Tiranë, 7 korrik 2011 NOA/Update – Kolegji Zgjedhor vendos të shprehet ditën e premte lidhur me ankimimin e fundit të Partisë socialiste për zgjedhjet e 8 Majit në Tiranë. Pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve, PS e KQZ, Kolegji ka marrë në dorëzim provat, kryesisht kaseta filmike dhe është tërhequr për vendimin.
Pak minuta më parë, Kolegji ka vendosur të thotë fjalën e fundit për ankesën nesër në orën 10. 00.
Në këtë padi Partia Socialiste i kërkon Kolegjit Zgjedhor që të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të marrë në shqyrtim kërkesën e PS-së për shpalljen të pavlefshëm të vendimit që shpalli fitues me 92 vota Lulzim Bashën dhe të hedhë poshtë rezultatin e zgjedhjeve vendore në Tiranë.
a.q/NOA
No comments:
Post a Comment