Saturday, July 2, 2011
Futboll, te henen starton “Shkodra Cup”
Tv1Channel - Të hënën starton në Shkodër, Turneu Ndërkombëtar i Futbollit “Shkodra Cup”। Një aktivitet ky që zhvillohet për herë të parë në qytetin e Shkodrës me iniciator Kompleksin sportive “Zmijani” në parteneritet me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Bashkinë e Shkodrës, që i përket konkurimit për kategorinë e moshës 12 dhe 15 vjeçare. Pjesëmarrës të këtij turneu janë 16 ekipe që përfaqësojnë kryesisht rajonin verior të Shqipërisë me ekipe nga Shkodra, Laçi, Lezha, Malësia e Madhe, si dhe nga Podgorica dhe Ulqini i Malit të Zi, ndërkohë që surpriza e këtij turneu është pjesëmarrja e ekipit shqiptar të Miçiganit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një pjesë e ekipeve tashmë kanë mbërritur në Shkodër duke zhvilluar seancat e para stervitore në kompleksin sportive “Zmijani” në pritje të startit zyrtar të aktivitetit. Pamjet që po ndiqni i përkasin ekipit të futbollit “Detroit Eagles”- Shqiponjat e Miçiganit, i cili drejtohet nga ish futbollisti shkodran, Edmond Zejnuni, në përbërje të cilit spikasin edhe futbollistët e talentuar, Mario Kapaj portjer, Damiano Pepa dhe Mark Gjura në mbrojtje, Robert Razburgaj në mesfushë, si dhe Leon Malaj e Klaudio Gjoni në repartin e sulmit.Për skuadrën amerikane, “Shqiponjat e Detroitit”, është hera e dytë që konkurojnë në Shkodër për një turne futbolli, dhe për to është një emocion i madhë, jo vetëm që luajnë në tokën ku kanë lindur prindërit e tyre, por sipas menazherit të ekipit, Prekë Gjuraj, kjo është një mundësi e mirë për t’u vëzhguar nga specialistët e futbollit shqiptar, me synimin që një ditë të veshin fanelen e përfaqësueses shqiptare.Trajneri i futbollistëve shqiptaro-amerikanë, Edmond Zejnuni, shprehë kënaqësinë e bashkëpunimit me futbollin shqiptar dhe në veçanti me atë shkodran, ndërkohë që nuk nguron të shprehë objektivin e tij, duke thënë që objektivi i skuadraës që ai drejton “Shqiponjat e Detroitit” është për ta fituar Turneun.Takimet e Turneut Ndërkombëtar “Shkodra Cup”, fillojnë paradreken e së hënës me ndeshjet e U-12, ndërkohë që mbasdreke luhen ndeshjet për kategorinë e moshës U-15.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment