Saturday, May 28, 2011

Çiljeta Xhilaga Pse më pëlqejnë meshkujt me muskuj


Kush është Çili... Bukuroshja seksi që po përjeton dashurinë e dytë të madhe të jetës së saj dhe ëndërron të martohet brenda dy vjetësh. Jeta e saj në vështrimin e zilepsur të meshkujve dhe xhelozisë së femrave, shumë e tërhequr nga meshkujt e bukur dhe me muskuj...

Takimi me të u bë në një vend emblematik, ish-Blloku, aty ku dikur shumëkush ‘ndalohej’ të hidhte një gjysmë hapi. Por sot lokalet dhe baret janë mbushur me të rinj, adrenalina “high” e të cilëve, së bashku me tingujt ‘R&B’ që nxjerrin altoparlantët, e bën edhe më të zhurmshëm ambientin. Në njërin prej tyre, diçka i vështirë për t’u kapërcyer për shkak të tavolinave që kishin gllabëruar dhe trotuarin e këmbësorëve, arrij të shquaj lehtë fytyrën e saj, e mandej dhe qëndrimin karakteristik. Ishte krejt e vetme, duke më pritur në tryezën ovale të barit. Në bisedën paraprake që kishim bërë nëpërmjet telefonit portativ, në një kohë disi të kufizuar, kishim përcaktuar një bisedë disi ndryshe, larg shkarkimit të një “love story” a sentenca tangjente mbi artin e të kënduarit në përgjithësi. Mund të jetë shumë seksi për këdo mashkull, por ajo që u regjistrua në mendjen time gjatë kohës së intervistës, ishte pjekuria, atë që ajo e transmetoi krejt lirshëm, ashtu siç mund të këndojë edhe në skenë. Përmes detajeve, ku bën publike marrëdhënien me veten, politikën, liderin e preferuar, ndjenjën dashurore që e ka ‘pushtuar’ deri në raportin e saj me Zotin, ajo vjen krejt ndryshe. Një rrëfim pa kushte, i lirshëm dhe me nota reale, të asaj që ajo ka bërë për të qenë aty ku është sot. Në fakt, ajo është një zonjushë që mendon ndryshe për jetën, që është më e vendosur dhe e sigurt në synimet që i ka vënë vetes. Por, gjithashtu është një femër, e cila me maturi ëndërron martesën, familjen e pse jo, katër fëmijë dhe një jetë të shëndoshë në krah të njeriut ideal. Dhe kështu ajo shpërfaqet si një vajzë e lirshme e pa komplekse, që jepet për shoqërinë dhe miqtë e zemrës, e që nuk kursen asgjë në emër të dashurisë dhe jetës. Është ‘rebelja’ që nuk trembet para vështirësive dhe sakrifikon pa kurrfarë kompromisi që ëndrrat t’i kthejë në realitet. Çiltërsia që e shoqëron mund të jetë një nga dobësitë e saj, por që për 26-vjeçaren artiste, që nesër pretendon të jetë një politikane e zonja, ndoshta mundet të jetë një nga armët që do ta udhëheqë në këtë fushë. Sa u takon ndjenjave, duket se ka mbërritur në stacionin final. Shumë shpejt pritet të bashkohet me Princin e saj të Kaltër, për të cilin, ndonëse larg, nuk rresht së udhëtuari me linjat ajrore për të qenë pranë tij. Një marrëdhënie ende e re, por që i ka rrëmbyer zemrën Çiljetës. Aleksandri, djali 29-vjeçar nga Tirana që jeton në Angli, ka bërë që këngëtarja joshëse të zhvendoset çdo dy-tri javë atje për të qenë vetëm me të. Kjo marrëdhënie e re u bë publike vetëm pas tri javësh njohjeje mes çiftit. Këngëtarja ‘rrezikoi’ në emër të dashurisë duke bërë një tatuazh të madh në anën e djathtë me inicialet e emrit “princit” Aleksandër, ALX, dhe një dedikim “have a baby by me” (të kesh fëmijë me mua). Jo një kërkesë e drejtpërdrejtë nga ana e Çiljetës, edhe pse ajo i ka pikë të dobët fëmijët, por një dedikim për këngën e tyre të preferuar me të njëjtin titull të “Fifty Cent”. Duke parë dhe intensitetin e këtij raporti, mundet që Çiljeta të zhvendoset përgjithmonë në Angli, plane të cilat pritet të marrin një tjetër udhë për dy të rinjtë... lidhjen përjetë.

Çiljeta, ju dashuroni shpesh apo keni zemër të madhe?
Unë jam natyrë e dashur me të gjithë njerëzit që më rrethojnë, me shoqërinë... jo vetëm në lidhje me dashurinë. Më pëlqen të dashuroj shumë. Dashuria më bën të kem motiv në jetë. Nuk është se dashuroj shpesh. Njeriu një ose dy herë në jetë mund të përjetojë ndjesinë reale, atë të vërtetën. Unë e kam provuar një herë. Ndoshta kjo është dashuria e dytë që po jetoj dhe është akoma më e madhe se ajo e para. Mendoj se duke u rritur, fiton një pjekuri që të ndihmon dhe të lejon t’i mirëmenaxhosh jo vetëm ndjenjat, por të vësh në ekuilibrat e duhur çdo gjë që të rrethon. Andaj besoj se një njeri dashurinë e vërtetë e kupton në një moshë të pjekur. Aspak në një moshë 19 apo 20 vjeç, sa ç’e kam përjetuar unë lidhjen e parë. Ajo që po përjetoj me Aleksandrin uroj të jetë dashuria e vërtetë....

No comments: