Organizata serbe “Rashka e Vjetër” është organizatore e femrave të reja shqiptare për ti martuar në Serbi. Sipas të dhënave kjo organizatë në bashkëpunim me trafikantë dhe shoqata tjera në Veriun e Shqipërisë merret me gjetjen e vajzave të reja shqiptare, por edhe të atyre familjeve që janë të izoluara dhe pastaj bëhet ndërmjetësimi për martesa me serb në Serbi.
Agjencia e lajmeve INA duke u thirrur në burime nga banorë të zonave të veriut, mëson se bëhet fjalë për trafikim të organizuar por në mënyrën më të hapur, gjoja për realizimin e martesave. Për realizimin e një martese paguhen rreth 3 mijë euro në favor të prindit që jep vajzën. Gjithashtu bëhet e ditur se vajzat shqiptare martohen për serb të moshuar, delikuentë, pijanec dhe njerëz të tjerë destruktiv e kriminel, etj. Organizator të këtij rrjeti janë kryesisht femra.
Lume Miliqeviq është shqiptarja e ve, të cilës burri i kishte vdekur disa vite më parë, mirëpo ajo kishte vendosur që të mbetet në Serbi. Ajo njihet si shkuese apo ndërmjetësuese për martesat. Lumja vazhdimisht organizon udhëtime dhe vizita të të rinjve serb nga zonat rurale serbe drejt Shqipërisë, ku atje ajo grumbullon vajza dhe familje të interesuara për martesa. Më pas ndërmjetësuesja organizon edhe vizitën e prindërve të vajzave në Serbi, për të parë se ku do të jetonin vajzat e tyre.
Autoritetet shqiptare nuk kanë reaguar lidhur me rastet e tilla të martesave, duke mos hetuar pistat e dyshimeve se këto martesa a janë legale, apo bëjnë pjesë në rrjetin e trafikimit.
Vetëm në zonën e Rashkës, Peshtera, Golij, Javor dhe Jadovik janë martuar mbi 150 shqiptare me serbe dhe se ato deri tani kanë krijuar familjet e tyre me shumë fëmijë.
No comments:
Post a Comment