Kryeministri I vendit Sali Berisha inaguroj sot uren e re te bunes. Nje invstim I qeverise shqiptare ne bashkepunim me Banken islamike per zhvillim. Kryeministri I vendit Berisha I shoqeruar nga kryetarja e kuvendit Topalli, Ministri I Transporteve Olldashi, Ministri I Popujve Pakice ne qeverine e malit te zi Ferhat Dinosha, Kryetari I Bashkise Shkoder Luka dhe ai I Ulqinit Gezim Hajdinaga, fillimisht u ndal ne hyrje te Ures se Re ku mbolli nje ulli si symbol I jetegjatesise.
I shoqeruar nga Ministri I Popujve Pakice ne Qeverine e Malit te Zi Ferhat Dinosha Kryeministi Berisha preu edhe shiritin e inagurimit te ures se re te bunes.
Ne fajlen qe mbajti ne ket cermoni kryeministri Berisha e quajti uren e re te Bunes si nje kryeveper arkitekturore qe do te nxise turzimin dhe zhvilimin e ketij rajoni si dhe do te forcoj akoma me shume lidhjet dhe bashkepunimin mes dy vendeve fqinje Shqiperise dhe Malit te Zi.
Duke falenderuar zgjedhesit shkodrane ne vecanti per mbeshtjen e vazhudeshme dhene Partise Demokratike si dhe te gjithe votuesit qe mbeshteten koalicionin e djathte ne votimet e 8 majit, kryeministri Berisha premtoi se investime te tilla qe synojne zhvillimin jo vetem te Shkodres por te te gjithe vendit do te jene te shumta .
Vota e 8 majit , sic tha Berisha , do te shnderrohet per mbare Shqiperine ne nje energji te madhe zhvillimi.
Duke folur per investimti me te aferta te planifikuar per Shkodren, Berisha, permendi projektin per ndertimin e baypassit , rrugen Shkoder –Hani i Hotit si dhe projekte te tjera qe kane te bejne kryesisht me zhvillimin e infrastruktures.
Ura e re mbi lumin Buna ne hyrje te qyteti te Shkodres u ndertua me fondin prej 7.2 million dollare akorduar nga Qeveria Shqiptare dhe Banka Islamike per Zhvillim . Kjo ure eshte pjese e segmentit qe te con ne piken kufitare te Muriqanit qe lidh Shqiperine me Malin e Zi .
No comments:
Post a Comment