XH. GRADICA |
Flotilja e modernizuar dhe e cilësuar e “reagimit të shpejtë” Departamenti amerikan i Shtetit i ka dhuruar Rojës Bregdetare Shqiptare tri anije patrullimi në kuadër të ndihmës së afruar për forcat detare. Anijet “Arc Angel” të reagimit të shpejtë kanë kushtuar 5.3 milionë dollarë dhe do të përfshihen në operacione shumë të rëndësishme. Komanda e Forcës Detare Shqiptare ka bërë të ditur se dy nga këto anije do të kalojnë për Flotiljen e Jugut dhe e treta do të shërbejë për Flotiljen e Veriut. Në saje të marrëveshjes së bashkëpunimit anijet e Rojës Bregdetare Shqiptare, të dhuruara nga SHBA-të, do të jenë aktive në operacione të rëndësishme në kuadër të koalicionit kundër terrorizmit. Këto mjete lundrimi kanë pajisje e teknologji bashkëkohore, duke bërë të mundur patrullimin në kohë e me cilësi të ujërave territoriale. Komanda e Forcës Detare ka theksuar se këto mjete lundrimi kanë një startim shumë të mirë, pasi në 13 sek. fitojnë një shpejtësi deri në 30 nyja në orë. Anijet janë 13 metër të gjata dhe lundrojnë shpejt edhe në një det të trazuar e me erë shumë të fortë. Kjo rrit në mënyrë të ndjeshme cilësinë e patrullimit dhe operacioneve të forcave të Rojës Bregdetare në ujërat e Adriatikut e të Jonit. Ekuipazhi i tyre shqiptar do të fitojë këto ditë kurse trajnimi, kryesisht për ndërtimin e anijes, instalimin dhe mirëmbajtjen e motorëve, sistemet elektronike dhe elektrike, pajisjet e komunikimit dhe lundrimit etj. Këto mjete janë parashikuar të kryejnë edhe inkursione të vështira, ndaj kanë dy motorë me 500 kuaj-fuqi. Tri anijet janë një tjetër dhuratë e Departamentit amerikan të Shtetit për Forcat Detare Shqiptare. Roja Bregdetare e vendit tonë ka mundur të bindë partnerët e huaj për rritjen e efikasitetit të sigurisë në ujërat kombëtare e ato ndërkombëtare si dhe në parandalimin e të gjitha trafiqeve ilegale, si trafiku i drogës dhe të qenieve njerëzore. Të dhëna “Arc Angel” ka: Gjatësi -13 m Gjerësi - 4 m Lartësi - 3.8 m Peshkim nga 0.3 deri 0.8 m Peshë - 9.5 tonë Shpejtësi 35 deri 40 nyja, shpejtësi ekonomike 30 nyja Është e pajisur me 2 motorë 500 kuaj-fuqi dhe aparatura të tjera moderne. |
Monday, August 9, 2010
Amerikanët dhurojnë 3 anije për Rojën Bregdetare
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment