Monday, June 27, 2011

Dom Anton Kçira as At Gjergj Fishtë,as “Hero” i Shqiperisë së bashkuar..!!!!

TE DASHUR MALSORE TE MIRE, BUJARE, MIKPRITES, TRIMA DHE TE BESES, QE JENI TE LIDHUR DHE TE SHQETSUAR PER TROJET E TE PARVE!.
Nga Mark Gjonaj
Pashë ca komente te disa personave anonimues, me shqetsime dhe pothuajse me mendime qe jane rrahur tash 4-5 vjet me radhe ne kete Websait. Kam vlersuar vazhdimisht personat qe kane shkruar me emer, ashtu sic kane ditur i kane shpjeguar gjerat hapur. Ne qender te vemendjes ka qene nje prift me nje grumbull malsoresh mbeshtetes. Por, ne kete peridhe kane dale nje grup intelektualesh qe me dashje, i kane montuar ketij kleriku nje begraund, qe gjithe kundershtine per sjelljet e tij te padenja, jane munduar t’i justifikojne me materialet e tyre qe , ketu nuk behet fjale per nje frat, por per nje kishe, qe sipas shkrimeve te tyre, duhet me u distancuar se nuk e duan kishen, nuk besojne dhe prifti po bie viktime e nje qendrimi te ashper te komunistave e enveristave. Ne fakt, bomba qe i plasi priftit ne dore, jo vetem qe i ndaloj turrin atij, por dhe trullosi dhe keta “bamirsa” e zedhenes te ketij kleriku, dhe beri qe keta shkruesa qe nga Detroiti, New Yorku, e vende te tjera, t’i venin gishtin kokes. Ishin keta qe e opjumuan komunitetin, e sperkaten me nderen e lavdine e pamerituar, qe ngeli pa u dekoruar.

Kur shikoj komentet perseritse mbas nje pauze te shkurter prej 6 muajshe, per te mos fole me per kete klerik te dale bojet; ne komentet tona luftarake nuk mund te mos kujtojme se kemi shkruar hapur dhe me sinqeritet, se prifti si ardhjen ne mes “dashamirseve” te tij dhe percjelljen, do ta shoqeroje nje zhurme e parashikuar dhe e frikshme nga komentues dhe vrojtues te kujdesshem. Nuk behet fjale per nje , apo dy Benz Mercedez qe disa malsore naiv i ofrojne ketij “fakiri fukara”, sepse ketu ne Amerike ka klerike me aeroplane, shpia e makina e hektare toke, qe i sigurojne ne formen e mashtrimit, por ama ketu ne Amerike. Por jo nga nje shqiptare prift i ardhur nga “perndjekja”, qe behet vete perndjekes e terrorizues per intelektualet qe ja kane lexuar letrat ne xhep qe kur futi kembet ne kete komunitet. A eshte e drejte t’i kujtohet fitimi prrallore i dhene me sy mbylluar nga naivet malsore te komunitetit? Cfare vlere kane keta dukuri kur ai tani u kthen berrylin per rezultatin e shkeputjes se ketij grupi nga intelektualet e spostuar me radhe tash 20 vjet? Malsoret e mire, perse nuk ua thone hapur qe si ka mundesi nje prift qe lexon nenet e Bibles si pasuria me e madhe e fukarenjeve e atdhelenes dhe vete behet i pasur, sa dhe biznesmene me vite te tera t’u rropat me veshtersite e jetes, nuk mund t’i sigurojne kaq dollare?

U jam drejtuar dhe po ju drejtohem shqiptarve te mire, qe a ja bejne pytjen vehtes se tyre se kane ardhe me dyzina vitesh dhe deri nje gjysme shekulli ne mergim dhe nuk kane mundur te paguajne nje sere objektesh te domosdoshme per jetese, qe nga toka, shpia, makina, dhe priftit i ndajne hisen, duke menduar qe ja japin Perendise dhe Birit te Tij Profetitit? A kemi te drejte t’u terheqim vemendjen ketyre shqiptarve si grup mbeshtes i afert dhe i larget, se keto lloje grupimesh krijojne percarje? Cilet na qenken keta kodosha provokues qe nje prifti qe duhej nxjerre per bythe e perjashte, ne fundin e largimit te tyre duan ti dhurojne nje benz 70 mije dollare? Perse nuk e hapin kuleten keta “parembedhenje”, per te ndertuar qendren e bashkimit kombetare? Jam i sigurte se ka nga keta qe as nuk e kane edhe nje kacidhe ne xhep, por i marrin hua! Cfare duan me trerguar keta biznesmene me keto provokime te hapta? Mendoj se nuk jane asgje tjeter, vetem perfaqesues te injorances, mbeshtetes dhe prapavije e sigurte edhe per te ardhmen, se kjo keshtjelle eshte e krijuar nga dallaverxhi shqiptare, te lidhur ngusht me padronet e tyre malazes!. Kush i pyet malsoret per emrimin e oficerave te Vatikanit, mbasi te marrin vizen ne Beugrad, u ulen kembkryq malsorve gju me gju? – Askush! Dhe po te doni ta shikoni kete te vertete, shikoni se kush do ta drejtoje ne te ardhmen kete biznes, kush eshte piketuar dhe a do te votojne malsoret per te? Eshte me se e vertete se malsoret nuk ta kujtojne buken dhe nderen e dhene, por kure kjo e kalon masen e saje nuk ta mbajne ison, te denoncojne dhe kemi pare shifra qe ky bimbash gjate ketyre viteve ka mbledhur nga skamnoret emigrante 8 qint deri 1 milion dollare. Asgje te rregullume persembari nuk kane ne Malsi me padrejtesite shtetrore e nacionale qe u behen dhe te ndare e te percare mbeten dhe ne emigracion. Viktime e sistemit titist u larguan dhe deliret i bene qe te dalin me shpate ne dore per vendosjen e padrejtesive ne Malsi dhe deridiku dhe si prijes te shqiptarve te cdo krahine ne pergjithesi; por deri me sot vetem zhurme dhe asgje te ndryshuar!. Mburren vetem me levizjet e fillimshekullit te kaluar, por nje ndryshim i madh nga paraardhesit me pasardhesit. Ka element te shendoshte dhe afrohen nga nje here dhe te thone se vetem mburrja u ka mbetur katolikve, se jane te lidhur me padronet dhe kete s’dua ta besoj, por kure ata qe kane mbete atje thone hapur se mos na e qani hallin ju qe keni lene vendin se jemi mire dhe dime vete si te kollandrisim ne Malsi, – nuk mund te kaloje pa lene gjurme.

Eshte e tepert te zgjatesh ne keto konkluzione se jane thene e sterthene disa here dhe nuk behemi pesimiste se grupi i injorances edhe ka mundur te prodominoje, te duartrokase veprimet e udheheqesit te tyre shpirterore, biles dhe ne rastin kur skandali i klerikut beri buje ne mbare kombin tone, duke e nxjerre ne internet si djalle me brira! Dhe kete e beri ky “grup” mbeshtes dhe s’ka te beje fare me malsoret e mire dhe te vertete.. U munduan mekot te gjejne autoret nga jashte, te keqen e kane brenda. Forcat e shendoshta, te pakompromentuara me kete rruge, duhet te marrin drejtimin, ne te gjitha shoqatat qe veprojne ne komunitet, jo nen sqetullat e klerit, por jashte dhe duke i vene nen kontrollin e tyre. Sherbesat fetare jane nje lloje edukimi, por jo t’ja hipin ne kurriz dhe te bejne ligjin ne shoqerine civile. Jo vetem kur konsumohen sjellje te pa denja, por kurdohere dhe me maje te lapsit te fshikullohen raste flagerante, pa asnje dallim. Ishte krijuar mendimi nga artkullshkruesit servile se kleri eshte i pakontrollushem dhe mund te sillet si te doje me emigrantet. Kjo, duhet te behet mesim, e te na vleje per te ardhmen, se te marrish dhe te krahasosh nje frat me figura te shquara dhe qe kane mbete ne panteonin e kombit, jo vetem qe eshte nje nxjerrje syshe e tyre, por dhe nje pune e denueshme dhe e kritikushme ne vazhdimsi. Jo pa qellim kishte nje kordinim te veprimeve te mediave qe tre fete te zinin vendin kryesore ne shkrimet e tyre. Kjo eshte miopi dhe nivel i ulte i pasqyrimit te realitetit objektiv. Tre fete, dhe trefeistet shoqerues e mbajtes gjalle, kane qene fatkeqesite ma te medha te ketij kombi. Epo, te ngrihet nje shkrues shkarravites dhe t’i ngreje ne qielle per interesa te ngushushta dhe servilizem, duke u dhene me zor ngjyre kombetare disa veprimeve te dukshme antikombetare, qe kane qene e zeza e kombit tone, duhet te kethehet ne rruge e palejuare, duke krijuar nje atmosfere mbytse dhe diskretituese. Mediat kane ndryshim me te kaluaren, e kane kuptuar tendencen e tyre, por duhet te thellohen, t’u japin hapsiren qe u ka caktuar fillozofia dhe sociologjia e shoqerise.

Me respekt

Mark Gjonaj

DOM ANTON KQIRA, AS AT GJERGJ FISHTË, AS “HERO” I SHQIPËRISË ETNIKE!!!

Nga Albert Dushi

*** Dom Anton Kqira nuk është At Gjergj Fishta, as Dom Lush Gjergji, as At Hil Kabashi…etj., por një prift i gjorë dhe i varfër që flet shqip dhe anglisht, i cili “aksidentalisht” (lapsus lingua) shqiptarëve të Kosovës (viktimave të hollokausit çetniko-fashist serb) ” iu ka qepur “bishta” dhe i ka quajtur “qejë, i hidhëruar pse të gjithë nuk i kishte rrjepur Milosheviqi”, me rastin kryerjes së gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999).

Ja, kjo është “vula e portretit etik, humanist, fetar, kombëtar, patriotik dhe atdhetar” e Dom Anton Kqirës. Më tej, nuk nevojitet të hapen libra të tjerë për të.

Akuza, shpifja, kritika dhe anatema e Dom Anton Kqirës ndaj “1.900.000 qejve me bishta” të Kosovës bie ndesh edhe me këtë vlerësim objektiv dhe të pakundërshtueshëm të ish-presidentit të Amerikës, Bill Klinton se: “Kriza e Kosovës ishte një gjenocid në ZEMËR të Evropës”.

Andaj nga i lindi ideja e mbrapshtë Dom Anton Kqirës, që “1.900.000 mijë shqiptarë të Kosovës”, t’i “pagëzonte qejë dhe me bishta”?!

Një krahasim më se i turpshëm dhe krejt banal!!!

*** Lek Mrijaj: “Don. Anton Kqiraj është Atë Gjergj Fishta i – II – i gjallë – i Shqiperisë së Ribashkuar dhe predikues i fjalës së ZOTIT në botën e civilizimit njerzor botëror.” (www.prishtinapress.info/06/06/2011).

Shikuar në retrospektivën historike të Kishës Katolike Shqiptare, që nga koha e At Gjergj Fshtës e deri më sot, nuk ka ndonjë prift shqiptar, që mund të krahasohet me figurën poliedrike fetare, kombëtare dhe atdhetare shqiptare të At Gjergj Fishtës.

Deri më sot, At Gjergj Fishta është i pakrahasueshëm edhe si prift-shërbyes i Zotit, edhe si personalitet, edhe si poet, edhe si filozof, edhe si patriot, edhe si atdhetar shqiptar, e, edhe si shkrimtar me kryeveprën e tij emblematike “Lahuta e Malëcisë”.

At Gjergj Fishta është një nga figurat më madhështore të historisë, të kulturës, të artit dhe të shqiptatrizmit, i cili ka meritat kryesore për hedhjen e gurthemelit dhe të mbajtjes gjallë të frymës dhe të mobilizimit shpirtëror të NACIONALIZMIT kombëtar shqiptar në kuptimin pozitiv. Këtë e provon tërë përmbajtja e veprave “Lahuta e Malësisë”, “Anzat e Parnasit” dhe “Mirizi i zanave”…. e të tjera.

Me të drejtë ka vlerësuar i ndjeri Prof.Dr. Engjëll Sedaj, se “ At Gjergj Fishta ishte Homeri shqiptar”. Kështu shkruan edhe Ndue Ukaj: “ At Gjergj Fishta ishte i pari shkrimtar shqiptar i propozuar për çmim Nobel, prozator, poet, përkthyes, “Militant i letërsisë shqipe” – i vlerësuar nga Lasgush Poradeci, për të marrë epitetin e meritum. “Poet kombëtar i shqiptarëve” – Eqrem Çabej dhe “Homeri Shqiptar” (Maximilian Lamberci dhe pastaj Engjell Sedaj).(Shih: http://sq.wikibooks.org/wiki/Letersia_e_Gergj_Fishtes/).

Ta krahsosh Dom Anton Kqirën me At Gjergj Fishta, para së gjithash, është një ofendim dhe injorim sui generis ndaj Gjergj Fishtës, sepse prifti Dom Anton Kqira, nuk mund të jetë as silueta e At Gjergj Fishtës, as në kuptimin njerëzor, as në kuptim fetar, as në atë kombëtar dhe atdhetar shqiptar.

At Gjergj Fishta kurnjëherë në jetën e tij, nuk ka pohuar, as nuk ka shkruar diç skandaloze se “shqiptarët e Kosovës janë me bishta, janë qejë dhe se nuk e kanë merituar lirinë nga Beogradi”, ashtu siç ka deklaruar botërisht në Detroit prifti i Kishës Katolike Shqiptare, Dom Anton Kqira: “shqiptarët e Kosovës i quan me bisht, dhe hidhërohet si nuk i paska rjepur Millosheviqi 1,900,000 qejë, ai shkon edhe më larg, të gjitha viktimat e pafajshme 280,000 në Bosnje i quan qejë, edhe ata në Srebrenicë, edhe pse ky masakër u gjykua nga komuniteti ndërkombëtarë dhe Gjykata Ndërkombtërare e Hagës si gjenocid.”?!(www.albaniapress.com, 24.02.2010/http://www.youtube.com).

Kjo deklaratë e Dom Anton Kqirës është “biografia patriotike” e tij, që flet qart dhe me argumente të pakundërshtueshme se ai nuk mund të krahasohet, jo me At Gjergj Fishta, por me asnjë prfit shqiptar të të gjitha gjeneratave të derisotme të Kishës Katolike Shqiptare, sepse asnjëri prej tyre nuk doli që shqiptarët t’i ofendojë dhe t’i poshtërojë, duke i quajtur “1.900.000 shqiptarë të Kosovës me “bishta” dhe “qejë”, që sipas psikës së tij të deformuar dhe të sëmurë njerëzisht dhe kombëtarisht, “është dashur të rjepën nga Milosheviqi”.

Veç kësaj, Dom Anton Kqira nuk ka mundur ta fsheh racizmin dhe urrjetjen e tij edhe ndaj “280.000 mijë viktimave myslimane boshnjake në Bosnjë të gjenocidit serb, të cilat i quan qejë”, edhe pse Tribunali i Hagës masakrën e Srebrenicës mbi 8000 mijë myslmanë boshnjakë, e cilësoi me emër dhe mbiemër-gjenocid.

Në bazë të kësaj çfarë ka deklaruar kundër shqiptarëve dhe kundër myslimanëve të Bosnjës, Dom Anton Kqira, është vetëm një siluetë e zezë edhe për kishën, edhe për kombin shqiptar, edhe për Shqipërinë etnike, edhe për humanizmin. Asgjë më shumë.

Prandaj, krahasimi i Dom Anton Kqirës me At Gjergj Fishtën dhe me Shqipërinë e ribashkuar, është një ofendim i madh edhe ndaj At Gjergj Fishtës, edhe ndaj Kishës, edhe ndaj të gjithë shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike, sepse ai me skandalin e tij, dëshmoi se, nuk është as në rrugën e ndritshme të At Gjergj Fishtës, as të Shqipërisë Etnike, as të Zotit, por në rrugën e gabuar të dreqit, që e ka shtyrë të armiqësohet me motrat dhe me vëllezërit e tij, pa e shtytur askush dhe, pa asnjë arsye të vlefshme.

Të mjerë dhe injornatë janë ata që bëjnë krahasime të tilla të gabueshme të antivelrave me kryevlerat fetare, humaniste, kombëtare dhe atdhetare shqiptare.

Asnjë shqiptar, nuk duhet harruar se, në faqet e historisë së ndritshme të Shqipërisë së Ribashkuar, nuk mund të hyjnë ata, që i ofendojnë, i shpifin dhe i baltojnë shqiptarët, duke i quajtur “qejë me bishta”, ashtu siç ka vepruar “aksidentalisht” prifti i “Kishës së Shën Palit” në Detroit, Dom Anton Kqira.

Një të “drejtë” të tillë ofenduese dhe poshtëruese ndaj kombit shqiptar, nuk e gëzon askush, prandaj as Dom Anton Kqira, të cilin Lek Mrijaj symbyllazi dhe pa kurrfarë argumentesh të qëndrueshme, e ka krahasuar me At Gjergj Fishtën!?!?

Me gjithë dëshirën dhe arsyen fiktive të Lek Mrijajt, i cili Dom Anton Kqirën e me syza të diellit e sheh si Gjergj Fishta, ai Dom Anton Kqira nuk është as GJERGJ FISHTA e as kurrfarë HEROI I SHQIPERISE SE RIBASHKUAR, por vetëm një njeri cinik, që shquhet për oratorinë e tij për t’i poshtëruar, ofenduar dhe kërcënuar shqiptarët si brenda, ashtu edhe jashtë Kishës së tij, ku ka sherbyer me se 20 vjet në Detroit.

Të vërtetën mbi Dom Anton Kqirën më së miri e dijnë dhe e thonë, malësorët shqiptarë të Detroitit. Askush tjetër muk e njeh më mirë priftin e mbrapshtë të tyre.

Kështuqë, edhe sipas rrëfimeve të tyre autentike, Dom Anton Kqira nuk është as At Gjergje Fishta, e as kurrfarë heroi as patrioti i Shqipërisë Etnike, ashtu siç e ka “portretizuar” me paturpësinë dhe me injorancën e paskrupullte, njëfare Lek Mrijaj!.

Rrjedhimisht, Dom Anton Kqira nuk është kurrfarë i përndjekuri nga UDB-a serbo-jugosllave, sepse me pasaportë dhe me vizë jugosllave të Beogradit ka ardhur në Amerikë, këtu e 20 vjet më parë.

Këtë përrallë të zezë antifetare, antinjerëzore dhe antikobmëtare të quajtur “Dom Anton Kqira si Fishta dhe patriot i Shqipërisë së Ribashkuar…, të shkruar nga mendjshkurti dhe syverbëri Lek Mrijaj, çdo shqiptar duhet zhveshur dhe demaskuar ngase Dom Anton Kqira nuk është as besimtar, as patritot e as atdhetar shqiptar, por vetëm një “hero” i dollarit dhe grabitës i meritave të tjerëve.

Një mantel i priftit të dyshimtë nuk të bën At Gjergj Fishtë, as një artikull paçavure anlfabetike dezinformuese e Lek Mrijajt nuk të bën “hero” të Shqipërisë Etnike!!!

Pjese nga ky shkrim eshte publikua në

KosovA tek AlbEmigrant

Shkrim tjeter:

Don. Anton Kqiraj është Atë Gjergj Fishta i – II – i gjallë – i Shqiperisë së Ribashkuar dhe predikues i fjalës së ZOTIT në botën e civilizimit njerzor botëror

Nga: Lek Mrijaj

Don Anton

Në historinë e re te kombit Shqiptar, çfaqet dhe figura e Don. Anton Kqiraj, si “Fetar atdhetar i devotshem i kombit Shqiptar- konseguent, orator e mjeshtër i penës, i zoti i punës, besnik i fjalës, predikues fetar , ideolog dhe luftëtar paqesorë i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse, si bjeshkët e Kosovës dhe Shqiperisë natyrale të cilat i mbrojti me fjalë, punë djersë, burrërisht, trimërisht, i pathyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua, u bë legjendë si At Gjergj Fishta, pra lirishtë mund te themi se kemi te gjallë ne Shqiptaret sot AT GJERGJ FISHTEN dhe ai është i MADHI DON.ANTON KQIRAJ.

Në karrieren e tij prej meshtari ai u nis nga disa parime te besimit fetar – kombetar dhe traditor që përcaktonin vlerat patriotike atdhetare te arsimit, të kulturës dhe të edukatës ”Pa shkollim -dhe filozofi kombetare te bashkimit - nuk ka fe as komb të mirëfilltë”, pra “S’ka fe pa atdhe”, “Të ndihmojmë njëri-tjetrin me fjalë, me penë, me pasuri me diejni dhe vizion te mirëfillet shpirteror dhe kombetar, të duhemi si vëllezër te nje gjaku-gjuhe dhe kombi ishte dhe është sllogani-motoja e Don. Antonit “

Pa një atdhe të lirë dhe te bashkuar feja dhe kombi nuk mund të mbahet, nuk mund të ushtrohet kurrsesi”.

Don. Anton Kqira është një ndër figurat tona me te ndritura-spikatura dhe me te shquara atdhetare,kombëtare dhe patriotike Shqiptare . Ai është letërnjoftimi i ynë patriotik Shqiptar i Shqiperisë Natyrale dhe ambasadori me legjitim Shqiptar ne shtetin Amerikan.

Këtij kombi po ti jepte ZOTI, vetëm dy DON.ANTON KQIRA , do te ishte kombi me fatlum mbi ketë dhe te bekuar dhe me i lumturi nder popujt e botes ku dhe bashkimi i trojeve Shqiptare do të arrihej shumë me shpejt .

O ZOT ty te jemi falë ,me jep vetëm një pjesë zemër te këtij atdhetari te këtij gjaku si DON.ANTONI, te këtij heroi te popullit tonë atdhetar-patriot te gjallë te Dardanisë Antike te Shqiperisë Natyrale ,pra ashtu sikur mu të këtij heroi te gjallë ne te cilen ne mburremi me plot krenari.

Don Anton Kqiren mund ta quajmë PROFET te tri besimeve Shqiptare nga se ai është vet zemra, dhe identiteti i ynë kombëtar.

Mjeri ai komb qe s’di ti vlerësoi heronjtë e vet !!!

Le ta dijë te gjithe bota-shqiptare mbarë Se Don. Anton Kqira eshte shembull i gjallë për Shqiptarët e të gjitha trojeve.

Don. Anton Kqiraj është dhe mbetet figura me e shquar e kombit . Është figura ma e pastër e ndërlidhjes sonë fetare .Ai i kalon te gjitha suazat e besimit te tij, dhe pa dallim besimi ai mbetet luftëtari me i denjët i qeshtjes kauzes sonë kombëtare.

Jeta e njeriut është dhuratë e Zotit Krijues dhe pasuria e kombit shqiptar. Si e tillë ajo për njeriun mund të jetë bekim ose sipas Shkrimit Shenjt varësisht si kjo dhuratë përdoret nga vet njeriu. Por duke qenë se njeriu është qenie shoqërore, do me thënë e hapur ndaj të tjerëve, ai njeriu pra me dhuratën e jetës së vet nuk mund të jet as bekim e as mallkim vetëm për vetveten por si pjesë e popullit që për nga prejardhja, bëhet bekim ose mallkim edhe për familjen e vet, për popullin e vet, për njerëzimin mbarë.

Ne sot kemi të bëjmë me një person që ka qenë dhe që është bekim dhe vetëm bekim për vetvetën, për familjen, për Kishën dhe kombin e tij.

Me 44 vjetori të meshtarisë së Don. Antonit, është një rast i mirë kënaqesi që të shpalosim mozaikun e një figure të ndritshme të kishës dhe të popullit shqiptar, sepse bëhet fjalë për një personalitet serioz dhe me një veprimtari të bujshme fetare dhe atdhetare, duke kontribuar me pjekurinë dhe përvojen e tij, në të mirë të Kishes në trojet etnike shqiptare dhe në diasporë deri në ditët tona.

Hitoria e Kishës së Shën Palit, ka shënuar në librine artë të Historisë së Kishës shqiptare në diasporë emrin e klerikut të shenjtë si don Anton Kçira.

Sa i përket 20 vjetorit të parë – ajo pjesë e jetës së tij si dhuratë e Zotit ka qenë bekim për të dhe për familjen e tij. Kohë rinore dhe përgatitore për meshtari me plotë zell, entuziazem dhe ideale.

Një pranverë e vërtet e jetes me plot lule, dritë e gjallëri. Njezetvjetshi i dytë shënohet me një ndërrim rrënjësor nga ajo që quhet idealizem dhe që pastaj kalon në realizem jetësor. Kjo periudhë e jetes së Jubilantit tonë konsumohet me shërbime pastorale meshtarake në Kosovë, kryesisht në Gllogjan (Guci, Bistazhin, Gllavicicë), ku ka lënë gjurma të pashlyeshme të veprimtarisë së tij të shumëllojshme. Kjo periudhë karakterizohet me një bashkëpunim shumë vjecar dhe inteziv me famullitarin e atershëm të Prishtinës, ose me atë që është duke folur para jush. Një bashkëpunim me të vërtet shumë miqësor e vëllazëror në shumë fusha veprimtarie si psh. pastorali, shtypi, ceshtjet kulturore, kombëtare etj.

Kjo periudhë (1970-1990) në jetën e Kishës së Ipeshkvisë Shkup-Prizren cilësohej si periudhë me shumë mangësi e vështirësi për veprimtari pastorale. Mungonin kishat, qelet famullitareve, makinat për udhëtime, rruget, mungonin financat, mjetet katekistike, tekstet liturgjike etj.

Mirëpo edhe përkundër kësaj situate don Antoni me gjetshmërinë e vet, depërtonte, siguronte mjetet dhe i zgjidhte problemet. Në shumë gjëra ishte i shkelqyeshem .

Reagimet vepruese të tij u kanë ndodhë gjithmonë në kohën dhe në mënyrën e duhur. Kjo vlen edhe për rastine largimit të tij i perndjekur nga okupatori serb nga Kosova në vitin 1989 dhe të vendosjes së tij në Detroit.

Rrjedhat e ngjarjeve të kohës dhe të vendit kanë diktuar një gjë të tillë, dhe ai duke i lexuar shenjat e kohës, ka vepruar me urti dhe strategji të njeriut të mencur. Megjithatë, unë mendoj se edhe në këtë rast në sken, vepruesi kryesor ka qenë Provanie e Zotit e cila ka dashur që ju atje në diasporë të keni një meshtar sipas nevojave të këtij vendi.

Ai i përkushtuar krejtësisht për Zotin, për kishën dhe për popullin ka disa virtyte të spikatura në nivele cilësore, në drejtim të dashurisë së madhe ndaj vlerave të Kombit, shquhet për urti me plot energji baritore, i palodhur në ndërtimin e Kishave të reja, është zëri i nevojtarëve duhen bërë në këtë mënyrë një mbrojtës besnik i të pambrojturve, zëri dhe ndërgjegjja e përhershme e të shkelurve, të pikëlluarve dhe mbi të gjitha një babë dhe një vëlla i mbarë shqiptarëve kudo ata ishin dhe kërkonin ndihmë vëllazërore.

Si njohës i mirë i mentalitetit të shqiptarit don Antoni merrej gjithnjë edhe me pajtimin e gjaqeve, si atëherë kur ishte në Kosovë e po ashtu edhe më vonë në Shqipëri me prof Anton Çetten, mons Nikollë Minin, don Lush Gjergjin etj.

Një tjetër lloj veprimtarie me të cilen mund të krenohet Komuniteti katolik shqiptar i Shën Palit në Detroit në krye me bariun e saj don Antonin, ishte edhe është sot e kësaj dite bashkëpunimi dhe pritja e njerëzve të të gjitha profileve: shkencatarë,publicistë dhe politikanë…

Po ashtu edhe një tjetër profil aktivitetesh të kësaj Bashkësie dhe të Bariut të saj don Antoni, kanë qenë aksionet humanitare, kudo që ka pasur nevojë në trojet etnike shqiptare, qofshin ato aksione për ndërtime të objekteve fetare në Shqipëri, Kosovë apo Malësi, si dhe të objekteve kulturore, sociale e shëndetësore.

Interesimi për gjërat fetare dhe kombëtare e shtyri të marrë pjesë në të gjitha ngjarjet kryesore të këtij lloji.

Dom Antonin tash e gjejmë në krye të delegacionit të besimtarëve nga Detroiti në Shkodër e Tiranë me rastin e vizites historike të Papes Gjon Palit II në Shqipëri, me 25 prill 1993.

Një veprim të ngjashëm e realizon me 13 shtator 1997 në Kalkutë me rastin e varrimit të lumes Nënës Tereza.

Nuk shkoj shumë kohë dhe me 16-19 nëntor të vitit 1999, kur në Tiranë u mbajt Simpoziumi ndërkombëtar në kontekstin e kremtimit të Jubileut të madh botëror me 2000 vjetorin e Krishtërimit.

Edhe në këtë moment shkencor e fetar gjithëshqiptar ishte i pranishëm bariu i kishes Shën Palit në Detroit. Don Antoni pastaj edhe më tutje pjesëmarrja e tij në manifestime fetare e kombëtare, sidomos në vitin 2003 në Romë për beatifikimin e Nënës Tereze, dhe në Shqipëri: Tiranë-Shkodër për kremtimin e vitit Jubilar për shqiptar të 300 vjetorit të Kuvendit të Arbnit. Ku paraqitet me kumtesën e vet për diasporen në Amerikë.

Do të ishte i mangët prezantimi i personalitetit dhe veprimtarisë së Don Antonit, po mos ta theksoja edhe një veprimtari specifike nga skena e cështjes kombëtare si pjesë e veprimtarisë së tij të përgjithshme.

Angazhimi i tij për hapjen e Shqipërisë viteve 90-dhjeta, përpjekjet permanente rreth ceshtjes në Kosovë, pjesëmarrja në Konferencën e Rambujes, organizon demonstrata në New York, Washington e gjetiu, interesimi dhe ndihmat materiale refugjatëve nga Kosova e veprime tjera të ngjashme me këto flasin qart për kontributin e tij dhe nën udhëheqjen e tij, të Komunitetit tuaj për ceshtjen tonë kombëtare.

Don Anton Kçira është autori i librit “Mes kryqit dhe Atdheut” Dom Anton Kçira është nismëtar i shumë veprimtarive atdhetare, organizator i aftë dhe largpamës, njeri me nuhatje dhe drejpesim politikë.

Trimëria dhe vendosmëria janë dy shtyllat që mbajnë ndërtesën e fuqishme të Personalitetit të Dom Anton Kçira.

Nga ana tjetër besimi i plotë dhe feja e gjallë në Atë – Zotin, që jep forcë dhe urti – shërbëtorëve të vet e bëjnë gjithnjë të pathyeshëm në ndërmarrjet e tij si Atë, kur predikon Fjalën e Zotit, po ashtu edhe atëherë kur vepron në favor të ceshtjes kombëtare.

Dhe në fund shtrohet pyetja, prej nga e tërë kjo energji shpirtërore, fizike dhe organizative e këtij meshtari të zellshëm? Përgjigjja mund të gjindet në faktin se ai (Dom Antoni) rrjedh nga një familje e fort me tradita fetare, patriotike dhe intelektuale, ku binomi: Fe e Atdhe, ka qenë dhe është gjithmonë aksion i filozofisë së jetës dhe veprimtarisë praktike.

Në anualet e Historisë së Kishës katolike ndër shqiptarë në mbarim të shekullit XX dhe në fillim të shek. XXI, emri i dom Anton Kçires do të shënohet me germa të arta për shkak të veprimtarisë së tij fetare e kombëtare (patriotike), qoftë në Kosovë, vendlindja e tij, qoftë në diasporë në mes malësorëve të Shtëteve të Bashkuara të Amerikes.

Dhe si përfundim: Çka ti them keti vizionari te bekuar te kombit tim të nderuar, don Anton Kçira, me rastin e kremtimit të këtij Jubileut të 44 vjetorit të meshtarisë së tij?

Çka ti dëshiroj apo sugjeroj? Urti? Besoj se ka në mas të mjaftueshme dhe te pashlyeshme . Pasuri? Ka më shumë e ma shumë se ne. Atëherë në emër tim dhe ne emrin tim personal i uroj qe ZOTI ti jap shëndet të mirë, vullnet të çelikët, fat e sukses në veprimtari tuaj te metutjeshme , lumturi shpirtërore dhe jetë të gjatë me plot hare e fatlumësi.ZOTI JU BEKOFTË DON.ANTON KCIRA JU JENI AT GJERGJ FISHTA -II- i gjallë krenariaria e kishes dhe e kombit Shqiptar.

Ky shkrim është publikuar në

Prishtina Press

ALBDREAMS PRESS

Shkrim tjeter:

Don.Anton Kqiraj është LEGJENDË E GJALLË KOMBETARE e Shqiperisë se Ribashkuar dhe predikues i fjalës se ZOTIT ne botën e civilizimit njerzor botëror

Publikuar në June 12th, 2011
Postuar nga Paul Tedeschini në Kombi, Opinion

Shkruan: Lek MRIJAJ

Në historinë e re te kombit Shqiptar, shfaqet dhe figura e Don Anton Kqiraj, si “Fetar atdhetar i devotshëm i kombit Shqiptar – konsekuent, orator e mjeshtër i penës, i zoti i punës, besnik i fjalës, predikues fetar, ideolog dhe luftëtar paqësorë i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse, si bjeshkët e Kosovës dhe Shqipërisë natyrale të cilat i mbrojti me fjalë, punë, djersë, burrërisht, trimërisht, i pathyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua, u bë legjendë kombetare dhe model i botes se civilizuar euroatlantike, pra lirisht mund të themi se kemi të gjallë ne Shqiptarët dhe kapacitetet te kombit kete personalitete te madh dhe ai është i MADHI DON ANTON KQIRAJ.

Në karrierën e tij prej meshtari ai u nis nga disa parime të besimit fetar – kombëtar dhe traditor që përcaktonin vlerat patriotike atdhetare te arsimit, të kulturës dhe të edukatës “Pa shkollim – dhe filozofi kombëtare të bashkimit – nuk ka fe as komb të mirëfilltë”, pra “S’ka fè pa Atdhè”, “Të ndihmojmë njëri-tjetrin me fjalë, me penë, me pasuri me dijeni dhe vizion të mirëfilltë shpirtëror dhe kombëtar, të duhemi si vëllezër të një gjaku-gjuhe dhe kombi ishte dhe është slogani-motoja e Don.Antonit.

“Pa një Atdhe të lirë dhe të bashkuar feja dhe kombi nuk mund të mbahet, nuk mund të ushtrohet kurrsesi”.

Don Anton Kqira është një ndër figurat tona më të ndritura-spikatura dhe më të shquara atdhetare, kombëtare dhe patriotike shqiptare. Ai është letërnjoftimi ynë patriotik shqiptar i Shqipërisë Natyrale dhe ambasadori më legjitim Shqiptar në shtetin Amerikan.

Këtij kombi po t’i jepte ZOTI, vetëm dy DON ANTON KQIRA , do të ishte kombi më fatlum mbi ketë dhe të bekuar dhe më i lumturi ndër popujt e botes ku dhe bashkimi i trojeve shqiptare do të arrihej shumë më shpejt.

O ZOT ty të jemi falë, me jep vetëm një pjesë zemër të këtij atdhetari të këtij gjaku si DON ANTONI, të këtij heroi të popullit tonë atdhetar-patriot të gjallë të Dardanisë Antike të Shqipërisë Natyrale, pra ashtu sikur mu të këtij heroi të gjallë në të cilën ne mburremi me plot krenari.

Don Anton Kqiren mund ta quajmë PROFET të tri besimeve shqiptare ngase ai është vet zemra, dhe identiteti ynë kombëtar.

Mjeri ai komb që s’di t’i vlerësoi heronjtë e vet!!!

Le ta dijë e gjithë bota-shqiptare mbarë se Don Anton Kqira është shembull i gjallë për shqiptarët e të gjitha trojeve.

Don Anton Kqiraj është dhe mbetet figura më e shquar e kombit. Është figura më e pastër e ndërlidhjes sonë fetare. Ai i kalon të gjitha suazat e besimit të tij dhe pa dallim besimi ai mbetet luftëtari më i denjët i çështjes së kauzës sonë kombëtare.

Jeta e njeriut është dhuratë e Zotit Krijues dhe pasuria e kombit shqiptar. Si e tillë ajo për njeriun mund të jetë bekim ose sipas Shkrimit të Shenjt varësisht si kjo dhuratë përdoret nga vet njeriu. Por duke qenë se njeriu është qenie shoqërore, do me thënë e hapur ndaj të tjerëve, ai njeriu pra me dhuratën e jetës së vet nuk mund të jetë as bekim e as mallkim vetëm për vetveten por si pjesë e popullit që për nga prejardhja, bëhet bekim ose mallkim edhe për familjen e vet, për popullin e vet, për njerëzimin mbarë.

Ne sot kemi të bëjmë me një person që ka qenë dhe që është bekim dhe vetëm bekim për vetveten, për familjen, për Kishën dhe kombin e tij.

Me 44 vjetorin e meshtarisë së Don. Antonit, është një rast i mirë kënaqësi që të shpalosim mozaikun e një figure të ndritshme të kishës dhe të popullit shqiptar, sepse bëhet fjalë për një personalitet serioz dhe me një veprimtari të bujshme fetare dhe atdhetare, duke kontribuar me pjekurinë dhe përvojën e tij, në të mirë të Kishës në trojet etnike shqiptare dhe në diasporë deri në ditët tona.

Historia e Kishës së Shën Palit, ka shënuar në librin artë të Historisë së Kishës shqiptare në diasporë emrin e klerikut të shenjtë si Don Anton Kqira.

Sa i përket 20 vjetorit të parë – ajo pjesë e jetës së tij si dhuratë e Zotit ka qenë bekim për të dhe për familjen e tij. Kohë rinore dhe përgatitore për meshtari me plotë zell, entuziazëm dhe ideale.

Një pranverë e vërtet e jetës me plot lule, dritë e gjallëri. Njëzetvjetëshi i dytë shënohet me një ndërrim rrënjësor nga ajo që quhet idealizëm dhe që pastaj kalon në realizëm jetësor. Kjo periudhë e jetës së Jubilantit tonë konsumohet me shërbime pastorale meshtarake në Kosovë, kryesisht në Gllogjan (Guci, Bistazhin, Gllavicicë), ku ka lënë gjurma të pashlyeshme të veprimtarisë së tij të shumëllojshme. Kjo periudhë karakterizohet me një bashkëpunim shumë vjeçar dhe inteziv me famullitarin e atershëm të Prishtinës, ose me atë që është duke folur para jush. Një bashkëpunim me të vërtet shumë miqësor e vëllazëror në shumë fusha veprimtarie si p.sh. pastorali, shtypi, çështjet kulturore, kombëtare etj.

Kjo periudhë (1970-1990) në jetën e Kishës së Ipeshkvisë Shkup-Prizren cilësohej si periudhë me shumë mangësi e vështirësi për veprimtari pastorale. Mungonin kishat, çelet famullitareve, makinat për udhëtime, rrugët, mungonin financat, mjetet katekistike, tekstet liturgjike etj.

Mirëpo edhe përkundër kësaj situate don Antoni me gjetshmërinë e vet, depërtonte, siguronte mjetet dhe i zgjidhte problemet. Në shumë gjëra ishte i shkëlqyeshëm.

Reagimet vepruese të tij u kanë ndodhë gjithmonë në kohën dhe në mënyrën e duhur. Kjo vlen edhe për rastin e largimit të tij i përndjekur nga okupatori serb nga Kosova në vitin 1989 dhe të vendosjes së tij në Detroit.

Rrjedhat e ngjarjeve të kohës dhe të vendit kanë diktuar një gjë të tillë, dhe ai duke i lexuar shenjat e kohës, ka vepruar me urti dhe strategji të njeriut të mençur. Megjithatë, unë mendoj se edhe në këtë rast në skenë, vepruesi kryesor ka qenë Provanie e Zotit e cila ka dashur që ju atje në diasporë të keni një meshtar sipas nevojave të këtij vendi.

Ai i përkushtuar krejtësisht për Zotin, për kishën dhe për popullin ka disa virtyte të spikatura në nivele cilësore, në drejtim të dashurisë së madhe ndaj vlerave të Kombit, shquhet për urti me plot energji baritore, i palodhur në ndërtimin e Kishave të reja, është zëri i nevojtarëve duhen bërë në këtë mënyrë një mbrojtës besnik i të pambrojturve, zëri dhe ndërgjegjja e përhershme e të shkelurve, të pikëlluarve dhe mbi të gjitha një babë dhe një vëlla i mbarë shqiptarëve kudo ata ishin dhe kërkonin ndihmë vëllazërore.

Si njohës i mirë i mentalitetit të shqiptarit don Antoni merrej gjithnjë edhe me pajtimin e gjaqeve, si atëherë kur ishte në Kosovë e po ashtu edhe më vonë në Shqipëri me prof. Anton Çetten, mons Nikollë Minin, don Lush Gjergjin etj.

Një tjetër lloj veprimtarie me të cilën mund të krenohet Komuniteti katolik shqiptar i Shën Palit në Detroit në krye me bariun e saj don Antonin, ishte edhe është sot e kësaj dite bashkëpunimi dhe pritja e njerëzve të të gjitha profileve: shkencëtarë, publicistë dhe politikanë.

Po ashtu edhe një tjetër profil aktivitetesh të kësaj Bashkësie dhe të Bariut të saj don Antoni, kanë qenë aksionet humanitare, kudo që ka pasur nevojë në trojet etnike shqiptare, qofshin ato aksione për ndërtime të objekteve fetare në Shqipëri, Kosovë apo Malësi, si dhe të objekteve kulturore, sociale e shëndetësore.

Interesimi për gjërat fetare dhe kombëtare e shtyri të marrë pjesë në të gjitha ngjarjet kryesore të këtij lloji.

Dom Antonin tash e gjejmë në krye të delegacionit të besimtarëve nga Detroiti në Shkodër e Tiranë me rastin e vizitës historike të Papës Gjon Palit II në Shqipëri, me 25 prill 1993.

Një veprim të ngjashëm e realizon me 13 shtator 1997 në Kalkutë me rastin e varrimit të lumes Nënës Tereza.

Nuk shkoj shumë kohë dhe me 16-19 nëntor të vitit 1999, kur në Tiranë u mbajt Simpoziumi ndërkombëtar në kontekstin e kremtimit të Jubileut të madh botëror me 2000 vjetorin e Krishterimit.

Edhe në këtë moment shkencor e fetar gjithëshqiptar ishte i pranishëm bariu i kishës Shën Palit në Detroit, Don Antoni pastaj edhe më tutje pjesëmarrja e tij në manifestime fetare e kombëtare, sidomos në vitin 2003 në Romë për beatifikimin e Nënës Terezë, dhe në Shqipëri: Tiranë-Shkodër për kremtimin e vitit Jubilar për shqiptar të 300 vjetorit të Kuvendit të Arbnit, ku paraqitet me kumtesën e vet për diasporën në Amerikë.

Do të ishte i mangët prezantimi i personalitetit dhe veprimtarisë së Don Antonit, po mos ta theksoja edhe një veprimtari specifike nga skena e çështjes kombëtare si pjesë e veprimtarisë së tij të përgjithshme.

Angazhimi i tij për hapjen e Shqipërisë viteve 90-dhjeta, përpjekjet permanente rreth çështjes në Kosovë, pjesëmarrja në Konferencën e Rambujesë, organizon demonstrata në New York, Washington e gjetiu, interesimi dhe ndihmat materiale refugjatëve nga Kosova e veprime tjera të ngjashme me këto flasin qart për kontributin e tij dhe nën udhëheqjen e tij, të Komunitetit tuaj për çështjen tonë kombëtare.

Don Anton Kqira është autori i librit “Mes kryqit dhe Atdheut”. Dom Anton Kqira është nismëtar i shumë veprimtarive atdhetare, organizator i aftë dhe largpamës, njeri me nuhatje dhe drejtpeshim politik.

Trimëria dhe vendosmëria janë dy shtyllat që mbajnë ndërtesën e fuqishme të Personalitetit të Dom Anton Kqira.

Nga ana tjetër besimi i plotë dhe feja e gjallë në At – Zotin, që jep forcë dhe urti – shërbëtorëve të vet e bëjnë gjithnjë të pathyeshëm në ndërmarrjet e tij si At, kur predikon Fjalën e Zotit, po ashtu edhe atëherë kur vepron në favor të çështjes kombëtare.

Dhe në fund shtrohet pyetja, prej nga e tërë kjo energji shpirtërore, fizike dhe organizative e këtij meshtari të zellshëm? Përgjigjja mund të gjendet në faktin se ai (Dom Antoni) rrjedh nga një familje e fort me tradita fetare, patriotike dhe intelektuale, ku binomi: Fe e Atdhe, ka qenë dhe është gjithmonë aksion i filozofisë së jetës dhe veprimtarisë praktike.

Në anualet e Historisë së Kishës katolike ndër shqiptarë në mbarim të shekullit XX dhe në fillim të shek. XXI, emri i dom Anton Kqires do të shënohet me germa të arta për shkak të veprimtarisë së tij fetare e kombëtare (patriotike), qoftë në Kosovë, vendlindja e tij, qoftë në diasporë në mes malësorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe si përfundim: Çka t’i them këtij vizionari të bekuar të kombit tim të nderuar, don Anton Kqira, me rastin e kremtimit të këtij Jubileut të 44 vjetorit të meshtarisë së tij?

Çka t’i dëshiroj apo sugjeroj? Urti? Besoj se ka në mas të mjaftueshme dhe të pashlyeshme. Pasuri? Ka më shumë e ma shumë se ne. Atëherë në emër tim dhe në emrin tim personal i uroj që ZOTI t’i jap shëndet të mirë, vullnet të çeliktë, fat e sukses në veprimtari tuaj te mëtutjeshme, lumturi shpirtërore dhe jetë të gjatë me plot hare e fatlumësi. ZOTI JU BEKOFTË DON ANTON KQIRA , ju jeni krenaria e kishës dhe e kombit Shqiptar.

Link nga: Kosova tek AlbEmeigrant

Share This :

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

Edit this entry.

34 Comments to “Dom Anton Kçira as At Gjergj Fishtë,as “Hero” i Shqiperisë së bashkuar..!!!!”

  1. Malcori

    Leka i Madh says:
    June 18, 2011 at 7:19 pm

    Te vjen keq shume kur degjon krahasime te tilla dhe vulgarizma te kesaj shkalle.
    Duke e dite se sa i vogel ne vlera kombetare eshte ky prift,sa i vogel ne vlera diplomatike eshte ky prift,i cili te gjitha kritikat qe i jane ba ne emen te tij eshte perpjeke me shume djallezi ti spostojne gjoja se po bahen kunder kishes,perpiqet tash ne ditet e fundit te sherbese se tij te paguaj pare njerez qe biles jane edhe kushrinj te pare te tij te bejne deklarata te asaj lloji.

    Eshte tyrp i madh ta pranoj nje krahasim te tille.

    Por e dine se besimtaret qe i shkojne atje i ka me nivel te ulte arsimor e kulturor e i merr per dhuni si te doj ai.

    Nje gja te madhe ka ky prift : KA PARE NE DOLLAR SA ME BLE EDHE 1000 SHKRIMTARUCE TE ATIJ TIPI QE TE BAJNE PATYRPSINE E MADHE QE TA KRAHASOJNE ME TE MADHIN AT GJERGJI
    #
    malsori says:
    June 18, 2011 at 7:20 pm

    Pse nuk e publikoni shkrimin e Lekes se Mrise ketu qe te bajme krahasimet.

    Pasi prifti qe thote Leka i Mrise asht ma i madh se edhe Skenderbeu
    #
    Operatori Blu says:
    June 18, 2011 at 7:31 pm

    Te dashur staf i albdreams,pershendetje !

    kam nje kerkese; pse nuk e publikoni pabesine qe i ka ba ky prift,te zotit te albdreams dhe botuesit te revistes “kuvendi” ne detroit qe ka mbledh ne nje nga dhomat e haremit te tij

    nja 25 çetnike,perkrahes te ketij prifti,me hjeksine e dy miqeve te pronarit te albdreams te cilet kane menduar se ate nate do ti heqin qafet pergjithmone keta dy njerez qe botojne dhe shkruajn dhe i kane pasqyrua cdo aktivitet te tij neper revistat e gazetat e tyne.

    ate nate ai (doni) dhe konsulli kane mendua se njehere e pergjithmone do tju zhdukin more njerez qe keni hanger pabesine e tyre.

    duke e pase edhe ne video gjithe ate fyerje te asaj nate pse nuk e denonconi ne policine e shtetit te miciganit,pasi aty ka edhe njerez qe nuk leje qendrimi ne USA fare

    hjeksave qe u kane fute ate nate ne kurth ju vazhdoni tu shkoni edhe ne gosti e party

    ja kush eshte ai qe thote cdo te diele :
    - nepnja doren njani tjeterit dhe thoni :paqa e zotit kjofte me ju.

    -paq e kujt asht me kete prift qe therret tjeret per tu ba pabesi edhe pse edhe me i vra,pasi ne meshe te tij jane vra edhe njerez.
    #
    Hokatari says:
    June 18, 2011 at 7:49 pm

    Po pse more miq nuk na qanka si At Gjergji apo Gjergji i Madh i Shqipnise Anton Kqira ?

    Ja tua thom vete se asht ma i madh:

    - Gjergj Fishta nuk ka pase BENC MERCEDES, Don Antoni ka dy te tille,nje e ka çua ne Serbi me shetit plazhet e shkinave e nje 70 000 dollaresh po ja blejne sokolat e macise ate dite kur te dahet prej tyne.

    - Gjergj Fishta nuk ka pase mundesi me shkua neper plazhet ma te shtrenjta te botes e Anton Kqira shkon si po e don e ku po e don.

    - Gjergj Fishta,nuk ka pi birra Heinneken e Corona,anton kqira i pin kto e ma te shtrenjta se kto.

    -Gjergj Fishta nuk ka lyp buste e permendore,anton kqires ja kane ba per se gjalli ne korridor te kishes malcorve

    - Gjergj Fishta,nuk e ka festue ditelindjen me 700-800 vete,biles as papa i Vatikanit s’ma merr menja per Obamen jo si jo e anton kqira e feston vit per vit.A s’po ka dollar aaa,punojne malcoret per tâ.

    - Gjergj Fishta nuk ka pase film per jeten e vepren e vet,anton kqira e ka nje te tille (ja kan ba dy ideues te delirit te madheshtise se tij)

    - Gjergj Fishtes nuk ja ka shkrua kush librat,pasi i ka ba vete ato,anton kqires ja ka shkrua Pjeter Jaku i Kuvendit

    - Gjergj Fishta nuk asht gjygjua kurr me shqiptar,anton kqira e ka kalua jeten ne detroit duke shkua dyerve te gjykatave pasi s’ka lane kan pa sha.

    - Gjergj Fishta nuk i ka sha Kosovaret,anton kqira ka thane me i vra 1 milion e 900000 shqiptar te kosoves.

    -Gjergj Fishten se kane lane kurr e askund jashte anton kqiren e kane bua ne fund te katedrales se kosoves barabar si magjupet dhe i kane thane se ie i paftuem.

    -Gjergj Fishta ka kane anti serb e komtar i math,kurse anton kqira asht ankua pse nuk i ka vra milloshi te gjith shqyptaret si ka ba n’srebenice.

    Ater pse mos me kane ma i math anton kqira ?!!!!????

    (botoje te lutem,ne e-mail ke plotesisht identitetin tem po tu desht)
    #
    DISHMITARI says:
    June 18, 2011 at 9:53 pm

    Ti Operatori Blu maje per veti njat fjalen 25 çetnike,se na nuk kjeme qashtu si po thue ti por ishim te çuem prej fratit qe n’qoftese po çojne krye kta qe dune me na psue mend me jau ba shpinen ma t’bute se barku,kshtu na pat msue frati qe asht ma i madhi burr qi ka qit dheu shqyptar,pasi atyne qe guxojne me fole jau ka qi nanat t’gjithve.

    E per at videon qi thu ti,te çojne ne pulici e ku t’dune se gjysa e tyne jane e kane qane spijuj te te tana derzhavave,bile edhe baba i antonit ka qane spiju i carit kur ka kan kryetar komune

    dersa per shkrimin e lekes,ai e ka ba me qellim qi tja thom edhe ni herit budallaqet e ketij nieriqi s’merr vesh.

    ai ka pare me pshi bythen me to e nuk di pse nuk rri urte e mos me ca bythen me ju,por paret qi ka me shkua e me shkerdhye njaso shkinash se i punon edhe pak vegla se ka nejt rahat
    #
    Operatori Blu says:
    June 18, 2011 at 10:05 pm

    Une ve bast me jete qe ajo nata e tmerrshme e 25 çetnikeve te anton kqires ne sallen e kamerave dhe video ka qene e sajuar nga dy miqte e pronarit Albdreams,meqellim me
    (ndoshta edhe me i heq nga faqja e dheut) poshtnua pronarin e albdreams,kuvendit dhe dy tjere qe e kane nigjue eren e barotit dhe nuk kan shkua ne takimin e konsullit dhe fratit.

    Ate nate 25 çetniken nuk kane lane gja pa u servilose fratit dhe pa fye te dy burrat e preme ne bese nga shoket e tyre.

    Albdreams publikoje te plote videon e asaj nate,pasi e ke, e dime qe e ke,e ke te filmuar me Spy Watch, e ke me audio dhe video banja dhurate si burre i kombit qe po thone se eshte.

    Çoje dhe nje ne polici se u bene mire e pastaj te dalin ne meshe dhe te kaperdiset se i kam fituar gjygjet.

    Publikoje videon,se ke rast tua marresh hakun allashqiptarçe
    #
    Paul Tedeschini-Itali says:
    June 19, 2011 at 10:18 am

    “Albert Dushi mbi At Gjergj Fishten”
    Publikue ne http://kosova.albemigrant.com/?p=31140

  2. Paul Tedeschini-Itali

    Lexuesve te nderuem dhe administrusit te nderuem te gazetes AlbDreams!

    Un administroj gazetenoline


    http://kosova.albemigrant.com

    . Me daten 12 qershor 2011 me ka ardhe nji shkrim nga zotni Lek Mrijaj me titull “Don.Anton Kqiraj është LEGJENDË E GJALLË KOMBETARE e Shqiperisë se Ribashkuar dhe predikues i fjalës se ZOTIT ne botën e civilizimit njerzor botëror”, te cilin e kam publikue ne gazete. Ky asht linku i shkrimit te zotni Lek Mrijaj te publikuem

    http://kosova.albemigrant.com/?p=30760 .

    Kush e ka ndjek kete gazete ka konstatue se ne kete shkrim te Zotni Lek Mrijaj nuk rezulton askerkund emni i At Gjergj Fishtes dhe as nuk bahet asnji krahasim me kete figure te madhe te kombit komtar.
    I lutem administratorit te gazetes Albdreams qe te ripublikoje edhe kete shkrim te zotni Lek Mrijaj te publikuem nga un ne gazeten Kosva.albemigrant.
    Me respekt Paul Tedeschini

    Administratori !
    Propozimin tuaj per shkrimin e Leke Mrijaj botuar ne revisten tuaj (Website) po e publikojme edhe ne në postat më siper dhe ne vazhdim të postave tjera dërguar në AlbDreams.
    Faleminderit për mëndimin dhe bashkpunimin.

  3. Deda

    Po, jane qarte partizanet dhe fashistat e Dom Anton Kqires se, te kerkosh te vriten ” 1.900 mije qej me bisjta”- shqiptare ne Kosove nga ana kasapit cetnik fashist serb Slobodan Milosheviq, e ta shpallish Gjergj Fishte e “patriotin me te madh” te Shqiperise se Ribashkuar, sic ka shkruar ai ************* LEKE MRIJAJ, duhet te jesh 1000 perqind armik dhe 1 milion perqind i krisur, pas asnje koqe mend ne koke!!!!!!!
    Po edhe sikur Dom Anton Kqira edhe Fishte te kene, Nuk sakrifikohen 2 milione shqiptar per qime te popit te Dom Anton Kqires. A jeni cmend, o shqiptare te mjere, qe ju ka marre koka ere, e po mbroni me paftzresi ate derbder!!!!!

  4. Njeri nga ATA

    Isha i thirrun ne ate NATE TE ZEZE DHE TE MBRAPSHT te pregatitun djallezisht nga ky prift qe e ka ba chorb gjithe komunitetin ne Detroit.

    Per kortezi nuk po permend emrat,por inicialet e atyre qe ate nate ishin shenuar te rrifeshin e pse jo edhe te vriteshin si gjoja ne gjaknxehtesi.

    RD,njihet nga shoket e tij si tip gjaknxehte dhe pikrisht ai ishte sajuar qe te preshohej me fjale qe pastaj mbi te dhe mbi PJ te turreshin “bishat” e njohura per dhune fizike ne komunitet.

    Kamerat kane qene te ndezura dhe gjithe historia e tmerrit e ndiqte nga zyra e tij AK-ja
    Kete mund ta dinin pak nga pjesmarresit,une e kam marre vesh ma vone.

    I kisha pa videot e marra nga televizioni i GV dhe i ASH dhe i kam krahasuar thanjet e AK-se ne YouTube dhe jane pa as ma te voglen shtese,te thana nga goja e AK-se.

    Por ate nate ishte planifikuar nje TMERR jo vetem per PJ e RD por edhe ASH dhe LGJ por keta dy te fundit e kishin nuhat gracken qe ishte pregatite me shume kujdes dhe nuk morren pjes.Ketu fillon edhe deshtimi i grupit terrorist.

    Isha perballe me RD e PJ dhe i shikoje me shume vemendje cdo levizje te qerpikeve te syve te tyre.Mbizotronte nje qetsi prefkte deri ne injorim te bishave qe hidheshin si shtase neper karriga dhe dysheme.Ata kercisnin dhembet,kurse “viktimat” e tyre qetsisht i tallnin.

    Te gjitha britmat e TRIMAVE transmetoheshin nga Celularet e hapur te tyre ne drejtim te KONSULLIT dhe AK-se,pervecse kamerat e salles se dollarit te kishes transmetonin tek AK-ja videot e salles.

    Nje baterdi e tipit te vendeve ne Afganistan apo Pakistan qe ka terrorist. Duke e rikthyer ne kujtese habitem se si RD dhe PJ nuk kane denoncuar ne Policine e Rochesterit pasi aty i kane kercenuar edhe me jete.

    E kam ne kujtese dhe jam i gatshem ta bashkengjis denoncimin e tyre me deshmine time si pjesmarres i atij KRIMI PSIKOLOGJIK.

    Ja kush eshte ai qe ju i thoni HERO I SHQIPERISE. I therret njerzit ne qel dhe aty ka zgjedh bashibozuk per ti eleminuar !!!!!!

  5. Leke Mileshi

    ata qe pajtohen, qe perkahin dom anton kqirn, domethene “jane me bishta dhe qeje”. Aashtu edhe te gjitha ata qe nuk e kane demantuar Dom Anton Kqira, i cili ka “zbuluar qente me bishta” ne Kosove, jane sigursht “jane me bishta dhe qeje” te Anton Kqires, ndryshe kishin reaguar kunder asaj shoifjeje te “darvin priftit” te mallkuar. At marre dhe at mekat, e heshin dhe embrojn; vetem “qejte me bishta” te Anton Kqires. I marrofte Perendia te gjitha ata qe nuk e kane demantuar ate faqe te zeze raciste dhe diskriminuese gebelsiane.

  6. Arber Jugomira

    Shkrimi i shokut M.Gjonaj dhe i disa komentuesve ketu jane ne sinkron (me frymen e fleterrufeve te atyre diteve) me fjalen e gjasht shkurtit 1967 te mbajtur nga diktatori E.Hoxha qe leshonte kushtrimin nen moton “Botkuptimi komunist dhe ai fetar jane te kundert dhe te pa pajtueshem ne lufte per jete a vdekje me njeri tjetrin” ! E dihet se c’fare uragani filloi ne Shqipenine e asaj kohe kunder Klerit te te gjitha besimeve dhe instuticioneve te kultit ,por ne menyre te vecante goditje fatale jashte c’do dhoje imagjinate ju dha Klerit katolik si e vetmja ure lidhjeje me Oksidentin me qellim cfarosjeje e fshirje te c’do pune e gjurme te ketyne prelateve qe ne shkuj te vetmin dam qe kishin ba ishte sherbimi me devocion deri ne abnegacion ndaj Atdheut tone te dashtun Shqinise se shumvuajtun! Ashtu si pershkruhet me realizem edhe ne artikullin e postuar ketu ne “albdreams” (nga i nderuari Paul Tedeskini ) per jeten dhe vepren e te nderuarit Don Anton Kqira qe sa do ashte munduar Autori ta japi te permbledhun ne nje shkrim te ktyne permasave asht e pamujtun te na thuhet e gjith ajo veper e madhe prej titani te vertete ne sherbim te Kombit dhe fese qe ka zhvilluar non stop ky Njeri i Zotit me energji dhe vullnet te pa shterrshem duke mos u ndal para asnje veshtirsie kur viheshin ne pyetje ceshtja e madhe e sherbimit ndaj Kombit ne ditet, netet, javet, muajt dhe vitet ma te veshtira te dekades se fundit te Shekullit qe sa po lame e te fillim shekullit te ri ,por edhe ma heret ne Kosove ! Don Antoni u gjend kurdohere ne kohen dhe vendin e duhur ne badh te puneve dhe veprave te medha qe tashma jane ba pjese fondit te arte te historise se disapores ne dalzotje dhe mbrojtje te kauzes NACIONALE ! Ky grup i vogel prej disa vetash qe sajuan dhe reklamuan nje stisje montim shpifje kunder hiresise se Tij te llojit si tash se fundmi me shtatzanine e Bashkeshortes se Kryebashkiakut te Kavajes te stisur dhe sajuar nga sivllaznit idelogjik e shpirtnor te Markut ateist ,komunist , qe don tu imponohet te tjereve ne Grup qe perbajne ma shume se gjysmen e Komuntetit se si duhet ta nderojne dhe vlersojne nje Njeri qe tashma ka shume se nje zet vjet ne mesin e tyne ne dite te mire dhe ne dite veshtire e keta e njohin ma mire se ky i verbuar ng aurrejtja qe ka per fene dhe ne menyre te vecante per fene katolike arrine deri ne kesi perfundimesh te cmenduna sa done tu bajne dhe inventarin e xhepave duke i ofenduar se edhe per dhuraten qe keta kane vendose ti bajne ne shenje mirnjohjeje Klerikut tejet te nderuar si shenje mirnjohjeje per tane ate pune te palodhur ne keto vite gjoja nuk i paskan paret e veta por i marrkan borxh !? Jo sh .M.Gj gaboheni rande se jane po ky komunitet qe e ka deshmuar vehten shume vital ne inevsetime ne vendlindje qe ketu 30 vjet ,ne grumbullim fondesh per luften e Kosoves dhe ne Iliriade e ne shume aktivitete e lobingje per ceshtjen Kombetare e tjera ! Shpreh bindjen se edhe per qendren kulturore ashtu si i suportojne TV dhe mediat qe i sherbejne denjesisht komuntetit nuk do te kishin ngurruar, por kur nje inisiative e till merret nga njerez pa integritet dhe personalitet nga mbteje te Enverizmit si Juve sh M.Gj asht zor te gjeje perkrahjen e duhur se te gjith duan te mos bashkohen me nje dajll si Juve edhe pse ne kyt rast nese nuk dote dilte nga dora dhe goja e nje te paulli si ju!? Kjo asht nje e mire qe sot ose neser dote bahet ,por vetem kur grupi juaj vrastar jo me plumba tash por me fjale (videomontazhe e tjera) qe perhapen ne sistemin dixhital,Juve ngatrrestar dhe hileqar te largoheni nga te vepruarit qellimkeq ne cakerdisjen dhe percarjen qe e kini moto, ne rruge ecjen tuaj ka ardhur koha qe duhet te hapni krah sepse me qendrimet tuja ekstreme i kini (jeni munduar me i )
    siedhe vec dame komunitetit !

  7. Bashkim Kombi

    ….Une, shpresoj se Dom Antoni, do ta refuzoje veturen benz, sepse do ti kujtohen fjalet e Jezusit, kure thote: lum skamnoret….
    …Por…, do te kerkoje ti blehet nje kale i bardhe dhe ne shpinde te tije do te shkoje dere me dere …..per te shkruar vepren Tupanxhiu, se Lahuten, ia ka grabitur me perpara, Fishta.

  8. Luvigj Sterbyci

    TE RRIM SHTREMBER,POR TE FLASIM DREJTE,

    Puna e Dom Antonit ne gjirin e komunitetit tone nuke duhet mohuar dhe neper kembur,ky eshte nje prifte i tjeshte si tere prifterinjet e tjere,ky ishte i autotorizuar nga dijoceza qe me vullnetin e tije dhe te zotit te predikoj fjalen e zotit,dhe kete e beri mese miri,ka ber ca gabime por per mendimin tim nuke duhet te kapemi kaqe fort per nje fije bari pas ne si kumunitet dhe kombe kemi gjera ma te rendesisheme per ta thene fjalen ton por rrim shpesh here dhe heshtim,Dom Antoni nuke eshte Gjergj Fishta i madhe por eshte nje pasues i tije,Une Dome Antonin e kame takuar prosanalisht per ngjarjen e transmetimit te vidjos ne interrnet,dhe fjalet e tije kane qen qe une si njeri,si shqiptar,si prifte e predikues i zoti kurre nuke i kame thene ato fjale me ate kuptim,por shqipen na shqiptaret shpesh here e keqe perdorim,une aspak nuke pajtohem me ju qe thoni ka aqe e kaqe dollare,ate bence apo kete bence,pershembull une si besimtar kuj duhet ti marre leje ti bej dhurat nje gje kishes apo priftit po pata munsi,besoj kerkuj vecse vudhnetit tim prosonal,prandaj se kuptoj ku eshte e keqja ketu kure dikush deshiron ti beje nje dhurat te tidhe,pastaj dhuratat e prenojne edhe presedintet e shtetev te mdha,disa fuguren e Dom Antonit e kane hale ne sy duroni o burra edhe pake se ky e perfundoj misjonin e vete dhe po ju lene e po shkon ne vende te vete dhe tashe ben jeten e tije private,Po ju o popudhe ku do shkon pra ju do rrini ketu,Dom Antoni ishte si uji i nje lumi qe kalimthi kaloj bere ca te keqia po kishte edhe shume te mira se banoret e asaj zone vaditen tokat dhe paten bereqetin per dimrin qe po vinte,edhe bereqetin e Dom Antonit kushe deshte me marre e mori kurse disa edhe deti po ta kene ne afersi te tokave te tyre thone ne jeme thare dhe vuajne thatsiren,po ketu seshte faji i Dome Antonit qe shume nga ju e vuani thatsiren e fjales se zotit dhe mirsit e tije,por do te thoja eshte faji i juaji ,ju kini problem me vehten tuaj o ateista qe kohet e fundit jeni shtuar pake sa shume por mundonju dhe gjeni nje mnyre per ta kuptuar taman rrugen dhe qedhimin e ketije prifti qe besoj brenda pake kohve po ju len lumtumiren dhe ju po rrini si guret e lumit ne nje vende te llumosur nga ethet e xholozis ndaj njeri tjetrit dhe klerikve te komunitetit dhe spo gjeni sherimin e duhun,shpesh here themi ti bashkojme trojet shqip folse,por ne rradhe te pare duhet ti bashkojme kokat tona pastaj te shikojme ma tutje,ne edhe ato vlera qe kemi dona te ja mohojme vedit,cfar presim ne si komb nga armiqet tan kur ne akoma nuke ruajme vlerat tona dhe meritat tona si kombe,Luvigj Sterbyci mi,

  9. Gjorg Golemi

    Per Arber Jugomire !
    Krejt si nje komunist me nje raport te udhehequr nga drita e mesimeve te enverit per te gjete elementin armik te kllases e ke ngjite njat flet rrufe ma nalt.

    Poa a nuk te vjen ne sy ty keto budallalliqe qe po perpieqt te bajne ky delexhi e jo predikues.

    Kujt po ja ban mbremjen ? Vetit.Me u shit laft malsorve e me i qorrue edhe pak e me i ba me kjajte se po iken.

    Kujt po ja fut dekoratat e Bamir Topit ? Vetit.Uh harrova Bamiri nuk futi gje fare.Vetem gjishtin

    Po ju o Arber Jugomira,pse ngatrroni gjerat.Tipa si ti dhe disa te tjere e kane qit mensh te shkretin dhe e kane chua ne ate vend

    Ai ka pase harrua se eshte prift por nje si tip nazizskini ka kane ba neper kishe.

    Po jo bre burre se edhe ata priftrinjet qe qine bythe femijet,nuk i mbrojti kush si ti,por i hoqen,si nja gja te dobet njerzore e su ba nami.Edhe ky t’shkojne e te pushojne se s’po prishet gjiza.

    Une mendoj se ne vend te Benzit ti blejne nje soj biciklete qe te bajne gymnastike se ajo moshe ka nevoje per pak ushtrim fizik,pasi menohet se do rrine kryetar i keshillit te kishes,keshtu e tha kte te dielle ne predikim.

    Tung Arber e mos u nxe fort se merr gisht e rrezohesh

  10. Dashamiri

    Mendoj se kur germohet i vjen era !

    Duke ba shkrime te tilla,i eshte ba keq situates se Don Antonit se sa mire.

    Ajo histori pat qit e lane ne harrese.Do te shkruash ,shkruaj por pyet se si shkruhet pasi do te reagojne njerzit,kane te drejten e tyre te fjales.Vetem komunizmi te ndalonte te thoje te verteten qe mendon.

    Edhe Don Antoni s’ka pse paguan njerez per ti ba levdata.Vetem te dobtit dhe te pazotet stisin kunora lavdie per vetin;kujto Stalinin,Enverin,Hitlerin, Gedafin etj.

    Te ikin ne pune te vet pasi edhe Dioqezi i Detroit e mendoj mire se prezenca e tij ne ate vend me shume ban keq se sa mire.

    N.q.s don qe punet e mira te tij te mbesin,te mos bzajne,le ta thote koha te veten.te miret e te mirat do te mbesin dhe e keqja do te denohet.I vjen koha,pa i ardhe vetem se prishe pune se asgje ma teper.

    Nuk i merret zotit gja me zor.E aq ma keq ai eshte predikues i fjales se zotit dhe te tjeret edhe pse nuk flasin e kuptojne se ku qendron gabimi.

    Ta harrojne se ka besimtar qe i terheq per hunde nga te duan ai,ka ike ajo kohe,gjerat merren vesh shpejt. Te ecin me kohen dhe ai.

    Atehere ai nuk perfaqeson Komunitetin rreth 100 000 shqiptaresh në Michigan,pasi shifrat flasin vete.
    Sa vete zën salla e kishes ?
    Rezultati eshte qe flet.
    No comment.

  11. zef Kalaj

    ….”Nje plage qe infekton” ,,,e ka burimin nga nje varre dikure e vogel,e lene ne harrese e pa i kushtuar vemendjen e duhur….!
    Keshtu mund ta pershkruaj une trajtimin e kesaj “plage” ne komunitetin tone qe here pas here po infekton nje pjese te trupit te shendoshe tek Malesoret ne Michigan ….!
    Nga analizat e shumta qe i jane bere kesaj “plage” ne “laboratore” te ndryshem intelektualesh ne komunitet dhe me gjere,rezulton se kjo “plage” nuk eshte e rrezikshme per jeten e “trupit te shendoshe” te Malesorit,,,packa se jane shume “gazepqare” qe nuk e durojne kete “plage” jo vetem ne trupin e tyre,por as tek te tjeret,qe tashme jane mesuar me kete shfaqje stinore te kesaj “plage” me kruarje te madhe…! Por per tua larguar cikletin qe kane ata, eshte detyre e “mjekeve” popullore (komuniteti) qe ta shfaqin emrin e kesaj semundje te parrezikshme dhe qe nuk infekton asken tjeter,vecse ata qe “kruhen”….! Emni i kesaj “plage” quhet “majasili i malsoreve”….!
    Pra ,me lejoni qe si “mjek popullore” ta siguroj z.Mark Gjonaj e shume “gazepqare” te tjere,se “trupi i shendoshe” i Malsorit ,qe e mbajti pa bezdi e per kohe aq te gjate kete “plage” (Anton Kciren) me vullnetin e kurajon e tije,operohet me date 26 Qershor 2011,ne sallen e Kishes se Sh’Palit Rochester Hills…! Keni rastin te shpreheni ne menyren tuaj urimin per sherimin e perhershem te keti komuniteti , qe ju aq shume e “deshet”…! Shkenca ju siellte njohuri te reja per “paditurine” qe keni….!
    Don Antoni,pac shendet te mire e pleqeri te mbare…!
    Paci bekimin e Zotit,ne vullnesen e hirit tuaj per Jezu Krishtin….!

  12. Mark Palokaj

    Zef Kalaj, ngritja nje permendore dom anton kqires, se emerioton, eshte ESHTE I VETMI PRIFT SHQIPTAR KATOLIK, QE “1.900.000″ shqiptare te Kosoves i ” iu tha qeje e me bishta” te cilet te gjithe sipas tij, eshte dshur “ti rripte” Sllobodan Milloshevqi!!!!!!!!!!!!!!!

    Zoti Zef Kalaj, me vije keq, po e verteta duhet thene se per shqiptaret e Kosoves, Dom Anton Kqira, eshte i njejte sikurse prifti serb-vlladika Artemije, i cili i urren shqiptaret e Kosoves, dhe se bashku me bekimin e tij Sllobadan cetniku, shehshelo, arkani kane vrare e masakruar mbi 20000 mije shqiptare dhe kane djegur Kosoven. Mirepo, Vlladika Artemije nuk ka pohuar sikurse Dom Anton Kqira antishqiptari se, “1.900000 shqiptare te Kosove sjane qeje e me bishta” dhe se “nuk kane merituar liriune nga Serbia”!!!!!!!!!!
    Turp per te gjithe ata, qe nje prift renegat po duan ta bejne me te madh se Fishten dhe Papen e Vatikanit!!!!!!!!!!!!

  13. R. Vuksanaj

    Ashtu si tane jeten i ka rrahur zemra, ashtu edhe ia ka thane edhe goja se shqiptare e Kosoves “jane qeje e me bishta, nuk meritojne liri, por rrjepje nga Millosheviqi”! Kjo nuk asht ma per pleqesim kuvnedi shqiptar. Por e diskutueshme asht pse pervec Ipeshkvise se Kosove dhe Bashkesise Islame, asnje institucion tjeter, asnje parti, asnje levizje, asnje front, asnje shoqate, asnje klub, asnje institucion arsimor i Univeristetit te Kosoves, as Lidhja e Shklrimtarev te Kosoves, as qeveria e Kosoves, as Parlamenti as Presidentura e Kosoves, NUK KAN REAGUAR kunder shpifjeve dhe akuzave te llahtarshme dhe te turpshme te priftit Dom Anton Kqira!

    Heshtja dhe mosreagimi kolektiv i shqiptgareve te Kosoves, domethane se Dom Anton Kqira “paskesha pasur te drejte”, qe “1.90000″ shqiptare te Kosoves ti quaj “qene dhe me bishta”!
    Ky eshte problemi, jo Dom Anton Kqira, se Ai te veten e ka ba, cka ia ka ndie zemra tane jeten, ne fund edhe ia ka thane edhe goja!

  14. Theft qafen bashke me bishtat

    Nji i “paditun”para shokut Zef Kalaj, DASHAMIR-es te atij qe po e then qafen shkruan…”Edhe Don Antoni s’ka pse paguan njerez per ti ba levdata.Vetem te dobtit dhe te pazotet stisin kunora lavdie per vetin;kujto Stalinin,Enverin,Hitlerin, Gedafin etj”…e kush shkruan keto duhet me i thane…fali o Zot se nuk kan mend ne kry e z’dine qa flasin…
    As Stalini, Enveri, Hitleri, Kadafi, Anton Kqira e tjere si kto DIKTATORE nuk kane kene e nuk jane TE DOBT e TE PA ZOT. Por gjithmone ato kane “ORJENTUAR” ( jo urdhnuar) sahan lpirsit e tipit te Shoqit Zef Kalaj (lista asht gjate kjo qe fillon me ****** e ********* i cili ka shkru Librin (me pagese) per Heroin Komtar A.Kqira pa e njofte aspak vec qa i ka thane ***** per te) per me shkru ne mprojtje te figurave te tyne sepse ne kjofte se nuk e bajne i fusin edhe ato ne listen e atyne me bisht, dihet ajo pune lexoni historine ose listat e te pushkatumve e te burgaxhive.
    Shoku Zef ka permende Majasilin…ku po e krun byt… ti mbasi te ikun ai i pa feja, apo tash po fillon e e krun per peme deri sa te gjesh se kush ka me ta kru prep. Po hajt se nuk vonon ti me “ndrru parti” ka te fryjn era. Me fal se harrova se Anton Kqires i duhet dikush me i vu ne shpine Suncream se mos e djeg dielli atje ka me shku e me jetu e ti e ke doren e leht si femen…
    Sa per daten 26 kur then qafen aji kam gjana ma te randesishme me ba se kena “Garage Sale” ne subdivision, e vjetersina si aji gjejme sa te dona pa pas nevoje me marr rrugen per Rochester.

  15. Arbri

    Pershendetje Malsor
    Me vjen shum keq qe ju mirreni me atdhetarin Don Anton Kqiren e ne anen tjeter Malazezt ju asimilojn dhe sjeni ne gjendje me e qite asnje pushk kunder pushtusve Malazez.
    Organizohi burra e fillone luften me Malin e Zi e ta qlirojm Malsin,dhe mos te na ndodhin ngjarje sikur ajo e para disa muajsh kur kremtoheji 100 vjetori i Kryengritjes se Ded Gjon Lulit dhe gjithe ata burra i qendronin gaditur Himnit te Krajl Nikolles.Don Anton Kqira e ka kryer misionin e ti kombtar dhe fetar.Ndersa ju qe tregohi trima ejani vellezer ta fillojm luften kunder pushtusve Malazez qe ecin te lir ne trojet e Ded Gjon Lulit e Mehmet Shpendit, qe nuk jeni ne gjendje per ta nxjerr as nje autonomi kulturore e le me diqka me shum.

  16. Ilir Dardani

    Te mjeret ju per vete! Shkoi jeta e brez-pas-brezshme e shqiptareve per lesh. Te gjithe te percare e te gjithe ”dijetare”.
    Ai qe ka krahasuar Kciren me Fishten ne radhe te pare ka vleresuar me te drejte Fishten dhe se dyti Kcira ka bere aq sa ka mundur per kombin e tij, sic kishte bere edhe Fishta aq sa kishte mundur ne kohen e tij. Sikur te bejne te gjithe shqiptaret ”aq sa munden” ndryshe do i kishim punet dhe sdo ishim duke u zene si qej te terbuar.
    Edhe Kcira ka Satire si Fishta. Nese Fishta ishte Dramatik ne vargje, Kcira eshte ne ”proze”!
    Fishta u ka treguar shpeshhere shqiptareve se sa te vegjel jane, derisa ka ”mohuar” edhe te qenit shqiptar.
    Shfaqja e terroristeve islamike shqipfoles ka lenduar At Antonin dhe mbare shqiptaret e pa-cmendur.
    Dhe eshte e vertete: shqiptaret kane bisht dhe pikerisht tek bishti i ka kapur turku e aziatiku dhe nuk i leshon dot.

    Urime per faqen, edhe pse eshte deshperim i madh te lexosh artikuj luftrash ne fushebetejen e dy prifterinjeve tane!
    Ju gjeta duke kerkuar per kete fare Albert Dushi, nga qe kete shkarravinen e kishte derguar edhe tek ne.

    Katolike po, por ju lutem, JO KATOLIKE TE VEGJEL!

  17. Mark Gjonaj

    Jane dy arsyte qe nuk do te zgjatem me askushin Arber Jugomira!
    Megjithse, me keshillojne qe mos i kethe pergjigje se nuk prezantohet, perseri, une nuk mund te rri pa i respektuar te gjithe ata qe sollen burimet shkrimore qe i terhoqen vemendjen seriozisht komunitetit tone dhe miratimin dhe mbeshtjen e 10 komentueseve, qe me fjalet e tyre te urta, na therrasin me ze te larte qe, si duke bere shaka dhe me gerricje te tilla; mundemi te gjendemi perseri para ndonje ngjarje te jashtezakonshme, qe kane qene prezente me ardhjen e ketij prifti(kujtojme vrasjet e dy personave dhe plagosjen e disa te tjerve ne vitin 2003, mu ne mes salles se Profetit, skandalin e vitit 2010, pa harruar plagosjet shpirterore me sharje e pergojime tash e mbi 20 vjet nga tribuna dhe jashte e vesh me vesh me “dashamirsit” e ti)! Para shume kohesh, nje komentues komunikonte me mua dhe u terhiqte vemendjen me nje thenje popullore qe e kisha degjuar per here te pare. Ishte komenti, mos me u marre me prifterinjet, me grate e keqia dhe me arixhinjet. Nje sqarim per fjalen e fundit. Ka qene e dokumentuar ne regjimin komunist, ne cdo material, quheshin romet e sotem, shtetas arixhinje. Megjithse ajo qeveri nuk i lejonte dhe ka bere perpjekje per ti dillokuar si gjithe shtetasit dhe pakicat e tjera, por kur kishim probleme si dhe me te tjeret, ata thirreshin shtetas arrixhinje. Por fjala e motshme ka per qellim te na kujtoje se brenda nje grupi, apo specie, ndodhet edhe i keqi, ngatrrestari, ndodhet pra ndjellsi i fatkeqsise dhe perderisa ka zene vend ne folklorin tone, merret edhe sot si thenje e provuar. Jam plotsisht dakort me nje komentues mesiper qe ne qofte se ka perpjekje per te organizuar ndonje prishje qetsie publike deri dhe me tendence grupi kunder nje grupi tjeter, te denoncohen ne media dhe ne shtet dhe te mos lihen te majisen deri ne ate shkalle sa te na ndodhe ndonje ngjarje e rende. Shume malsore kane pase probleme me priftin(jo me fene dhe me kishen); dhe ne takime e festa lokale i kane shprehur dhe me zemerim te thelle. Nuk eshte shkrimi im nxites i asaje qe vete ky frat ka “punuar” tash 22 vjet; por jane shkrimet e Mrijes dhe te Arber askushit qe duan t’i fusin benzine zjarrit, duan ngatrresa, percarje, gjak si ne te kaluaren; se ne fakt ka do vite qe nuk jane percjelle kufoma ne Malsi. E kjo, i dedikohet ne mes te tjerave dhe forces se propagandes, shkrimeve dhe komenteve dashamirse ne kohe dhe hapsiren e duhurt, te mediave, si dhe ketu ne Albdreams, qe me te vertete ka qene nje kornize e hapur e demokratike e afishuar per cdonjerin qe kur ka kaluar masen dhe eshte bere deri dhe i demshem per emigrantet; ka ditur t’i cukase nga pak sejcilin. Shkrimet dhe komentet e mia nuk bejne fjale per nje prift, por per mbeshtetesit e tij, “dashamirsit”, apo sic ka thene diku nje shkrimtare i komunitetit, puthabythesit e tij, si i miri i jugut Arber kastraveci, si nje inkubator qe leshon veze dhe i ushqen nje prift mashkull! Prandaj i jam drejtuar malsorve te vertete qe ne titullin e shkrimit dhe qe perbejne berthamen e emigracionit tone, se nuk jane shumica dermuese, por nje grupe e ca tarafe qe kane krijuar nje elite corientuese, qe nese nuk dalin me emra dhe taman si ne ate fletrrufene qe e kujton si te hidhur shqiptari me thundra Arber ngatrrestari,edhe ai prift zevendesues do ta kete te veshtire te komentoje fjalet e Bibles. Une nuk dua te vertetetohet thenja ime e mesiperme se ajo qender fetare, me shume i ngatrrone se i bashkon malsoret, pra ajo nuk i sherben origjines, por qellimit , per te cilen ajo i shoqeron malsoret dhe ne emigrim dhe derisa te jene gjalle. Po e mbylle me nje thenje shume te urte te komentuesit “Dashamirsi”: “Neqoftese don qe punet e mira te tij te mbesin, te mos bzajne, le ta thote koha te veten, te miret dhe te mirat do te mbesin dhe e keqia do te denohet. I vjen koha, pa i ardhe, vetem se prish pune se asgje me teper”. Faleminderit, naten e mire!

  18. Teuta

    Une si femer desha te them dy tre gjera ne lidhje me keto shkrime dhe debate qe po bani tash e 20 vjet e me shume.

    Kam vrejtur se Dom Anton Kçira ka dashte te jete prezent dhe presonazh kryesor kudo dhe ne cdo event te komunitetit shqiptar,te hape e mbydhe takime,historike,politike,shoqerore,kulturore menjefale pati krijuar idene se eshte vetem ai kyci i arte i hapjes dhe mbydhjes se cdo gjeje.
    Kjo e ka marre ne qafe fort ate njeri.

    Tash 20 vjet eshte mesuar vetem te mbledhe dollare,ne salle,ne meshe,neper shtepija,festa,fejesa,martesa,vdekje e bekim shtepijash,apartamentesh,biznesesh,makinash,garazhesh dhe ku e di une…vetem mblidh e mblidh dollar.

    Pastaj tryeza e kreut te vendit i rezervohej pa diskutim,me hater e pahater se te shkerdhente nanen e te bante per dy lek te dielen qe vinte.

    Edhe ne sallen e madhe i afroj piktorit fotografine e vet dhe e beri me figurat e medha te kombit.

    Pare siguroj pa numer e pa ane.Po bzane fort edhe te hek koken.

    Tash desh te zevendsoj edhe Fishten.

    Por ai burri me ate shkrim me siguri qe e ka inat dhe ja ka bere per kunj duke bere aso levdatash qe dikure i beheshin Titos e Stalinit

  19. BEKIMI

    O malssore te Shqiperise etnike, duhet me kene te vetidjshem se nje DOM ANTON KQIR (LE TE JETE “PRIFITI ME MIRE NE boTE”) NUK BEN SA 2 M,ILION SHQIPTARE TE KOSOVES, EDHE PSE SHUMICA E TYRE JANE MYSLIMANE. KY KA QENE PROBLEMI PSE PRIFTI UGERZI I KA KRYQZUE ME BISHTA DHE KA QUAJT QEJ.ETJ. AI PRIFT NALET SHQIPTARE MYSLIMANE GJITHMONE I KA PASUR HALE NE SY, DHE I KA URRJETUR MBIO BAZEN FETARE. ai qe mbron e lavdon at prift racist, eshte kunder fese dhe kunder atdheut e kombit te vet.

  20. Vasili

    te kish kene gjalle Ndre Mjeda, atij pop qires i kishte kenue keshtu:” ME DIJT YJt ME BISEDUE, ME PASE SY QI ME DERDH LOT, VAJIN TE KISHIN PRUE, TE KISHIN KJA PER JETE E MOT”!!!

  21. Arber Jugomira

    Ju drejtohem me keto fjale jasht vullnetit , edukates dhe formimit tem ! Por si thon nje fjale kur ndesh ne te zhyturin te zhyt ! Keshtu po me ndodhe mua me Mark Gjon Goje Keqin ! Me kyt Shpifarak , “fluturak” ne naltesi me praste ne …. ! Pretnedues per i gjithemencim ne c’do aspekt !! Nuk perfill as duron kundershtine ma te vogel ky nje thundrak katerkambesh qet me shqelma sikur e vret shumn samari qe i ka vu vetit ne shpine por barra qe ka ngarkaur asht aqe e rande per nje trup dhe mendje te ngushte si e ketij Mark Shpifarakut sa qe edhe ne rastin e fatekeqsise se ndodhun ne ambeintet e kishes ka perdorur shumzimin !! Por nuk habitemi se te till jane keta!? Te pavertetat i kane ne progresion Gjeometrik ! Per fat te keq ishin deshmitar ne ate ngjarje te padeshiruar , por qe dihet se ndaj ngjarjeve te tilla te padeshiruara nuk kane imunitet as siguri asnje vend qofte Kishe ,Teqe,Sinagoge apo Xhami !? Por Juve Mark Gojekeqi me detyrove qe te pergjegjem pake ashper dhe me fjale qe i meriton keto dhe shume tjera ma te randa ! Por kurrsesi nuk deshirova vec me detyruat Juve kastravec i papjekun ne mendime dhe veprime sepse mesa kem pa e ndigjua dhe te njohim i ke kaluar te 60 e biles ke guxuar te mbashe edhe Musatqe (medemek je burr tash!!) qe nga krahina ku Juve kini prejardhjen kini lind dhe rritur deri sa dreqi Enver te mori cufil ne dore me suiten e tij dhe te shendrroj ne nje plastelin duke te dhane formen qe deshiroje e pastaj si me magji te ngurtesoj saqe as sot e kesaj dite nuk ke levizur nga mesimet dhe idet e tij ! Edhe pse ne Amerik nate e dit pa u lodhur punon e lufton si ushtar besnik ne skalion te pare i gatshem per te hiedhe llave e zjarr me goje e me shkrim ketu ne median albreams e tjera deri te Shekulli me komentet tuaja te mbushuna plot helm dhe urrejtje taman gjuha e nje komunisti Stalinist -Enverist te thekur more Mark Askushi ! Me mend dhe vepra si ai qe i biem kamxhik dhe i thom ush, ush, ush, o mendje rrush e tru cartun qe na bane te flasim e shkruajme te drejten per Juve por me nje gjuhe jo te goditun por pak te prishiur ne nje komunikm qe le fort deshirim per te dialoguar ne menyr te kulturuar por ku te len ti o lanet te flasish e shkruash ashtu si une e kame zakon vertet ! Juve ma imponuat kyt forme ne pergjigje, me mbydhet te tjerat shtigje ! Te me fali lexuesi i nderuar nese ndonje fjale te pa pershtatshme kame shkruar por keshtu i kerkoj ky i terbuar nga urrjetja dhe mllefi qe ka edhe per darken e lamtumirse kushtuar ne nderim te daljes ne pension te Don Anton Kqires ashte prish nga mendja dhe qefi e sheh se sa i vogel afer tij asht rrethi ! Ka kaluar ne ekstaze dhe deshprim pse per ate gjith ky vlersim dhe nderim e per Markun nuk pyet kush se ku rrin !!!????? Mark Gjon Kuqi del nga huqi o Krye Buqi ndigjoje dhe nje tejeter ! Kurr nje her nje shpifje nuk ka mujte ta zhduki nje veper te tejtrit qe e ka ngrit sa nje kala ne sherbim te Atedheut pa thane nje her u lodha e s’mundem ma ! Me lejo dhe nje her ta thomi ky asht Legjenda e gjadhe Don Antoni qe tashma ka hyr ne faqet e ndritshme te Historise per sherbimet e SHUMTA qe i bani ne te mire te KOSVES dhe SHQIPERISE ,ILIRIADES,CAMRIISE ,MALSISE ,me te tjera Troje ne Ulqin, Tivar dhe Kosove Lindore kudo ne trojet ILIRO-ARBNORE ! Pleqni te mbare o Klerik i Nderuar o i madhi nder te medhenje ne Priftrinjet Shqiptar qe gjithmone per Atdhe u dogjet u shkrite per sakrifica pa pyet ! Puna dhe vepra Juaj me germa te arta ka nxane tashma vend ne Histori ! Ndonse nuk ju pelqen Markut me disa te pakte rreth tij !!!!! Shoku Mark ! Nese pergjigjesh regulloje fjalorin se dote me detyrosh te pergjigjem me te njajten monelle ! Besoj e dini se ka mbi 45 mije fjale te tjera ne fjalor te Shqipes qe asht mjafte e pasur dhe ne fjale qe ta mundesojne dialogun plot kortezi ,(politese) ,ne menyre qe te komunikojme taman si Xhentelmen jasht kesaj forme qe na aimponuat sot ! ….. Mark te uroj pleqri te mbare dhe reflektim sa nuk asht vone sepse asnjeher nuk ashte vone te ndahesh nga e keqja ku je mbytur prej dekadash !!

  22. spirituali

    Fakt i pamohushëm asht se shkruesit = reaguesit kundër Dom Anton Kqirës jo vetëm që asnji rresht /supozoj/ shumica nuk e kanë shkru kundër diskriminimit e plaçkitjes që u ban shqiptarëve nën Malin e Zi, pos tjerash edhe tuj ua marrë qumshtin e tuj mos ua pagu! Kjo temë pothuj asht ezauru, por nji deklaratë verbale shumë e dëmshme të priftit ju e keni marrë dhe e merrni sikur të gjithë ato persona i ka likuidu fizikisht.
    Nji gja asht e sigurtë edhepse ju në mënyrë djallëzore sikur të kishit shkollën e Edvin Ramës e akuzoni se mbledh çetnikë, etj. rreth vetes, “se të heq kokën”, etj. e përfaqsuesit e ambasadës malazeze nuk i shkojn në qelë Dom Antonit, por vijnë në Detroit dhe drekojn me ju. Serbo-malazezët e urrejn Kqirën. Ju në unison me ta e urreni Kqirën. Nuk e çmoj të pagabushëm, por veprat e tija humanitare, kombëtare e religjioze ia mbulojn gabimet. Pritni bre burra e gra, se do shpëtoni prej Kqirës! Si të gjithë edhe ai do vdes, apo do shkojë në pension dhe do vijë ndonji prift që nuk do jetë aspak kombëtar siç asht ai tjetri, ose asht fare pak! Atëherë do jetë i tillë siç u pëlqen ju e malazezve!
    Shamjet e shpifjet që ia bani ju, pa dashje ia rrisin autoritetin! Dikush nuk pat turp të fyej si injorantë ata që shkojn në kishë, qoftë apo jo e Kqirës. Ky që shkruan = fyen kështu nuk besoj se i ka pasë prindët intelektualë! Para njerzisë, para ligjit, para barazisë të të gjitha llojeve, para religjionit dhe para Zotit janë të gjithë të barabartë!!!

  23. i brengosuri

    Per Arbrin e kam nje pyetje mbasi po na fton ne Malsoreve ma reague dhe me ba ndonje rezistence aktive kunder Malit te Zi dhe me e harrue e mose me u marre ma me Don Anton * ti ke te drejte, pore a po pyet pse aje po e reklamon aqe shume Malin e Zi dhe plazhet e bukura malazeze, derisa edhe pushimet po i kalon (theksoje aje ne meshe e se dieles) ne Budva dhe Petrovac dhe bregdetet sllave.A nuke do te ishte ma mire Arber ato mija e mija dollar te shkonin teke shqiptaret apo te sllavet.Ky njeri me dy ftyra gjithmone atje i ka kaluar pushimet e veta, se atje ja done zemra more zoterit e mije.Pse a thue Velipoja,Shengjini,Vlora,Durresi,Ulqini,Skrapari e shume plazhe te shkelqyeshme qe kane trojet tona etnike po i qelben zoteris Anton Kqira. Ju thafte krahu ju qe po i delni zote ketij aspakburri e asfare patrioti qe po mi thoni ju.Mendoni pake atehr folni o ju patriota ne thojza te ketushem qe po i delni zote.Megjithate duhet ti lame keto komente mbi kyte njeri se edhe duke fole aqe shume per te nuke ja vlen me humbe kohe me fole ma per ket egersin qe iku dhe po na e merre te keqen.Rrnofte kombi shqiptar dhe bashkimi i trojeve tona.Pershendetje

  24. Plazhisti

    Ne Skrapar ha pula gur dhe s”ka plazh

  25. Teuta

    Arber Jugomires dhe te gjith te paedukatve !

    Arber,ta kesh per turp qe ke zgjedhe ate emer dhe turpi te mbulofte per fyerjet dhe servilizimin qe ben.

    ju jeni tipik nje servil dhe spijun i kohes se komunizmit qe ke qene mesuar tu servilosesh sekretarve dhe sot kerkon streh ne astarin e pantallonave te kesaj rriqen shiptare

  26. “Ballkan Pazar”

    Shkrimtari i njohur ka thënë se me kërkesat për ndalimin e kësaj apo asaj vepre arti, njerëzit e fesë janë bërë si Komiteti Qendror i Partisë së Punës që kontrollonte e ndalonte çdo vepër që nuk u shkonte për mbarë.

    http://www.albdreams.net/%E2%80%9Cballkan-pazar%E2%80%9D-perplas-artistet-me-kishen/

  27. QKIEFBKSH, PRISSHTINE-KOSOVE

    FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR,

    PRISHTINE, ME 22 QERSHOR 2011

    LESHON KETE KOMUNIKATE PER OPINION:

    VETËM ANTISHQIPTARËT “ME BISHTA” E JUSTIFIKOJNË PRIFTIN RACIST DOM ANTON KQIRA!

    n/t Askush nuk mund t’ia falë priftit Kqira të bëmet që i ka bërë në dëm të kombit shqiptar. Zoti i Plotfuqishëm dhe i dërguari i tij, Jezu Krishti çfarë do të bëjnë me të, vetëm ATA e dinë, por kemi bindjen se zemrat e miliona shqiptarëve veprimtar të kauzës gjithëkombëtare as Zoti i Plotëfuqishëm e as Jezu krishti nuk e thyejn për shkak të një prifti siç është prifti Kqira, pra nuk do ta falin kurrë për shkak se një të keqe të madhe i ka sjell kombit Shqiptar. Bile – bile pohimet e tij si edhe shkrimi i z. Mrijaj, ka elemente përçarëse ndërmjet shqiptarëve të besimeve të ndryshme, do të thosha përpjekje për vëllavrasje. Pikërisht për këtë arsye të gjithë ne duhet të distancohemi nga pohimet e priftit Kqira si edhe ashpër ta dënojmë qëndrimin dhe krahasimin ndërmjet priftit Kqira dhe të një burri të madh të kombit shqiptar, Atë Gjergj Fishta. Sikur të ish gjallë fizikisht Gjergj Fishta, me siguri do të kërkonte nga elita e Kishës që përjetësisht me e dënuar duke e zhveshur nga priftëllëku. Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar, kërkon nga të gjithë ata që merren me shkrime, që figurat e ndritura siç ka qenë Gjergj Fishta ti mos i zënë në gojë duke i krahasuar me njerëzit antikombëtar me të ndriturin Fishta dhe “sojin” e tij.

    Prifti Kqira nuk ka kurrfarë pike takuese në vi të çështjes kombëtare, njerëzore e as fetare, si mund ti epet një vlerësim veprimtar i devotshëm i Shqipërisë së Ribashkuar, humanist..! Sikur të ishte prifti Kqira çfarë e paraqet në shkrimin z. Mrijaj, ai kurrë nuk do të thoshte se: – “1.900.000 shqiptarë të Kosovës janë qejë dhe me bishta dhe, të gjithë është dashur që t’i rrjepte Sllobodan Millosheviqi, si dhe ata nuk e meritojnë lirinë nga Serbia”. Kjo tregon se atë që tërë jetën e ka ndier në zemër Renegati Kqira, edhe ia ka thënë goja me 2007 para dhjetëra intelektualeve malësorë në një tubim rasti. Pse Anton Kqira nuk ka thënë “2000.000 qejë me bishta”, po 1.900.000? Sepse ka aluduar se 1.900.000 janë myslimanë shqiptarë në Kosovë!!! Sipas kësaj se çfarë ka thënë prifti Kqira, atë është dashur me e krahasuarme priftin Artemija i dytë dhe i ngjashëm me priftërinjtë tjerë të ortodoksisë sllavo, greko, ruse, këtë konstatim askush nuk do ta kontestonte. Kështu krahasimin që e ka bërë z. Mrijaj, se prifti Kqira është Atë Gjergj Fishta i II-të, për çdo veprimtar të kauzës gjithëkombëtare, për çdo veprimtar të drejtave kombëtare shqiptare, për çdo bamirës që vepron në dobi të kombit shqiptar, veçanërisht shpirti i të madhit Gjergj Fishta është lënduar, janë lënduar edhe të gjithë ata që ia duan të mirën kombit shqiptar, ndër të cilët bëjnë pjesë të gjithë ata që sakrifikuan jetën për ditën e sotme që gëzon Kosova ( qofshin ata që tashmë i ka mbuluar dheu i Shtetit Sovran të Kosovës, qofshin ata që janë në jetë dhe angazhohen për ta quar betimin në vend, për ta ribashkuar kombin shqiptar në një Shqipëri të Vetme). Me një fjalë të gjithë ata që sot më me lehtësi angazhohen rreth kauzës gjithëkombëtare, respektivisht më me dashuri angazhohen për bërjen e SHQIPËRISË ETNIKE, janë të lënduar dhe të fyer. Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar, pyet: Ku janë zyrtarët e Bashkësive fetare të Kosovës, për ta dënuar, për t’u distancuar nga pohimet e priftit Kqira. Pse sot këta nuk protestojnë për shkrimet që bëjnë krahasime që shkojnë në dëm të personalitetit të Atë Gjergj Fishtës. Pse asociacionet, partitë relevante me orientime kombëtare shqiptare të Kosovës nuk reagojnë kundër shkrimeve që krahasojnë priftin Kqira me të madhin Gjergj Fishta. Pse veteranët e të gjitha luftërave të Kosovës bashkë me përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve nuk e qortojnë publikisht artikullshkruesin për krahasime të tilla si edhe pse ata nuk e qortojnë publikisht priftin Kqira dhe përkrahësit e tij për qëndrime raciste, për qëndrime kundër interesave kombëtare shqiptare. Racistit Kqira (përveç tjerash duhet thënë se ai nuk meriton të jetë prift, klerik fetar ngaqë me qëndrimet e tij thjesht ka dëshmuar të kundërtën e njeriut të Zotit dhe të kombit) luan me ndjenjat e veprimtarëve të kauzës gjithëkombëtare si edhe me ndjenjat e të gjithë shqiptarëve që i takojnë besimit mysliman.

    Për ta zënë vendin, e “sojit” Gjergj Fishtës, nuk është vështirë, por është vështirë madje e pa arritshme me arrit kontributin e tij kombëtar dhe fetar. Gjergj Fishtën një herë e ka bërë nëna, ashu siç e ka bërë nëna njëherë Adem jasharin, zahir parazitin e shumë e shumë dëshmor të kombit. Atë Gjergj Fishta me sa dihet me punën e tij asnjëherë nuk është dalluar se është kundër një besimtari besimit tjetër, e si mund të krahasohet prifti Kqira me të madhin Fishta? Pra me e zënë vendin e Gjergj Fishtës, prifti Kqira ka gjasa vetëm nëpërmjet të shkrimeve të porositura nga ai vetë, si në shkrimin e z. Mrijajt. Priftit A. KQIRA të bëmet e tij antikombëtare, respektivisht antishqiptare janë aq të mëdha saqë ato që i ka bërë ( po shkruajnë disa se ka bërë edhe vepra të mira) “sojin” e tij nuk e ka regjistruar historia shqiptare. Mëkati i tij është shumë i madh, përkundër asaj se ai është penduar dhe ka kërkuar falje publike, ai është person që i gjithë kombi shqiptar ( lexo: përveç disa njerëzve të pendës por pa unë të vetin) mundohen ta lartësojnë një hiç në nivel absolutisht të një njeriu të madh që ka pasur kombi shqiptar. Çka është edhe më shqetësuese, njerëzit të porositur, njerëz të pendës (madje fare lehtë mund të jetë që edhe janë të paguar për shkrimet që i bëjnë në favor të priftit Kqira) mundohen ta shfajësojnë deri në atë mas që thjesht me të ardhur “gjynah” pse e akuzojnë priftin KQIRA. Fakti që ai, pra prifti Kqira ka bërë përpjekje për tu arsyetuar ( ma kanë montuar filmin, jo e kanë bërë atë, këtë) tregon se ai të thënat i ka bërë për qëllime të caktuara, ndonëse për një gjë të tillë njeriu sigurisht pa dashur edhe me shpirt nuk mund ti bëjë. Ai që mundohet të justifikojë thëniet dhe qëndrimet e më vonshme të priftit Kqira, sigurisht se ka për ti hyr në hak gjithë kombit, bile – bile ky mund të jetë edhe më i rrezikshëm duke qenë vetë puthadorë i priftit Kqira. Ky skandal e ka edhe anën e vet të mirë. Plasi në kohë të duhur dhe në moment të duhur, sepse po të mos u identifikonte si antikombëtar, antishqiptar, ai shumë më shumë të këqija do ti sillte kombit shqiptar. Kështu tani qindra mijëra besimtar katolik nga e gjithë bota e kanë kuptuar se kush na qenka prifti Anton Kqira. Për hir të vërtetës ende paska njerëz të pendës dhe jo të pendës që përkundër shpalosjes së qëndrimeve të priftit Kqira, atë e madhështojnë, e çka është edhe më keq dhe më ofenduese për çdo shqiptar pavarësisht nga besimi i tij, është krahasimin e tij me të madhin Fishta.

    Natyrisht është gjithashtu brengosëse fakti që njerëzit me orientime fetare ( çdo respekt të gjithë atyre që në forma të ndryshme nuk e kanë miratuar veprimin e priftit Kqira) gjithandej botës shqiptare që nuk u distancuan dhe nuk e dënuan veprimin e priftit Kqira. Ata përveç distancimit do të duhej të kërkonin që edhe SHBA-të ta dëbojnë nga trualli i shtetit më demokratik në rruzullin tokësor, në anën tjetër trojet shqiptare ta “lëçitin” nga kombësia shqiptare me vendim të Gjyqit. Shqiptarët e Detroitit (malësor dhe jo vetëm malësor ) dhe jo vetëm ata kanë nevojë pikësëpari për një prift të mirëfilltë fetarisht dhe kombëtarisht. Është mirë që shqiptarët e Detroitit, pra dhe jo vetëm praktikuesit e fesë që të angazhohen ta sjellin një prift që bashkon njerëzit (veçanërisht besimtarët) ndërmjet veti e jo përçarës çfarë ka qenë prifti Kqira. Sikur të formohej ndonjë Këshill punues për vlerësimin e punës së tij disa vjeçare, me siguri del se ai ka bërë edhe punë të tjera të jashtëligjshme dhe antikombëtare, ai ka gisht sigurisht edhe në lëvizjen e njerëzve të dyshmitë dhe jo shqiptar në hapësirat ku ai ka punuar, sepse ai ato qëndrime antivëllazërore nuk ka mundur që ti formojë brenda natës.

    Fetë ekzistuese janë pasuri kombëtare, ato gjithmonë kanë shërbyer për afrimin e njerëzve ndërmjet veti. Edhe sot shumica e kombit nuk bëjnë dallime, ne në gjirin tonë kemi besimtar praktikues dhe jo praktikues të riteve fetare të besimeve të ndryshme, asnjërit kjo gjë nuk i pengon, bile – bile ne që të gjithë jemi betuar në libra të shenjtë dhe në flamur (Kuq e Zi e me Shqiponjë dy krenare) se do të angazhohemi deri në vdekje për Ribashkim Kombëtar, për një Shqipëri të Vetme, neve qëndrimet e priftit Kqira dhe të kujtdo qoftë tjetër, vetëm që na forcojnë drejt realizimit të synimeve tona, pra drejt bërjes së SHQIPËRISË ETNIKE.

    Shkrimi i z. Mrijaj, nuk është i rastit, edhe pse “rasti Kqira” thuajse i mbeti historisë. Zotëri Mrijaj del dhe e aktualizon dhe jo vetëm kaq, por merr guximin që (sipas tij) edhe ta madhështoj priftin Kqira e ta krahasoj me të madhin Fishta. Ata që shkruajnë sot mirë dhe në favor të priftit Kqira, ose janë tepër të mishëruar me te dhe nuk shohin më larg, ose thjesht ata janë më të zi se ai vetë. Për këtë konstatim që e deklaruam kemi parasysh faktin që një njeri që ka pikëpamje raciste e çka jo tjetër, nuk mund të jetë Gjergj Fishta i dytë-i gjallë. Ai për kombin Shqiptar tashmë është i pavlerë edhe si njeri edhe si prift. Krejt në fund, e pyesim artikull shkruesin si edhe të gjithë bashkëmendimtarët e tij: Çfarë patrioti shqiptar mund të jetë prifti Kqira, kur para gjithë botës pranon ofendimin dhe gënjeshtrën e paskrupullt se “1.900.000 shqiptarë në Kosovë “janë me bishta dhe qeje”????!!!!!!!, a do ta thoshte Atë Gjergj Fishta? Kurrë!

    Qendra Kombëtare Informimit e Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar (QKIEFBKSH)

  28. spirituali

    Jo, supozoj se Dom Kqira nuk e çmon vedin hero as At Gjergj Fishtë. Nuk asht i tillë, as nuk e çmoj të tillë! Nuk e ka ba hero as Fishtëas Mrijaj. Të gjithë priftërinjt kanë lanë emën jo aq me veprimtari religjioze, por me veprimtari artistike e patriotike. Kështu kanë kontribu Buzuku, Bogdani, Budi, Gjeçovi Hoxhë Tahsini, Negovani, At Harapi, At Fishta, Mjeda, e shumë të tjerë.
    Ju që shkruani në pafundësi kundër Kqirës /pa pretendu se i di të gjitha gabimet e tij/, kam përshtypjen se ma shumë e urreni Dom Anton Kqirën për nji deklaratë të poshtër sesa Sllobodan Millosheviqin që ka ekzekutu, etj. aq shumë boshnjakë e shqiptarë!

  29. spirituali

    Sqarim! Asnji prift nuk ka mbet në histori apo në memorjen e kombit tonë vetëm me veprimtari religjioze. Të gjithë të tjerët që kanë kontribu me angazhime patriotike – politike, në fushën e gjuhës, etj. janë ba figura shumë të nderume dhe kanë mbetë dhe do mbesin në kujtesen e shqiptarve!

  30. Mark Gjonaj

    Ta paska dhene pergjigjen Spirituali dhe i Brengosuri, keshtu qe s’kam perse te shtoje te tjera ne adresen tuaj, ani mireboll se dhe ishujt duhen, jane te izoluar dhe izolojne vetveten, por edhe ata jane pjese e kesaje toke. Ne po mundohemi t’i lidhim me token, ne po bejme tonen dhe ata te tyren. Kur nuk arritet per 22 vjet te njihni nje frat qe u ka kredhe ne uje dhe po iken dhe ne uje po ju lene, s’ke cfare te presish nga i miri i jugut( Arber Jugomira). Pra ju gjeti sic donte ai, punoj me ju per te arrit qellimin e biznesit dhe po ju lene po ashyu sic ju gjet, te marre, te trashe dhe te pagdhendur, prandaj dhe flisni per kohen e sulltanve dhe krajlave, se nuk ka dokumente, ose ka per budallalleqet e juaja pa fund, por qendrojne ne arshivat serbo malazeze, qe edhe sot ju terheqin per hunde. Z. Klinton kur shkoi ne Kosova ua tha mu ne mes mitingut, qe kishte mesuar se shqiptaret e hargjojne shume kohen me te kaluaren. Pra une e kuptoj jo ne kohen e vendin e duhur, por kurdohere per t’u mburrur, e cila, i lene shkas e terren per te krijuar barcoleta sic qene krijuar ne zonen e laberise qe mburreshin me vend e pa vend qe kemi bere kete e ate dhe si duket kjo kategori mbeshtese malsore e priftit duhet te kene gjera te perbashketa me leberit e jugut! Kjo duduhet dhe eshte objekt studimi per te ardhmen.

    Me kane kallzuar nje ndodhi qe ka ndodhur andej nga Mierdita me nje familje te shqetsuar per llagapin e shtepise qe i kishte mbetur ne dere. Per ta gjetur ju vendin dhe per te bere krahasimin, po jua rrefej: – Nje familje me mbiemrin Terrtja, e shqetsuar, vendosi t’i jepte fund ketij mbiemri, duke thirrur miqe e shoke te asaje kohe, me te ngrena e te pira deri ne gju. Por cfare ndodhi mbas mbarimit te kesaje ceromonie? I pari i miqve u ngrit te dale dhe ne prezencen e te zotit te shtepise , iu drejtua me fjalet, LAMTUMIRE TIRRTE, TIRRTE KE QENE, TIRRTE JE DHE TIRRTE DO MBETESH! Edhe ne dhe gjithe shkruesit pozitiv kemi hargjuar shume kohe per t’ju ndihmuar(s’ka qene nevoja per te gjithe), por per grupin mbeshtes te injorances, qe te distancohet nga nje njeri i sjellur qellimisht ne mjedisin tuaj(shiko librin Shqiptaret ne Detroit, ku shkruan me doren e vete frati se ketu gjeta nje popull te pagdhendur, shkamb dhe qe atij iu desht pune per t’ju kalaruar ne te gjitha drejtimet dhe kur te largohet me siguri kete do te thote shkemb iu gjeta dhe shkemb po ju le! Te gjitha mediat ketu dhe deri dhe te Presidenti ju dhane te kuptoni se ketu qenka vende dhe popuj. Por duke vazhduar me avazin e vjeter, mediat asnje here nuk merziten, perseri ne shpine do t’i keni, dhe kam besim se me durim do ta kuptoni perse ju flasim. Ne gjirin tuaj ka element te paster, patriot dhe aktivist te vertete, te cilet do te dine te ngrihen mbi kete injorance te madhe te transportuar dhe sjelle nga malsia per te ruajt skeletin e erresires dhe lidhjet e vjetra e te reja me padronet tuaj. Le t’ja leme kohes, ajo eshte gjykatsja me e mire, qe ju mbeshtetes te erresires jeni ne te vertete…, apo beni sikur jeni!. Faleminderit!

  31. Marashi

    Udhe te mbare Don Antonit, e do te isha shume i gezuar sikut ta merrte me vehte edhe gangerinen e komunitetit Luigjin e te pastrohej ky vend nga te dy njihere e pergjithmone.

    Ti Mark Gjonaj i paftyre pse shane e giane si fare e keqe. Shan fratin e luvdon Enverin. Sikur te ishe nji grime burre zdo ta levdojshe ate qe vrau mijera shqipetare, kokat me te shquara te kombit, e ketu shane nji prift qe vetem vrau me fjale e jo me plumba si xhaxhi jot.

  32. Malcori/Milesh

    Te gjithe ata qe nuk bezajne prej “bishtave” te Anton Kqires, ju bafshin mire “bishtat” e tij. Mos jau prishini rehatine se luajne “bishtat”!!!

  33. Mark Gjonaj

    Pashe qiella e toka Marash e ke fjalen per komentin apo per shkrimin se nuk e kam zene ne emer, te bekuarin e Zotit. Por me kane bind se disa malsore nuk e dine shqipen zyrtare, por ka dhe nga ata qe e dine sic di une anglishten. Me fole serbisht nuk e marrim vesht ne, me marre sekretaren shkine ose qe flet serbisht te kerkon shume dollare dhe duhet me pase rrogen dhe te ardhurat e fratit me e perballuar dhe jo te punetorit te papune. Marashi ta theme se eshte ma mire me te vra se me te sha, i shami te shane prap, ndersa i vrami, mbron te tjeret pert’mos u vrare. Ore Marash djali, po nuk krahasohet nje prift me Enverin, ju skeni te ngopur doni nga nje per shtepi, leni more rehat se eshte rasti me marre ndonje dollare, Marash, duhet nje rroge per te perballuar streset e kishes na njefte i madhi se po hime ne hak. Por menaxhuesit e kishes i dine mire burimet e grupi i tij qe nuk eshte pa dollare, ba me ju mbushe mendja i blejne dhe tajare me fluturue se me thane te drejten i ka terheqe e bashkuar ne dhe te huaje, se ata kane ma rendesi ketu se ne malsi, ca mu marre atje shpirtin? Jo more jo ata duhen ketu se ketu eshte dollari. Lexoi mire ato shkrime Marash e mos i bie ne qafe komentuesit, se te vret buka! Edhe une po si ju i uroj pleqeri te mbare, jete te gjate, dhe te mundohet te kombensoje kohen e humbur nese nuk e ka skopit mosha, se tashti ne pleqni i ndjehet me lezet sic pat ba nje i bekuar para se te vinte dhe Perendia nuk e ndeshkoj. Jo bre Mirash se Perendi nuk merret me keto pune, por meqense e paske dashamire, i thuaj te mos rrejne shume, ma te rezervuar se malsoret do ti shkollojme, emancipojme dhe nuk do te jene si para 20 vjetve duke mbledhe dushk per lopet sic me thote mua nje hoxhe ne nje koment qe kisha bere ne nje medie tjeter. Lexoje shkrimin fronti per bashkim kombetare shqiptare te Kosoves ne forme komunikate se te bene mire. Nuk e ka shkruar as Marku, as Enveri. Faleminderit!

  34. juncaj

    Shum fjale keni harxhue per dom a.kqiren.Ai nuk ka nevoje memprojt askush se e mprojne dollaret e fituar pa pike djerse nga malsoret e shkrete, te cilet priftin e kane ber milionere e me pallat te bukur. Tash dojme me ia ble edhe mercedesin benz prej 70 mij dollareve, jo pse e meriton, por vec pse Dom Antoni i urren me shpirt vellezerit tane myslimane shqiptare.Keshtu, na ka folur ne te gjitha meshat e tij per keto 20 vjet rresht. Ai eshte deshmua si nje racist i eger ndaj komunitetit shqiptar mysliman. Kush e mpron Kqiren, e mpron racizmin.

No comments: