Replika të ashpra mes avokatëve të PS-së dhe gjykatësve të Kolegjit Zgjedhor.
Damian Gjiknuri: Unë do të parashtroj argumentet e mia, ndërsa më pas ju vendosni nëse kanë vlerë apo jo. Sashenka Jonuzi: Jo, nuk vendosim ne, ashtu si thua ti, ne vendosim në bazë të ligjit. Por ju u futët në themel…Gjiknuri: Kërkoj nga ju që të mos më censuroni fjalën. Sashenka Jonuzi: As mos e përmend atë fjalë ti. Sashenka Jonuzi: Nga kjo që po parashtroni ju, del se mangësitë në këto qendra, në të shumtën e rasteve kanë ekzistuar edhe para ndërhyrjes së KQZ-së. Kjo është shumë e rëndësishme….
Arjan Salati: I lutem gjykatës që të dëgjojë me vëmendje provat që paraqesim ne, se kanë të bëjnë me shkelje të rënda që kanë ndodhur në proces. Gjithashtu kërkojmë që Gjykata të jetë e paanshme, të mos bëjë ironi dhe të krijojë ilaritet.
Sashenka Jonuzi: Ne po dëgjojmë.
Salati: Jo, ju nuk po dëgjoni, po bëni ironi.
Damian Gjiknuri: Doja ta nisja këtë mbrojtje me legjitimitetin, pra nëse legjitimohemi ne si subjekt, nëse legjitimohemi në kohë dhe në materie. Si subjekt legjitimohemi se kemi qenë pjesë e garës zgjedhore, në kohë legjitimohemi se kemi respektuar afatet ligjore, për të bërë ankimim dhe në materie legjitimohemi se procesi ka sjellë problematika të mëdha, përsa i përket mosrakordimit të shifrave, çka normalisht ndikon në rezultat dhe si të tilla duhet të sjellin pavlefshmëri.
Sashenka Jonuzi: Ju lutem përmbahuni objektit të kërkesës dhe mos u shpërndani në argument.
Gjiknuri: Unë do të parashtroj argumentet e mia, ndërsa më pas ju vendosni nëse kanë vlerë apo jo
Sashenka Jonuzi: Jo, nuk vendosim ne, ashtu si thua ti, ne vendosim në bazë të ligjit. Por ju u futët në themel…
Gjiknuri: Unë dua të flas për materian, sepse pa të s’mund të kuptohet çështja. Ndaj kërkoj nga ju që të mos më censuroni fjalën, por të më lini ta shtjelloj çështjen
Jonuzi: As mos e përmend atë fjalë ti. Ne jemi këtu për t’iu dëgjuar dhe po të doni ju edhe me ditë, sa të doni, por përmbahuni kërkesës…
Gjiknuri: Ajo që doja të evidentoja është fakti se ne legjitimohemi në kohë, pasi kemi pasur të drejtë të godasim vendimin 1158 të KQZ-së, me anë të cilit u shpall një tabelë e re e rezultatit. Çka KQZ nuk na e mori parasysh, duke na thënë se nuk jeni në kohë. Por unë dua të them se vendimi 711, të cilit KQZ i referohet si vendimi që ka miratuar tabelë rezultati ka rënë nga vendimi i Kolegjit, pra ju vetë e keni rrëzuar. Pra si pasojë, KQZ me urdhrin tuaj hyri në një proces tjetër dhe në datë 25 ka miratuar një tabelë të re dhe ne na ka lind e drejta ankimojmë. Ndaj ne ju drejtuam KQZ-së për mospërputhje të shifrave, duke kërkuar dhe pavlefshmëri dhe ajo se mori parasysh, ndërkohë që vet KQZ nuk mund të rijë duarkryq kur ka parregullsi të tilla. Gjithashtu dhe Kolegji s’mund të rrijë dhe ai ka si referencë praktikat e unifikuara tashmë të Armenit, Kolshit, apo edhe Bushatit në vitin 2007. Gjithashtu është dhe një praktikë e vendosur nga Komisioni i Venecias. Ndaj mendoj se duhet të shpreheni edhe për pavlefshmërinë se jeni gjykatë e specializuar. Ne po sjellim raste apo shembuj të shkeljeve dhe mangësive në 284 qendra.
Dhurata Haveri: Çfarë po kërkoni të provoni me këto prova?
Sashenka Jonuzi: Nga kjo që po parashtroni ju, del se këto mangësi në këto qendra në të shumtën e rasteve kanë ekzistuar edhe para ndërhyrjes së KQZ-së. Kjo është shumë e rëndësishme….
Arjan Salati: I lutem gjykatës që të dëgjojë me vëmendje provat që paraqesim ne, se kanë të bëjnë me shkelje të rënda që kanë ndodhur në proces. Gjithashtu kërkojmë që Gjykata të jetë e paanshme, të mos bëjë ironi dhe të krijojë ilaritet.
Sashenka Jonuzi: Ne po dëgjojmë
Salati: Jo ju nuk po dëgjoni, po bëni ironi.
Sashenka Jonuzi: Ne kemi të drejtë të bëjmë pyetje dhe ndaj e keni të kotë të debatoni me ne
Ivi Kaso: Pala paditëse tha se KQZ ka humbur legjitimitetin për ta shqyrtuar këtë çështje. S’po e kuptojmë, tërhiqeni nga kërkesa juaj për të detyruar KQZ-në?
Gjiknuri: Ne thamë që nga ana morale, ajo nuk ka më legjitimitet, por nga ana ligjore natyrisht që po.
Kaso: Kërkoni që kjo çështje të kthehet në KQZ apo jo?
Jonuzi: E shpjegoi këtë gjë.
Dëshira Pasko: Diskutimi i palës paditëse për pavlefshmërinë është jashtë objektit të kërkesës.
Eno Bushi: Dua ta pyes përfaqësuesen e KQZ-së, nëse ky institucioni, me vendimin 1158, a ka miratuar tabelë apo jo?
Pasko: Nuk është kjo objekt shqyrtimi sot. Ju e keni vendimin shiheni.
Jonuzi: Të lutem shumë, unë e kam parasysh situatën por s’mund të ketë përgjigje ju e keni, shiheni po të doni. Ne e kuptojmë acarimin, është një situatë e acaruar, por duhet t’i përgjigjeni pyetjeve se keni detyrimin për të paraqitur çdo vendim.
Bushi: A është anuluar vendimi 711 i KQZ-së me vendimin e kolegjit apo jo?
Pasko: Me vendimin e Kolegjit është anuluar.
Gjiknuri: Këtu na u tha se pavlefshmëria mund të kërkohet vetëm për shkelje që ndodhin vetëm ditën e votimit. Kjo është qesharake.
Ivi Kaso: Së pari, dua të them se këta kanë ardhur me këmbalecin që kishin dhe dje. Pra megjithëse kanë ndryshuar kërkesë, këmbaleci është i njëjtë. Në rast se bëhet fjalë për të njëjtën çështje do ta kishim sjellë dhe ne këmbalecin tonë, por e lamë në shtëpi se thamë se kemi kërkesë të re. Ndërkohë përsa u shpreh këtu, dua të sqaroj se ne thamë se shkeljet e ligjit ditën e zgjedhjeve sjellin pavlefshmëri, ndërsa shkeljet e tjera janë të matshme dhe jo më kotë legjislatori thotë pavlefshmëri të zgjedhjeve dhe jo të rezultatit. Kjo sepse rezultati ka të bëjë me pjesën e pasvotimit dhe që mund të zgjidhet me hetim administrative. Është groteste të thuash se shkelje të tilla sjellin vdekje të zgjedhjeve.
Gjiknuri: Këtë punën e vdekjes nuk e tha as Damian Gjiknuri dhe as kryetari i PS-së, por e kanë thënë organizma ndërkombëtarë.
Kaso: Dua të them gjithashtu se edhe kur paditësi i sotëm fitonte zgjedhjet në 2007 dhe në 2003, diferenca e votuesve me votat e gjendura në kuti ka qenë shumë më e madhe dhe atëherë nuk është kërkuar një gjë e tillë.
Gjiknuri: Po pra, po pa ndikim në rezultat, sot diferencën e kemi vetëm 93 vota.
No comments:
Post a Comment