Wednesday, May 25, 2011

Deputetët e PS-së tentojne te pushtojne KQZ-ne.Sa për të qeshur ka qenë dje?!

Tension jashtë KQZ-së, deputetët tentojnë të hyjnë me forcë

Deputeti i PS-së Fatmir Xhafa i bëri thirrje qytetarëve të mblidhen në mbrojtje të votës së lirë. Në një prononcim për mediat pas miratimit nga ana e KQZ-së së aktit normative, deputeti Xhafa theksoi se me këtë veprim është instaluar përfundimisht diktatura në Shqipëri.

“U instalua diktatura e Sali Berishës, një diktaturë e tipit fashist. Ne e penguam me sa mundëm qeverinë për të rrëmbyer votën e shqiptarëve tani i bëjmë thirrje popullit të dalë përballë kësaj qeverie deri në rrëzimin e saj” theksoi Xhafa ndërsa shtoi se opozita do të bëjë gjithçka në mënyrë demokratike për të mbrojtur votën e shqiptarëve.

KQZ miraton aktin,Ristani: Kutitë hapen në sallë

Ndërkohë që jashtë ambienteve situata është shume e tensionuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ne parim projekt aktin per vleresimin e fleteve te votimit te hedhura ne kutite e gabuara.

Kreu i KQZ ka kerkuar te sillen ne salle kutite e votimit per keshillat, ku jane gjetur fletet e votimit per kryetar.

Ne salle kane mberritur kutite e para per te cilat jane konstatuar flete te kontestuara, te cilat sipas Ristanit do te kqyren ne salle.

Me vendim, eshte miratuar pas propozimit te Ristanit nje grup numerimi qe do te merret me kete procedure.

Perfaqesuesit e PS-se, kane kundershtuar ashper vendimin e marre, nderkohe qe Gjoncja ka deklaruar prere: Nuk ka me sistem zgjedhor ne Shqiperi, nuk ka me zgjedhje te lira.

Berisha: Rama po përpiqet të paralizojë KQZ-në

Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka vlerësuar shumë shqetësuese situatën e krijuar para KQZ-së, duke akuzuar liderin socialist Edi Rama se po tenton të paralizojë punën dhe vendimarrjen e KQZ.

Ai ka garantuar se votat e shqiptareve nuk jane jetime dhe ato do te numerohen.

“Në dhunim të ligjin po bëhen përpjekje për të paralizuar punën e kQZ, vendimarrjen e tij me rrugë të papajtueshme me rendin demokratik. Në situatën aktuale do sqaroj qytetarët se kjo maxhorancë nuk ka kundërshtuar deri sot asnjë rezultat. Rama kërkon me cdo kusht që rezultati paraprak të mbetet përfundimtar dhe të dalë jashtë procedurave normale të vlerësimit”- tha Berisha, gjate fjales ne mbledhjen e qeverise, dedikuar posacerisht situates pasgjedhore.

Sipas tij, asnjë seli partie nuk mund të shpallë rezultat përfundimtar, pasi vendi ka sistem të konsoliduar të sistemit të ankesave.

“KQZ ka detyrimin ligjor të përcaktojë të gjithë dokumentacionin, të zyrtarizojë ai tabelën përfundimtare për Tiranën. Probemi qëndron në votat e panumëruar që janë hedhur në kuti të ndryshme, ato vota meritojnë numërim. Ligji ynë detyron numëruesit të numërojë cdo votë”- tha ai.

KQZ, debat për deputetët e PS. Ristani: S’lejohen

Kreu i KQZ-se, Arben Ristani ka deklaruar se deputetët e Partisë Socialiste nuk do të lejohen të marrin pjesë në mbledhje dhe tashme vendimi eshte marre.

“Mbledhja eshte publike dhe me publike se kaq, ne syte e gjithe njerezve permes kamerave nuk mund te kete”- tha ai, duke iu pergjigjur kerkeses se perfaqesuesit te PS-se, Genc Gjoncaj per lejimin e deputeteve socialiste.

Pas tij, edhe Deshira Subashi ka kerkuar lejimin e deputeteve, pasi kete e lejon ligji, pengesat vijne vetem ne rast zhurme dhe problemesh te tjera. “Ne kushte te tilla, me kete situata jashte ambienteve te KQZ, puna jone behet e veshtire dhe e pamundur”- ka thene Subashi, duke kerkuar qe shteti sikur merr disa ne mbrojtje te marre edhe te tjeret.

Anetaret e djathte e kane quajtur te panevojshme hyrjen e deputeteve te PS-se, duke qene se mbledhja eshte publike e per pasoje transparente.

Me heret, para nisjes se mbledhjes, sipas burimeve zyrtare të këtij komisioni, u tha se deputetet socialistë që të mund të merrnin pjesë në mbledhje, duhet që më parë të ishin të pajisurt me një autorizim që u lejon atyre pjesëmarrjeje.

Sipas administratës së këtij komisioni, asnjë nga deputetet e interesuar nuk ka aplikuar për të marrë këtë autorizim, e për pasojë ata nuk do të lejohen.

Nderkohe qe ne ambientet e KQZ ka mberritur kreu i komisionit, si dhe gjithe anetaret, ne pjesen jashte godines jane pare te mberrijne deputetet e PS-se.

Nje dite me pare, deputeti i PS-se, Erjon Brace ka lajmeruar se do te jene serish te gjithe sot ne kete mbledhje, qe sipas tij deformon vullnetin e zgjedhesve.

KQZ nis mbledhjen, Kosovrasti: Të numërohet çdo votë

Ndërkohë që jashtë ambienteve situata është e tensionuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen me kërkesën e përfaqësuesit të PD-së, Njazi Kosovrasti për numërimin e cdo vote.

Sipas tij, subjekti që përfaqëson kërkon që votat që janë të panumëruara e të mbetura jashtë rezultatit zgjedhor, për të cilat është i disponueshëm dokumentacioni i fiormosur nga komisionerët e të dy palëve, të jenë pjesë e rezultatit final.

“Subjekti ynë është angazhuar për proces ligjor transparent e të saktë që do garantojë se cdo vullnet i shprehur me votë do të lexohet.

Mbetetmi të bindur se vota e hedhur në kuti të tjera është e vlefshme. Vota administrohen në katër kuti të ndryshme, zgjedhësi kanë votuar qartësisht, për një nga subjektet zgjedhore që garojnë, vota është e hedhur në të njëjtin format miratuar nga KQQ duke e bërë plotësisht të vlefshme”- tha ai.

Ai kërkon përpilimin e tabëlës së saktë për bashkinë e Tiranës dhe vlerësimin e numërimin e cdo vote të hedhur nga zgjedhësit. “Rimarrja e votave është në procedurën e përcaktuar, ato janë të ruajtura në mënyrë ligjore, dokumentacioni pasqyron në mënyrë të saktë”- tha ai.

Tension para KQZ, deputetët hyjnë me forcë

Tension jashtë ambjenteve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku deputetët e PS-së tentojnë të hyjnë brenda ambjenteve por nuk lejohen nga forcat e policisë.

Jane pare deputetet Taulant Balla, Paulin Sterkaj, Gazmend Bizhga te hidhen per te kapercyer rrethimin.

Ndërkohë deputetë të PS-së dhe mbështetës të saj po konfrontohen me forcat e policisë të cilët nuk i lejojnë të hyjnë brenda ambjenteve të KQZ-së.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka deklaruar se nuk do të lejojë praninë e deputetëve të PS në mbledhjen e sotme.

Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve mësohet se deputetët e PS duhet të kenë një autorizim për të hyrë në ambientet e Komisionit.

Pritet mbledhja e KQZ, policia rrethon godinën

Në pritje të mbledhjes së sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për shqyrtimin e aktit, që cilëson të vlefshme fletët e hedhura në kutitë e gabuara, forca të shumta policie janë të pranishme para godinës së KQZ-së.

Pozicionimi i forcave të policisë është bërë sot, pas thirrjes së djeshme të deputetit socialist Erjon Braçe ndaj qytetarëve për të mbrojtur votën.

Mësohet se nga rrethet janë nisur autobusë me militantë e mbeshtetes të PS-së, për të kundërshtuar këtë vendim të KQZ-së. Sipas kryetarit të PS-së të Elbasanit, Astrit Halili, 300 mbështetës socialistë janë nisur drejt Tiranës.

Të njëjtat lajme vijnë edhe nga Korça, ku burime pranë PS bëjnë me dije se 300 persona janë nisur në drejtim të kryeqytetit.

Mbrëmë në darkë, deputetët e PS-së deklaruan se do të vijojnë të jenë edhe sot në mbledhjen e KQZ-së ku do të diskutohet për rezultatin për kryetar bashkie në Tiranë./Bota Sot/

Deputetët e PS-së “ngujohen” në ambientet e KQZ-së.Sa për të qeshur ka qenë dje?!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është kthyer në kamping nga deputetët e Partisë Socialiste. Në një kohë kur KQZ pritej të merrte një vendim lidhur me fletët e votimit të kontestuara, deputetët kanë “pushtuar sallën e mbledhjeve të këtij institucioni. Qëllimi i tyre ishte bllokimi i çdo vendimmarrjeje nga anëtarët e KQZ-së, ndonëse ata u shprehen se janë aty thjeshtë për të ndjekur nga afër mbledhjen. Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, pasi ka vërejtur sjellje jo të hijshme të deputetëve të PS-së, ka kërkuar largimin e tyre për zhvillimin e mbledhjes, por këta të fundit nuk kanë pranuar. Madje, ata janë shprehur se do të “ngujohen” aty për të mbrojtur votën e lirë.

Sot, në orën 10:00, është parashikuar të zhvillohet mbledhja e KQZ-së për të shqyrtuar aktin mbi fletët e hedhura në kutitë e gabuara.

10:00 – Nis mbledhja e KQ

Mbledhja e Komisionit Qendror Zgjedhor ka nisur në orë 10, siç ka ndodhur thuajse çdo ditë që prej datës 8 maj. Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, kërkoi që administrata e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve të hartojë një akt ligjor lidhur me procedurën që pritet të ndiqet për vlerësimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara për zgjedhjet lokale në Bashkinë e Tiranës. Ristani u shpreh se duhet vlerësuar çdo votë e shqiptarëve, ndërsa përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në KQZ, Genc Gjonçaj, tha se kjo çështje është e mbyllur, dhe se çdo tentativë për të ngatërruar procedura ekstraligjore tregon për pozicionim politik të KQZ. “KZAZ-të kanë përfunduar vendimmarrjen e tyre. Juve u ka ngelur të bëni aritmetikën”,- tha Gjonçaj, dhe kërkoi që të certifikohet rezultati përfundimtar për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Kreu i KQZ, Ristani, reagoi duke u shprehur se janë depozituar kërkesa nga KZAZ lidhur me vlerësimin e votave të kontestuara, dhe se për këtë gjë duhet të shprehet KQZ.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ Njazi Kosovrasti theksoi se KQZ ka për detyrë të marrë në shqyrtim çdo ankesë të KZAZ-ve drejtuar institucioneve. “Do të vlerësojmë çdo bëhet me fletët që janë gjetur në kutitë e gabuara, dhe të vendosim për to”,- tha Kosovrasti. Përfaqësuesi ligjor i PD u shpreh se nëse PS-ja do të ketë ankesë për këtë, duhet t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor. Më pas, Ristani kërkoi përpilimin e aktit ligjor ndërsa Gjonçaj është larguar nga salla e mbledhjes në shenjë kundërshtimi. Mbledhja e KQZ u ndërpre për 30 minuta deri në përpilimin e aktit.

11:30 – Akti normativ i KQZ-së për fletët e kontestuara

Akti normativ i hartuar nga administrata e KQZ-së shpreh se disa prej KAZAZ-ve kanë kërkuar rishikimin e tabelave të rezultateve. Nga këta KZAZ kërkohet që KQZ-ja të marrë një vendim për fletët e votimit të kontestuara. Në këtë akt thuhet se nëse KQZ vendos të marrë në shqyrtim votat e kontestuara, kjo gjë do të bëhet pas përfundimit të numërimit të votave në të gjitha minibashkitë, në mënyrë që të evidentohet i gjithë numri i votave të kontestuara.

“KZAZ me nr 46, 48, 49 51, 53, 54 e 55 kanë kërkuar nga KQZ të bëjnë një rishikim të tabelave e rezultateve. Kërkohet nga KQZ që këto vota të vlefshme të pasqyrohen në tabelën përmbledhëse të rezultateve për kandidatë e për këshillin e bashkisë Tiranë, e cila hartohet nga KQZ. Aktualisht, këto fletë votimi janë konsideruar si të kontestueshme nga këto komisione. KQZ duhet të vlerësojë këto fletë votimi e të vendosë se për cilin prej kandidatëve apo subjekteve të bashkisë së Tiranës do të llogariten këto fletë votimi. Ky proces mund të bëhet vetëm pasi të ketë përfunduar procesi i numërimit të votave për njësitë bashkiake, në mënyrë që të evidentohen të gjitha fletët e votimit të cilat janë hedhur në kutinë e gabuar”,- thuhet në këtë akt ligjor.

12:00 – Mbledhja për miratimin e aktit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte parashikuar një mbledhje në orën 12:00 për të marrë në shqyrtim aktin normativ. Në të njëjtën kohë në selinë e Partisë Socialiste po zhvillohej mbushja e grupit parlamentar. Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, kërkoi 1 orë kohë për marrjen në shqyrtim të aktit. Pritet që KQZ të mblidhet në orën 13:30 për të votuar për aktin ligjor lidhur me votat e kontestuara.

13:00 – Deputetët e PS nga selia zbarkojnë në KQZ

Vetëm pak minuta pasi nga selia e Partisë Socialiste ishin larguar ambasadorët e SHBA-së, OSBE dhe BE, të cilët u takuan me kreun e PS, Edi Rama, grupi parlamentar socialist merr vendimin për të ndjekur nga afër mbledhjen e KQZ-së. Mbledhja e grupit PS u zhvillua në kohë, paralelisht me takimin e kreut PS me tre ambasadorët SHBA, BE, e OSBE. Kjo u cilësua si protestë paqësore ndaj një vendimi të mundshëm të KQZ-së për numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara. Deputetët e PS kanë zbarkuar thuajse të gjithë në ambientet e sallës ku zhvillon mbledhje KQZ-ja.

14:00 – Pezullohet mbledhja e KQZ-së

Mbledhja e parashikuar nga KQZ, ku pritej të miratohej projektakti për fletët e kontestuara, të cilat parashikohen të jenë pjesë e rezultatit për Tiranën, u pezullua. Kjo, pasi një deputet socialist kishte bllokuar karrigen e përfaqësuesit ligjor të PD-së në KQZ Njazi Kosovrastit, dhe kreu i KQZ, Ristani, kërkoi lirimin e vendit. Pasi ka hasur në kundërshtimin e deputetit socialist, Ristani ka vendosur të ndërpresë mbledhjen e KQZ, pa njoftuar se kur do të rimblidhet sërish.

14: 10 – Deputetët e PS: Akti është i kundërligjshëm

Gjatë kohës që deputetët e PS-së ndodheshin në ambientet ku do të zhvillohej mbledhja e KQZ-së, kanë dhënë prononcime për mediat ku janë shprehur se vendimi i KQZ për cilësimin si të vlefshëm të votave të hedhura në kutitë e gabuara cenon procesin zgjedhor. Fatmir Xhafaj u shpreh se KQZ po sillet si instrument politik i maxhorancës qeverisëse, dhe se po synohet ndryshimi i rezultatit në tavolinë.

“KQZ nuk është gjë tjetër veç një maskaradë politike, dhe që po përdoret si një instrument politik i Berishës për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit. Jemi këtu që ti shkojmë deri në fund të vërtetës, të vërtetës që ndodhet në kutitë e votimit, dhe që mbrohet me ligj. Ai projektakt është shkruar shpejt, gabim dhe është i kundraligjshëm”,- tha Xhafaj. Ermelinda Meksi, deputete e PS, është shprehur se me këto veprime rrezikohet të cenohet procesi zgjedhor. “Po rrezikon të prishet procesi zgjedhor, si në vitin 1996. KQZ bën vetëm administrimin e procesverbaleve. Nëse ka kontestime, kjo duhet bërë sipas rregullave, KQZ duhet të japë rezultatin përfundimtar. Rregullat nuk ndryshohen në mesin e lojës”,- tha Meksi.

14:30 – PS kërkon praninë e militantëve

Policia kishte marrë masa pas lajmërimeve se pranë kabineteve të KQZ-së do të kishte dhe prani të simpatizantëve të PS-së.

15:30 – Reagimi i KQZ-së

Zëdhënësi i KQZ-së Arti Lushi, në një prononcim për mediat, u shpreh se situata në KQZ është e tensionuar nga reagimi i deputetëve socialistë brenda sallës ku do të mbahej mbledhja. Ai u shpreh se në një situatë të tillë nuk mund të zhvillohet mbledhje.

“KQZ filloi mbledhjen për të shqyrtuar të gjitha ankesat. Deputetët e PS filluan të drejtonin fjalë fyese ndaj KQZ. Bëhet fjalë për një situatë të nderë dhe e pajustifikueshme. KQZ iu kërkon forcave garuese të veprojnë në përputhje me ligjin. Mbledhja do të fillojë sapo situata të qetësohet”,- tha Lushi.

16:30 – Ristani kërkon largimin e deputetëve

Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, ka kërkuar largimin e deputetëve të PS-së për të filluar mbledhjen, ndërsa deputetët e PS-së u shprehen se do të ngujohen në ambientet e sallës.

“Mbasi nuk i lamë të na vidhnin votën, kanë marrë këtu përsipër të na vjedhin rezultatin. I bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës të mblidhen këtu e të mos kenë frikë të ruajnë votën e tyre”,- reagoi Braçe për kërkesën e Ristanit. Deputeti i PS gjatë gjithë prononcimeve u ka bërë thirrje qytetarëve që të vijnë në ambientet e KQZ-së për të mbrojtur votën.

17:30 – KQZ anulon mbledhjen

KQZ vendosi të shtyjë për sot mbledhjen ku do të shqyrtohej akti për fletët e kontestuara. Deputetët socialistë nga ana e tyre u shprehen se nuk do të largohen për asnjë minutë nga ambientet e KQZ, dhe se do të qëndrojnë me turne aty.

18:00 – PS: Do të kërkojmë shkarkimin e Ristanit

Deputetët janë shprehur se në seancën e ardhshme të Kuvendit do të kërkojnë shkarkimin e kreut të KQZ-së, Arben Ristani, me argumentin se është larguar nga puna.

18:20 – KQZ kërkon ndihmën e policisë

Në një deklaratë të dytë zëdhënësi i KQZ-së Arti Lushi u ka bërë thirrje forcave të policisë që të vendosin qetësinë në ambientet ë KQZ. “Policia e shtetit të mbrojë Komisionin Qendror Zgjedhor si dhe të vendosë qetësinë. Në këtë sallë duhet të jetë vetëm stafi i KQZ dhe përfaqësues të partive, vëzhgues të akredituar dhe përfaqësuesit e mediave”,- deklaroi Lushi.

18:30 – Policia kërkon largimin e deputetëve

Forcat e policisë ndërhyjnë për të nxjerrë jashtë deputetët e PS-së, sipas vendimit të nxjerrë së fundmi nga KQZ-ja. Forcat e policisë kanë lexuar para deputetëve vendimin, duke iu kërkuar të lënë sallën e KQZ-së. Deputetët e PS nuk e kanë marrë parasysh këtë vendim, duke mos pranuar të largohen.

20:30 – PD: Rama po kërkon revoltë

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me sjelljen e deputeteve të Partisë Socialiste në ambientet e KQZ-së. “Është bërë e qartë sot nga veprimet e Edi Ramës se nëse të gjitha votat numërohen sipas një procesi të ligjshëm ,ai do të kërkojë revoltë. Është bërë e qartë nga veprimet e Edi Ramës se nëse të gjitha votat numërohen sipas një procesi të ligjshëm ai nuk fiton. Është bërë e qartë nga veprimet e Edi Ramës se ai është i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm e vetëm për të ruajtur karrigen”, u shpreh Jorida Tabakur nga selia e PD-së. Ajo shtoi se është bërë e qartë se të gjithë qytetarët janë të lodhur nga veprimet e Ramës. /AGON/

S’e kalojmë me të qeshur?!

Dje kemi parë skena qesharake, sa u gajasem, o zot!… U mbytëm nga e qeshura; hap ekrane e qesh, telefono miqtë e qesh, pi verë e qesh…. Vdiqëm duke qeshur. Deputetët e Partisë Socialiste, si ogiçë të vegjël, morën rrugën dhe pushtuan sallën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Hyjnë aty, zunë vendet, nisën të tundin këmbët (njësoj siç thotë populli se “ky e tund këmbën” për pushtet) dhe morën poza qesharake: Sikur i kishte marrë kujdestarja e kopshtit dhe i kishte vendosur (fëmijët) në stola pak pasi kishin bërë fajin e ndotjes në krevat.

Këta i ka prurë këtu “kujdestarja” që është kryetar i partisë Socialiste. “O do të më vini me mandatin e kryetarit të Bashkisë, o mos ju pafsha më”, iu tha kryetari, dhe nisi grimasat e tij të zakonshme si në një ethe të llahtarshme. Deputetët e Partisë Socilaiste, një për një, iu ngjajnë fëmijëve që kanë bërë fajin e ndotjes në krevat; dhe qëndrojnë kështu si dje. Dikush prej tyre ka ndërtuar pallate të mëdha dhe akoma nuk e ka shlyer hakun ndaj bosit; dikush ka paguar paratë për t’u bërë deputet dhe nuk ka marrë haraçin; dikush është betuar në emër të babait diktator komunist se do ta marrë ahun ndaj popullir demokrat, dhe akoma nuk e ka marrë; dikush ka një fëmijë që ka plagosur fëmijën e dikujt tjetër, dhe tani nuk ka ombrellë tjetër ku të mbrohet…. të gjithë kërkojnë që të bëhen prapë deputetë,s e nuk mund të bëjnë punë tjetër. Ja kjo është arsyeja pse këta rrinë në sallën e KQZ si fëmijë të sapo dalë nga krevati me faje…

Sa për të qeshur ishte dje kur i pamë të gjithë këta. Hap ekrane e qesh, pi një gotë verë e qesh, merr një telefonatë e qesh. Gjithë kjo javë ka qenë spektakolare për arsye se ishte java pas votimeve dhe shumë interesante, me një garë të bukur në Tiranë. Mirëpo gara e bukur po nxjerr humbës “kujdestarin” e këtyre deputetëve që është kryetar i Partisë Socialiste. Kjo është arsyeja pse deputetët, si në tufë, kanë pushtuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe kërkojnë të fitojë “kujdestari”; ndryshe nuk kanë ku kthehen. Kjo e bën për të qeshur gjithë situatën. Këta mendojnë se mund ta marrin mandatin me forcë, ose duke ulëritur, ose duke qarë. Një grua doli para gazetarëve dhe tha se “do të ketë revoltë popullore”, sikur kjo ta kishte popullin në grusht, si kokrra orizi. Jo se gruaja e kishte në dorë popullin, por se burrave të socialistëve iu doli boja gjatë fushatës. Njëri prej tyre, më i shkurtri, bëri thirrje “populli të vijë” para sallave të numërimit; por populli nuk erdhi. Të tjerë kishin deklaruar se do të bëjnë “luftë në qoftë se” nuk do të fitojë kryetari i tyre. Erdhi një moment kur ambasadori i SHBA i tha kryetarit të këtyre: “bëji këta që të pushojnë”. Pushuan këta, prandaj u shfaq një grua. Sipas kanunit të maleve të Shqipërisë, gruaja del e lëshon kushtrim lufte kur mungojnë burrat, ose kur frikësohen burrat (njësoj). Gruaja socialiste tha dje “revoltë popullore’, në qoftë se nuk merr mandat për bosin.

… Sa për të qeshur ka qenë dje?!… Sepse nuk ka më kushtrim lufte, nuk ka më gra që lëshojnë kushtrim për luftë, nuk ka më fitore politike me forcë. Sa mbrapa kanë mbetur?! Sot të bëjnë për të qeshur, aq më shumë kur ndodhin në publik, me një skenar qesharak. Mund të ketë njerëz që mendojnë edhe me trishtim se “çfarë po ndodh”, por në fakt duhet të jenë të lirë se po ndodh një gjë për të qeshur. Në fillim fushata ishte si kampionat botëror futbolli, tani është kthyer në një festival humori. I shikoni deputetët që tundin këmbën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve? Sa për të qeshur, po zot!

… Duhet ta kalojmë vetëm duke qeshur. Këta socialistët, që ditën kur iu ra komunizmi, nisen të bëhen qesharakë; madje qesharakë në momentin kur mendonin se janë në tragjedi. Kur ra monumenti i Enver Hoxhës, shkurt 1991, këta nisën të qajnë siç kishin qarë ditën e vdekjes. Qaj e thuaj se “do t’ju djegim të gjithëve”. Qaj e thuaj se “po sjellim monumentin tjetër”. Nga Shkolla e Bashkuar Ushtarake shkulën një monument tjetër për ta prurë në sheshin ku ishte i pari…; dhe aty u bënë qesharak. Qesh e shiko si e mbanin në krahë monumentin e atij të vdekurit. Atë ditë, kur ishin betuar se “do të djegim” dynjanë, atë ditë shkrova të njëjtin artikull, me titull “A nuk jemi të aftë ta kalojmë duke qeshur?”…

Pastaj socialistët e bënë veten për të qeshur njëqind herë. Dolën me megafona në Parlament (kryetari i tyre); dolën me bilbila në sallën e Parlamentit; kryetari iu doli lakuriq; dolën në grevë urie, por paska qenë kot; dolën në demonstratë të dhunshme…, por edhe kjo kot. Sa për të qeshur! Tani kane zënë sallën e KQZ… o zot sa për të qeshur./AGON/

Share This :

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

Edit this entry.

6 Comments to “Deputetët e PS-së tentojne te pushtojne KQZ-ne.Sa për të qeshur ka qenë dje?!”

  1. Pjeter Zefi says:

    Eshte mesu ky dreqi i Edi Rames tash 12 vjet kryetar bashkije,i dhimben leket pa numer qe ka marre,dashnoret ma te bukura te Tirones.
    Po kta bythqiret e PS qe tash 70 vjet na chane trapin
    Po keta paskan qene fare e keqe

  2. zef kalaj says:

    …Kane shume te drejte demokratet ,qe ta urdherojne KQZ-ne te numrojne fletet e pavleshme,,,bile jo vec kaq,por edhe te bashkojne simpatizante te tjere qe nuk kane votuar,dhe ta deklarojne voten e tyre per Lulzim Bashen,,,edhe kjo me nje vendim te KQZ-se, duhet te shpallet e vleshme dhe te numerohen,,,kjo eshte “transparenca” kjo eshte “ligjore” kjo i sherben Tiranes per ta shijuar ‘97 si gjithe pjesatjeter e Shqiperise…!
    Thirrni kujteses historike,dhe merrni ne konsiderate provat e medha qe jane bere me popullin Shqiptare,,,se nuk mund te instalohet me kurre monizmi ne Shqiperi…!

  3. i brengosuri says:

    Po le ti numrojn edhe ato vota qe jan hullur ne kuti te gabuara me pa se te kujat jane ato.Pse po frigohen keta te Rames se ndoshta jan edhe te tijat apo jo. Le te bejn punen e vet KQZ-ja dhe te shofim ku jemi njeheri ateher kemi kohe per protesta.Kjo tregon se kata duen ta mbajn ate fitore(po cfar dreq fitore me 10 vota diferenc),qe thon se e ka Rama me cdo kusht deri edhe duke u ngujua te kqz-ja qe ase ata te bejn punen e vet si duhet.Kjo qe ndolle me ne esht e cuditshme.Sidoqoft Lulzim Basha meriton nje simpati te madhe nga shqiptaret per nje kampejn zgjedhore te edukuar, dhe me nje rezultat shume te lart.Te fitsoh kaq vota ne Tiranen e Edvin Kristaq Rames qe pothuej e ka ber Tiranen pron te veten tashe 12 vjet me rradhe eshte nje pune e shkelqyer e zotit Basha dhe vetem aje dhe kurrkush tjeter do te munde te arrinte ate ne shqiperi.Sidoqoft duhet te pranohen rezultatet dhe te vazhdohet perpara se edhe dy vjet vine zgjedhjet parlamentare(nese Rama nuke do ti shpejtojn ato), e une besoj se aje do ta cojn vendin ne zgjellje te parakohshme, dhe nese tensionohet situata edhe ne ato te jashtezakonshme.Megjithat cka dine i brengosuri.

  4. agjenti says:

    KUN NE SHTETET DEMOKRATIKE KA KESI SOJ LIGJIT
    A DUHET LIGJI TE JET PER CDO KEND I SOJ NE VITIN 2009 NUK U HAPEN KUTIT SE SALI SADAMI THOT SE NUK ASHT ME LIGJ TASH KUR U MBYDHE KUTIT PARA DY TRI DITVE U NENSHKRUAN TE DY PALET DHE U PA CILTAS SE ZOTI RAMA MUER VOTAT DHE FITOJ ATEHER PARTIA DEMOKRATE THOT DUHET HAP KUTIT NJE GJE QE NUK ASHT E LIGJSHME DOMETHAN SKA VOT TE LIR NE SHQIPRI KUR VJEN PUNA TE SALA
    KJO GJE THIRRET PROPAGADA E SALI SADAMIT ME SHOKT E TINA KUR NUK KE DREJTSI AS LIGJ KESHTU VETET PUNA DHE VOTA E POPUDHIT POR KSAJ HER SALA DOT TJA SHOH TIMIN PUNES VOTES 2009 DHE TE 2011.

  5. spirituali says:

    Nuk mundet shoku Zef t’instalohet monizmi në Shqipëri por neomonizmin po mundohen pa sukses ta instalojn PS me aleatë.
    Ju sh. Zef si “specialist” i të gjitha fushave për fat të keq tan’in nuk din ose nuk don me i dalluar fletët e votimit të pavlefshme dhe të kontestuarat. Fletët e kontestuara janë fletë të vleshme sipas kodit zgjedhor por që për shkaqe të ndryshme janë futur në kuti të gabuar. Kodi zgjedhor nuk e shpall të pavlefshme fletën e rregullt të futun në kuti jopërkatëse. Pa marrë parasysh se dëshiroj që të fitojë Basha, nëse fiton Rama ia kisha uruar!

  6. spirituali says:

    Agjenti! Dikur Rama çirrej “Hapni kutitë”! Tani: “Mbnyllni kutitë /pa u numru të gjitha votat/!, se un jam fitues…

No comments: