SHKODER- Busti i Migjenit, poetit që i këndoi gjithë jetën mjerimit, për fat të keq edhe pas vdekjes ndodhet "në mjerim". Busti është thuajse i shkatërruar plotësisht, i thyer në shumë vende. Si të mos mjaftonte kjo, ai është vendosur mes plehrash, një kioske dhe një karroce që tregton qebap.Mes tymit të qebapëve dhe ndërtimeve, busti nuk shihet fare. Vetëm pak metra më tutje, si për ironi të fatit, qëndron Teatri i Shkodrës që mban emrin e Migjenit të madh. Ky është fati i një prej monumenteve në vendin tonë, që si shumë të tjerë është prekur nga pakujdesia, se pari e institucioneve shtetërore, e me pas edhe e qytetarëve.
Skulptori i monumentit të Migjenit, Ferit Kola ka deklaruar se "Bashkia e Shkodrës duhet të konsultohet me artistët për vendosjen e busteve apo dhe monumenteve të tjera. Kjo është e nevojshme, pasi bustet në Shkodër nuk janë në vendet e duhura".
No comments:
Post a Comment