Sunday, August 8, 2010

Skëndërbeu në literaturën Anglo-Amerikane

BEQIR SINA, New York

Skënderbeu nga veprat e Marin Barletit dhe të autorëve të tjerë shqiptarë bashkëkohës, deri tek studuesi më ri në SHBA-së, Halit Daci

WASHINGTON D.C: Një libër i ri, i sapo dalë nga shtypi dhe i shpërndarë edhe në librarinë amerikane, që mendohet se do t'i duhet shumë lexuesit amerikanë, por, edhe biblotekës së pasur në SHBA-ës, për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, i shkruar në mënyrë perfekte në gjuhën angleze është libri "Scanderbeg in Anglo-American Literature." - "Skëndërbeu në literaturën Anglo-Amerikane" , i studiuesit dibranë në Amerikë, zotit Halit Daci. Autorë i katër librave të ndryshëm me studime.
E gjithë jeta, vepra dhe luftërat e lavdishme të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, i konsideruar si "Atlet dhe mbrojtës i Krishtërimit", që prej kohës në të cilën ai jetoi e deri në ditët e sotme, ka ngjallur dhe vazhdon të ngjallë ende interes.Për historianë, lexues dhe studiues të historisë Shqipërisë, qofshin këta të huaj por dhe shqiptarë.
Si rezultat i kësaj, nga kronikanë, biografë, shkrimtarë, studiues dhe historianë të shumtë, vendas e të huaj, Skënderbeut i janë kushtuar me dhjetëra e dhjetëra libra me studime të ndryshme të karakterit historik, dhe hulumtues, pjesa më e madhe e të cilave janë të panjohura për shqiptarët dhe ndodhen në bibliotekat e shteteve të ndryshme të botës. Një nga këto libra është dhe ai me titull "Scanderbeg in Anglo-American Literature." - "Skëndërbeu në literaturën Anglo-Amerikane", pari i një studiuesi shqiptarë në SHBA-ës, që shkruan për historinë e Skënderbeut në gjuhën angleze.
Duket se viti i Skenderbeut - 2004, ishte viti që e theu atë "heshtjen" plotë, e cila, për më shumë se gjysmë shekulli, kaploi kombin tonë, kur shqiptarët si në atdheun e tyre, por, edhe në trojet etnike të sunduar nga diktatura e egër komuniste, pothuajse e lanë në heshtje, në harresë edhe figurën më të madhe të kombit tonë Skendërbeun. Duke e zvenitur figurën e Gjergjë Kastriotit - Skenderbeut, dhe zevendësuar atë me propogandën e madhe të realizmit socialist, me çdo gjë rreth figurës së diktatorit komunistë Enver Hoxhës.
Aktiviteti më i madh nga Shqiptarët e Amerikës, në diasporë u mbajtë në vitin 2004, nga një grup intelektualësh shqiptarë në Nju Jork. Kjo ishte hera e parë që me simpoziumin me rastin e 600-Vjetorit të lindjes së Heroit Legjendarë të Kombit Gjergj Kastrioti - Skenderbeut. të flitej kaq shumë për Skënderbeun në SHBA-ës, nga studiuesit shqiptarë e të huaj. "Heroi Legjendarë i Kombit, Gjergj Kastrioti - Skendërbeu, Strateg i luftës, udhëheqës i Shtetit e Popullit Shqiptar" ishte tema që mbajti studiuesi Fatbardh Doçi - Bashkëpuntor i vjetër Shkencor në Shqipëri.

Në këtë kohë, figura e Skëndërbeut në SHBA-, duket se po merrte vendin që i takonte në studimet shqiptare në Amerikë. Pasi u shfaq edhe premiera e filimit dokumentar "Gjergj Kastrioti Scanderbeg - Warrior King of Albania" në New York City, një prodhim ky i shqiptarëve të Amerikës . Filmi ishte jo vetëm një projekt i rëndësishëm për kulturën shqiptare, por, dhe njëkohësisht një shfaqje respekti ndaj figurës së heroit tonë Kombëtar Skënderbeu, aq të munguar në periudha të ndryshme të komunizmit. Paraqitja e këtij dokumentari të parë këtë lloji në New York, i artiti shqiptar, këtu ku "lulëzon" bota magjike i filmografisë, u pa nga shqiptarët si një sukses më vete në të gjitha këndëshikimet. Pavarësishtë, ndonjë të mete në nivelin artistik.

Më pas ishin dy anëtarë ish kongresiti amerikan, demokrati Tom Lantosh(vdiq janar 2008) dhe kogresiti republikan Dana Rohrbaker, të cilët i paraqitën Dhomës së Përfaqësuesve të kongresit Amerikanë një rezolutë për nder të 600 vjetorit të lindjes së Skënderbeut. Është hera e parë që në Kongresin amerikan paraqitet një dokument i tillë, i cili përkujton Skënderbeun si burrë shteti, diplomat dhe gjeni ushtarak si dhe rolin e tij në shpëtimin e Evropës Perëndimore nga pushtimi osman.

Projektrezoluta, e paraqitur në Kongres me ndihmën e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e përshkruante me hollësi rolin e Skënderbeut në mposhtjen e ushtrive osmane para dyerve të Evropës, duke e shpëtuar kontinentin nga pushtimi. Meqenëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëgjohej deri at'here të flitet shumë për Skënderbeun, kjo projektrezolutë ishte një përpjekje e mirë për t'i njohur Amerikanët me rolin e tij VI shekuj më parë.

Pas këtyre, jo shumë larg qëndron edhe studuiesi i ri , një ish ushtarak i lartë i shtetit shqiptarë në zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë gjatë viteve të demokracisë, zoti Halit Daci. Studiuesi i ri, i cili aktualisht banon dhe jeton prej vitesh në Nju Jork, pati zgjedhur që gradimin e tij në këtë fushë të mbronte me tezeën "Scanderbeg in Anglo-American Literature." - "Skëndërbeu në literaturën Anglo-Amerikane" .
Tezë, e cila kjo pas laurimit do të botohej fillimisht në një libër me të njëjtin titull dhe të njëjtin autorë, zotin Halit Daci. Autori ka botuar edhe dy libra të tjerë: njëri është botuar nga Universiteti i Groningenit në Hollandë, në vitin 1998, e tjetërin e ka botuar, së bashku me Gjeneral Ali Koçekun në vitin 2005 dhe një studim shkencor për NATO-n, në vitin 1999. Botimet janë të gjitha në gjuhën angleze. Ky është libri i tretë i tij "Scanderbeg in Anglo-American Literature." - "Skëndërbeu në literaturën Anglo-Amerikane" libri i cili botohet në gjuhën angleze, dhe qarkullon në disa bibloteka amerikane.
Për librin me të ri në SHBA-ës, për Skëndërbeun - me titull "Scanderbeg in Anglo-American Literature." - "Skëndërbeu në literaturën Anglo-Amerikane" biseduam me autorin e tij zotin Halit Daci.

BOTA SOT : Zoti Daci, nisur nga ky botim juaji për Skënderbeun , në anglisht me titull "Scanderbeg in Anglo-American Literature." - "Skëndërbeu në literaturën Anglo-Amerikane" , nëse nuk gabohem, ai është i katërti libër në numër këto vitet e tranzicionit, a mund të na thoni ndonjë mendim se ku qëndron ndryshimi mes librave të tjerë për historinë e Skendërbeut , dhe këtij që ju po botoni?

Halit DACI: Kam botuar dy libra: njëri është botuar nga Universiteti i Groningenit në Hollandë, në vitin 1998, e tjetërin e kam botuar, së bashku me Gjeneral Ali Koçekun në vitin 2005 dhe një studim shkencor për NATO-n, në vitin 1999. Botimet janë të gjitha në gjuhën angleze. Ky është libri i tretë. Ky libër, i cili po hidhet në qarkullim pasi u shtyp në Tiranë, para disa muajve, nuk ka të bëjë shumë me historinë e Skëndërbeut. Historia e Skënderbeut, është shkruar që në shekullin e 16-të nga Marin Barleti. Pas Barletit një numër autorësh të tjerë kanë botuar shkrime historike për Skënderbeun në disa gjuhë. Kronikanët dhe historianët e tjerë të mëvonshëm, të cilët kanë botuar në gjuhën angleze, janë bazuar tek kronika e Barletit.

Shumë nga kronikat janë përkthime nga latinishtja në italisht, frëngjisht ose anglisht. Këtu përfshihen autorë të tillë si Peter Ashton, Thomas Norton, John Shute, Zachary Jones, dhe Clement C. Moore. Vlen të përmenden këtu autorë të tjerë si Richard Knolles, i cili botoi libër të titulluar “Historia e Turqëve” në vitin 1603, dhe nje kronikë botuar nga Rabbi Joseph Ben Meir, botuar ne hebraisht në vitin 1545, dhe e përkthyer në anglisht në vitin 1830, të cilat përfshinin pjesë të historisë së Skënderbeut.

BOTA SOT : Sa kohë i'u desh për të përgatitur këtë libër për botim në (anglisht) me titull "Scanderbeg in Anglo-American Literature."?

Halit DACI: Në këtë libër kam punuar rreth pesë muaj - pa ndërprerje, krahas angazhimeve të tjera.

BOTA SOT : Pse këtë materiali e latë në duart e dy profesorëve amerikanë të Lehman College , të cilët siç thoni Ju, e kontrolluan kryesisht anën drejtshkrimore, ndërkohë që t'i vet po ishe shumë më kërkues?

Halit DACI: Pasi, Profesorët që i njihja kur i tregova për librin dhe projektin tim e kanë vlersuar librin me notën maksimale, sipas tyre. Unë besoj se libri për vetë natyrën që ka do të shitet më shumë në botë - Amerikë, sesa në Shqipëri. Dhe si i tillë mu deshë të gjejë kritikë të njohur amerikanë siç është rasti i dy profesorëve amerikanë të Lehman College .

BOTA SOT : Sa dhe si jeni perpjekur të japësh një panoramë të botimeve për Skënderbeun deri në fund të shekullit të 19-të? Mbasi deri këtu kanë shkruar shumë .....

Halit DACI: Libri im ka karakter letrar me një përmbledhje shumë të shkurtër të historike. Unë analizoj figurën e Skendërbeut në letërsinë Angol-Amerikane, duke filluar nga shekulli i 16-të, deri në shekullin e 20-të . Gjatë kësaj periudhe janë shkruar shtatë tragjedi, drama e melodrama, tre romane, 3 soneta, dhe dy poema. Po ashtu një numbër i madh autorësh anglez, e kanë përdorur figurën e Skedërbeut në aluzione të ndryshme në poezi, dramartugji, apo romane.

Tragjedia e parë shkruar “Historia e Vërtetë e Gjergj Kastriotit,” konsideruar përfudimisht e humbur, është vënë në skenë në Londër në vitin 1601. Në vitet 1730 janë botuar tri tragjedi të tjera nga William Havard, George Lillo, dhe Thomas Whincop. Dy tragjeditë e para janë luajtur në skenë në Londër ndërsa e treta nuk është vënë në skenë.

Në vitin 1798 Charles Stearns, një prift Amerikan, ka botuar një drama në tre akte të titulluar Scanderbeg, e cila është vënë në skenë nga studentët e Shkollës Liberale në Linkoln Massachusetts. Me pas vjen një melodrama në tre akte, përshtatur nga një roman francez nga Thomas Dibdin, vepër e cila është luajtur në Teatrin Mbretëror Surrey në Londër në vitin 1819.

Një tjetër dramë e titulluar “Iskander” përshtatur nga William Dunseath Eaton në 1896 nga romani Benjamin Disraelit, është vënë në skenë në Lankaster , Pennsylvania , me 1897 nga Frederick B. Warde, një aktor mjaft i famshëm i asaj kohe. Por tekstet e melodrames e Thomas Dibdin-it dhe dramës së William Eaton-it, nuk gjenden.

Skdendërbeu është figurë kryesore në romanin e shkruar nga Samuel Rowe, nën pseudonimin Arthur Spenser, të titulluar Iskander, ose Princi i Epirit botuar në Londër në vitin 1819, në romanin e Benjamin Disraelit “Ngritja e Iskanderit” botuar në Londër në vitin 1833, dhe ne romanin e James Ludlow të titulluar “Kapiteni i Jenicereve”.

Autorët anglez dhe amerikan i kanë dedikuar Skendërbeut tre soneta, dhe dy poema. Sonetat janë botuar me rsatin e përkthimit në gjuhën Angleze të historisë së Skendërbeut nga Zakary Jones në vitin 1596. Njëra nga sonetat është shkruar nga poeti i mirënjohur Anglez Edmund Spenser. Dy sonetat e tjera botuar autorët nuk dihen pasi ato kanë inciale R. C. Gentlemen dhe C. C. Gentlemen. Përdorimi i inicialeve ishte në modë gjatë kohës së rilindjes. Edhe përkthyesi i historisë së Skendërbeut Zachary Jones, i cili përdorte incilate Z. I. Gentlemen është identifikuar në mesin e shekullit të 20-të.

Poezia tjetër është shkruar nga poeti i mirënjohur amerikan Henry W. Longfellow. Kjo poezi është përkthyer në shqip nga Fan Noli në vitin 1916. Poema e Longfellow-t për Skendërbeun është përshtatur nga kronika e Rabbi Joseph Ben Meir që përmenda më lartë. Poema tjetër titulluar “Një Ballad për Iskanderbeun” është shkruar nga poeti dhe diplomati Amerikan Maurice Francic Egan në vitin1887. Maurice Egan ka qënë Ambasador Amerikan Fuqiplote në Danimarke nga periudha 1907-1917.
Krahas këtyre botimeve libri im do të përmbaj edhe punime të pabotuara deri tani nga Dr. Charles Telfrod Erikson. Dr. Erickson ka lënë një poezi dhe disa shkrime të tjera për Skendërbeun. Disa nga tragjeditë, romanet, dhe poezitë janë të panjohura deri tani si për publikun shqiptar ashtu edhe për kritikët e huaj a vendas . Për shembull, drama e Charles Stearns-it, melodrama e Thomas Dibdin-it, William Eatoni-it, romani i Samuel Rowe-it, poema e Maurice Egan-it dhe dy sonetat janë të panjohura deri tani si nga publiku shqiptar ashtu edhe nga kritikët e huaj e vendas Poezitë do t'i bashkëngjiten librit.

BOTA SOT :: Përse ke zgjedhur këtë lloj forme tek libri i juaj - atë të karakterit të një stduimi shkencor (research study)?

Halit DACI: Kam zgjedhur këtë formë libri pasi është pjesë e kërkesave për gradën e Mjeshtrit të Arteve në Letersinë Angleze. Dhe besojë se e plotësojë....

BOTA SOT : : Ç'farë impakti mendoni se përbën dalja e këtij libëri për Skënderbeun edhe në SHBA (anglisht)?

Halit DACI: Ka disa studime shkencore sidomos në shekullin e 20të për Skëndërbeun. Vlen të përmenden Disertacioni për doktoraturë i gjermanit Hans Rautner botuar në Gjermani në vitin 1900; Teza e mbajtur për gradën e Mjeshtrit të Arteve të Carol C. Linner mbrojtur në Universiteti Kolumbia, SHBA, në vitin 1937, por që nuk është botuar, Disertacioni për Doktoraturë i Professor Benjamin Bowles Aschom mbrojtur në Universitetin e Wayne-it, SHBA në vitin 1937, por që nuk është botuar. Ka edhe disa studime të shkurtëra të cilat i kam përmendur në studimin tim.

Ndryshe nga studimet e mesipërme, libri im përfshin të gjitha zhanrat e letërsisë Angleze, përfshin materiale të panjohura nga autorët e mësipërm, dhe materiale të pabotuara. Për më tepër unë e analizoj figurën e Skendërbeut si pjesë e konfliktit midis Kristianizimit dhe Muslimanizmit.

BOTA SOT : Duke e njohur historinë e tij, çfarë të ka motivuar më shumë nga historia Skënderbeut?

Halit DACI: Ajo që më ka motivuar është sesa pak njihet figura e Skendërbeut në letërsinë Angleze, si nga kritikët shqiptarë dhe të huaj. Shumë studjues, shqiptarë dhe të huaj, i fillojnë botimet e tyre me epigrafe të Lord Byron-it. Lord Byron ka një rëndësi të vençantë për prezantimin e Shqipërisë në perendim, por Skendërbeun ai e përmend kalimthi në kanton 38të, të Childe Harold-it. Ka me dhjetra autorë të tjerë anglez dhe amerikanë që kanë shkruar shumë herë më tepër sesa Lord Byron. Mendoj se shqiptarët duhet të punojnë me tepër për t'i dhënë Skendërbeut dhe autorëve që kanë shkruar për Skendërbeun vendin që i takon në historiografinë botërore.

No comments: