisha vodhi fitoren ne Tiranë e po i bën presion gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor. Ndërkombëtarë ndërhyni.
REZULTATI I ZGJEDHJEVE, PS: DO PRESIM VENDIMIN E KOLEGJIT ZGJEDHOR
Ora 14:50-Pas shpalljes së rezultatit nga KQZ për Tiranën, grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur që të mos ndërmarrë asnjë hap deri në vendimin e Kolegjit Zgjedhor.
Grupi deklaroi sot se do të vendosin nëse do të ketë aksion vetëm pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor. Mbledhja e grupit të PS
RAMA: BERISHA PRESION GJYQTAREVE TE KOLEGJIT ZGJEDHOR , NDERKOMBETARE NDERHYNI
Ora 13. 50 Kryetari i Partisë Socialiste, njëkohësish kandidat rival i Lulzim Bashës deklaron se nuk do të njohë rezultatin e Komisionit Qendror Zgjedhor për postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe do të ndjekë të gjitha rrugët demokratike e ligjore për ta kundërshtuar atë.
“Nuk njohim rezultatin e nuk kemi për ta njohur,pasi është fryt i kanibalizmit elektoral i Saliut që u materializua në KQZ e jemi të sigurtë që do rrëzohet në tavolinën e drejtësisë “- deklaroi sot Edi Rama në një takim me gazetarët që u mbajt rreth orës 13. 30 minuta në selinë rozë.
Rama tha se rezultati do të kundërshtohet në Kolegj Zgjedhor dhe paralajmëroi se “Nëse drejtësia nuk do bëjë drejtësi, atëherë populli do gjejë rrugën për të vënë drejtësi e ne do ta udhëheqim atë.”
“Ska shans që opozita të ndalet në rrugën e rivendosjes së demokracisë. Kontestimi ynë do përshkallëtohet nëse e drejta jonë nuk do të njihet ashtu sic është e drejtë ditën për dielle e parë nga të gjithë shqitparët. Sigurisht ka kamikazë të oborrit të shtetit si bandidët në KQZ që mund ta përmbysin por nuk ka jurist plepash që të mund ta vërë në dyshim”- tha Rama duke shtuar se “Kush mendon se është një çudi që do zgjasë tre ditë gabon. Ne kemi 2 vjet që e dimë çfarë ndodh në procesin zgjedhor nën diktatin e Saliut. Këtë herë vetë Saliu ua tregoi të gjithë shqiptarëve se cfarë vlere kanë për të, votat e shqiptarëve e si mund të ekzekutohet procesi zgjedhor përmes banditësh që symbyllur shkelin Kushtetutën, ligjin”.
Rama tha se Berisha “vodhi fitoren e PS në Tiranë” dhe se kjo u bë në “Shkelje më brutale të Kodit zgjedhor, norma të etikës institucionale e cdo norme të moralit shoqëror”
Ai e quajti procesin e numërimit të votave në KQZ një “kanibalizëm elektoral” i cili është konsumuar edhe aritmetikisht, që nuk përputhet "asgjëkundi me ligjin dhe votat e futur enkas për të ndryshuar rezultatin nuk përputheshin asgjëkundi me tabelat e votuesve.“
“Do konsumojmë cdo mjet demokratik e ligjor”- tha Rama duke nënkuptuar drejtimin në Kolegjin Zgjedhor, dhe akuzoi Berishën se po i bën presin gjyqtarëve të këtij kolegji, duke i vënë nën survejim policor. “Nuk e di për cfarë arsye tjetër përvec se për ti mbajtur nën presion me gjoja pretendimin për mbrojtjen .Nga kush i mbron Saliu, nga opozita? Opozita nuk ka konflikt e as llogari të hapura me gjykatësit por vetëm me qeverinë e saliut që synon të vjedhë fitoren në Tiranë e të godasë opizitën duke shpresuar ta dekurajojë atë”.
Rama tha se “anullimi i vizitës është sinjal i fortë e aspak ogurmirë për Shqipërinë dhe përsëriti apelin e opozitës për ndërkombëtarët “Të ndërhyjnë edhe më me forcë për të shpëtuar një proces që rrezikon ta fusë Shqipërinë në qorrsokak.”
Në replikë të deklaratës së kundërshtarit të tij politik Berisha se kishte fituar zgjedhjet, Rama tha se zgjedhjet janë fituar nga koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” dhe nga Partia Socialiste. “Kur themi këtë i referohemi këndvështrimit që ka bota demokratike kur bën zgjedhje vendore dhe kur llogaritë krejt ndryshe nga Saliu që së fundmi ka përmbysur dhe aritmatikën, e jo më pataj shifrat që kanë të bjënë me standardet ekonomiko shoqerore të vendit”
“Zgjedhjet i kemi fituar ne sepse jemi mandatuar të qeverisim një pjesë dy a tre herë më të madhe sesa pjesa që do qeverisë të mandatuarit e kundërshtarëve.” Në këtë këndvështrim Rama nënvizoi se “Fiton forca që merr jo vetëm më shumë mandate, por dhe mandatet me peshën më të madhe në raport me qeverisjen e territorit.
BASHA: FITORJA IME E DREJTË GARA E NGUSHTË PROVË PËR DEMOKRACINË
Ora 13:00-TIRANE-Lulzim Basha, kandidati të cilin KQZ e shpalli mbrëmjen e së hënës fitues për Bashkinë e Tiranës ka vlerësuar sot se fitorja e tij ka qënë e drejtë, transparent dhe sprovë për demokracinë në vend.
Ne nje konference per shtyp, Basha theksoi sot se pavarësisht fitores që shpalli KQZ ai është i gatshëm të presë deri në përfundimin total të procesit për rezultatin përfundimtar.
“Rezulati mbrëmë tregoi që 81 qytetarë më shumë votuan për mua. Por unë jam i gatshëm të pres. Deri në rezultatin përfundimtar. Më pas jam shumë i gatshëm ta cojmë përpara Tiranën”.
Ai theksoi vecanërisht se kjo ishte një fitore jo vetëm e merituar, por që dëshmoi dhe qetësinë dhe maturinë që tregoi e djathta në këtë periudhë pritjeje.
“Kjo ka qënë një fitore e drejtë, fitore e demokracisë. Ju i dhatë zërin tuaj këtij procesi, në vend të betejave pokitike ju doni zgjidhje. Kjo ishte një garë e ngushte, por këto kanë qënë zgjedhje që Tirana mund të ndjehet krenare. Është e lehtë të kemi demokraci, por demokracias vihet në provë kur rezultati është i ngushtë”.
“Ne pritëm që cdo votë të numërohet. Qytetarët janë të entuziazmuar për politikën tonë, për të ardhmen, respektin insitucional, për mënyrën si reaguam pas procesit zgjedhor. Ne mendoj se e merituam se cdo të thotë zyrtar i zgjedhur, dhe e gjitha kjo u arrit ashtu, sic e meritonit ju, sepse ju jeni të parët”.
Kandidati i sapozgjedhur nga KQZ për Bashkinë Tiranë vuri në dukje se gara e ngushtë e nxorri një fitues dhe këtë se vendosin kandidatët, por populli. Në këtë pika Basha theksoi se më shumë se kurrë duhet reflektuar qetësi.
“Nuk jam unë që vendos kush fitoi, as unë as z Rama. Ju jeni të parët dhe kjo varet nga ju. Kjo ishte një garë e ngushtë, interesi i këtyre zgjedhjeve është më i madh se kush fiton dhe kush humbet. Në këtë moment për të dyja palët, më shumë qetësi, shtetit ligjor respekt, isntitucioneve, kjo është më ë mira që mund të bëjmë për qytetin tonë, Tiranë. Sot jemi për të dëgjuar zërin e cdo qytetari në qytetin tonë”
Sipas Bashës, procesi ishte transparent dhe i saktë falë numërimit të cdo vote të qytetarit.
“U hapën votat u numëruan u vlerësuan drejtpërsëdrejti në TV, para syve të qytetarëve. Mbi 250 mijë qytetarë votuan në këto zgjedhje, më shumë se ndonjëherë në historinë e Tiranës. E drejtë themelore e mëshiruar në Kushtetutën e tonë. E drejtë e njeriut të lirë që cdo vit të numërohet. Tani cdo votë është numëruar dhe cdo qytetar ka patur shansin ti dëgjohet zëri”.
KQZ SHQYRTON SOT ANKIMIMET E PARTIVE
Ora 10:50-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është mbledhur sot për të shqyrtuar ankimimet e partive politike në lidhje me procesin zgjedhor.
Mbledhja e sotme e KQZ-së ka në rend dite një sërë ankesash të subjekteve të ndryshme politike, dhe kandidatëve të cilët garuan në zgjedhjet lokale të 8 majit. Ndërkohë jashtë godinës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve janë vendosur forca policie dhe situate paraqitet e qetë pasi nuk ka protestë të opozitës.
ASNJE PROTESTE PARA KQZ
Ora 10: 35-PS nuk zhvilloi sot paradite protesten para KQZ. Ndersa prej gati nje jave PS protestoi paradite dhe pasdite para KQZ ku zhvillohej numerimi i fleteve te kontestuara, sot deputete dhe mbeshtetes te PS nuk ndodhen ne sheshin para KQZ. PS konfirmon se nuk do te zhvilloje proteste sot paradite, ndersa nuk dihet per pasditen e sotme. Nderkohe ne sheshin para KQZ ndodhen ende forca policore te shumta te cilat nuk jane pozicionuar ne korodona, por jane shperndare per tu streguar ku ka hije, per shkak te temperatures se larta qe kane perfshire vendin diten e sotme.
PS KUNDERSHTON REZULTATIN PADIA NE KOLEGJ ZGJEDHOR
Ora 09:18 Partia Socialiste kundërshton rezultatin e shpallur mbrëmë nga Komisioni Qendror Zgjedhor, duke nxjerrë fitues me 81 vota më shumë kandidatin e Aleancës për Qytetarin Lulzim Basha. Partia Socialiste dorëzoi sot kërkesë padinë në Kolegj Zgjedhor.
KQZ:LULZIM BASHA ZYRTARISHT KREU I RI I BASHKISE TIRANE
Nga shumatorja e tabelave të 11 KZAZ-ve të Tiranës, KQZ-ja bëri të ditur se Basha ka siguruar 124 786 vota, Rama 124 705 vota ndërsa kandidati i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi 1394 vota. Më 8 maj kryeqytetasit iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e tyre.
Por, u deshën plot 15 ditë të karakterizuara nga tensione, debate të ashpra, protesta, kontestime e akuza të ndërsjellta derisa të arrihej në shpalljen e rezultatit përfundimtar të Tiranës. Prej mbrëmjes së djeshme Lulzim Basha është kryebashkiaku zyrtar edhe pse Partia Socialiste e ka ankimuar çështjen në Kolegjin Zgjedhor, që pritet të japë verdiktin e tij. Megjithatë para se kolegji të thotë fjalën e fundit, vendimi i djeshëm i “KZAZ-së së përgjithshme të Tiranës”, pritet të ankimohet në KQZ brenda 3 ditëve nga ana e PS-së. Deri në momentin e shpalljes së rezultatit përfundimtar edhe dita e djeshme u karakterizua nga një amulli sa i përket fituesit real të zgjedhjeve të 8 majit për Bashkinë e Tiranës.
Rreth mesditës, pak minuta para vizitës së kreut të misionit të vëzhguesve të OSBE/ ODIHR-it, Jonathan Stonestreet, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve “pranonte” se fitues sipas procesit të numërimit kishte dalë Edi Rama me 10 vota para kandidati demokrat, Lulzim Basha.
(d.b/BalkanWeb)
No comments:
Post a Comment