Friday, July 8, 2011

Vllaznia perball Thun me 14 korrik ne "Loro Boriçi"


Vllaznia do perballet te Enjten e ardheshme me ekipin e Thun te Zvicrres. Skuadra zvicerrane eshte e themeluar me 1 Maj te vitit 1898 ne qytetin me te njejtin emer. Thun ka luajtur në Ligën Kombëtar te futbollit ne vitet 1946-50,1953 / 54 ne kategorine 2, 1955-70 dhe 1997-2002.Nga 2002-2008 ka luajtur Kategorin e Pare kombetare e cila me pas u riemrua me Supeligen Zvicerrane. Në vitin 2008 klubi ishte zbresë në Ligën e dyte zvicerrane ose sic quhet ligen sfiduese.

Skuadra e Thun do shenoj ne historine e futbollit zvicerran nje arritje te madhe pikerisht ne vitin 2005 kur me nje buxhet vjetor prej 2 milion euro kualifikohet ne fazat e grupeve te Liges se Kampioneve, duke eliminuar keshtu Dinamon e Kievit dhe pastaj kampionet e Suedise Malmi me rezultatin 3-0. Por menjehere pas mbylljes se fazes se grupeve per Thun fillon tatepjeta pasi ne vitin 2008 ato bien ne kategorine e dyte. Dhe ne sezonin 2010-2011 ato arrijne te rifuten ne supeligen zvicerrane ku e mbyllin kampionatin ne vendin e 6. Ndeshjen e fundit Thun e zhvilloj kunder Cyrihut dhe ka humbur me rezultatin 1-0.

Interesant eshte fakti se ne skuadren zvicerrane luajn edhe tre shqiptar dhe jane pikerisht mesfushoret Muhamed Demiri me shtetsi maqedonase dhe Mirson Volina me shtetsi shqiptare si dhe sulmuesi Milaim Rama. Ne faqen zyrtare te Thun nuk kemi ndonje deklarate rreth skuadres se Vllaznise, madje ata jane edhe me te rezervuar duke shkruar se per cdo gje do kemi nje njoftim zyrtare rreth shkuarjes ne shqiperi. Me 14 Korrik ne “Loro Borici” Vllaznia do pres skuadren e Thun dhe vetem nje jave me vone me 21 Korrik ne stadiumin “Arena Thun” do zhvillohet ndeshja e kthimit.

No comments: