Friday, July 8, 2011

IK EDI RAMA,IK....,ATHUE VALLË SI I KE BRESHKAT?!!



Tashmë, u kry: Lulzim Basha është kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës. Kolegji Zgjedhor rreth orës
10:00 vendosi rrëzimin e kërkesës së Partisë Socialiste si pabazuar në ligj duke lënë në fuqi vendimin
e KQZ-së i cili shpalli me 93 vota fitues kandidatin e djathtë Lulzim Basha si dhe për pavlefshmërinë
e 284 qendrave të votimit në kryeqytet.
http://www.botasot.info/img/llbbasha.jpg

Në një vendim tepër të shkurtër nga ana e relatores së çështjes Sashenka Jonuzi është
thënë që Kolegji ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për pavlefshmërinë e zgjedhjeve
duke argumentuar vendimin në nenin 135 duke pushuar çështjen dhe duke lënë kështu në
fuqi vendimin e KQZ ku shpallet fitues Lulzim Basha me 93 vota në avantazh ndaj
Edvin Kristaq Ramës.


Kolegji Zgjedhor është investuar dy herë në lidhje me garën elektorale për kryetar të Bashkisë Tiranë.
Më 3 Qershor, Kolegji rrëzoi kërkesë-padinë e Partisë Socialiste, e cila kundërshtonte vendimin e
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numërim të votave të hedhura në kutitë jo përkatëse.

Click to view full size image
Më pas, më 13 Qershor Kolegji pranoi pjesërisht kërkesëpadinë e socialistëve, duke urdhëruar KQZ-në të
kryente një hetim administrativ në 368 qendra votimi.

Kolegji Zgjedhor konsiderohet si organi suprem në përballjen mes palëve për një çështje që lidhet me zgjedhjet.
Në ligj sanksionohet fakti se, vendimi i Kolegjit është i formës së prerë dhe nuk mund të ankimohet.

Kush është Lulzim Xhelal Basha?


Lulzim Xhelal Basha është politikan shqiptar, ish Ministër i Brendshëm i Shqipërisë dhe deputet i Legjislaturës XVIII
të Kuvendit të Shqipërisë.Jurist (Meester in de Rechten ekuivalenti i LLM) i specializuar në të drejtën Evropiane dhe
Ndërkombëtare Publike në Universitetin e Utrechtit në Holandë. Deri ne 2007 ka punuar si ministër i MPPTT më vonë
u emërua ministër i punëve të jashtme. Lulzim Basha ka lindur në Tiranë, kurse familja e tij është me prejardhje nga
Drenica e Kosovës kur në vitet 40-të të shekullit të kaluar gjyshi i tij detyrohet të ikë nga Kosova pas torturave serbe.

Aktiviteti politik

Shtator 2005-maj 2007 :Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Shqiptar

Maj 2007 - shtator 2009 :Ministër i Jashtëm Shqiptar

Shtator 2009-mars 2011:Ministër i punëve të brendshme Shqiptar

Gjatë periudhës maj – korrik 2005 vepron si Zëdhënës i Fushatës Zgjedhore 2005.
Nga maji i vitit 2005 dhe në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Nga prilli i vitit 2005 dhe ne vazhdim është anëtar i Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Nga janari i vitit 2005 dhe ne vazhdim vepron si Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave në Partinë Demokratike
në Tiranë. Përgjegjës për koordinimin e punës së ekspertëve dhe komisioneve të KOP në përgatitjen, diskutimin dhe
shpalljenm e 17 projekt- platformave qeverisëse nga KOP për Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Gjatë periudhës Nëntor 2002 – Janar 2005 veproi si Këshilltar Special për Tranzicionin. Departamenti i Drejtësisë UNMIK,
Prishtinë, Kosovë.

Përgjegjës për përgatitjen e tranzicionit të Departamentit të Drejtësisë të UNMIK-ut drejt një Ministrie të Drejtësisë të Kosovës.
Përfshinte përgjegjësitë për hartimin e plan-veprimit dhe mbikqyrjen e fazave të zbatimit të këtij plani.

Gjatë periudhës Tetor 2001 – Nëntor 2002 vepronte si Zëvendës Shef i Kabinetit të Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë UNMIK.

Gjatë periudhës Korrik 2000 – Tetor 2001 ushtronte detyrën Këshilltar Ligjor në Departamentin e Drejtësisë të UNMIK-ut.

Gjatë periudhës Maj 1998 – Korrik 1999 ishte pjesëtar i skuadrës së hetimit të krimeve të luftës nga forcat serbe në Kosove:
Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi.

Përgatiti :Flori Bruqi..

Agjencioni Floripress

No comments: