Sunday, August 8, 2010

Lorik Cana ngre flamurin shqiptar në Beograd

Lorik Cana dhe Gallatasaraji u larguan nga Beogradi me një fitore dhe kualifikim të madh kundër serbëve të OFK Beograd, pas triumfit 5-1 dhe rezultatit të përgjithshëm 7-3 (përfshirë dhe ndeshjen e parë: 2-2 në Stamboll), duke zënë një vend në raundin me play-off të Ligës së Europës. Një kualifikim i bujshëm që ka zuri vend në të gjitha lajmet jo vetëm të faqeve turke online, por në mediat europiane. Mesfushori shqiptar luajti si titullar gjatë gjithë takimit, duke pasur edhe ai kontributin e tij në suksesin e formacionit të udhëhequr nga trajneri Frenk Rajkard dhe kapiteni Arda Turan. Golat për Gallatasarajin mbajnë firmat e Mustafa Sarp, Kjuell (2), Arda Turan dhe Mehmet Batdal. Për OFK Beograd, golin e vetëm e shënoi Nikoliç.




Kapllani, sinjale nga Karlsruhe

Sinjale nga Karlsruhe për sulmuesin shqiptar të Augsburgut, Edmond Kapllani. “Kapllani do të ishte zgjidhja perfekte”, shkruante faqja më e madhe sportive gjermane “Kicker”. Në fakt, për durrsakun e Kombëtares shqiptare do të thotë një rikthim në shtëpi, pasi Kapllani e nisi aventurën e tij gjermane pikërisht me Karslruhen, ku kulmin e pati në sezonin 2006-2007, ku shënoi 17 gola në Bundesligën 2, duke kontribuar në ngjitjen e skuadrës në Bundesliga – madje në atë kohë, tifozët i ngritën edhe një këngë atij. Pas dy sezonesh të zbehta me Karlrsuhen në Bundesligën 1, Kapllani u transferua te Augsburgu, për të cilin luajti vetëm gjysmën e sezonit, pasi pjesën e dytë e shpenzoi te Tus Koblenci. Tashmë, Kapllani është sërish te Augsburgu, me të cilin po zhvillon një fazë përgatitore të shkëlqyer, duke shënuar në vazhdimësi gola në testet miqësore.


Volejboll, Shqipëria humbet me Greqinë

Pas humbjes 3-0 me Moldavinë (grupin B) në finalet e kampionatit të 9-të ballkanik zhvillohen në Nov Dojran të Maqedonisë, të rinjtë kuqezi të drejtuar nga trajneri Arben Sako janë mposhtur përsëri 3-0, kësaj radhe me përfaqësuesen helene. Grekët i fituan setet me rezultatin 25-12, 25-21 dhe 25-12. Shqipëria pësoi disfatën e dytë në kampionat duke mbetur në vendin e fundit.


Dramë në Madrid, Reali humbet Kakanë

Reali i Madridit do të jetë pa Kakanë për tre apo katër muaj, pasi mesfushori sulmues iu nënshtrua një operacioni në gjurin e majtë. 28-vjeçari udhëtoi në Belgjikë për të pasur një kontroll te mjeku i famshëm Mark Martens. Kaka do të mungojë gjatë gjithë fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve. Trajneri Zhoze Murinjo tha: “Kaka është një nga lojtarët më të mirë në botë, por nëse në e humbasim atë për një periudhë të caktuar kjo nuk përbën ndonjë dramë. Ne kemi shumë lojtarë të mirë në ekip”.

RONALDINJO
Milani po sulmohet. Nga njëra anë nga Reali i Madridit që tenton mbrojtësin brazilian Tiago Silva, nga tjetra Los Anxhelos Galaxy që vazhdon të tundë fort “kartën”-Ronaldinjo. Dhe këto lëvizje duket se janë serioze. Klubi kalifornian ka avancuar në ambiciet e tij, duke dorëzuar në selinë e Milanit, rrugën “Turati” ofertën prej 8 milionë euro. Asnjë lëvizje nga drejtuesit e Milanit, pavarësisht nga blindimi që i bëri pak ditë më parë Ronaldinjos, presidenti Berluskoni.



6 Gusht 2010

No comments: