Edmond Vrapi
Gara dhe demagogjia:Po leme pas nje gare qe qysh nga paraqitja, idete, perfaqesimet, alternativat na tregojne fare qarte se cfare do te thote nivel i larte intelektual, alternative konkurruese me fryme perendimore-europianiste, qe zevendesimin e rivalit e ben ne menyre shume te matur ne ato qe premton. Demokracise liberale i nevojitet me doemos elementi liberal, per kete Xh. Sartori shkruan "Demokracise do t'i duhen elemente liberale, pra i duhet liberali i vemendshem ndaj problemeve te barres politike per nismen individuale" (xxI. f. 168-169) Demokracia pa elementin liberal e hapesirat e mendimit ndryshe lind e vdekur. Sipas Robert Dalit, toleranca eshte pjese themelore e demokracise per te zevendesuar mbajtesit e posteve me mjete jo te dhunshme. Teoricienet e demokracise liberale kane bere kujdes te madh per sigurimin e baraspeshimit te efektshem ndermjet vullnetit te te qeverisurve, e autoritetit politik dhe lidershipit te kualifikuar, si shprehje e pergjegjshmerise qeverisese (Pr. Dr Llamro Filo sistemet politike fq.147) Xh. Sartori duke analizuar rendesine qe ka elita ne sistemin liberal, analizon rrezikun qe vjen nga mashtrimi politik, i cili ligjerisht mbetet i pa ndeshkuar. Sipas Sartorit tregtari qe shet mallra te rreme per te verteta, shkon ne burg kurse politikani qe shet tym, arrin ta shes ate dhe prape nuk shkon ne burg. Pra ndryshimi eshte se politikani konkurrues i pandershem, mashtrues dhe demagog mbetet i pa ndeshkuar dhe shpesh, rezulton fitimprures (per demagogun).
Ligjerisht demagogun mashtrues nuk mund ta pengojme. E vetmja mundesi eshte qe te kemi nje publik qe te mos lejoje te mashtrohet. Dhe meqenese eshte i "perkryeri" qe ia shton kredibilitetin demagogut, eshte e rendesishme te kemi mendjen nga i "persosuri" "rruga e vetme xxI. fq.41. Xh Sartori".
Sipas ideologjise Marksiste-Leniniste rruga e vetme e shkences se vertete eshte ideologjia Marksiste-Leniniste "Pr. Dr. Llambro Filo sistemet politike fq. 390".
Ishte i kuptueshem ndikimi i indoktrinimit Marksist-Leninist ne kushtet e ndalimit te alternativave te tjera, kur populli degjon vetem nje ze. (Pr. Dr. Filo fq 382)po sot me dhimbje po shikojme demagogun mashtrues dhe nuk duhet ne asnje menyre, per cdo arsye per asnje parti politike, ose te cfaredolloj organizate, qe ne krye te vendosi nivele te tilla boshe. Sot nje makine private dhe nuk te lejohet t'i japesh pa patente, imagjinoni sikur nje anije e madhe transporti ose traget njerezish komanden e kapitenit t'ia besonin nje njeriu qe nuk ka arsimin perkates (ne rastin konkret Akademia Navale) anija do te ishte 100% e sigurt qe do te mbytej. Tani te shikojme alternativat Europianiste qe Z. Basha beri qysh nga fillimi i hapjes se kesaj fushate elektorale. Z. Basha qe ne fillimi te hapjes se fushates se tij na ka shpalosur gjithmone alternativa dhe ide bashkekohore, gjithmone ne konsulte me interesat e komunitetit. Ky konkurrim i cili ne themelin e tij kishte civilizim dhe shume qytetari, ishte gjithmone shume i kujdesshem ne premtimet qe bente, duke i dhene per te kuptuar politikes shqiptare, se ardhja ne pushtet nepermjet injorimit dhe fyerjeve te rivalit politik jane antiqytetare dhe anticivilizuese.
Sikur edhe vetem ky fakt te qendronte gjate kesaj fushate na jep te drejten, te mendojme se per te tille njerez ka nevoje politika dhe qytetaria shqiptare.
Ideja me brilante e z. Basha qendron ne faktin se qytetari, me ane te votes eshte ne gjendje te qeverise vetveten. Kjo aspirate kerkon, disipline dhe qytetari inteligjente
2. POLITIKA DHE CIVILIZIMET
Qe te flasesh per politiken ne radhe te pare duhet te shikosh fjalet e urta popullore qe popuj te ndryshem ne varesi te civilizimit kane nxjerr per politiken. Fjalet e urta popullore jane koncentrim mendimi gjate shekujve dhe jane me se te sakta per ato qe shprehin. Filozofet, shkrimtaret, historianet e cdo kohe, gjithmone i referohen fjaleve te urta sepse brenda tyre eshte filozofia e nje populli te tere. P.sh turqit kur shikojne dicka negative thone:"cehredem beli", qe do te thote se e keqja dallohet ne fytyre, shqiptaret thone "fshati qe duket nuk do kallauz" dhe keshtu mund te permendim fjale te urta pa fund, qe e ndajne te miren nga e keqja. Atehere cfare thone popujt e civilizuar per politiken, para se gjithash ven fjalen Art dhe ne pergjithesi politika eshte art i menaxhimit, art i komunikimit, art i qeverisjes, por qe te qeverisesh nuk do te thote fjale pa kuptim boshe dhe demagogji me baze mashtrimin. Ne kete sens, popujt e Ballkanit dhe populli shqiptar kane nxjerre nje fjale te urte per politiken "Qe politika eshte prostitute", qe populli nxori kete fjale te urte per politiken se per nje kohe shume te gjate me politike merreshin dhe njerez pa moral dhe demagogu mashtrues.
Po t'i referohemi Hegelit i cili ne vitin 1830 ne universitetin e Berlinit kur fliste per qyteterim nenkuptonte njeherazi civilizim dhe kulture, te cilat ne radhe te pare jane vlera morale dhe materiale. Kur themi qyteterim kuptojme perfshirjen e te gjithe shkencave humane se bashku me historine. Asnje qyteterim nuk zhvillohet dot pa levizje te mirefillta. Sot kur nje politikan merr pushtetin si ne vendet islamike ashtu dhe ne vendet e qyteterimit perendimor ne castin solemn Presidenti i Amerikes e vendos doren ne Kushtetuten e vendit, si garanti i drejtesise ligjore dhe pastaj betohet duke vene doren dhe mbi Bibel, qe drejtesia te jete sa ligjore dhe hyjnore. Ne vendet islamike betimi behet duke e vene doren siper Sherihatit sepse besimi ne drejtesi dhe ne Zot, jane dy shtyllat kryesore qe cojne perpara te gjithe qyteterimin dhe civilizimet boterore. (Sherihati eshte dokumenti i pare kodik i arkivuar qysh ne shekullin e 6 e.s, i cili nepermjet ligjeve Islamike i dha qyteterim botes Arabe). Ne pergjithesi fjala qyteterim i kundervihet barbarise dhe anarshise. Atehere po e pyes z. Rama qe me sloganin "E vetmja rruge" plus anarshise dhe mosnjohjen e rregullave, po na paraqet para gjithe botes se qyteteruar si nje komb te pa civilizuar dhe pakulture.
Qellimi qe ka politikani per te ardhur ne pushtet, i cili eshte i gatshem te shkaterroje edhe shtetin per te marre pushtetin eshte argumenti me ogurzi se shpikja ogurzeze e Marksit se revolucioni me dhune eshte i natyrshem per te ardhur ne pushtet.
Emanuel Kanti ka shpjeguar ne menyre filozofike, se "shtet do te thote nje grup njerezish nen rregullsine e ligjeve juridike". Qe politika te jete sa me reale dhe perfaqesuese nuk duhet ne asnje menyre qe te zhvleresohet potenciali njerezor-intelektual, qofte ky dhe i rivalit politik, e po thame se njeshi i di te gjitha atehere mund te themi me plot gojen se kjo eshte rruga e diktatures. Mashtrimi eshte fryti me i hidhur i mendjes njerezore.
Sot Tirana jone vuan nga nje trafik i tmerrshem dhe kaotik, e duhet patjeter qe politikani pergjegjes duhet te marre pergjegjesite e tij per punet qe ben dhe jo te na thote pa pike zori, se fajin per trafikun e ka populli. Kjo logjike ne gjuhen popullore quhet shejtan-budalla. Gjuha e akuzimit percmimit, nencmimit dhe ironizimit kane per baze boshllekun e mendimit dhe per pasoje, nuk ka me alternativa konkurruese por ka vetem demagogji mashtruese. Per cudine e te gjithe analisteve dhe studiuesve nderkombetare, verejne se Tirana jone eshte i vetmi kryeqytet ne Evrope dhe ne bote qe nuk ka bindovile, dhe Roma sa e lashte dhe e bukur ne periferi, ka barake pa hesap, si Roma te gjitha te tjerat kane bindovile. Cfare tregon kjo, kjo tregon se ky popull e ka kulturen, civilizimin dhe punen ne gen, e per pasoje nuk mund te mashtrohet nga njerez boshe e pa vlera intelektuale, te cilet me zhargonin e tyre shprehin vetem energji negative.
III. Cfare na bere z. Nano
Cezari ka thene: "Mosmirenjohesi eshte me i ndyre nga tradhtari"
Sapo e lame pas situaten zgjedhore dhe po shikojme dy kampe krejt te kunderta ne paraqitjen e tyre para opinionit publik kombetar dhe nderkombetar. Njeri krah agresiv dhe pa minimumin e qytetarise dhe krahu tjeter me nje fisnikeri dhe civilizim evropian.
Cilat jane pikat ku u mbeshtet Z. Rama ne fushaten e tij:
1. E gjithe fushata u bazua mbi akuza dhe ironi, sikur ky njeri ishte vet drejtesia tokesore.
2. Llafologjia pa piken e programit
3. Sulmi gjithmone akuzues dhe ofendues ndaj rivalit, duke harruar se ofendimi eshte shprehi e boshllekut te mendimit
4. Ne te gjithe fushaten e tij nuk u ballafaqua me eliten qytetare tiranase duke u paraqitur sikur ai eshte dija vet. Mendjemadhesia e ketij njeriu eshte fatkeqesia e tij.
5. Batutat e tij te afronin me shume me nje personazh humori, sesa me nje politikan qe kerkon mandatin e katert.
Qe partia Socialiste do te beje rrotacionin e pushtetit kjo eshte me se normale ne demokraci dhe PS ka ne gjirin e saj, nje armate te tere shkencetaresh dhe intelektualesh te cilet jane ne gjendje te qeverisin ne menyre korrekte. Por ju z. Nano duke marr direkt nga Parisi nje njeri medioker dhe duke e bere minister, duhej qe ne radhe te pare te merrej dhe mendimi i elites se PS. Nje patriark si Agolli ose nje profesor si z. Pellumbi duhej patjeter qe te pyetej kur ne nivele te tilla administrore te kishte prurje nga jashte. Mos te harrojme se z. Pellumbi kur kryesonte Kuvendin e Shqiperise tregoi nje tolerance dhe qytetari qe sot PS, i ka humbur totalisht. Populli thote se "kur nje budalla hedh nje gur ne lum, 40 te mencur nuk e nxjerrin dot". Kurse ju z. Nano qe shquheni per tolerancen tuaj, per pasardhesin tuaj aktual lejuat zgjedhjen e njeriut me antitolerant, i cili sot e ka kthyer PS nga europianiste ku e late ju, ne nje makine lufte, e gatshme te sakrifikoje (edhe 13 mije njerez) per te ardhur ne pushtet.
"Mosmirenjohesi eshte me i ndyre nga tradhtari" - Cezar
No comments:
Post a Comment