Fatos Daci
Pas goditjeve te forta, me 1948, ndaj grupeve “armiqesore titiste” ne gjirin e larte te udheheqjes se Partise se Punes e te shtetit komunist, Koci Xoxes e kompani, jo vetem nuk mund te behej fjale per “muaj mjalti” ne marredheniet mes Jugosllavise e Shqiperise, perkundrazi, situata precipitoi ne gjendje lufte. Shqiperia e shihte, tanime, Jugosllavine si agjenture te imperializmit amerikan, si nje kercenim te rrezikshem per sovranitetin e saj dhe si armike te betuar te marksizem-leninizmit. Dhe, kohe pas kohe e akuzonte ate per nderhyrje ne punet e brendshme te saj me ane te agjenturave dhe veprimeve subversive te UDB-se. Ndersa Jugosllavia e shihte Shqiperine si armike potenciale te saj, aq me shume kur dyshonte se Shqiperia nxiste dhe trazirat “irredentiste” ne Kosove! Dhe kjo periudhe lufte ne front te hapur vazhdoi deri me 1971, kur u vendosen kontaktet kulturore dypaleshe te organizuara mbi bazen e marreveshjeve te mirefillta shteterore. Keto marredhenie kulturore, arsimore dhe akademike vazhduan plot 10 vjet, deri me 1981, kur plasen demonstratat e studenteve te Prishtine, te punetoreve te Trepces e te gjithe qytetareve te Kosoves per liri e pavaresi. I pari kontakt kulturor qe ai i vizitave reciproke te gjimnazeve dhe te ansambleve folklorike te Dibres se Madhe dhe te qytetit te Peshkopise, me 1971...
Ne pranveren e vitit 1971 Dibren e vizitoi nje grup i madh kulturor i perbere nga nxenes e mesues te gjimnazit te Dibres se Madhe dhe Shoqeria Kulturore e Artistike “Liman Kaba”, i cili si dhurate i solli drejtorit te gjimnazit te Peshkopise nje televizor bardhe e zi, qe ishte surpriza e kohes. Ky grup i madh kulturor dha shfaqje ne qytetin e Peshkopise dhe pastaj edhe ne Tirane e Durres.
Ne pergjigje te kesaj vizite te Dibres se Madhe u takonte gjimnazit “Demir Gashi” te qytetit te Peshkopise dhe Ansamblit te Shtepise se Kultures “Haki Stermilli” te Peshkopise, qe me 23-25qershor te atij viti, t’u kthenin viziten. Po kjo nuk ishte e lehte. Njerezit “e rinj” te Shqiperise Socialiste do te shkonin ne Jugosllavine e Tito revizionistit! Prandaj, ky aktivitet u konsiderua nga shteti komunist si nje gje shume e rendesishme dhe per kete u moren masa urgjente e te shumanshme.
Puna e pare qe duhej zgjidhur pa buje e pa zhurme ishte lista e atyre qe do te shkonin. Normalisht duhej te shkonin te gjithe maturantet e gjimnazit dhe te gjithe anetaret e ansamblit folklorik, por disa prej tyre nuk permbushnin kriteret klasore, nuk kishin besimin politik, prandaj nuk duhej te shkonin. Dhe keta u menjanuan ne menyre shume te sofistikuar. Shteti komunist nuk shpalli as lista se kush do te shkonte e te perjashtoheshin ata qe nuk do te shkonin dhe as lista se kush nuk do te shkonin dhe te dilnin ata qe do te shkonin. Por, ne Degen e Puneve te Brendshme te Dibres thirren disa nxenes e nxenese, qe kishin prinderit e tyre anetare te PPSH dhe punonin ne institucione te besuara dhe disa kengetare e valltare me besim politik e ideologjik dhe i dhane secilit lista me 5-6 veta per t’i lajmeruar nen ze. Kjo menyre linte jashte, me marifet e me lezet, ata qe ishin te padeshiruar ne kete udhetim.
Nder te perjashtuarit isha edhe une, edhe pse nje nder nxenesit me te mire dhe sekretar i Organizates se Rinise se klases. Prita me kot deri nje dite para, se mos me lajmeronte njeri, po jo. Isha perjashtuar, per “fajin” politik te babait tim, se kishte kryer studimet ushtarake ne Rome, Itali dhe para Clirimit kishte sherbyer si oficer ne Mbrojtjen Kufitare te Zogut dhe ne Guardia di Finanza te Italise, duke i mohuar kontributin ne LANC dhe ne arsim si mesues, nga 23 dhjetori 1944, kur hapi shkollen ne Kalis deri ne vitin 1953, kur u pushua nga puna ne arsim per shkaqe politike dhe u debua ne nje rreth tjeter! Prita e prita te me lajmeronin dhe mua, por jo. Ndaj vendosa te shkoja e t’i ankohesha pse isha perjashtuar nga ky udhetim Selim Alliut, drejtorit tim te gjimnazit, nje personaliteti te vertete shkencor e drejtuesi nga me te spikaturit e Dibres, me pas “Mesues i Popullit”, qe sy e faqe ishte caktuar si kryetar delegacioni, por ne fakt ne perberje te ketij delegacioni ishin tre zevendesministra, si: i Arsimit, i Brendshmi dhe i Jashtmi. Sa trokita ne deren e zyres se tij dhe hyra brenda, drejtor Selimi, me pyeti: “A erdhi, Fatos?” –Po.- i thash une. – Beju gati, neser te nisesh!-me tha. As ai nuk me pyeti pse kisha shkuar e as une nuk i thash cfare kerkoja, por biseda u be drejt e ne teme dhe ne u morem vesh shume mire. Kjo me dha te kuptoje se ai ishte ne dijeni te perjashtimit tim nga ai udhetim dhe se kjo gje mund te ishte diskutuar gjate. Lajmerova familjen time ne Sllove, se do te shkoja edhe une. Prandaj, vellai, Ibrahimi, ishte nisur ne oren 12.00 te nates nga shtepia dhe erdhi ne mengjes ne Peshkopi, per te me sjell nje kostum me te mire se ai qe kisha. Por, atehere, qe vone, sepse ishim ngjitur ne autobus dhe prisnim te niseshim e nuk kisha kohe te nderroja rrobat. Sidoqofte shkova edhe une. ...
Ishte hera e pare, qe i gjithe ekipi prej dy autobusesh udhetonte jashte shtetit. Nuk mund ta fshehim se syte tane te pangopur u befasuan nga tregu i Dibres se Madhe, me aq shume mallra e aq shume salltanete. Keshtu beme edhe ne Struge, ku te gjithe turreshin dhe pas oreve false per femije, pas rrobave te gatshme dhe pas oreve te verteta etj. etj. Pati dhe nga ata qe sedren e lane menjane dhe me marifete te ndryshme nxisnin mikpritesit t’u dhuronin dicka. Keshtu bene nxenesit, keshtu bene profesoret tane, keshtu bene dhe artistet e muzikantet. Rame shume poshte, se poshte ishim! Cdo gje atje na dukej me e bukur, me interesante. Na behej se atje njerezit ishin me pak te lodhur, se ishin me te lumtur, se ishin tulak, bardhe si bora, te qeshur e me fytyre te lare, qe u ndriste. Pa le, burokratet e regjimit qene lodhur duke na dhene porosite se si te silleshim dhe ishin stermunduar te na mbushnin mendjen se ato qe ne do te shihnim, nuk ishin e verteta e jetes se andejme, sepse “ata andej vetem grate lakuriq na paskeshin te tyret, se gjithcka tjeter s’qenkesh e tyre, se cdo gje na e paskeshin ndertuar mbi bazen e nje borxhi te madh, te kredive kapitaliste, qe sillnin skllaveri politike!”.
Por dielli nuk mbulohej me shoshe. Atje gjetem plot mallra, plot makina. Tregu ishte dingas. Tek ne lame pak mall, pak makina, vetem per institucionet. Edhe pritja qe na u be qe madheshtore. Detyra jone kryesore ishte te jepnim disa shfaqje artistike me kenge e valle popullore, me rapsodi etj, si dhe te vizitonim disa qendra industriale e kulturore. Koncertet u dhane ne Pallatin e Kultures te Dibres se Madhe, qe ishte ndertuar me ndihmat e termetit te fuqishem te vitit 1967. Nuk mund te mos sjell ndermend ate atmosfere te zjarrte e patriotike qe ndiznin shfaqjet e grupit dibran te folklorit. Nga reagimi i dibraneve te andej kufirit nuk ishte veshtire te kuptoje se dicka ishte ne shperthim e siper. Sa here qe kengetaret e rapsodet tane artikulonin fjalet “Atdhe”, “Flamur”, “Shqiperi”, “Skenderbe”,”Liri”, “Pavaresi” etj., e te tjera ngjashme me ta, salla shperthente ne ovacione dhe ne vaj. Deti i loteve derdhej rreke ne ate salle moderne shfaqjesh. Vecanerisht rapsodi Haziz Ndreu e ngriti peshe sallen....Malli per Shqiperine, shtetin ame, sic e quanin ata, u kishte kapluar zemrat e u kishte djegur shpirtin. Ndaj simbolet tona, ishin ne zemrat e mendjet e tyre. Emrat e qyteteve tona i kishin vene tek djemte e vajzat e tyre. Syte i kishin nga ne, nga Shqiperia!
Mjaft bukur kenduan edhe Abdyl Sturce, Melita Shehu, Muharrem Zajmi, Skender Cala. Nuk mund te harrohen vallet e bukura te luajtura nga Dali Hoxha e Misim Daku, si dhe valltaret e tjere te grupit te valleve.
Nder qendrat industriale qe vizituam ishin Fabrika e Qilimares dhe Gips Radika. Ne te dyja na ra ne sy disiplina e larte ne pune dhe habiteshim se sa shume shfrytezonin kohen e punes punetoret e tyre, nderkohe qe ne ndermarrjet shqiptare nderprerjet e punes ishin gje e rendomte....Ne lokale te qytetit pame plot monitor televizoresh me ngjyra, kur Shqiperia nuk kishte as sinjal televizioni shteteror jo me televizor ne familje e lokale. Sa luks e sa gje e jashtezakonshme na u duk kur e pame te parin televizor me ngjyra, me ekran te madh, ne nje lokal, ku po fliste Tito! Sa interesante na u duk nje makine korrese e vogel, qe kosiste jonxhen e nje fermeri!
Sa mbreselenes qe udhetimi me motoskaf ne Liqenin e Dibres! Ne anen e pertejme te tij, andej nga livadhet, pushuam dhe pime kafe e gjera freskuese, si : “Coca Cola”, “Pepsi” etj, qe s’na i kishin pare syte e s’u kishim degjuar as emrat, se ne njihnim vetem aranxhaten 7 lekeshe. Ndersa, tek Lokali “Cami”, i Dan Camit, u shtrua nje dreke e bollshme dhe bujare nga mikpritesit. Aty u ngriten dhe dolli dhe u thane fjale miqesie. Por, gjithkund u ruheshim “revizionisteve”. Cdo fjale e tyre duhej analizuar e shoshitur me kujdes, se mos ishin provokime dhe pastaj pergjigjeshim. Keshtu ndodhi edhe ne Sollokic, ne familjen e burrit te nderuar Shaban Daci, qe ishte mikpritesi im dhe i Maliq Dumanit. Gruaja e Shabanit ishte halla e Maliqit, motra e te nderuarit Rasim Dumani nga Shupenza. Por, as halla nuk e kishte pare Maliqin 20 -vjecar deri ate dite e as ai hallen, sepse kufijte ishin mbyllur hermetikisht me 1948, edhe pse Shupenza me Sollokicin ishin balle perballe, jo me shume se 2-3 kilometra larg, por kufiri qe bere dere hekuri per dy palet.
Kur shkuam te Shaban Daci kishte dale tere fshati te na priste. Dhoma, ku hyme, qe mbushur plot. Une, si me jabanxhiu, zura kryet e vendit. Ne rrinim si ne “ferra”, sepse nuk njihnim asnje njeri nga ata dhe se nuk dinim as zakonet e tyre. Pastaj ishim fare te rinj, pa pervoje ne oda e ne zijafete. Por, kete gajle na e hoqi Shabani, i zoti i shtepise. “ Ky ketu eshte zoti Velko, shefi i UDB-se!”-drejtoi gishtin nga nje burre verdhacuk e hollak. Tjetri s’e deshi veten. “Dhe ky ketu eshte oficer i UDB-se.”-drejtoi gishtin dhe nga ai. Dhe ketu mori fund muhabeti yne. As folem e as iu pergjigjem kujt, megjithese pyetjet vazhduan dhe pas ketij prezantimi. As pime raki, birre e vene, te cilat ishin me bollek. Po, buke hengrem sa deshem, se ishim te rinj dhe ishim lodhur gjithe diten ne kembe, vizite ketu e vizite atje. Une hengra dhe nje koke dashi, sa nje koke demi. Shabani na tregoi se ne bjeshket e Kercinit kishte rreth katerqind krere dele dhe barinjte, qe rrinin ne stan me to. Na beri pershtypje se edhe embelsiren andej e hanin me shendete, si pihet rakia kendej nga ne. P.sh. ato dite ishte liruar nga sherbimi ushtarak djali i Shabanit, nipi i Rasim Dumanit, dhe u detyruam te hanim racione embelsire per shendetin e tij. Cudia e dyte ishte se pas bakllavase na erdhi sultiashi! Sidoqofte, mikpritja qe shembullore dhe u kenaqem te dy palet....
Kur u nisem per ne Diber te Madhe na thane se do te shkonim ne Tetove, Gostivar, Shkup dhe Prishtine dhe se do te rrinim andej rreth 10-15 dite. Por plani ndryshoi shume shpejt. Sa e pane se ne e humbem toruan nga malli neper kembe, nga mireqenia qe bente dallim me tonen, vendosen qe te na kthenin per tre dite, dhe keshtu shkuam me 23 dhe u kthyem ne Diber me 25 qershor 1971. Megjithate, me bashkemoshatare gjimnaziste shkembyem edhe adresat. Edhe une i mora adresen nje gjimnazisti, me sa me kujtohet Faik Ballances, dhe ai mori timen. Madje, kur u ktheva i dergova nje leter, prej te ciles nuk mora asnjehere pergjigje, se asnjehere letra nuk kishte shkuar atje ku e nisa. Letra, me siguri qe mbajtur ne Dege te Brendshme, praktike e njohur ne Shqiperi, per te shmangur me cdo kusht kontaktet e komunikimin me te huajt dhe per te “shpetuar” njerezine nga “infektimi borgjezo-revizionist”. Ndaj, shpesh here, dukej se ne cdo shkurre flinte nje “lepur”, nje diversant. Jam habitur, kur para pak vitesh, tani ne demokraci, Maliqi me tregoi se ate vit qe qeme kthyer nga Jugosllavia, e kishin thirrur disa here ne Dege te Puneve te Brendshme, ku i kishin bere provokime dhe presion psikologjik, duke i treguar fotot ne familjen e Shaban Dacit, ne te cilat kishin vene gishtin tek dy oficeret e UDB-se dhe mbi nje te arratisur, per te cilet as ai e une nuk kishim pergjegjesine me te vogel. Por, shyqyr, nuk kishin mundur ta denonin !...
Dhe pak gjera, dhurata, i moren nxenesit, profesoret e artistet. Kur erdhem ne dogane mesuesi im i marksizmit, L. Manjani, m’u lut t’i kaloja nje ore te markes “Dareill”. Dhe nje ore ishte gje e rendesishme per ne, sepse ata te paket qe kishin ore i kishin ore te lira, dosido, te markave “Ruhla” e “Umf” te Gjermanise Lindore. Une e mora persiper t’ia kaloja, se nuk kisha as vete ore ne dore. Dhe, e kalova pa rene ne sy. E mbajta rreth nje muaj, pastaj ia dhashe mesuesit tim.
Po gjerat e tjera, qe kishin marre te tjeret, kishin rene ne sy te autoriteteve shteterore dhe te Sigurimit te Shtetit. Filluan analizat ne organizatat e Partise per komunistet dhe ne kolektiva per punonjesit e kuadrot. Filluan ndeshkimet per te gjithe ata qe kishin shkelur normat e moralit komunist! Profesore dhe komuniste moren verejtje ne Parti, si dhe paralajmerim per pushim nga puna, disa te tjere u transferuan ne kooperativa bujqesore per t’u kalitur e edukuar me frymen e klases punetore! Eh, si shkoi kjo pune!
* Publicist, historian
No comments:
Post a Comment