Stadiumi "Ëembley" në Londër do të organizojë për herë të gjashtë një finale të Kupës së Kampionëve/Ligës së Kampionëve, kur do të mirëpresë dy skuadrat finaliste të këtij edicioni, Mançester Junajtidin dhe Barcelonën. Ky është rekord për një stadium.
Pesë finalet e kaluara janë zhvilluar në stadiumin e vjetër "Ëembley", ndërsa kjo do të jetë finalja e parë që do të zhvillohet në këtë impiant që pas rindërtimit në vitin 2007.
22 maj 1963: Milan – Benfica 2-1
AC Milan u bë skuadra e parë italiane që fitoi Kupën e Kampionevekur mundi Benfikan. Ndeshja u luajt në stadiumin "Ëembley" në prani të 45 mijë shikuesve.
29 maj 1968: Mançester Junajtid – Benfica 4-1
Dhjetë vite pasi skuadra e tij u shkatërrua nga tragjedia ajrore në Mynih, Mat Bisbi udhëhoqi Mançester Junajtidin drejt titullit të parë të Europës dhe sërish Benfika ishte skuadra që humbi në finale në "Ëembley".
2 qershor 1971: Ajaks – Panathinaikos 2-0
Dominimi i Ajaksit në Europë nën drejtimin e Johan Krojfit nisi në stadiumin "Ëembley", ku skuadra holandeze fitoi titullin e parë nga tri rresht sa i fitoi. Në finale në vitin 1971, Ajaksi u përball me skuadrën greke Panathinaikos.
10 maj 1978: Liverpul - Klub Bryzh 1-0
Liverpuli i udhëhequr nga trajneri Bob Paislej triumfoi në finale kundër skuadrës belge Klub Bryzh. Dalglish shënoi golin e vetëm në ndeshjen finale. Ai pati një detyrë të vështirë, pasi duhej të zëvendësonte ikonën e klubit, Kevin Kigan, që u transferua në Hamburg.
20 maj 1992: Barcelona – Sampdoria 1-0
Stadiumi "Ëembley" ishte me fat për Barçën. Në finalen e vitit 1992, Barcelona mposhti në kohën shtesë Sampdoria me rezultatin 1-0. Ronald Kuman shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje.
No comments:
Post a Comment