Sunday, August 8, 2010

Arti në dialogun ndërfetar- Përfytyrimi për Zotin dhe „Imazhi i zotit“ në pikturë

Veprat e piktorëve gjermanë, të ekspozuara në sallën e artit të Hamburgut paraqesin motive orientale. Çfarë thonë myslimanët për paraqitjen, që i bëjnë perëndimorët kulturës së tyre?

Në shekullin e19-të njerëzit kanë qenë të mrekulluar prej orientit. Artistë të shquar francezë si Delacroix, apo Ingres e përjetësuan përfytyrimin e tyre për Lindjen e Afërt në telajo. Edhe në pikturën gjermane motivet orientale patën koniunkturë në atë kohë. Po si i shohin këtë piktura, ata që pasqyrohen në to? Çfarë thonë myslimanët për këndvështrimin perëndimor mbi kulturën e tyre? Këto çështje trajtohen në serinë: "Arti në dialogun ndërfetar". Një herë në muaj në sallën e artit të Hamburgut takohen teologë të krishterë, myslimanë dhe hebrej, për të diskutuar para pikturave për motivet fetare.

Një varg i gjatë vizitorësh e ndjek Marion Koch-un në katin e parë. Në sallën e mjeshtrit Bertram historiania e artit ndalon. Mysafirët hapin karriget portative dhe vështrojnë altarin e njohur nga viti 1383. Histori nga bibla në sfond ngjyrë ari të shkëlqyeshëm. Një cikël pikturash, që mund ta lexosh nga e majta në të djathtë, si një libër.

"Janë piktura të konceptuara në atë mënyrë, që të jenë të kuptueshme, që të ishin të kuptueshme për ato, që i shihnin në atë kohë, të cilët nuk dinin të shkruanin dhe të lexonin. Por që i njihnin historitë biblike nga tradita gojore." …shpjegon Marion Koch, iniciatore dhe moderatore e serisë "Arti në dialogun ndërfetar."

"Dhe kur i vështron të gjashtë, shtatë pikturat e para, atëherë ndoshta edhe habitesh, sepse është paraqitur Zoti. Zotëri Yacobi, si është në traditën myslimane? Si e përfytyrojnë muslimanët Zotin?" - pyet moderatorja Abu Ahmed Yakobin.

Muzeu i ri BerlinBildunterschrift: Muzeu i ri Berlin

Abu Ahmed Yakobin është imam dhe anëtar i kryesisë së Shurës, këshillit të bashkësive myslimane në Hamburg. Ai shpjegon, se përse në fenë islame Zoti nuk ka pamje. Allahu mund të kuptohet vetëm përmes veprave të tij, ku ai shfaqet si krijuesi: i mëshirshëm, zemërbardhë dhe i drejtë. "Dua të them shumë shkurt diçka për çështjen e figurës: Kuptimi gjuhësor i fjalës arabe Allah është thjesht: "Ai të cilit i drejtohesh në nevojë." Është një emërtim funksional. Nuk është përshkrimi i një qënieje të caktuar."

Si pasojë nuk ka as figura të Allahut. Krejt ndryshe në traditën e krishterë, e merr fjalën dhe thotë referuesi i dytë Kay Kraack, një prift protestant-luteran. Ai tregon altarin e mjeshtër Bertram-it, një piktor i njohur gjerman i periudhës gotike. Bëhet fjalë për altarin më të vjetër të ruajtur plotësisht në Gjermaninë Veriore me pamje të shenjtorëve të ndryshëm dhe të zanafillës së botës. "Piktura të tilla ka relativisht shumë, dhe ne jemi të lirshëm në përdorimin e tyre. Duke e ditur ama, se këto figura nuk kanë të drejtën të pretendojnë se janë realitet."

Jean Auguste Dominique IngresBildunterschrift: Jean Auguste Dominique Ingres- Të fshehtat e orientit

Megjithatë, mendon Kraack, ne të gjithë e dimë, se pikturat krijojnë një dinamikë të vetën. "Po të shikoni për një kohë të gjatë piktura të caktuara, atëherë mendoni, ka këtë pamje. Pra me mjekrën, që i valëvitet – a ka vallë mjekër? Po! – pra një përshtypje e krijuar në shekuj. Apo që Zoti është burrë, është natyrisht një përfytyrim imagjinar. Pra në këtë kuptim piktura ka një ndikim disiplinues dhe duke u nisur nga ky fakt mund të thuash: Nga pikëpamja ideologjike ndalimi i figurës ka një funksion të rëndësishëm në testamentin e vjetër. Pra mos u frikësoni në një përfytyrim të caktuar! Pra mos e lidhni imagjinatën tuaj në diçka të caktuar!"

Marion Koch dëshiron që me serinë „arti në dialogun ndërfetar të hedhë ura tek e tashmja: "Këtu në sallën e artit ka piktura të orientalëve me turban, dhe është interesante të shohësh: Si janë paraqitur? Çfarë roli fitojnë ata brenda kontekstit të krishterë? Dhe për fat të keq gjen shpesh stigmatizime. Shumë herët."

Bildunterschrift:

A ndikojnë stereotipe të tilla në perceptimin tonë deri sot? Marion Koch beson te fuqia e figurave për të të çelur sytë. "Tabllotë janë pikënisje, për të parë nga njëra anë, se si paraqiten gjëra të caktuara, por nga ana tjetër, për të bërë një kalim te situata jonë e sotme."

Thuajse të gjitha tabllotë e muzeut me përmbajtje fetare vijnë nga një traditë e krishterë. Megjithatë myslimani Abu Ahmed Yakobi gjen shumë gjëra të përbashkëta: "Njeriu ka nevojë për spiritualitet, njeriu ka qenë gjithnjë në kërkim të Zotit dhe pikturat flasin edhe një gjuhë, që mund të interpretohet kështu."

Yakobi dëshiron të jetë edhe në diskutime të tjera të njërit prej referuesve. Për të kjo seri është një mundësi, për ta çliruar dialogun ndërfetar nga bisedat teorike të pluhurosura. "Pikturat aktivizojnë diçka tek ai, që i vështron. Dhe ky e tregon nga tradita e vet, nga sfondi i tij kulturor. Dhe kjo e bën bisedën më të gjallë. Përndryshe dialogu ndërfetar është pak i thatë, kur diskuton vetëm mbi teologjinë dhe dogmat. Këtu ne kemi një atmosferë tjetër dhe një ngjyrim tjetër të së gjithës. Dhe kjo të jep kënaqësi."

Autor: Silke Lahmann-Lammert/ Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama

No comments: