Wednesday, May 25, 2011

Dhuna ka një qendër

Anjola Hamzaj

Sa kohë u bënë që Partia Socialistë po prodhon vetëm dhunë. Në të gjithë kuptimin që mund të mbart kjo fjalë, si nga ana politike ashtu edhe në anën objektive, dhuna që PS lind çdo ditë është sa e dukshme, aq edhe e prekshme.

Ishte data 28 qershor e vitit 2009, e cila shënoi edhe betimin e Partisë Socialiste për të dhunuar qytetet, individët, institucionet, ligjin dhe kushtetutën. Që pas kësaj dite, kur kreu i kësaj force njohu humbjen e parë të tij politike, deri sot, kur ai po njeh çdo ditë humbjen e dytë, dozat e dhunës shtohen dita –ditës. Kjo dhunë vrastare që po i vishet një vendi të paqtë, tani duket se ka arritur në pikat më ekstreme. Motivi është më i rëndësishëm. Kreu i Partisë Socialiste po ndahet nga kuptimi i qenies së tij: Bashkia e Tiranës.

Kjo po perceptohet më rëndë se humbja në zgjedhjet e 28 qershorit, sepse kjo humbje po e vret ngadalë. Çdo ditë rritet numri i votave në favor të rivalit të tij , kandidatit demokrat, çdo ditë kjo humbje po i helmon gjakun dhe arsyen. Kjo humbje po çon në prishjen e pikave që karakterizojnë popullin tonë. Ky vend nuk ka prodhuar kurrë dhunë, ka sfiduar konfliktin në çdo diversitet, atë fetar, atë etnik, ka sfiduar konfliktin social dhe ekonomik. Por tani sfida e vetme është një ambicie personale e liderit socialist. Është ky motivi që po ngre një sasi njerëzish të gatshëm për të dhunuar edhe veten për ambiciet e liderit. I quaj sasi, për shkak se termat matematikor duken të tepërt për këtë specie të veçantë, që flijon historinë, qetësinë, sigurinë dhe paqen e një vendi për hir të një alternative të keqe, të vogël, të pisët, krahasuar me pasojat që po sjell.

Ka tre ditë që deputetë të Partisë Socialiste çirren para ndërtesës së Komisionit Qendror Zgjedhor. Me të gjitha mënyrat e mundshme, madje edhe me mendime të shprehura me rimë, flasin për urrejtje. Asgjë në ato fjalë, në këtë protestë nuk ka ndonjë përputhje me ligjin, nuk ka respekt për demokracinë. E ndërtuar në bazë të besimit, që në vitin 1991, me shumë sakrificë, demokracia ka ardhur në duart e armikut më të madh, të demagogëve. Përfaqësuesit e PS e kanë shprehur qartë, çdo ditë në media dhe para mbështetësve të tyre që nuk e duan demokracinë, që nuk e duan këtë sistem që është më funksionali, deri tani, në të gjithë botën. Ata shprehen se nuk njohin asgjë: as shtet, as liri vote, as qeveri, as ligj, as institucione, as ndërkombëtarët, asgjë. Po çfarë njohin, po çfarë duan?

Edhe pse kjo është e qartë, sepse është e bazuar vetëm te qendra e PS, te lideri i saj, ajo që shkaktojnë është më e rëndësishme. Ftohtësisht është qesharake, sepse një individ duket e pamundur të sfidojë një shtet dhe një demokraci. Ky individ me veprat e tij të kthen pas në histori, ku këta lloje nuk iu kanë munguar shoqërive.

Është kaq personale sa vështirë të besohet, por gjithmonë kështu ka qenë, personale dhe idiotësi. Luftërat, dhuna, urrejtja, në shumicën e rasteve, kanë ardhur nga ide idiote, mendje të sëmura. Dhe ko ka ndodhur vetëm për të qenë. D.m.th, këta njerëz që rastësia i ka njohur me pushtetin, kanë vuajtur vetëm për të ekzistuar paskëtaj. Edi Rama duhet të jetë diçka. Ka nevojë të jetë, por pa pushtet ai nuk është. Ishte piktor, pastaj nuk ishte më, dështoi. Ishte prind, pastaj jo më. Ishte burrë, kjo një hije që ndriçohet dhe fsheh shumë anë, dmth një dështim. Ishte një kryetar bashkie, 12 vjet dështim. Ai duhet të jetë, dhe për këtë prodhon dhunë dhe urrejtje.

Ky ndërlikim që po i sjell Partia Socialiste vendit tonë ka edhe alternativa për t’u zgjidhur, sigurisht. Kjo parti nuk përbëhet vetëm nga një person, po nga shumë. Disa prej tyre madje janë të ndërgjegjshëm për dëmin që po i sjell kjo parti jo vetëm vendit, por edhe vetes së saj. Nëse deri tani ndërgjegjja e eksponentëve të tjerë të PS nuk ka arritur të rritet për të kuptuar këtë leksion të rëndësishëm, do të ishte fatkeqësi. Lista e dhunës dhe viktimave të prodhuar nga ambiciet e liderit të tyre është e gjatë, por edhe vazhdon.

Asgjë nuk depërton në zbutjen e kësaj ambicie: rrugët bllokohen, qytetet izolohen nga protestat, sheshet bllokohen, izolimi i jetës po përdoret si kërcënim nga lideri socialist.

Pak më herët shkaktoi 21 janarin, pak më herët futi kolegët në grevë urie në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pak më herët dhunoi policinë me 100 kriminelë. Ky standard i themeluar nga një individ i vetëm po shkatërron gjithçka u ndërtua në sistemin demokratik. Ky individ duhet të ndalohet në këtë urrejtje që po i imponon njeriut.

Zbulimi, Presidenti Bamir Topi ka votuar për Edi Ramën

Reagon Topi lidhur me votën e tij të fshehtë

Tiranë, 20 maj 2011, NOA – Numërimi i votave të hedhura në kutitë e gabuara ka nxjerrë në pah një ngjarje që mund të përbëjë një skandal në radhët e mazhorancës. Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, politikani që gjithë karrierën politike e ngritur në selinë blu, Bamir Topi, në zgjedhjet e 8 majit ka votuar për kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama.

Zbulimin është bërë publik gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kur u morë në shqyrtim kutia ku ka votuar kreut i shtetit në zgjedhjet e tetë majit.

Në kutinë e votimit me numër 19/86, fleta e votimit për kandidatin për kryetar bashkie, e hedhur gabimisht në kutinë e këshillit bashkiak, ishte në favor të kryesocialistit Rama. Prej dy ditësh mediat vizive kanë publikuar pamje të votimit të kreut të shtetit më tetë maj, ku qartas duket se kreu i shtetit ka ngatërruar kutinë e votimit ku duhet të hidhte fletën e votimit të kandidatit.

Kutia me numër 1986 i përket qendrës së votimit në njësinë bashkiake numër 9, në shkollën “Servet Malçi”.

Leximi i votës së kreut të shtetit mund të hapë mjaft debate për privatësinë dhe sekretin e vullnetit politik, por hedhja e votës për kundërshtarin hap po aq debate të nxehta edhe në radhët e Partisë Demokratike.

e.t/NOA

Reagon Topi lidhur me votën e tij të fshehtë

Zëdhënësja e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Mimoza Koçiu bëri publike sonte një deklaratë për shtyp të Kreut të Shtetit lidhur me votën e tij të fshehtë për zgjedhjet vendore të datës 8 maj.

“Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, hedh poshtë me neveri spekullimet politike dhe mediatike lidhur me votën e tij të fshehtë të dhënë më 8 maj për organet e qeverisjes vendore. Presidenti i Republikës e ka ushtruar të drejtën e tij kushtetuese të votës si çdo qytetar tjetër, me bindjen e plotë se vota e çdo qytetari është dhe duhet të jetë e fshehtë, siç përcaktohet nga Kushtetuta, Kodi Zgjedhor dhe Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.

Çdo qytetar i interesuar ka patur rastin të shohë në formë publike e vizive aktin e votimit të Presidentit, si votim i rregullt, ligjor dhe korrekt. Çdo aludim tjetër, mbetet produkt i sajuar politik e mediatik, i lidhur me kontekstin politik të ditës si dhe për tërheqjen e vëmendjes nga problemet e mëdha që po shfaq vonesa në administrimin ligjor të rezultatit të zgjedhjeve.

Presidenti i Republikës refuzon të përfshihet në spekullimet dhe lojrat politike të ditës, dhe me cilësinë e Kryetarit të Shtetit apelon edhe njëherë aktorët politikë dhe institucionet përgjegjëse, që të lënë mënjanë çdo alibi dhe përpjekje për të sajuar skema të tilla të ulëta dhe të kryejnë detyrën dhe përgjegjësinë që u ngarkon ligji dhe interesat madhore të vendit”, thuhet në deklaratë.

/BotaSot/

Presidenti Topi voton për Edi Ramën

Dje u zbulua se Presidenti i Republikës, z. Bamir Topi ka votuar pro Edi Ramës në zgjedhjet e 8 majit. Presidenti ka zgjedhur kandidatin socialist Edi Rama, njëkohësisht kryetar i PS, në krye të bashkisë së Tiranës.

Disa ditë më parë, presidenti i vendit ishte pjesë e medias për shkak se kishte gabuar në procedurën e votimit. Ai kishte hedhur fletën e votimit për kryetar të bashkisë së Tiranës në kutinë e gabuar, e cila mban numrin 1968 në KZAZ numër 53. Ky gabim njerëzor doli në pah në Komisionin Qendror Zgjedhor gjatë numërimit të votave të kontestuara.

Pamjet e aktit të gabuar të presidentit të Republikës gjatë procesit të votimit më 8 Maj, nga qendra e votimit në shkollën 9-vjeçare “Servet Maçi” në njësinë bashkiake nr. 9. të Tiranës, u transmetuan nga pjesa më e madhe e televizioneve.

Por deri këtu ishte një gabim njerëzor, i cili përligj faktin se votat e hedhura në kutinë jo korrekte (por në një kuti tjetër me ngjyrë të përafërt) janë pasojë e gabimeve njerëzore.

Por më pas vota u zbulua për shkak se në kutinë 1968 kishte vetëm një votë të hedhur në kuti tjetër (dmth., në kutinë për këshillin ishte hedhur vota për kryetarin e Bashkisë). Kjo ishte vota e presidentit të Republikës, zotit Topi, votë në favor të Edi Ramës.

Procedura transparente e KQZ në rivlerësimin e votave të kontestuara në sy të të gjithë shqiptarëve zbuloi edhe kandidatin për të cilin presidenti kishte votuar, dhe ishte Edi Rama.

Impusivisht duket qesharake dhe për të qeshur që e palara e presidentit doli në shesh.

Presidenti i vendit voton për Edi Ramën dhe është e drejta e tij të votojë i lirë. Por presidenti Topi vjen nga radhët e Partisë Demokratike, madje duke qenë nënkryetar i PD dhe duke u votuar si kandidat i Partisë Demokratike për president. Ose më saktë presidenti u betua në frymën e të djathtës, dhe jo vetëm me filozofinë e saj, por edhe besimin që ajo i ka dhënë në këta 20 vjet pluralizëm. Nëse liria e tij politike përjashton vatrën ku ai u ushqye dhe më pas edhe kontribuoi në politikë, atëherë kjo liri nuk është më liri, por strategji e mbrapshtë dhe mosmirënjohje ndaj partisë që e vlerësoi.

Presidenti i republikës refuzoi të ketë gabuar në mënyrën e vitimit në një deklaratë për shtyp dhënë nga zëdhënësja e Presidentit të Republikës, zonja Mimoza Koçiu.

“Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, hedh poshtë me neveri spekullimet politike dhe mediatike lidhur me votën e tij të fshehtë të dhënë me 8 maj për organet e qeverisjes vendore.

Çdo qytetar i interesuar ka patur rastin të shohë në formë publike e vizive aktin e votimit të Presidentit, si votim i rregullt, ligjor dhe korrekt”.

Topi, votë për Edi Ramën? Shpërthen “lufta” Presidencë-KQZ

KQZ hap kutinë ku dyshohet se presidenti Bamir Topi ka votuar gabimisht dhe gjen vetëm 1 votë për Edi Ramën. Presidenca reagon ashpër: Spekulim politik e mediatik, KQZ, mungesë profesionalizmi dhe pavarësie me vonesat për rezultatin e zgjedhjeve

Tiranë Votimi më 8 Maj rihap debatin për marrëdhëniet reale mes kreut të shtetit, Bamir Topi, dhe mazhorancës së djathtë. Shkak është bërë fleta e votimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, që sipas pamjeve filmike dyshohet se presidenti Topi e ka hedhur në mënyrë të gabuar, në kutinë e kryetarit të njësisë bashkiake të qendrës së votimit 1968, në KZAZ 53. Kjo kuti votimi është hapur dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, brenda së cilës është gjetur vetëm një votë për kandidatin e majtë, Edi Rama. Ditët e fundit, mediat ritransmetuan kronikat e lajmeve të votimit të presidentit Topi, ku ky i fundit dukej të kishte ngatërruar kutitë e votimit, duke votuar për kreun e Bashkisë së Tiranës, në kutinë e kryetarit të njësisë bashkiake. Pavarësisht se KQZ, gjatë hapjes së kësaj kutie nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këtë çështje, menjëherë mediat vizive kanë dhënë lajmin se ishte zbuluar vota e kreut të shtetit dhe se ai kishte votuar për Edi Ramën. Kjo është bërë shkak për debate më pas në KQZ, ku Artan Lazaj ka deklaruar se numërimi i votave të gabuara komprometon gjithë sigurinë e procesit të votimit, duke cenuar parimin e fshehtësisë së votës. Mbrëmë vonë ka ardhur dhe reagimi i ashpër i Presidentit, i cili përmes zëdhënëses Mimoza Koçiu, e ka konsideruar këtë lajm si fabrikim për interesa politike dhe mediatike. Presidenti nuk i ka kursyer kritikat për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke pohuar se:”Ky aludim mbetet produkt politik e mediatik për tërheqjen e vëmendjes nga problemet e mëdha që po shfaq vonesa dhe mungesa e profesionalizmit dhe pavarësisë nga ana e KQZ-së për administrimin ligjor të rezultatit të zgjedhjeve”.

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi hedh poshtë me neveri spekulimet politike dhe mediatike, lidhur me votën e tij të fshehtë të dhënë më 8 Maj për organet e qeverisjes vendore. Presidenti i Republikës e ka ushtruar të drejtën e tij kushtetuese të votës si çdo qytetar tjetër, me bindjen e plotë se vota e çdo qytetari është dhe duhet të jetë e fshehtë, siç përcaktohet nga Kushtetuta, Kodi Zgjedhor dhe Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë. Çdo qytetar i interesuar ka patur rastin të shohë në formë publike e vizive aktin e votimit të Presidentit, si votim i rregullt, ligjor dhe korrekt. Çdo aludim tjetër, mbetet produkt i sajuar politik e mediatik, i lidhur me kontekstin politik të ditës si dhe për tërheqjen e vëmendjes nga problemet e mëdha që po shfaq vonesa në administrimin ligjor të rezultatit të zgjedhjeve”, – tha mbrëmë zëdhënësja e Presidentit. Ajo ka shtuar se presidenti Topi refuzon të përfshihet në spekulimet dhe lojërat politike të ditës, dhe me cilësinë e Kryetarit të Shtetit apelon edhe njëherë aktorët politikë dhe KQZ që të lënë mënjanë çdo alibi dhe përpjekje për të sajuar skema të tilla të ulëta dhe të kryejnë detyrën dhe përgjegjësinë që u ngarkon ligji dhe interesat madhore të vendit”, – thuhet në këtë deklaratë.

F.Braushi



16 Comments to “Dhuna ka një qendër”

  1. Topi i Edi Rames says:

    Nga Fahri Balliu
    Vota e Topit tregoi se ai ishte garanti i grushtit të shtetit

    Presidenti tregoi se gjatë gjithë kohës nuk ka qenë “Top”, por një numëror topi i Edi Ramës

    Tashmë në dritën e diellit për të gjithë shqiptarët është lexuar në mënyrën më transparente që vota e presidentit Topi në kutinë 1968 të njësisë 9, ishte për Edi Ramën. Kjo nuk është e vetmja tradhti në këto zgjedhje, por është më e larta, më e egra, më e turpshmja. Por, ka një të mirë të madhe, që atë sekretencën e qëndrimeve të Bamir Topit, të fshehur pas institucioneve të varësisë, PS-së dhe ndonjë bande vagabondësh në vende të tjera e zbërtheu përfundimisht. Ky njeri, natën dhe ditën, në orët e punës së tij si president i republikës, ka punuar, menduar, luftuar, investuar për sjelljen në pushtet në mënyrë të paligjshme të Edi Ramës. Vota që ai ka hedhur për Ramën është brenda ligjit, por është brenda turpit më të madh të një njeriu që u lëpi për vite të tëra në Partinë Demokratike, gënjeu dhe mashtroi shokët, miqtë dhe votoi për njeriun që i vë flakën Shqipërisë. Me këtë rast, ai e amniston Edi Ramën, i cili është një rast klinik, personalisht dhe politikisht. Edi Rama vjen nga palca e krimit komunist. Mbi të u investua një teatër i madh, për ta paraqitur modelisto-anarkist, demek të larë e të lyer nga Perëndimi, po kurrë ndonjëherë PS-ja nuk pati dhe nuk ka lojtarë më të zi e të dalë nga themeli i stalinizmit.
    Por pavarësisht nga të gjitha këto, ai është kryetar i opozitës dhe me atë parti që pranon për kryetar çdo njeri që sjell kartën e rrënimit të Shqipërisë, ai mund të sillet dhe mund të veprojë si ta gjykojë ai. Por ti o zoti president, që mendove për të futur nëpër burgje për agjitacion e propagandë në pluralizëm, njerëzit më të devotshëm të luftës për demokraci, njerëzit më të sinqertë dhe pa kurrfarë përfitimesh, ty more ditëzi ku të çon mushka? Ti kujton se do të strehohesh në vilën për të cilën s’ke paguar as një gjethe ulliri. Ti kujton se do t’i fshihesh syrit të së drejtës dhe të së vërtetës. Ti kujton se mund ta kalosh e anashkalosh e të tallesh me atë luftë opozitare të tmerrshme që ka bërë Partia Demokratike në ’97-n, për 8 vjet… Ti kujton se mund ta shkelësh gjakun e Azemit dhe të dëshmorëve të tjerë të demokracisë, ti kujton se do t’i zëvendësosh ata me viktimat e qarqeve më të zeza antishqiptare, që stimulojnë rrënimin e shtetit shqiptar…
    Por ja ku ta dha e drejta e atyre që tradhtove, ja ku ta bëri gjyqin transparenca e ligjit dhe sigurisht është edhe dora e Zotit, për të ta shkruar në mënyrë të pashlyeshme veprën tënde të pështirë dhe të turpshme…
    Ti që gjysmën e jetës e ke nëpër dreka e darka, e ke parë se si të janë larguar miqtë e ditëve të para dhe të është dashur të shpikësh miq të rinj, por me një standard për të qarë hallin, vetëm nga ata që e pranojnë tradhtinë tënde. Ty t’u demaskua përfundimisht gjuha e Ezopit dhe të ka dalë në fytyrë, ty dhe klanzhganit tënd!
    Askujt në Shqipëri nuk i ka ndodhur kjo që të ndodhi ty. Ndëshkim i përnjëhershëm, brenda kohës së mandatit. Tani ti je simboli dhe shembulli më klasik i mosmirënjohjes, i grushtit të shtetit, i hipokrizisë dhe i pabesisë ndaj atyre që të rritën e të mandatuan në atë post. Kështu që nuk mund ta ngopësh dot urinë tënde tradhtare me përgjimet e telefonave, me videot dhe me turpe të tjera të Sigurimit të Shtetit. Sepse praktikë e tyre ishte dhe është spiunimi dhe tradhtia.
    Por në ditët që do të vijnë, orët e jetës tënde do të jenë më të gjata, më të dhimbshme, më të lodhshme, më të turpshme… Ti i vure një damkë jo vetëm karrierës dhe jetës tënde, por gjithkujt që është i lidhur me ty. Shqipja është me shumë pasuri leksikore dhe me thënë të drejtën, për shkak të zanatit nuk na mungojnë që të të etiketojmë, por jemi në çastet e para të zbulimit të krimit dhe gjëja e parë që provojmë është të pasurit ndot.
    Edhe këta të huajt nuk do të mund t’i gënjesh më, t’i mashtrosh, t’i thërrasësh, të bisedosh me ta dhe t’i raportosh Edi Ramës. Në fakt analiza të shtyn shumë thellë. Pyetjes pse ti more rrugën e tradhtisë dhe të turpit, nuk mund t’i përgjigjesh thjesht “çështje karakteri”. Kjo është një histori e gjatë, e vjetër, e thellë dhe do të botohet zotëri, herët a vonë…si krimet e Hoxhës, që po dalin ditë pas dite. Mos kujto se duke dalë në televizor, me atë staf eunukësh që ke do t’ia hedhësh më ndokujt. Ka shumë socialistë që s’e votuan Edi Ramën. Lulzim Basha ka marrë mbi 50 mijë vota më shumë krahasuar me paraardhësin, por ti zgjodhe Edi Ramën. Me tërë hukubetet e tij.
    Eh, nuk mbaron mllefi kundër këtij turpi. Tashmë s’mund të gënjesh më njeri se ti na qenkësh me të djathtën, gjasme qytetare. Ti or zotëri paske qenë, je dhe do të jesh veç me palcën dhe zezonën që quhet Edi Rama…bile ti je vartës i tij.

  2. Mark Gjonaj says:

    Kjo nuk eshte asgje, normale, reale, per Ramen votuan bastione te PD.Eshte hera e dyte qe Berisha e provokon shume rende Topin. Kete here dhe te paren qe vrau ne bulevard 4 demonstrues, duke e quajtur pucist!. Topi, e” keshillon” me nota paralajmeruese kineze qe mos te krijojne xhurma te tilla per te terheq vemendjen e krizes reale te qeverise kukell; ku kesaje here Berisha po bene nje soditje te natyres me qenin e tij te gjahut per dore, Ristanin. Dhe keta lloje qensh, qe Berisha perkujdeset, do t’i japin rastin me te mire qe Kryeministri yne te njoftoje Boten se qeni i tij pervec reflekseve per nuhatje, gjurmimi, per subjekte e objekte prove krimi; zbulon per here te pare duke i vendose para kutive te votimit se edhe kujt mund t’ja japin votuesit voten. Dhe eksperimenti i guvernatorit shqiptare, doli me sukses per here te pare ne stanin e qenve te Kryeministri;, zbulohet nje refleks i ri kushtezues nga litari dhe dajaku i shoqeruar me plumb mbas koke; zbulim ky, per t’ja pasur zili dhe shkencetari rus Pavllov . Pra, raca “Ristani” e kriqezuar me racen korca dhe shkodra, tashme eshte ne prag te dorzimit te cmimit “Nobel”. Gjykojme se mbas mesit e me tutje te ketij viti; Berisha, do ta dergoje Topin, jo me teknik te prodhimit te mishit dhe te bulmetit; por zoveteriner te shkolla e Qenve ne Linze te Tiranes; te permirsoje racen nuhatese e gjurmuese dhe te kete mundesi, te degjoje nga afer te lehurat e tyre, si per te kujtuar te tijat gjate kohes si President i Shqiperise; i cili kaq shume u sfilit sa dhe Henen e afroi shume afer Tokes. Komandant i Pergjithshem I forcave te Armatosura, Kryetare i keshillit te Mbrojtjes se Shqiperise, dhe Kryetare i keshillit te Larte te Drejtesise, kjo kurdisje nuk do te jete as e para dhe as e fundit. Rrofte Presidenti yne Topi, qe asnje dite gjate gjithe karieres dhe si duket dhe derisa te mbaroje mandatin; nuk u gjend asnje here ne krye te detyres. Faleminderit dhe nje ujkend te gezueshem!

  3. Paul Palushi says:

    ehe Mark njashtu asht…analiza jote asht e denje per Departamentin e Shtetit…t’lumt na per ty qe te kena.

  4. Vota eshte e shejte munde te hedhet per cilin kandidat qe deshiron votuesi,por votuesi,pra elektorati i djathte me Z Sali Berisha ne krye ka hume shume dhe jemi te zhgenjyer nga politik berja e tije,shume kushe nga ne e dime mire politiken Berishjane brenda partis demokratike,jame per partin demokratike,e kame perkrahur kete parti,votoj per kete parti po pa Sali Berishen drejtues ne strukturat e saje,pra elektorati i se djathtes,kryesisht i partis demokratike e shef te arsyeshme te clirohet partia demokratike nga padroni Sali Berisha,kjo parti per dite e ma shume po hume elektorat vec se e dojne partin demokratike pa Sali Berishen kete gje Presidenti Topi e dine shume mire kete gje,jo se Topi done Ramen jose Topi don te votojne te majten duke pas parasyshe luften e brrylave qe zhvidhohet brenda rradhve te partise athere Topi hedhe voten kunder Berishes dhe nje nje mnyre preteston duke i then ne si Tiranse te vjeter voten e kemi per Edvin Ramen e jo per Sali Tropojen,une me vemendje i kame ndjekur pracesin e zgjedhjeve me 8 maje sa kete dite politika shqiptare ma kthej pothuajse ne nje dite ankthi,e kjo merzi po per hapet per dite jo ma tek une por te tere popudhi shqiptare,Tirana e don ta dije kushe eshte krytetari i saj,Tirana done me dite kushe fitoj me ndershmeri me 8 maje keta luajne jo njesia 5 e jo ajo e jo kjo qe per mue te tera keto pilivan dheqe jane te kota,Sali Bisha bashke me Edvin RRempadhen ka ardhe koha te dalin ne pencjon politike me shume te tjere se keta koka te nxeta po e mbajne peng politiken shqiptare ne vend lindjen tone,Luvigj Sterbyci mi

  5. Pjeter Zefi says:

    Shoku Luigj Sterbyci !
    Tamam ashtu si ke thene ti thone edhe komunistet.Te lumte i ke ra pikes ne te.
    E duam partine demokratike thone komunistat por pa Sali Berishen.
    Cfare kuptimit ka ?
    Cfare punet kane komunistet me partine demokratike,ata kane partine e tyne.

    Sali Berishen e heqin anetaret e Partise Demokratike nga Kryetari e jo anetaret e partive te tjera.

    Kjo eshte rregullorja e lojes Shoku Luigj Sterbyci. Kur te votohet per Saliun dhe ate nuk e duan votonjesit ai iken nga ai vend.

    NDERSA PRESIDENTI BAMIR TOPI ka ba aktin ma te turpshem qe mund te bajn nje burre,pasi ai ka qene duke votuar per Lulzim Bashen dhe jo Sali Berishen,ore Shoku Sterbyci. Ka qene duke votuar per nje perfaqesues i PDSH,i cili edhe ai ka votuar kur atij i duhej vota e Lul Bashes per tu ba President e kur Lul Bashes dhe PD i duhej vota e Topit per tu ba Kryetar Bashkie ai shkon e voton me PUÇISTAT.

    Llogarit kur Edi Rama ka arrite te blej Presidentin e Republikes (ish Nenkryetarin e PDSH-se) cfare nuk len pa korruptua ai.

    Prandaj Shoku Luigj hiqesh si i djathte e je kembe e krye me te majten komuniste.
    Grahi se ne amerike te majte te llojit Edvin Kristaq Rama nuk ka.

    Pjeter Zefi
    Florida

  6. migjen says:

    Sot mbas 20 vjet demokraci dalin e bertasin ish komunistet e enver hoxhes e sot komuniste te rinovuar mbas te birit te enver hoxhes dhe tradhetarit te shqipes edvin ramas.
    Sot bertasin mark gjonajt pjeter palushajt luvigj sterbyciovic dhe i dalin ne mrojtje cdo kujt qe eshte kundra SHQIPERIS e SHQIPETARVE pra tradhetarve e un them se kete pun di ta bej dhe e bejne tradhtaret e SHQIPERIS un jam askushi jam thjesht popull dhe jam i lindur e ritur shum ma shum larg SHQIPES ton por di dhe kam par se largimin e SALI SHQIPERIS nga SHQIPERIA e kan kerkuar qe mbas viteve 1992-1993 armiqt e betuar te SHQIPES ruso greko sllavet mbasi provuan ta benin pervete dhe nuk ja arriten se ai eshte gjak KRESHNIKESH DHE NGA ATEHER ME DHUNEN E ARMIQVE TE JASHTEM QE FILLUAN TE VRISNIN USHTARET NE GJUM NE KUFIRIN SHQIPTARO GREK DHE PRURJEN E FORCAVE USHTARAKE NE KUFIRIN TON DHE VETEM NDERHYRJA E PRESIDENTIT TURK ME GJAK SHQIPTARI SULEJMAN DEMIREL BERI QE GJERAT TE SHESHOHEN E NE LOJ HYRI AGJENTURA E TRADHETARET E BRENDESHEM FILLUAN LOJEN E PADRONEVE TE TYRE E ORGANIZUAN 1997 QE TE GJITH KUSH FARE PAK E DO SHQIPERIN E DI SE KU U ORGANIZUAN E KUSH I ZBATOJ E ME VON VIN ZGJEDHJET E 28 QERSHORIT 2009 KU TRADHETARET E KOMBIT SHQIPTAR JAN NRITUR NE KEMBE ME URDHER TE PADRINJOVE TE TYRE PER TE SHKATERUAR JOME VETEM SHQIPERIN POR KOMBIN SHQIPETAR .KOSOVA SHTET I PAVARUR HAL NE SYT E ARMIQVE, E TRADHETARET E KOMBIT ME URDHER TE PADRINJOVE PO MUNDOHEN CDO DITE QE TE SHKATEROJN SHQIPERIN E ME SHKATERIMIN E SHQIPERIS MER FUND NJEHERE E PERGJITHMON CESHTJA KOMBETARE SHQIPTARE E SHQIPTARET TE KTHEHEN SI CIFUTET PARA 3 MIJE VJETESH OSE SI KURDET . PRA PER MENDIMIN TIM KETA VICET GJE SHKRUAJN SE DUAN SHQIPEN MA PA SALI SHQIPERINE JAN JOMEPAK POR QELBESIRA TRADHETAR . UN BEJ NJE PYETJE JUVE QE NUK E DONI SALI SHQIPERINE KUSH ESHTE EDVI RAMAS
    1 ) ISH POLIC NE KOHEN QE ISHTE BASKETBOLLIST I DINAMOS SE TIRANES.
    2)SHOK E MIK I ILIR ENVER HOXHA KLEMENT KOLONECI AGIM FAGU ILIR TREBICKA AGIM JANKU KETA SE BASHKU NE VITET 1986 -1990 VININ E LUANIN BASKETBOLL TE KLUBI SPORTIV PARTIZANI MBAS ORES 20.30 TE GATI CDO MREMJEJE.
    3)NJE TRADHETAR I SHQIPERIS I KOSTRUITUR DHE PREGATITUR NGA AGJENTURAT E HUAJA E SIDOMOS AJO GREKE MBAS VITEVE 1990 DHE I ARDHUR SI ME KATAPULT NE POLITIKEN SHQIPTARE KURR STUDENTET E UNIVERSITETIT TE TIRANES ISHIN NE GREV URIE EDVIN RAMAS PARTIA E DHUNES E COJ ME MISION NE GREQI E SOT THUHET SE RAMAS ESHTE STUDENT I DHJETORIT TE GJITHA GENJESHTRA NE BIOGRAFIN E TIJ TRADHETARE .ATIJ DHE JU QE SHKRUANI NE ANE TE TIJ CDOGJE QE ESHTE SHQIPETARE JU VERBON DHE JU TERBON SE KY ESHTE URDHERI QE JU JAPIN PADRINJOT GREKO SLLAV , SI THOT POPULLI HA DIKU NJE LUG CORBE TE PRISHUR E VJEDH TER JETEN SHQIPTARET POR JO ATA BUKE SHKELUR POR SHQIPTAR ME GJAK SHQIPTARI E BIJ SHQIPTARI QE I DHEMBESET SHQIPERIA SOT LUSIN ZOTIN RROFTE SALI SHQIPERIA BERISH PER CESHTJEN MADHORE TE KOMBIT SHQIPTAR VDEKJE ARMIQVE E TRADHETARVE TE KOMBIT SHQIPTAR RROFTE KOMBI SHQIPTAR I BASKUAR SIC NA E LA I MADHI GJERGJ KASTIOT SKENDERBEU.O SOT O KURR VDEKJE TRADHETARVE SHQIPERIA E SHQIPTARVE. BANKOK 22/05/2011

  7. spirituali says:

    I jam mirënjohës, e falënderoj dhe jam i surprizuar pozitivisht për shkrimet që po futen = po lejohen në këtë faqe edhe pse ndonjëherë jam çenzuruar /unë mendoj pa të drejt/!
    Nuk pajtohem me “Migjen”. Nuk kemi nevojë për thirrje të tilla. Sot kemi ligjet edhepse shteti ligjor e demokracia janë të brishtë, por mjafton që keqbërësit të qiten para ligjit, dhe me vota t’i hiqen prej qafet Popullit she Shqipërisë. Në at rrugë besoj se po shkon destruktivi Rama. /Nuk ka përfunduar proçesi zgjedhor/. Presidenti Topi si çdo qytetar ka të drejt me votuar at që i pëlqen. E ka shkruar mirë F. Balliu, por si president më 21 janar të këtij viti qoftë edhe me heshtje ka përkrah ata që kanë dhunuar institucionin dhe ruajtësit e institucioneve. Z. Stërbyci shkruan gjëra që nuk shkojn. Thotë: “Votoj PD por pa S. Berishën”. Sikur ta kishte shkruar se do e votoj PD kur të mos jetë lideri i sajë Berisha i kisha besuar. PD nuk ka qenë pa Berishën që e voton z. Stërbyci!
    Shoku M. Gjonaj ka të drejtë të shkruaj çka dëshiron. Mirë kishte bërë me qenë burrë i vërtetë të shkruaj në këtë faqe se a ka bër vepra të shëmtuara ndaj shqiptarëve të tjerë gjatë ushtrimit të detyrës në Shqipëri, dhe me ato vepra a ka fituar grada? A e ka vra, a e vret ndërgjegjja dhe si duket jo sepse kapardiset, kacagjelohet dhe reklamohet si nënkolonel i sigurimit famëkeq!
    Pastaj na shitni këtu si duhet të shkruajm, etj. etj.
    Sinqerisht unë kisha dashur më mirël t’isha liukuiduar nga sigurimi sesa të kisha likuiduar unë dikë!

  8. komentues ordiner says:

    sikur,,,,te behej deti kos dhe Basha te dilte dhe deklaronte se terhiqej nga gara per hir te interesave te paqes dhe perparimit kombetar,,,sikur,,,nje enderr ne dite vere me sy hapur sepse civilizimi dhe humanizmi shqiptar nuk e imagjinon nje akt te tille,,,por po te ndodhte Basha do te vihej ne rradhen e atyre lidereve qe do te na bente te gjitheve krenare dhe ne nje te ardhme fare te shkurter do te behej lideri me dinjitoz i te gjithe shqiptareve,,,
    ahh sikur,,,

  9. komentues jo ordiner says:

    sikur…te behej qe Edi Rama te terhiqej pasi ka tre mandate ne Krye te Bashkise se Tiranes rresht dhe ne demokraci ka nevoje per rotacion pushteti

    sikur… te behej qe Edi Rama te terhiqej se ato mandate i ka fill pasi ka qene minister dhe nuk e ka pranuar kurr te qenit ne opozite (pa pushtet) tash shume vjet aq sa ne e kemi harruar e ai as qe do ta kujtoj.

    sikur… te behej qe Edi Rama te terhiqej pasi edhe Kryetar Partie,edhe Kryetar Bashkie,edhe Kryeminister (socialistet mendojne ne 2013,pse jo) e atehere per teka te Edi Rames ta bejme edhe nje here lemsh Tiranen

    sikur….te behej qe Edi Rama te mos nxirrte ne shesh te gjithe aparatciket e tij per ti cua per lesh qeni ne pike te diellit

    Eh sikur dhe mendja juaj o komentues ordiner te clirohej nga semundja komuniste
    …Ah sa mire do te ishte

  10. Mark GJonaj says:

    Komentuesi ordiner, i sakte ne percaktim. Ndersa Komentuesi jo ordiner i lekundur dhe i politizuar. Migjeni e ka bere corbe fare. Shkrimi i tij, krejt spathok. Keshtu largon dhe militantat e tij dhe shembullin, poe jep Spirituali qe si duket kur kethen ndonje gote flet me mire. Luvigji i ka ra pikes. Ka nejt drejt dhe ka fol drejte, keshtu duhet. Jo te behesh “antikomunist” se ke urrejtje patologjike ndaj opozites nga e ke edhe ti prejardhjen; por te mposhtish komunizmin duke ndikuar ne partine socialiste, deri ne kethimin e saje ne socialiste-demokratike te plote. Kjo i sherben atdheut dhe jo duke u kacafyt kush je ti e kush jam une…, kjo nuk i sherben interesit te pergjithshem. Ky eshte bajraktarizem i mirfillte; njeri flet toske dhe tjetri gege. Faleminderit!

  11. komentues jo ordiner says:

    Per MARK GJONAJ !
    Shoku Mark (pasi Zoti e ke me shume inat me ta fole).
    Cfare kam gabua?

    -Se Edi Rama nuk eshte tre here rresht Kryetar i Tiranes?
    -Se Edi Rama nuk ka qene fill pa u zgjedhe kryetar Minister Kulture?
    - Se thua nuk ka PSSH te tjere vetem Edi Ramen,po e leme PD-ne?
    - Se nuk duhet bere rrotacioni i pushtetit ? Me veshtersi por ne Shqiperi eshte bere se paku atje lart.

    - Se duhet te ushqejme vetem urrejtje per njeri tjetrin.

    Po flisni njehere ju komunistet drejt dhe pa u cpife se na plaset,sa pjelle e keqe paski qene?!!!!

  12. Vizitor i rastesishem... says:

    Letra e Kadaresë ka adresë të gabuar.
    Nga Ilir Nikolla.
    Ditën kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbyllte procesin e numërimit të votave për kryeqytetit, pa u ndalur nga dhuna e rrugës që vinte prej Edi Ramës, dhe do të sanksiononte votën e tiranasve për ndryshimin e drejtimit të bashkisë së kryeqytetit, shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, i bën thirrje kandidatit fitues Lulzim Basha, që të hapë rrugë e të japë dorëheqjen. Arsyetimet e letrës rrotullohen rreth fatit të zi që iu rezervoka Shqipërisë në rast se legjitimohet ky rotacion, për shkak se shkrimtari paska informacione se Edi Rama s’paskësh për ta pranuar këtë “fitore të paqartë” të kundërshtarit e paska për t’u angazhuar për kataklizmën… Zbatimi i parimit “hapi rrugë budallait” është tashmë një tezë e stërprovuar se s’prodhon asgjë pozitive dhe shpeshherë këtë leksion të thjeshtë e deshifrojmë fort thjeshtë edhe në librat e Ismail Kadaresë. Por është bash vetë shkrimtari që e ka theksuar me dhjetëra herë se s’e ka fort pasion politikën, pasi ligjet e saj janë fort me reliev të fortë, të cilat s’i përshtaten një gjyqtari me skrupuj estetikë si shkrimtari. Megjithatë, për herë të dytë brenda këtij viti, Kadare e kapërcen këtë vijë të kuqe që ia kishte vendosur vetes dhe shprehet për ngjarjet e politikës së ditës, gjithmonë duke i bërë thirrje opinionit publik që të ushtrojë ndikimin e vet, që axhenda e politikës të ecë në hullinë e dëshiruar prej tij. Herën e parë, lidhur me ngjarjet e 21 janarit, shkrimtari Kadare u ndal tek zezona e mbetjes tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit të jetës së 4 shqiptarëve, dhe e tha pa ekuivok se ishte irrilevant fakti se ata e humbën jetën gjatë një grumbullimi të dhunshëm që po synonte të pushtonte selinë e Këshillit të Ministrave. Pra, shkrimtari vendosi mitingun e dhunshëm në një prioritet më të lartë sesa integriteti i institucionit më të rëndësishëm kushtetues të vendit. E marr me mend se jeta është një kufi i mbramë që ofron shumë peshë kreative për shkrimtarin, por për herë të dytë brenda pak muajsh, Ismail Kadare ndërhyn në një proces jetik për demokracinë shqiptare, siç janë zgjedhjet e përgjithshme (paçka se vendore) dhe i bën thirrje Lulzim Bashës, kandidatit fitues të zgjedhjeve në Tiranë që të japë dorëheqjen, për ta shpëtuar vendin nga një përplasje civile. Shqetësimi për situatën paszgjedhore është i ligjshëm, por ai vjen së pari nga demonstrimi në rrugë i Edi Ramës (me bllokim rrugësh së pari) se s’ka për ta pranuar rezultatin që do të vijë nga KQZ-ja. Kjo zanafillë e problemit nuk merret në konsideratë nga shkrimtari Kadare, i cili ka vendosur të zhvillojë një komunikim politik publik, duke prishur disi rregullat e “par condicio”-s, pra baraslargësisë mes kandidatëve. Jo, shkrimtari ynë i madh e anashkalon faktin se Edi Rama është derdhur rrugëve, duke mos pranuar rezultatin e institucioneve dhe i adresohet vetëm kandidatit (sipas të gjitha gjasave fitues) që të tërhiqet. Baraslargësia shkelet edhe për faktin se s’merret fare parasysh historia e dy kandidatëve, as karriera e tyre e aq më tepër, as fushatat që ato ofruan për kryeqytetin. Që Edi Rama ka 13 vjet që është në pushtet, kjo s’do as mend e as kalem dhe Ismail Kadare e di fort mirë këtë gjë, pasi edhe më herët (viti 2004) ka qenë shprehur për qeverimin e Tiranës. Dihet gjithashtu se prej vitesh Edi Rama s’është më i interesuar për bashkinë e kryeqytetit, bile pas 4 vjet bllokimi të punës, gjatë fushatës, i madh e i vogël e mori vesh se Edi Rama, 4 vitet e ardhshme (17 në 20 vjet tranzicion), i kërkonte sërish për pushtet personal e si trampolinë për qeverinë e përgjithshme, pasi s’kishte ndërmend të ushtronte për asnjë moment me kohë të plotë funksionin e kryebashkiakut të kryeqytetit. Kjo është thënë hapur e publikisht dhe një shkrimtar që ka vendosur të ndjekë politikën e ditës natyrisht që e ka marrë vesh. Nga ana tjetër, në letrën e Ismail Kadaresë injorohet fushata e Lulzim Bashës dhe kontrata që ai nënshkroi me kryeqytetasit, për një angazhim 4 vjeçar specifik me kryeqytetin, angazhim që u votëbesua (pa asnjë kontestim), në mënyrë të paprecedentë e historike në historinë e zgjedhjeve nga 125 mijë votues. Nxjerrja nga kolapsi e kryeqytetit dhe çlirimi i tij nga ndikimet ditore të “politikës së madhe” ishte një marrëveshje që u vlerësua masivisht jo veç nga analistët dhe komentatorët, por së pari nga banorët e kryeqytetit. Por kjo zanafillë, prej nga erdhi edhe vota masive për Lulzim Bashën sërish është irrilevante për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili, duhet thënë se në mënyrë krejt jopolitike, i kërkon atij që të tërhiqet, siç thotë ai “për nderin e përbashkët”. Por nderi i përbashkët është nderi i të gjithë shqiptarëve, rrjedhimisht edhe nderi i kandidatit tjetër, Edi Rama. Kur parakushtet që sjellin apelin që Lulzim Basha të tërhiqet kanë lidhje me marrëzitë politike që shkakton rivali i tij për bashkinë e Tiranës, natyrisht nderi i tërheqjes së Lulzim Bashës do ishte nderi i përbashkët i shqiptarëve, përjashto Edi Ramën, të cilit do t’i mbetej turpi…por merret vesh, së bashku me bashkinë. “Nderi i përbashkët” do të kërkonte së pari një apel të përbashkët të Ismail Kadaresë për të dy kandidatët që po ndeshen për një grusht votash, por letra e tij e djeshme s’ka qenë as telefonatë e as këshillë miqësore për njërin nga kandidatët, për të cilin lihet të kuptohet se ka qenë kanakari i tij në këto zgjedhje. Ajo ka pasur përzgjedhjen formale të letrës publike me synimin për të ndikuar në opinionin publik. Pavarësisht aversionit që kemi ndaj letrave publike, si pararendëse të dacibao-ve e revolucionit kulturor, përzgjedhja e Ismail Kadaresë ka adresë të gabuar. Apeli do të duhej t’i drejtohej një njeriu që po kërkon që në 20 vjet tranzicion të garantojë 17 vjet pushtet, e që në këtë fazë finale po synon të strukturojë një forcë politike antievropiane e antiperëndimore, të mbushur dingas me pinjollë bllokmenësh të brezit të dytë. Me ngjizje tek celula më e zezë e enverizmit, si celula e kolekëve dhe me përpjekjet edhe formale për të kërkuar lart e poshtë një zonjë të zezë (kujtojmë martesat e dështuara) që të mund ta ndihmojë në këtë fazë finale të sabotimit të udhës së Shqipërisë drejt Evropës, Edi Rama do të duhej të ishte adresa e vërtetë e shqetësimit të Ismail Kadaresë. Bllokimi i rrugëve dhe kërcënimi i integritetit të KQZ-së do të duhej t’i kujtonte shkrimtarit të madh jo veç mitingjet e tij anti-NATO, jo veç paralizimin e kryeqytetit, por së pari refuzimin e tij të pandërprerë për të pranuar normalitetin demokratik në Shqipëri. Këtë mesazh e gjejmë në të gjitha forumet e intelektualëve, por e hasim të anashkaluar tek letra e djeshme e Ismail Kadaresë. Letra kishte adresën e gabuar dhe s’e ndihmon Tiranën të dalë nga ngërçi e as Shqipërinë të përshpejtojë udhëtimin e saj për kthimin në familjen perëndimore. Një zhbalancim i tillë mund të jetë hasur shpesh tek shkrimtarët që kanë tentuar të prodhojnë politikë. Shembulli i Fan Nolit është klasik, megjithatë, duke kredituar bindjen se letra e Ismail Kadaresë s’ka pasur prapavijë politike, por ka shprehur veç një shqetësim intelektual, ajo është një zhgënjim, të cilin do të mund të na e lehtësojë sadopak veç një sqarim që do të korrigjojë adresë e do të sjellë “par condicio”-n që shqiptarët (minimumi) presin nga krenaria e tyre e letërsisë.

  13. Marka Goni says:

    Kadare, leter Bashes: Hapi rruge budallait (Edi Rames!!!!!)

  14. spirituali says:

    Sinqerisht nuk jam kundër komunistëve e destruktivëve qofshin edhe ata që shkruajn në këtë faqe! As nuk i dua, as nuk i urrej. Janë vetë sockomunistët që punojn kundër vetes duke punuar kundër të tjerëve.
    I jam mirënjohës shumë SH B A që na kanë ndihmuar në kohën e Wilsonit, në çlirimin e Kosovës, në ndihma financiare etj. që nuk lejuan as nuk lejojn, as nuk do lejojm që të hyjm në luftë civile që e duan sockomunistët për të marrë pushtetin pasi me vota megjith drogimin e shqiptarve me komunizëm nuk mund e marrin. U ka mbetë me kopju baballarët.
    E falënderoj SH B A që u ka dhënë lejeqëndrimi /pas 1990/ më shumë komunistëve shqiptarë se të tjerëve me të vetmen arsye për të largu keqbërësit nga Shqipëria për ta pasur më lehtë populli /me u çdroguar nga komunizmi/, me e marrë veten!
    I lus lexuesit të mos mërziten e shqetsohen nga shkrimet prokomuniste, antidemokratike e antishqiptare!
    I falënderoj ata që kanë qëndrime të drejta e mëmëdhetare! Komunistët gjithmon kanë punuar kundër dhe në dëm të popullit të vet, n’emër të popullit dhe për të mirën e partisë dhe të jugosllavëve, rusve e kinezve. Për ta kanë qenë vllezër kinezët e miq kosovarët!

  15. NJE RRUGE E LENE PERGJYSEME,,,

    Ne fidhimin e viteve 90 une e perkraha partin demokratike me Sali Berishen ne krye te saj,ne fidhim te tere perkrahesit e se djathtes e shikonim nje figur te forte per ti be badhe ishe komunistave dhe sigurimsave qe koha dale nga dale po i nxjerrte ne pencjone,te tere ne e shikonim figuren ma te pershtatshme Z Sali ne krye te se djathtes,por koha ben te veten gabimet e Z Sali po vijne e po shtohen nga dita ne dite une e shof tani fuguren e Z Sali te kansumuar nje figur qe si ne rradhet e se djathtes ashtu dhe ne rradhet e se majtes ky krijon kanflikte qef mbetje dhe elektorati shqiptar eshte shume i ndjeshem,Z Sali kur ishte presidente beri kushtetuten sikur te ishte ligje i nje krahine te caktuar ku merrte te tera meritat si bajraktar,ose si mbret i vete shpadhur,populli me mende ne koke ja dha verdiktin e tije,Ne vitin 1996 ne mbydhjen e fushates elektorale ne stadjumin Qemal Stafa poplikisht tha deri ne vitin 2000 ne badhkan do te behen tre shtete me besim islame mue si i krishter me line pyetja ku une duhet te jetoj,Komuniteti katolik ne shqiperi ku do shkoj sipas lajthitjes se Sales,mu komunizmi ma mohoi per 50 vite besimin ky zoteria don te mamohoj edhe fene qe jame lindur dhe rritur,ja pra rruget qe me ndajne me Z Sali,pastaj komontuesi migjen [gjesh] do ti thoja ke quan tradhtar mue qe puplikisht me shkrimet e mia ja kundershtova kur donte ti falte grekut per interresat e tije politike vijen bregdetare,apo Saliun qe me te tera mnyrat donte ta bente nje gje te tidhe,por fale burrave me pedicjonet e tyre dhe gjykates kushtetuese qe ju pren rruga kesaj kulshetre,kushe eshte tradhtar une apo ju qe lejoni te greqizohet jugu i shqiperis dhe me voten e tyre i thane badhonve stop ketu lindem dhe do vdesim shqiptar,ti o migjen je koke shkret ne mendimet e tua,turp per psedonimin qe perdor sepse migjeni rreal ka qen per shqiprin e vertete pa ju defermue mbiemrat e banorve te saj sic e ben ti zotrrote qe ma ndryshon mbiemrin time ti je vecse nje shqip foles e as gje ma shume,dhe njeri me gjak te helmuar dhe te shitur tek ata qe ti ke per zemer,une e dua shqiperin pa Sali Berishen qe shqiperi te perparoj te lulzohet te mos neper kembet te mos digjet nga gafat e rradhes sice eshte djek dikur 3 here malesia e Tropojes nga fisi i berishajve,per mue ka ardhe koha te jetojme pa Sali Berishen ashtu si po jetojme pa lidrat e tu ,Enver Hoxhen me kliken e tije, se e djathta shqiptare ka sa te duesh figura qe jane te shkolluar ne prendim dhe jane te gatshem te marrin fatet e kombit vete ne dor pa komunistat e kohes se kaluar,prandaj rruga qe kemi nisur ne vitet e para te demokracise nuke ka perfunduar akama pa nxjerre ne pencjon politike shoket e Sales,rroft populli shqiptar pa Sali Berishen e Edvin Ramen e Rucet e GJinushet qe jane pas tije,votimet u bene me 8 maje populli e dha verdiktin e tije keta pseudopolitikatet tane akoma se kan nxjerre nje rrezultat,e pra populli me voten e tije e ka percaktue se kushe do ta drejtoj bashkin e Tiranes ne kater vitet e ardhshme,te tera votat qe Tiranesit aoktokton qe kane hedhur kunder Lulzim Bashes jane vetem kunder Sali Berishes e jo Lulzum Bashes te njejten gje beri poplikisht edhe presedeni i rrepoplikes Z Bamir Topi kur hodhi voten e tij une se kuptoj cfar kerkoni ma dhe cfar mesazhit krkoni qe populli eshte vcse kunder nje komunisti qe sdin te rreformohet ne shekullin e 21 ,Luvigj Sterbyci mi.

  16. spirituali says:

    Rama nuk është aspak budalla|! Është djallëzor së bashku me ata të rrethit të tij të ngushtë. Me u hapë rrugë tash do të thotë t’i hapet rruga që Shqipërinë ta robërojnë djajt e kuq e të zez!

No comments: